Këshilli Kombëtar i Integrimit/ Bregu: Hapja e negociatave, jo garë pa kohë

16 Nëntor 2015, 11:48Politika TEMA

Në Tiranë u mbajt takimi i tretë i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian ku u prezantuan gjetjet e Raportit të Komisionit Europian për Shqipërinë, në 2015.

Në mbledhjen e drejtuar nga Kryetarja e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian Majlinda Bregu dhe ku morën pjesë përfaqësues të qeverisë dhe opozitës, ishte i ftuar për të ndarë opinione edhe Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Fqinjësisë dhe Negociatave të Anëtarësimit Christian Danielsson në Komisionin Europian.

Ish-ministrja e Integrimit duke iu referuar sulmeve terroriste të së premtes në Paris, tha se me Evropën na ndan burokracia, pasi dhimbja për këto kërcënime vdekjeprurëse është e përbashkët.

Hapja e negociata me Shqipërinë nuk mund të jetë një garë pa kohë.

Nëse mbetet në gjendje pezull ky vendim mund të krijojë më shumë destabilitet, politikanët do të përqendrohen drejtë interesave personale, duke u përqendruar tek klientelizmi.

Kushtëzimi duhet të ketë afate kohore dhe monitorim më të rreptë”, tha Bregu.

I pyetur nga deputeti demokrat Flamur Noka për akuzat që përsërisin çdo ditë nga selia e PD-së në adresë të Ministrit Tahiri, siç janë sipas tij, telefonata e Ministrit të Brendshëm pas një aksioni antidrogë “s’e keni prej meje, e bënë shërbimet e huaja” apo për zjarrin e rënë në Laboratorin kriminalistik, përfaqësuesi i lartë i Komisinit Europian ishte i prerë.

Dannielson u përgjigj se “nuk jemi hetues”.

Ai shtoi se raporti është i qartë, duke theksuar se më shumë progres duhet bërë, në luftën kundër drogës, korrupsionit etj.

“Raporti është gjëja më realiste që kam parë, ai raport është bibla e punës sime si Ministër i Drejtësisë, çka do përkthehet në një plan shumë agresiv pune.

“Mbetem i bindur që kemi shumë punë për të bërë, por ajo që besoj vetëm KE pret nga ne që të biem dakord për disa ndryshime kushtetuese sepse duhet t’i paraprijnë ndryshimeve të thella në reformën në drejtësi, pa këto ndryshime kushtetuese nuk kemi reformë të thellë” u shpreh Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.

 

1 komente në “Këshilli Kombëtar i Integrimit/ Bregu: Hapja e negociatave, jo garë pa kohë”

  1. lulja says:

    Sa i pelqen vetja kodres mbas bregut …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje