Rama: Bizneset me xhiro deri 5 milion lekë në vit do të përjashtohen nga taksat

16 Nëntor 2015, 13:27Politika TEMA
Rama: Bizneset me xhiro deri 5 milion lekë në vit do të

Kryeministri Rama ka deklaruar sot se, të gjitha bizneset e vogla me xhiro vjetore deri në 5 milion lekë do të përjashtohen nga tatim fitimi.

“Reformat japin rezultate. Rezultati i parë gëzon të gjithë ata që merren me biznes të vogël. Këtë ndryshim të dukshëm, që tregon se kemi kthyer rrugën në drejtimin e duhur, ta kthejmë në një përfitim për ju.” – tha Rama, duke treguar kështu se fashën e xhiros nga 0-2 mln lekë/vit, do të kthehet në 0- 5 mln lekë/ xhiro në vit, duke u zeruar nga taksat.

Por, kryeministri theksoi se biznese të tilla do të paguajnë vetëm sigurimet shëndetësore dhe shoqërore, duke qenë edhe të pajisur me kasë fiskale.

Rama tha se vërtetësia e kësaj iniciative vjen për të gjithë bizneset të cilat punojnë dhe jetojnë në një mënyrë të ndershme.

“ Jemi larg së qeni një shtet që të kemi mundësi të mëdha, por besoj këto para duhet që më parë të shkojnë te ju dhe të jetë nxitje për të gjithë që të hapin biznes të vogël”- tha Rama.

Kryeministri njoftoi se këto biznese do të duhet të dorëzojnë një herë në vit deklaratë të të ardhurave dhe shpenzimeve. “ Kjo deklaratë duhet dorëzuar brenda 25 shkurtit të vitit pasardhës. Por me fatura të rregullta të blerjeve të mallrave. Këto biznese do të kenë zerim detyrimi taksash dhe vetëm sigurime shëndetësore dhe shoqërore dhe pajisja me kasë.” – bëri me dije kryeministri.

Më tej kryeministri ka paralajmëruar ulje të taksave edhe për bizneset me fashë fitimi vjetor më të lartë.

“Fasha e xhiros nga 5-6 mln lekë. Në këtë rast ka paguar një tatim të thjeshtuar mbi fitimin me 7.5%, 1mln e 355 mijë lekë dhe do të paguajë 900 mijë lekë. Vijmë tek 6-7 mln lekë, ka paguar 1 mln 722 mijë lekë, do të kursejë mbi 500 mijë lekë. Edhe fasha nga 7-8 mln lekë do të kursejë rreth 700 mijë lekë”, u shpreh ai.

“ Ky është një operacion me dy anë: kontroll biznesi dhe kontroll mbi administratën tatimore. 40 tatimorë janë çuar për ndjekje penale. Nuk është e vërtetë që ky operacion godet më të vegjlit dhe të dobëtit. 86 % e bizneseve janë të vegjël, e atyre u krijohet përshtypja që po kontrollohen vetëm ata. Por kontrolle të vazhdueshme kemi edhe të bizneset e mëdha, tek të cilat procedurat kërkojnë kontroll më të gjata në kohë.” – deklaroi Rama.

Gjatë daljes publike, kryeministri gjithashtu listoi disa nga arritjet e tre muajve të aksionit antiinformalitet.

“Nga fillimi i shatorit kemi në total 128mijë kontrolle, nga të cilat u konstatuan një numër i konsiderueshëm subjektesh me shkelje.

Kemi pasur një bum historik formalizimi me vullnet të lirë të subjekteve. Kishim rreth 8636 subjekte me shkelje, por sot kemi një pamje tërësisht tjetër

Vetëm gjatë javës së fundit janë instaluar 2142 pajisje fiskale

Në total, 17943 pajisje fiskale për 70 ditë.

Numri i kuponave të lëshuar është rritur me 42mln në 71 milion (rritje 70 %).

Xhiro është rritur me 39 % krahasuar nga një vit më parë.

Numri i punonjësve të regjistruar është 156 mijë persona në total.

