Arben Ahmetaj: 83 mijë biznese përfitojnë nga heqja e taksave. Aeroportit të Rinasit do i hiqet ekskluziviteti

16 Nëntor 2015, 21:12Politika TEMA

I ftuar në Tonight Ilva Tare, Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj ka folur për ndryshimin e paketës fiskale për bizneset dhe fashën e fitimit të tyre. Ministri ka thënë se heqja nga skema e taksave të bizneseve që fitojnë deri në 5 milionë lekë në muaj, i kushton buxhetit të shtetit rreth 2.2 miliardë lekë. Borxhi publik sipas ministrit do të ulet deri në 31 dhjetor në shifrat 72.2% dhe vitin tjetër do të shkojë në 70.8%.

Përsa i përket konçensioneve, Ministri Ahmetaj tha se për Rrugën e Arbërit, pala shqiptare dhe ajo kineze janë në proces negociatash dhe nëse kostot janë më të larta se ç’buxheti i shteti mund të përballojë, atëherë rruga nbuk do të bëhet. Sa për rrugën e Kombit, që të plotësojë të gjitha standardet ndërkombëtare, duhet investuar minimalisht edhe 160 milionë dollarë.

Intervista:

“Kryeministri ka 3 muaj që e diskuton këtë gjë me ne. Po të na ecë mirë reforma atrëherë do paguajë për mirë mbrapsht dhe ja, sot, në 70 ditë, i jep mundësinë një qeverie që të zerojë taksat për biznesin e vogël dhe të lehtësojë gjithashtu gjithë anën proceduriale të jetës së tyre të përditshme që dotë thotë që kjo qeveri jo vetëm që ka nisur një operacion shumë të maturuar dhe të menduar mirë, por ka parashikuar dhe ndryshime në sistem nëse operacioni do ecte mirë dhe operacioni ecën mirë sepse ka bashkëpunuar biznesi sepse nuk ishte një operacion represiv dhe e dyta është që kjo është një qeveri që merret seriozisht sepse nuk tallet me punët e shtetit. Operacioni ka arritur në atë pikë ku ne nga 1 janari, do kemi mundësi të tërheqim nga terreni inspektorët tatimorë nga terreni sepse do ta monitorojmë nga zyra”, tha Ahmetaj.

 Sa janë bizneset e vogla që përfitojnë nga kjo taksë 0 që u shpall sot?

83 300 biznese. Kostoja që do paguajë buxheti i shtetit është 2.2 miliardë lekë.

 Borxhi publik

 Arben Ahmetaj: 70.8% është borxhi publik për vitin 2016 dhe për vitin 2015 borxhi publik do rezultojë 72.2% deri në 31 dhjetor. Një kategori interesante që tregon shumë për një qeveri është ai që quhet defiçiti primar. Një qeveri me operacionet e veta korrente ose krijon borxh, ose ndihmon të ulet borxhi, pra tregon efektivitetin e një qeverie. Në 6 vitet e fundit qeveritë kanë krijuar vetëm borxh dhe po them edhe për 2015, nëse nuk do kishim paguar të gjithë borxhet e vjetra të trashëguara që ishin rreth 2.4% e GDP, 2015 do ishte zyrtarisht viti i parë që ne dilnim me sufiçit në defiçitin primar.

Vende të reja pune të regjistruara në bordero janë 167 mijë dhe kjo shifër është neto, e shtuar në bordero, shqiptarë që firmosin. Ka lëvizje në deklarim, heqje nga deklarimi. Në gjithë këtë histori, 167 mijë vendet rezultojnë diferenca nga tetor 2013 në tetor 2015 neto dhe këto janë vendet e punës pa përfshirë bujqësinë.

 Buxheti.

E keni miratuar buxhetin?

Javën e kaluar?

Pse s’e keni bërë publike?

Në njohurinë time do këtë shkuar në ditën e sotme në Kuvend

 Rruga e Arbërit

 Arben Ahmetaj: Rruga e Arbërit është në negociim. Është miratuar e drejta e qeverisë për të filluar negociatat dhe tani po vazhdohen negociatat.

Ka një afat kur do të përfundojë dhe ka ndonjë problem në negociatë?

Po negociohen kostot e projektit dhe nuk ka përfunduar. Është një negociatë goxha e detajuar dhe goxha e kujdesshme le ta themi.

Nëse nuk bini dakord për kostot e projektit?

Nuk do ta bëjmë, sigurisht sepse ne nuk do bëjmë një rrugë e cila i ka kostot joreale ose i ka kostot të papërballueshme nga ne. Pse çfarë, do bëjmë rrugën e kombit dhe t’ia rrasim gjithë dynjasë nga prapa, gjithë qytetarëve, qeverive që vijnë pas nesh? Nuk është e mbaruar, çdo gjë mund të ndodhë, gjasat që të mbarojë janë shumë të mëdha, unë jam shpresë madh që do shkojnë në drejtimin e duhur edhe negociatat.

Rruga e Kombit.

Arben AhmetajRruga e Kombit ka disa segmente serioze dhe ura pa mbaruar që e bëjnë atë shumë larg standardit ndërkombëtar dhe do të duhet minimalisht 150 milionë dollarë që të vijë ajo rrugë në terezi. Ne kemi filluar një proces koncensioni. Ne kemi zgjedhur 3 modele. Një model i cili ishte me 0 investime, një model i cili ishte gati me një investim prej 100 e ca milionë euro dhe një model i cili ka mirëmbajtjen dhe ka edhe investime kapitale goxha më të ulëta sesa 100 milionë euro por që mirëmbajnë disa nga segmentet e pambaruara. Ky është modeli që është në tenderim tani, të shofim rezultatin deri ku do shkojmë, por që po ta them, ka nevojë për 160 milionë dollarë të tjera.

Aeroporti i Rinasit

Arben Ahmetaj: Unë dhe ministri Haxhinasto po udhëheqim negociatat dhe është pranuar heqja e ekskluzivitetit. Madje ne po kërkojmë tani që të fiksojmë se ku do të jenë aeroportet në veri dhe në jug.

Cilat janë kushtet vënë kompania për heqjen e ekskluzivitetit?

Për atë që kompania humbet, kërkon zgjatjen e konçensionit me…, po them: ai e kërkon 10 vjet, ne i themi: nuk ta japim 10 vjet por 5 vjet, 4 vjet, po debatojmë me shifra por që nuk diskutohet që ekskluziviteti në parim ka rënë, juridikisht do shënohet në kontratën përfundimtare që do bëjmë. I kemi bërë një letër shumë të detajuar bordit të konçensionarit, po presim një përgjigje përfundimtare për të definuar se ku jemi dhe që aty shkojmë në parlament.

Atëherë do të thotë që do ndërtohet aeroporti i Kukësit?

I Kukësit po, i Vlorës nëse do këtë kërkesa po, i Sarandës nëse do të ketë kërkesa patjetër që po.

Po, por këto kërkojnë kohë dhe i bie që t’i mbarojë afati për konçnsionë kompanisë së Rinasit.

Ke të drejtë dhe ne u kemi thënë që nuk do t’ua zgjasim nga dita që po negociojmë por nga dita që fillon të operojë aeroporti i ri. Pra do të llogaritet humbja e fitimit nga ajo ditë.

 Spitalla

 Ofertat që kanë ardhur në zyrën tuaj janë 1.5 miliardë dollarë investime?

Po.Për ta sqaruar. E para çfarë është zona ekonomike. Zona ekonomike është një 500 hektarësh në Spitallë e cila po ta shikoni është tokë edhe e kontaminuar por kjo nuk ka rëndësi, mbi të cilën qeveria shqiptare e vendos në bazë të ligjit të kaluar në parlament, të krijojë një regjim të ri fiskal dhe thotë: A ka ndonjë zhvillues që të marrë përsipër këtë tokë e cila është pronë e shtetit shqiptar dhe ta kthejë në një zonë ekonomike me paratë e veta?  Kur t’ua shpjegoj shqiptarëve, do ua shpjegoj me shifra. E para, nuk është bërë kurrë me tender. Ky nuk ishte tender, ky ishte konkurs ndërkombëtar. Po u thuhet botës që hajdeni investoni tek kjo toka, në një regjim të ri fiskal dhe sillni kompani që të investojnë për fabrika, për uzina. Zumaksi që është bërë konçension dhe zonë e lirë në qeverinë Berisha. 1.5 miliardë dollarë e kishte investimin, s’u bë asgjë. Pse s’u bë asgjë. Faji i qeverisë shqiptare dhe faji i investitorit. U mbajt ndonjë garanci? Pse s’i morrën garanci këtyre investitorëve? Është hera e parë që u mbahet garanci. 150 milionë lekë të vjetra vetëm për tre letra që ka dorëzuar. Për tre letra, i kemi thënë, ti je serioz për këto 3 letra që dorëzon? Lër pak garancinë që këto tre letrat janë serioze, pastaj ne do t’i vlerësojmë. Kemi mbajtur garancinë 150 milionë lekë të vjetra. Nuk është se po japim ndonjë lek nga buxheti i shtetit. Do investojnë këta aty dhe po nuk investuan, i ikën e drejta.

 Taksat e reja

Taksat keni thënë që nuk do rriten?

Jo, ka një taksë që do rritet. Taksa e makinës së luksit. Po ke makinë luksi, do paguash

Kë keni quajtur makinë luksi?

Tani po bëhet definicioni, do ketë të bëjë me vlerën e makinës, me fuqinë motorrike, pra cilindrat dhe vitin e prodhimit. Një cilindrat mbi 3.2 ose 3200 sigurisht që nuk është makinë normale, është makinë luksi, makinë që harxhon, makinë e fuqishme, që i jep një kënaqësi atij që e ka por është një kënaqësi jo e domosdoshme, pra hyn tek luksi. Ajo do tatohet me një 500 euro më shumë në vit.

26 komente në “Arben Ahmetaj: 83 mijë biznese përfitojnë nga heqja e taksave. Aeroportit të Rinasit do i hiqet ekskluziviteti”

  1. Andi says:

    Kjo qeveri po i vjen ne ndihme biznesit edhe nje here nuk po e zhvat. Heqja e takses ndaj biznesit te vogel eshte nje premtim qe kjo qeveri dha edhe sot e mbajti.

    1. Mario says:

      Qe ekonomia po ndryshon kjo eshte e dukshme. Se nga humnera ekonomike qe e la vendin sali berisha sot po shkon ne nje ekonomi te konsiliduar ne saj te reformave te ndermarre nga qeveria. Edhe shume shpejt shqiptaret do ti ndjejn frytet ne xhepat e tyre

      1. gjyshi says:

        Se pari, te gjithe mbeshtesim formalizimin e bizneseve si dhe heqjen e taksave per ato biznese qe bejne xhiro deri ne 50 milione te vjetra, kjo do i jape frymemarrje biznesit. Se dyti, heqja e ekskluzivitetit aeroportit “Nene Tereza” do bente te mundur liberalizimin e ketij tregu, venien ne funksion te aeroportit te Kukesit dhe Vlores, per pasoje do ulej cmimi i biletave.

        1. ben says:

          Ore

          Ky eshte karagjozi qe tha eshte lajm qe banka boterore na nxori me 35 vende me poshte te dowing business.

          Teoria e ketyre eshte shume e thjesht coe bisnesin ne 0 per tre vjet. Dhe vitin e katert fillojne e mburen duke thene e shifni qe pati ritje ekonomike se funksionuan reformat.

      2. Liza says:

        Te gjithe reformat qe jane ndermarre po tregojn se po sjellin nje impakt pozitiv ne ekonomi. Fillo nga ajo ne energjin elektrike deri te ajo e zhdukjes e informalitetit. Eddhe kto reforma duhet te vazhdojn akoma qe te zhduket e gjithe kriza ekonomike qe la saliberisha ne 8 vjet!

        1. Klaudio says:

          Kjo eshte reforma e shume pritur nga pjesa me e madhe te bizneseve te vogla si ato qe deri dje ishin informale si edhe ato qe paguajn taksà. Sepse heqja e takses se vogel eshte nje lehtesim shume i madh per ta , edhe nga 7.5 e ulur ne 5 tregon qe kjo qever8 po mendon per to.

          1. UG says:

            Lufta kundra informalitetk tregoj edhe nje here qe ishte e domosdoshme per te futur ne shina ekonomine shqiptare. Frytet po e tregojn me vendimet qe qeveria po ndermerr ne heqjen e taksave edhe ne uljen e tyre per gjithe bizneset e vogla.

      3. BUFFON says:

        Shpallja e Zonave te Lira Ekonomike sjell:-ardhje te investitoreve te huaj (si pasoje e lehtesirave fiskale per ato qe investojne ne keto zona)
        -hapen vende pune
        -investohet kapital i huaj, -zhvillohet zona ku investohet.

        Perjashtimi nga taksat per bizneset qe nuk kalojne 50 milionet ne xhiron vjetore, nje tjeter hap i rendesishem.

        Heqja e ekskluzivitetit Aeroportit te Rinasit:- vihet ne funksion Aeroporti i Kukesit, – Vihen ne funksion Aeroportet ne Jug,- Bileta me te lira etj.

    2. Falmerajer says:

      Levizja e sotme ndaj biznesit ishte me te vertete nje nga hapat me te mire te ndermarre nga kjo qeveri. Zerimi i taksimit per bizneset me xhiro vjetore deri ne 50 mln leke eshte me te vertete nje ndihme e madhe per biznesin e vogel. Vazhdoni punen.

    3. Gjirokastriti says:

      Filluan komentet e bashkpuntoreve te ministrit…..
      Gjendja eshte e keqe ne kualicion dhe po behemi gati per votime.
      Po me kete klime(shiko burg) nuk fitojme atehere mashtrojme pak e marim vota

  2. Agron says:

    Mjere ne. KETO NUK ARRIJNE TE DALLOJNE TAKSAT NGA TATIMET.

    1. klea says:

      Eshte e vertet qe nuk jemi ne nivelet qe do donte çdo shqiptar po nuk mund te them se nuk po bejme perpara. Ndoshta me hapa tr vegjël por ama te sigurt. mos te harrojme se ne c’humner e zhyti Berisha, duhet ende te pastrojm vendin nga mbeturinat e pd nese duam realisht te bejme perpara

    2. Sajmir says:

      Shyqyr qe do i hiqet koncesioni àeroportit te rinasit se nuk shtyhet me me ato çmimet stratosfere. Te pakten taNi kemi nje qeveri qe po u kerkon llògari se boll pertanto ne Kurriz te shqiptareve

  3. Arjon says:

    Personalisht jam pronar I nje biznesi te vogel dhe me besoni kur them qe nje veprim I tille nga Ana e qeverisë me ndihmon goxha te heq disa lek menjane per te ardhmen time

  4. kuq e zi says:

    tani do e hiqni eskluzivitetin ju qe prishtina solli kompani low cost??
    me udhetu me avion per nje njeri nga gjirokastra me lire i vjen ta marri avionin ne prishtine sesa ne tirane
    pra eskluzivitetin nuk ja hiqni ju sepse i ra vete …
    njerzit tashi ikin e vijne nga prishtina, ndersa rinasi te mbaje monopolin sepse kjo eshte liria e biznesit
    e kupton z,ahmetaj qe kompania qe ka monopolin e rinasit ska cfare i duhet kur nje pasagjer udheton me gjysem cmimi nga adem jashari

  5. samuel says:

    Sikur the qe prodhimi naftes eshte eksportuesi me i madh ne vend. Kete nafte e zoteron Bankers Petroleum. Mund te na thuash o minister se sa takse (ne %)merr qeveria shqiptare nga ky aktivitet? A eshte i monitoruar prodhimi naftes apo qesim cfare raporton Bankersi? Po terminalin e portit te tankerave ja keni dhene Bankersit? Pse nuk e beni taksimin mbi basen e raportit 6 mujor qe bankersi ja paraqet aksionereve? A vilet ndonje takse atje apo hic. Po me minierat e bakrit e te kromit a merret ndonje takse apo duhet te pyesim Doris fantazmen dhe partneret austriake te Saliut. Keto na thuaj more palo minister dhe mos rropatni barktharet qe mezi nxjerrin buken thate.

  6. shpelar says:

    Ekskluziviteti i Rinasit do te hiqet pak para zgjedhjeve. aeroporti i ri do te inagurohet ne zgjedhjet e ardhshme.

  7. Barbon says:

    Per tjeter pune ka studju ky Beni. Apo ka diplome plepi ne ekonomi – finance gjithashtu?

  8. hasan says:

    E dini qe motra e ketij figuron e punesuar ne shtet dhe merr rrogen pa u paraqitur fare ne pune. Ah, po ishte diten kur Edi Rama beri vizite ne vendin e punes.

  9. kodrasadikit says:

    Te shpresojme se ekskluziviteti do ti hiqet aeroportit te Rinasit sepse si ky ashtu edhe aeroporti Adem Jashari jan ma te shtrejtit ne rajon e me gjere.Besoj se aeroporti i Kuksit do te ishte tejet i mirepritur sepse se pari Kuksi do te kishte nji levizje e nji dinamike dhe ringjallje ekonomike dhe gjithashtu do te lidheshin dy shtete ose dy krahina te Shqipnise me nji aeroporte te tille .

  10. Mentari says:

    Ju deri tani keni marr $1.200000000 dollar borge qe e gritet Borxhin ne 13% dhe me ato para jo vetem qe nuk keni bere asnje investim kapital por as ato mashtrimet e tuaja per te lare borxhet e kontraktoreve nuk jane bere pa lere ate diokrren tende se te vjen keq per qeverite e ardhshme?Ore po pse keshtu do te qeverisni juve? si enveri qe bente krahasime me kohen e Zogut? qe edhe atehere dihej se kohen e Zogut ne ekonomi e kaloj edhe pushtimi Italo-Gjerman.Kerkon te besh fajtor qeverite e kaluara qe ju gjoja keni nxjerre mesim?Hajde politike hajde.T epakten Berisha me borxhet qe mori beri dy rruge kryesore si ajo e Kombit dhe ajo e Elbasanit qe ju edhe sikur te qendroni ne pushtet per 50 vjet nuk keni per ti bere sepse ju nuk keni aftesi as te mblidhni taksat sepse korrupsioni i juaj eshte Golopant prandaj nuk i mblidhni taksat.Nuk qeveriset me kete lloj politike te dalur boja .

    1. Altini says:

      Menkari ik meso shqip njehere pastaj hajde komenti ketu.

  11. Inxhinier Elektrik says:

    Heqja e ekskluzivitetit në Aeroportin e Rinasit është një gabim i madh historik. Kjo do të çojë në kolaps total të besimit të investitorëve të huaj në shtetin e Shqipërisë. Një shtet serioz përcakton rregullat në fillim. Dhe kjo nuk mund të ndryshojë rregullat e lojës në mes të lojës. Ahmetaj shpreh atë me dëshirë të madhe, por njerëzit nuk do të blej atë dhe investitorët e pritshme për aeroportin e ri do të hap prapa. Asnjë bankë do të mbështesë as. Ju lutem, ju lutem! Mos rrezikoni mjedisin investitorëve. Kjo nuk mund të ndodhë edhe në kumar.

  12. Ne sulm buxhetore komentatore. Mjere ai vend oioi.

  13. Meqe ra llafi i mbaroi sandri themelet o mero?!

  14. Leon says:

    Ore po sa shume duket si kinez ky ben ahmetaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje