Mbledhja e përjavshme e grupit parlamentar të drejtuar nga Gramoz Ruçi është karakterizuar nga ankesa të shumta ngritur nga deputetët e majtë.
Një burim i tha Top-Channel se fillimisht deputeti Pjerin Ndreu ka ngritur shqetësimin se si janë duke operuar në terren specialistë të OSHEE-s të punësuar që në kohën e qeverisjes së djathtë.
“Këta specialistë janë duke e kryer detyrën sipas bindjeve partiake duke njoftuar mbështetësit e opozitës për operacionet ndërkohë ata që ndëshkohen janë socialistët” citohet të ketë thënë Ndreu.
Kjo ka deklaruar më tej deputeti Ndreu duhet të marrë fund pasi “reformat e iniciuara nga qeveria e jonë nuk mund ti sabotojnë në terren një grusht njerëzish të politizuar në shërbim të opozitës”.
Ndërsa deputeti Paulin Sterkaj ka shprehur shqetësimin se si po sillen tatimorët me bizneset.
Shqetësimi i tij lidhej me ndëshkimet për kuponin tatimor të cilat janë sqaruar me detaje nga kreu komisionit të ekonomisë Erion Brace.
Deputeti Bashkim Fino citohet nga burimet të ketë ngritur shqetësimin e mos organizimit të zgjedhjeve në bazën socialiste ashtu sic e ka kërkuar asambleja.
Të gjitha projektet në emër të “ribërjes së PS” Fino i ka quajtur çorientuese për bazën socialiste.
Me këtë duket se Fino i është referuar dokumentit të hartuar nga koordinatori i Jugut Koco Kokëdhima me qëllim riorganizimin e selisë rozë.
Dokumenti i hartuar nga Kokëdhima është titulluar “Reforma e strukturës organizative të PS në nivel vendor”. Ky shqetësim i Finos ka marrë përgjigje nga kreu grupit Gramoz Ruci i cili citohet të ketë deklaruar:
”Gjithçka do të ndodhë në zbatim të vendimeve të Asamblesë kombëtare të para pak muajve. Ashtu siç përcaktohet në vendimin e asamblesë ashtu do të veprohet. Deri në ditën që do të zhvillohet kongresi, të gjitha degët e partisë do të përfundojnë procesin e nisur tashmë, duke filluar që nga regjistri elektronik i anëtarëve, antarësimet e reja dhe zgjedhjet e strukturave lokale drejtuese”.
Kjo përgjigje e Rucit për Finon indirekt i drejtohet edhe deputetit Kokëdhima duke e paralajmëruar se asnjë propozim përveç atyre të asamblesë nuk do të merret në konsideratë.
Disa javë më parë Gramoz Ruci ishte i pari që hodhi poshtë idenë e Koço Kokëdhimës për shtyrje të kongresit të PS vendosur të mbahet në muajin Janar 2016.
Kokat ngrenshit ooo bukëshkalë!
Cfaredo masah qe te merrni, fundi juaj i zi eshte i pashmangshem, se tille keni shpirtin dhe zemren.
E keni gabim nese mendoni keta po hane kokat.A nuk themi ne, a nuk e dime ne qe sa per sy e faqe bejne sikur grinden, sikur e kane seriozisht por ne te vertete , ulen ne kafene e hotele luksoze per te ndare fitimet, zonat e influences, per intriga, vjedhje dhe pasurim ne kurrizin tim dhe tuajen.
Mos u tregoni naive o njerez Nje surrat e emndje kane qe nga kaubojsat e e PS se , apo gangsterat e hajdutet PD e LSI.
Na sipla rika
THUAJE DIREKT MOS E KAP VESHIN NGA PRAPA O RELAKS,SE KA KOMENTUES QE E MARRIN PER GJUHE ANGLEZE OSE ARABE,KETE NIVEL KANE.
Tamam bushkal se po mbajne plerat e pd ne pun, pashkoll, te pa afte,kur erdhi pd ne pushtet qe diten e dyt i larguan socialistet ndersa keta mbajne po keta plera ne pun.
mos u mundoni jane deputetet jane krytaret e lsi .qe kane mbajtur ke ka dashur deputeti xhankolli mban ne pune vellain me nenshtetesi amerikane kjo nuk eshte rilindeje po eshte rilindje shokesh e miq po dhe te denure qendrojene ne pune ne zyrat e shtetit ne polici te futur ne pune peq te largure me bark korupsioni me administrate qe nuk qendron ne pune e ministre dil e shiko ne doganat njerzer te pa afte
Shume me vend ankesa e deputeteve. Ministresha e kultures emeroi drejtoreshe juridike te Ministrise Blerta Selenicen, nje njeri totalisht i paafte, e cila ka qene drejtoreshe e pergjitheshme e DAB me emerim te qeverise Berisha. Familja e saj njihet si mbeshtetese e PD.
Kokedhima, deputet i vecant e per tu vleresuar, pasi vjen dhe sjell ide, strkutura organizative te PS-se ne nivel vendor sic e ka quajtur, personalitet vizionar dhe qellim permiresim dhe zhvillim te vendit. Bravo vertet
Reformat jane ndryshime rrenjesore me qellime permiresimi. Kjo do kete impaktin e duhur ne partine socialiste. Iu lumte Z.Kokedhima
Sa ndryshim, une shpresoj tek Kokedhima shume Se Laberia ka patur shume deputet ne kto 25 vjete te gjithe hajdute dhe sharlatan te gjithe hipokrite moren gjithe farefisin e tyre ne Tiran nga coban i behe shtetar dhe hajdute nfa hajdute delesh dhe dhishe i kthyen ne hajdut tenderash. Ekane lene Laberin si e la Italia ne 1939 . Kame sinqerishte besim tek Kokeshima se do ja ndrroj fytyren