Numri i biznesve të regjistruara korrik-nëntor është 5fishuar se sa i gjithë viti 2014, pra është 120 % më shumë se sa totali i vitit të shkuar. Çregjistrimet janë 8.1 % më pak se në 2014 – vihet re një rritje e pezullimeve, 6419 në total, konsiderohet pezullime për t’u formalizuar, për të mos u gjetur në shkelje.
Kemi nga kontrolli tatimor ndryshimi i përgjegjësisë tatimore, afro gjysma e tyre janë kthyer në biznes i vogël me tvsh- nga pa tvsh. Rreth 36 % e tyre” – tha Rama.

Duke njoftuar se tashmë kemi një sistem të ri IT në tatime, kryeministri tregoi se nuk do të kemi më dalje të tatimorëve në terren. “ Pas një evidentimi të kontrollit që rezulton në rregull, tatimorët nuk do të shkojnë më në një subjekt të caktuar” – njoftoi kryeministri, duke treguar se jemi të gatshëm të eliminojmë kontrollet e vazhdueshme dhe arbitrare të administratës tatimore .

“ Nuk do të jenë më kontrolle të tilla, por do të jenë kontrolle në bazë të sistemit të IT, duke mbledhur të dhëna nga kasa fiskale dhe jep alarmin nga një xhiro që lëviz në mënyrë jo të drejtë”- tha Rama, kështu do inspektohen.

27 komente në “Rama: Bizneset me xhiro deri 5 milion lekë në vit do të përjashtohen nga taksat”

  1. lola says:

    Vazhdo, vazhdo genje, mashtro se mendon se te beson njeri, hoqe taksen e sheshte 100% dhe e bere 15%, ne vend qe ta beje 7-8%, gjobat po deshe mos i ule, bisnesi falimenton dhe zeme radhes te zyrat e perkrahjes sociale. Mos harxho kohe kote se nuk te beson me njeri, ti je kunder interesave tona.kaq mjafton per sote.

    1. t says:

      Lajmi i mire per 2 vjet nuk rregullohen gjith sendet per 25 vjet vetem eshte vjedhur ok vidhet edhe tash?

      1. Cubi says:

        Ramen dhe Lulin ben mire mos ti japesh fare pa deklaruar ku i moren nga 200 milion euro pastaj mund ti besojme cfare thone se cfare bejne e dime.

    2. Partizani says:

      Zoti kryeminister!
      Te gjitheve ua ke falur borxhet,detyrimet,ke bere legalizimet falas per te gjithe hajdutet e tokave dhe shtesave pa leje,tani NUK DO T’U MARRESH ASNJE LEK TAKSE BIZNESEVE DERI NE 5 MILION LEKE TE REJA NE VIT,ndersa…..ndersa….O FAQEZI….vetem ne ish ushtarakeve vazhdon tre na mbash 20% nga pensioni mujor,ne zbatim tre nje ligji ANTIKUSHTETUES DHE KRIMINAL TE ARMIKUT TE USHTARAKEVE,serbit Sali Berisha!
      Edhe ti njelloj si ai,po sillesh me ne,o KATIK,prandaj bej sic ta thote koka se je njeri MIZOR duke u tallur me buken e femijve tane!!!
      Me kete ke vertetuar se je…FASHIST ne ide,ne veprime dhe aspak SOCIALIST!!!
      Ti sundon me nje KLIKE anti njerezore dhe leshon vetem nga FRIKA ose nga INTERESI!!!
      MALLKUAR QOFSH!!!

  2. Infopoint says:

    Kryeminister i Rilindjes apo ASHE bashke me hajdutet e LSI dhe hajdutet e Opozites.

    Nje biznes sot e ka te pamundur te paguaje taksat e tua si me poshte:
    15% tatim fitim
    20% Tvsh
    15% divident
    Korrupsionin ne administrate qendrore dhe lokale, korrupsionin ne shendetesi, korrupsionin ne arsim, korrupsionin ne mjedis dhe rrjepjen dhe zhvatjen ne drejtesi. Te gjitha te marra se bashku shkojne me shume se 50%.

    Me fal per cfare te duhen tatimet? Kur ne si qytetare apo biznesmene duhet te kujdesemi te ushqejme nga jashte Korrupsionin ne administrate qendrore dhe lokale, korrupsionin ne shendetesi, korrupsionin ne arsim, korrupsionin ne mjedis dhe rrjepjen dhe zhvatjen ne drejtesi…etj???
    Cfare lekesh kerkon? Te te mbajme ekonomine e shqiperise dhe ekonomine e hajduteve dhe te korruptuarve. Zgjidh e merr o te paren o te dyten, rruge tjeter ske.

    Jo, absolutisht, nuk mundesh dot ne kete vend te jesh i ndershem ju te mbysni dhe te beni te pamundur mbijetesen.
    Ne kushtetuten e Shqiperise te gjithe jane te barabarte para ligjit, ne nuk jemi automatikisht, qeverisja juaj dhe politika ne Shqiperi eshte e paligjshme dhe ju duhet te shpalleni tradhetare, te paligjshem dhe duhet te denoheni. Kaq kisha nese ke ndonje argument, behuni bashke me meten, berishen, lulin dhe na jepni 2 kunderargumenta qe juve duhet te na merrni taksat.

    Tung

    1. Infopoint says:

      Per me teper na ke premtuar neve si votues qe ne fillim se do na rrisje taksat nga 10 ne 15% por ne nuk do paguanim rryshfete e korrupsion. Mbaj premtimet te tjerat qe mund te na thuash jane mashtrime, sot jemi katastrofe, ju duhet ta ndreqni, te beni ate qe premtuat. Ky vend nuk ka vetem vend per stadiume i treti ne rradhe dhe papnuesia e mizerja rritet…

  3. Shqiptari says:

    nuk e paska turrur akoma ushtrine Mero? Se keta te dy larte nuk me duken te redaksise. Te shohi nese do me censuroni se e keni bere rruge! Apo ka vajtur ne drejtiin e integrimit edhe ai…

  4. liku - Kush me shan per debat nuk ia mban. says:

    Te jete e vertete valle ?
    Shume e bukur per te qene e vertete ?

    Po mire , po gropa financiare qe shkakton ky vendim nga do mbushet ?
    Eh , prape populli do ta mbushe.
    Hiqet nje takse e dukshme , dhe do te shtohet ndonje takse e padukshme.

    Megjithate , bizneset te mos gezohen para kohe.

    Nese ky ligj miratohet , ato biznese qe perfitojne takse 0 , do te kontrollohen me shume se gjithe te tjeret gjate gjithe vitit , sepse tani do filloje tendenca qe cdo biznes do perpiqet te deklaroje me pak qe te hyje tek kategoria me xhiro nen 5 milione.

    Kjo takse qe hiqet per bizneset e vogla , ne fakt nuk shkonte tek qeveria qendrore , por tek pushteti vendor , dhe bashkite sidomos ato te vogla , do te kene veshtiresi tani.

    Ndoshta me mire do te ishte jo takse 0 , por nje takse modeste , sepse ne fund te fundit dikush qe ben biznes nje takse duhet ta paguaje .

  5. beni says:

    Edi Rama eshte vertet i madh, te do shumica e popullit se je i vertete dhe i mban premtimet. Ata qe jane shprehur mw lart jane balot e Saliut qe duan ta shkaterojne vendin…. ta perdorin popullin si dele . Vazhdo Edi…

  6. alma says:

    Kryeministri duhet t’i prese fijet pushtetit te vjeter te Saliut vetem

    me formalizimin e Ekonomise. Boset e medhenj jane bashkepunetoret e

    majmur nga pushteti i meparshem dhe drejtohen nga ish ministrat e tij

    qe pellasin ne parlament se gjoja i qajne hallin popullit fukara qe e

    lane dje ne meshire te fatit. Pse nuk ja hoqen baren fiskale kur qeverisnin?

  7. Spartaku says:

    Nuk e quaj te drejt heqjen e kontrolleve te bizneseve.Kjo ndodh nga presioni qe bejne bizneset.Kush eshte ai qe do kontrollin mbi koke?Asnje.Por e verteta eshte, kontrolli duhet.

  8. edi says:

    Hajdut. Mashtrues. Na e shpif mos dil me

  9. ░╣Sit Back and Relaks░╣ says:

    Ropt. that’s it. Ropt sepse je nje kokerr muti pa ere. Kete ligj mund ta nxirrje dhe perpara bastisjeve mor kokerr bethqimi. legen

  10. zekthi says:

    Javen tjeter ndryshon prape ligji. Burg per ata qe nuk kane xhiro vjetore 5 milion.

  11. ░╣Sit Back and Relaks░╣ says:

    Mos beni gafe te deklaroni xhiro mbi 2 milion te reja ne vit se do e hani. lali shalegjati do te shikoje se sa biznese deklarojne xhiron reale prej 2 milionesh dhe sa e fshehin xhiron mbi 2 milion leke. ky ligj eshte karremi per ata qe bejne mbi 2 milion por nuk e tregojne dhe e fshehin. pas 1 viti apo 2 vjetesh te jeni te sigurte qe kush ben mbi 2 milion leke te reja do rifilloje te tatohet serish por pas kesaj ato biznese qe gjate kesaj kohe kane deklaruar mbi dy milion leke xhiro nuk mund ti rikthehen prape deklarimit te dy milionshit pasi ne sistemin e tatimeve do aktivizohej red flag per keto biznese dhe do kene kontrollet e tatimoreve tek dera. keshtu qe nqs keni deklaruar jo me shume se dy milion vazhdoni te deklaroni po njesoj dhe llogarisni xhiron me kupon qe mos kaloje 2 milionshin total ne fund te te vitit. mos kujtoni se qeveria ka dale te beje bamiresi, aty ku kujtoni se po ju ben nder aty po ja u fut me thelle.

  12. i dashur Mero says:

    mos u merrni me keta te punesuar nga saliu, por vazhdoni punen!

  13. MEDIA SHKATERRUSE e SHOQERISE says:

    Me thene te drejten une isha kundershtar dhe kritik per shumen 2 miljon te reja xhiro vjetore, pasi NORMA e FITIMIT tek disa kategori tek biznesi i vogel si Mini Marketet, Seviset, Trikotazhe dhe veshmbathje eshte shum qesharake nga 5 deri ne 30 perqind gje qe bente dhe daljen e ture nga biznesi i vogel ne biznes me TVSH ne nje kohe qe po te shkruani te gjith kuponat tatimor ata tejkalonin shumen 2 miljon por ne fakt FITIMI i TYRE do te ishte qesharak gje qe bente direkt falimentimin e tyre dhe falimentim te padiskutushem te biznesit te vogel me qera.

    Me kete ndryshim me then te verteten i eshte dhene nje mundesi me shume biznesit te vogel per mbijetese, pa diskutuar per te tjerat.

    Dhe mendoj se dhe kuponin tatimor shumica e tyre do ta reklamojne sepse nuk e kalojn shumen e 5 miljoneve dhe kjo eshte per mbijetes dhe nuk flas per biznese te vogla te fuqishme qe nga natyra e biznesit nuk identifikohen kollaj dhe fitojn shume si dentistet etj etj.

    Kur nuk ke pulen do te hash sorren dhe kjo nuk eshte me e mira, por eshte nje mundesi me shume per fukarane.

  14. Sami says:

    Debil k/minister!
    Ti nuk ndjen gje per ata qe u vrame ne boulevard apo ata qe u zhduken nga kryeislamiku I Vicidolit e jo me te ndjesh gje per taksat.
    Po te kishe pak intelekt nuk duhej ta merrje ate post kur ske takat ta besh sipas ligjit. Qofsh I mallkuar qe shperdorove besimin tone! Perversiteti yt qenka me shume nga cfare flitej.

  15. Vizionari says:

    HERET U KUJTUAT … PAS 2 VITESH PUSHTET . HAJDE RILINDJE HAJDE !

  16. Dino says:

    Burg per kupon tatimor.
    O zot kete lloj cmendurie vetem nga shqiperia mund ta degjosh.
    Sa vend i cuditshem,burgosesh pee kupon tatimor dhe per fatura dritash dhe krimet e renda ndershkohen me gjoba

    1. Të mos heshtësh says:

      E dini sa kushton nje dite burg? Jo me pak se 5436 leke te reja. Taksat tona.

  17. nini says:

    Formalizimi i ekonomise ,nuk eshte ndonje reforme e jashtezakonshme ekonomike ,por nje e drejte ligjore e qeverise, qe mos te paguajne taksat ne shtet vetem 30 % e bisneseve per 23 vjet dhe mbi 60 % nuk paguanin fare . Para detyrimit lighit , te gjithe duhet te jene te barabarte . Vendimi i qeverise Rama per uljen e taksave per bisnesin e vogel dhe te mesem ,vjen ne kohen dhe momentin e duhur .per ti dhene nje frymemarrje me te madhe ekonomise . Lufta me emadhe duhet bere tek bisneset e medha qe kane miliona dollar taksa pa paguar dhe aty do te tregohet forca e qeverise ,sepse aty nuk eshte zbatuar ligji sic duhet . Fenomenoi me i keq eshte se kompani shteterore qe jane dhene me koncvension , nga abuzimet po falimentojne dhe ja shesin te treteve pronen publike . Per te gjitha koncensionet kriminale te kete padi per ato persona ,ministra apo kryeminister qe I kane firmosur ,se per arbitrazh nuk behet fjale te anullohen se jane bere me VKM, dhe aprovim parlamenti . Sa per komentuesit qe shajne qeverine ,dihet qe jane plehrat e Shqupit dhe koqevar qe flasin si militant te PD .

  18. ILIRIA says:

    Normalisht nga taksat nuk duhet te hiqet askush nga bisneset sepse perseri do te stimuloje iformalitetin sepse do te bejne te gjithe te mos kalojne xhiron 5 milion apo 8 milion keshtu qe jo se eshte keq qe te mos kete taksa per nje pjese te bisneseve por do te ishte me mire dhe me e ndershme qe te vendosej nje takse simbolike edhe 1% e xhiros deri ne 10 milion te reja nga 10 milion deri ne 20 milion ta kene taksen 2% te xhiros dhe nuk mesohen pa paguar fare ne kete menyre kontrollohet xhirua nepermjet kases fiskale dhe blerjeve qe behet nga Bisneset e medha dhe eshte e kontrollueshme duke vendosur marzhin e fitimit del edhe xhirua reale e cdo bisnesi te vogel edhe neqoftese mund te fshehi xhiron reale te te gjithe bisneseve te vogla.

  19. stela says:

    E morem vesh mo daku, po fshatari si mund ta shese prodhimin???? Duhet te hape licence firme vetem per shitjen e prodhimit??? Po pse nuk e vrisni kaplloqen, se ku do shkojne prodhimet e ketij viti, se per ne vitet ne vazhdim e moren vesh.

    Po ai koqja ministri i bujqesise, LSI-ja ca ben? Apo merret me vetedekorimet e titujt e blere qe i jep vetes. Po po i hedhin fshataret prodhimet ne rruge mor kafshe. Po as prodhimin vendas nuk eshte ne gjendje ta menaxhoje ai kanceri LSI???? Imagjinoni ta eksportoje. O mortja si s’ju ha!!!!

  20. Genje, genje o mashtrues nuk te beson me askush.
    Pas kesaj kush e di cfare do te te pjelle mendja
    ne castet kur do te te sulen protestuesit ne shesh
    dhe opozita ne Kuvend.
    S’eshte aq e lehte te jesh kryeminister pas premtimeve
    tollumbace.

  21. Pani says:

    si gjithnje mungese strategjie, jo profesionizem. Bejme e shohim, politika fiskale fare

  22. Loku says:

    O njerez, po drejtoresha e tatimeve ku eshte? A nuk ka ajo ide per politikat fiskale te ketij vendi? Pikaaaaaa, ajo nuk menaxhon dot veten e saj. Po ska faj ajo, fajin e kane sharlatanet qe e kane vendosur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje