DEBATET/ Tahiri dhe Noka përplasen ashpër në Komisionin e Sigurisë, ndërpritet mbledhja

17 Nëntor 2015, 11:14Politika TEMA

Prezantimi dhe mbrojtja e nismës ligjore për një Kod të ri Etike për Policinë e shtetit nga ministri i Brendshëm Saimir Tahiri në Komisionin e Sigurisë u shoqërua me debate të forta mes tij dhe deputetit të opozitës Flamur Nokës.

Teksa ministri do të fliste mbi kodin e ri të etikës, deputeti Noka e akuzoi ashpër ministrin se gënjen dhe se ka hequr nga puna plot 800 efektivë.

“Tahiri e ka mbushur policinë me trafikantë. Tahiri po ofendon policinë, është palo trafikant”, është shprehut deputeti Noka.

Ndërsa ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është shprehur se Kodi i ri i Etikës sjell standarde të reja në polici, teksa theksoi se e gjetën policinë të zhytur në korrupsion.

Pas debateve të ashpra mes Tahirit dhe Nokës, kreu i komisionit Spartak Braho është detyruar të ndërpresë mbledhjen, për të rinisur pas pak minutash.

Debati:

Ministri Tahiri: Kemi gjetur policinë më të plakur në rajon. Kemi gjetur policinë me më pak arsim, më analfabete e injorante se çdo vend tjetër në Bashkimin Europian.

Flamur Noka: Po ku ka ministër më debil së ty në këtë dynja? Si e lejoni t’i thotë policisë injorante? Jepini ilaçe ose përzejeni që këtu.

Ministri Tahiri: Kjo është e papranueshme.

Spartak Braho: Ju keni ardhur me mision për të prishur mbledhjen. (Ndërpritet mbledhja e rifillon pas 15 min)

Ministri Tahiri: I nderuar deputet, unë e di mirë peshën e fjalëve, ndoshta më mirë sesa ju dhe nuk përdor fjalë kot më kot. Ju më fyet dhe preferoj të marr mbrapsht racionalen e asaj që thoni ju në rast se ka. Unë nuk thashë në asnjë moment që policia është injorante kështu që mos abuzoni me fjalët e mija. Unë thashë në Policinë e Shtetit trashëguam në vitin 2013 nivelin më të ulët arsimor krahasuar me çdo vend tjetër të rajonit dhe me Bashkimin Evropian.

Niveli i edukimit, i edukatës i arsimimit të punonjësve të policisë që ishte gjetur në vitin 2013 nuk i përgjigjet as nivelit të shoqërisë në Shqipëri e as nivelit mesatar arsimor në shoqëri dhe jo më nivelit të arsimit të punonjësve të policinë në vendet e tjera të Bashkimit Evropian.

Qytetarët ankohen për sjelle të keqe të punonjësit të policisë, për sjellje korruptive të punonjësit të policisë, për zbusim nga punonjësi i policisë dhe po shpjegoj zotërisë çdo të thotë në shqip, analfabetizëm dhe injorancë do të thotë të mos kuptosh dhe të injorosh dijet.

Flamur Noka: Në rast se ju nuk e keni problem t’ju fyhet dinjiteti, personaliteti pse gënjeni se para 10 minutash thatë  “polici injorante ” dhe sot ju ulni kokën kur ka debat, unë nuk mund ta pranoj në emër të opozitës dhe në emër të qytetarëve një fyerje të tillë për ata policë që punojnë natë e ditë për t’i shërbyer qeverisë dhe për ti’ dhënë siguri këtij vendi. Unë nuk mund të pranoj në emër të opozitës dhe qytetarëve që ky të ofendojë të gjithë trupën policore.

Spartak Braho: Polici me nivel të ulët profesional, atë mendim e kam edhe unë. Tani do e lësh të flasë, të mbarojë ai?

Ministri Tahiri: Besoj jeni dëshmitarë se sa shumë qytetarë ankohen për sjellje jo të duhur të punonjësve të policisë. Ju jeni dëshmitarë se sa qytetarë ankohen duke sjellë si pasojë edhe mosbesimin e qytetarëve te policia për shkak të sjelljes, mënyrës së të folurit, mënyrës së qëndrimit, performancës në detyrë, për shkak të korrupsionit.

Unë nuk pajtohem me këtë. Zotëria mund të pajtohet dhe unë e shoh fare mirë pse pajtohet! Unë nuk pajtohem dhe nuk do pajtohem kurrë deri sa niveli i Policisë të jetë model sjelljeje korrekte, komunikimi me edukatë me qytetarët, mbajtja larg e praktikave korruptive dhe lufta pa asnjë kompromis e korrupsionit brenda radhëve të policisë.

Zotëria është pajtuar, prandaj e kemi gjetur policinë kështu.

Unë s’kam si mos të them që ka pasur punonjës policie edhe injorantë, kur roja i PD-së bëhej shef i FNSH-së!

Nuk kam si mos them që ish-drejtori i Ujësjellësit bëhej drejtor policie në Lezhë! Këta janë injorantët që kanë qenë në polici! Pse kush ishin?

Tani unë nuk dua të them që tërë Drejtorët ishin po njëlloj! Këtë unë nuk e them, sepse e respektoj zotërinë.

Por ama që qytetarët kanë plot të drejtë të besojnë që policia duhet pastruar nga të korruptuarit, nga ata që nuk dinë të bëjnë detyrën, nga ata që kanë ardhur rastësisht në polici, nga ata që e quajnë policinë një punë sa për të bërë punë dhe jo një mision për qytetarët, unë nuk do resht ta bëj këtë punë.

Unë nuk pajtohem siç pajtohet zotëria me llumin. Unë do luftoj deri në fund për ta pastruar policinë nga të korruptuarit, nga analfabetët, nga injorantët dhe nga ta që ishin të përfshirë në krim.

16 komente në “DEBATET/ Tahiri dhe Noka përplasen ashpër në Komisionin e Sigurisë, ndërpritet mbledhja”

  1. TJ says:

    Kur tipa si Noka ,Ristani etj ose te gjithe PD -istet deputete jane “Made in Berisha”! Jane injorante dhe medioker! Jane hajdute dhe kriminele! Pa folur per Lu-zimen apo krye kriminelin Berisha!Deri kur, keta armiq te shqiptareve, do te jene te lire te damkosin Shqiperine, si nje vend qe nuk di te beje shtet?

  2. Tomorri says:

    Deri kur shqiptare do te presim qe keta kreminele do te shkojne para drejtesise dhe shqiperia te shpetoje nje here e mire .Te merret nje minister me nje fshatar ordiner do te thote se kurre nuk ka per te pasur shtet ajo shqiperi e gjore.
    KUSH ESHTE nard ndoka ?????????????????????? shqipetrae!

    1. Naim Frasheri says:

      Tomorr jo Nard ndoka ,po Flamur Ndoka , Nardi eshte Yll perpara ketij Pjelles keqe Falmur Ndoka,Ky Pervers Duhet te jete ne Burg, Po Turp per Kuksjanet qe nuk cohen ta shkerdhejne mire kete Fytyre ,qe ka thene se ka Q… pothuajse te gjithe Gocat e Kukesit dhe Dibres.

      1. Pilo Lala says:

        Kjo qenka skandal, krim i rende, edhe per faktin qe nderi e morali ne Shqiperi akoma kane peshe.
        Ky do kete mashtruar gra te martuara, vajza shkolle.
        Kush te mundet te japi emra , sepse ky ka bredhur me to , i ka marre ne makine, me eskortat e Kuksianeve te tjere qe e mbronin.

      2. Cubi says:

        Se paku mos e perdor emrin e Naim Frasherit per te tilla shkrime se nderon ate emer te nderuarpor jeni bere plehra qe te gjthe ju duken si vetja .

  3. akrepi says:

    po pse mos merzitet noka i shkrete
    gjuten ia kapen
    martinaj kushua i kryetarit te madh, qe snjihte baxhanakun ia shpallen nw kerk per vrasje
    ia qajme hallin nokes
    ska me ke ben me fushate me bomba e plumba i shlreti se vec ate gjuhe njeh koqja

  4. papi says:

    o muli te qifsha robt i kishe policat si derra

  5. Spartaku says:

    FlAMUR NOKA,jakalon nje injoranti,dhe eshte nje malok koke trash.I thon nje proverbe “beje bim tet te ngjaj”.Ja edhe ky monster i ngjan shume molokut te viçidolit Berisha.Sikur e ka nxier nga bytha.Mjer pd-ke çfare deputetesh injorant qe mban ne radhet e saj.Krejt te paafte.Rrugaç.

    1. Naim Frasheri says:

      O Spartak Po PD eshte pse merzitesh, keta jane Partia e Injorances dhe Kriminelat e Tradhetaret e Kombit, po keta edhe Elektoratin me Mut e kane Vari-K…..

  6. Qelepirxhiu says:

    Kriminaliteti, korrupsioni, hajdutëria dhe injoranca-karakteristiket bazë, të bandës mafioze, që fatkeqësisht në Shqipëri quhet “Parti Demokratike” dhe ka “qeverisur” këtë vënd (injorant)…! Por Politika në Shqipëri, është krejt e pafuqishme për t’u pastruar dhe për t’u rinovuar, kështu që këto plehra fundërrina, bëjnë festë…! Duke dëgjuar dhe lexuar këta me demek deputetë, të ngrihen zorrët përpjetë dhe të vjen turp që ke lindur dhe jeton në këtë vënd(të mallkuar…)!

  7. o lalalalalalal says:

    muli fyli
    del nga pylli
    injorant o i shkreti
    me debil nuk njef mileti

  8. kini kujdes nga organizta TURKE TIKA ne shqiperi says:

    hajde shtet hajde vetem ne shqiperi ndodhin serbet kane te drejte shqipatret sdine te bejne shtet mbeten duke u zene me njeri tjetrin

  9. Kristo says:

    Ore kete Noken, si e lene te futet ne mbledhje me ate nivel bisede dhe inteligjence?

  10. dulla says:

    hiku muti erdhi kaka……??

  11. vito says:

    O “mul” vetem kaq te them, origjina jote tregon dhe nivelin e shkolles qe ke bere, keto vitet e “demokracise”.Jam deshmitar i viteve kur merreshe me maredheniet me publikun dhe yt vella bente pazaret per vend pune ku dhe ishe spiuni i pare i “kapos”brenda partise PD.etj.Ne zgjedhjet e reja harro “mushke”valarene se nuk ta jap me voten.

  12. ERGYS says:

    Do Zoti i mban PD kto tipa se ne do rrime dhe 30 vjet ne pushtet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje