Tasho shfajëson miqtë, Gaxherri: Nuk i kam borxh Martinajt

16 Nëntor 2015, 19:12Politika TEMA

Ismet Gaxheri, pronari i lokalit ku u vra me një plumb në kokë Enton Nikaj, mohon se i kishte borxhe Ervis Martinajt, apo shokëve të tij të përfshirë në konfliktin me armë në pakingun e restorantit në Linzë.

Para hetuesve ai ka pranuar se ka borxhe, pasi investimi është bërë vetëm pak kohë më parë, por mohon që ato para ia ka marrë borxh Ervis Martinajt, i shpallur në kërkim si bashkpunëtor në vrasjen e Linzës, raporton ABC News.

Gjatë marrjes në pyetje, ai nuk jep motivin e konfliktit, duke pretenduar se ishte Martinaj dhe shokët e tij, ata të cilët filluan sherrin me viktimën Nikaj.

Ai u ka thënë hetuesve se nuk e di se çfarë problemi kishte Nikaj me ata persona, por thjesht ishte rastësisht në atë sherr. Pronari i lokalit ka pretenduar se ishte në Tiranë dhe rreth pasditës së bashku me Enton Nikajn ishte drejtuar tek lokali i tij në Linzë.

Sapo kanë parkuar makinën, Gaxherri u ka thënë hetuesve se pranë tyre kanë ardhur 4 persona, ku njëri prej tyre, i identifikuar si Ervis Martinaj, ka nisur debatet me Enton Nikaj.

Në këtë kohë, Gaxherri ka pretenduar se është afruar për të sqaruar se çfarë po ndodhte duke kërkuar të ndaheshin.

Por në atë moment, ashtu siç është filmuar edhe ng kamerat e sigurisë, Emiljano Tasho i ka vendosur pistoletën në kokë dhe më pas e ka qëlluar me qytën e saj.

Prokurorët thonë se pronari i lokalit, Ismet Gaxheri e ka identifikuar me fotografi të arrestuarin Emiljano Tasho si autorin e plagosjes së tij në kokë.

Hetuesit thonë se deklarimet e Gaxherrit janë marrë me rezerva në disa raste, me dyshimin se ai nuk thotë të vërtetën sidomos në lidhje me motivin e këtij konflikti që përfundoi me vrasjen e Enton Nikajt.

Hetuesit thonë se i arrestuari Emiljano Tasho gjatë marrjes në pyetje e ka pranuar se ai është autori i plagosjes me qytën e pistoletës të pronarit të lokalit si dhe ka pranuar vrasjen me një plumb në kokë të Enton Nikajt.

Me këtë pohim, prokurorët thonë se Tasho i ka përjashtuar nga përgjegjësia shokët e tij, mes tyre edhe të shpallurit në kërkim Ervis Martinaj dhe Bujar Hasani.

Ndërsa para hetuesve edhe ish-polici Mirsad Kuçanaj ka pranuar se është përfshirë në sherr, ashtu siç duket në kamerat e sigurisë së lokalit, por nuk pranon se ai e ka qëlluar me armë Enton Nikajn, duke pretenduar se nuk ishte i armatosur në atë moment.

Ndërkohë prokuroria ka dërguar për ekzaminim në laboratorin e policisë shkencore pistoletën e tipit Glock, e cila iu gjet Tashos në momentin e arrestimit.

Kjo armë do të ekzaminohet dhe krahasohet me gëzhojën e gjetur në vendin e ngjarjes, për të parë nëse është ajo arma e vrasjes së Enton Nikajt.

3 komente në “Tasho shfajëson miqtë, Gaxherri: Nuk i kam borxh Martinajt”

  1. papi says:

    pune malokesh u qifsha robt

  2. toni says:

    Edhe gazetaret ne shqiperi jane bere si gjykatesa e prokurore. ja cfare shkrimi ben gazetari, “krimineli shfajeson shoket”. Kush eshte ai krimineli qe shfajeson shoket prokuror apo gjyqtar ? Po ata jane te gjithe kriminele ata e kane kryer krimin ne bashkepunim me paramendim, jane te gjithe fajtore dhe denohen me te njejtin nene dhe te njejten mase denimi per vrasjen e bere. kamera tregon gjithcka paster. Por mos u beni dhe ju gazetaret mbeshtetes te krimineleve se e shkaterruat shqiperine po e beni vend perdite e me te pasigurte duke u dhene krahe krimineleve.

  3. vollga says:

    sakte pune malokesh , koken hankshin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje