“I pamëshirshmi Koçi Xoxe dhe dashuritë e vajzave nga familjet tregtare me oficerët amerikanë pranë komunistëve”

17 Nëntor 2015, 13:41Politika TEMA
“I pamëshirshmi Koçi Xoxe dhe dashuritë e vajzave nga

42-64600566

Në botimet e gazetarit amerikan Peter Lucas për hyrjen e komunistëve të Hoxhës në Tiranën e çliruar ka disa paragrafë mbi një pritje në hotel Dajti dhe përpjekjet e biznesmenëve dhe familjeve të mëdha shqiptare që kishin qenë armiqësorë me komunistët për t’u afruar me ta nëpërmjet oficerëve aleatë që qëndronin atë kohë pranë Hoxhës.

Për këtë nuk munguan as historitë e dashurisë mes oficerëve amerikanë pranë komunistëve dhe vajzave nga këto familje të kamura shqiptare.

Rrëfen Lucas për pritjen në Dajti:

“Nuk vonoi dhe të gjitha figurat udhëheqëse shkuan në hotel për një pritje festive ku shpërtheu një debat mbi ekspozimin e flamujve në kryeqytet. Anglezët ekspozuan flamurin amerikan krahas atij britanik. Mosngritja e flamurit të Bashkimit Sovjetik, anëtari i tretë i aleancës Aleate, çoi në protestë nga ana e rusëve. Si sovjetët dhe shqiptarët iu ankuan Stefanit. Stefani i bëri kabëll Fulcit. Në një farë mënyre çështja u zgjidh dhe pritja vazhdoi.

Ishin aty Hoxha dhe të gjithë gjeneralët dhe kolonelët, të veshur me uniformat e tyre më të mira. Disa, si Shehu, sollën gratë, megjithëse shumica nuk vepruan kështu. Ekziston një fotografi e rrallë e Fiqret Shehut të ulur midis një çifti oficerësh anglezë dhe Shehut në një tavolinë të pajisur mirë me ushqime.

Stefani kishte ndryshuar uniformën me një enkas për pritje, sikurse bënë edhe togerët Kukiç dhe O’Kifi si dhe kolonelët anglezë Markus Llajën dhe Alan Palmer. Oficerët aleatë u përzien me gjeneralët shqiptarë si dhe disa oficerë sovjetë dhe jugosllavë që ishin të gatshëm.

Kamerierët me bluza të bardha të hotel Dajtit, që kishin punuar për italianët, shërbyen darkën nëpër tavolina të mbushura me enë të bukura prej porcelani. Rakia, uiski, vodka, konjaku dhe vera derdheshin lumë kur ngriheshin dolli njëra pas tjetrës për çlirimin e Tiranës.

Pritja koktejl/drekë ishte e para dhe e fundit e këtij lloji në Tiranë. Hoxha dhe stafi i tij nuk do të takoheshin dhe nuk do të përziheshin më me Aleatët në ndonjë ngjarje si kjo…”

Pas drekës, Enver Hoxha nuk humbi kohë. Në ditët që pasuan, ai veproi me shpejtësi për të vendosur rendin në qytet, duke e vënë qytetin dhe vendin realisht nën rendin ushtarak. Megjithëse Hoxha deklaroi një amnisti për njerëzit që kishin anuar ose simpatizuar Ballin Kombëtar dhe gjermanët, “amnistia” u injorua ose u harrua shumë shpejt.

Lucas shkruan në shënimet e botuara nga Dita:

“…I pamëshirshmi Koçi Xoxe, i cili në thelb ishte një punëtor i paarsimuar, ishte emëruar Ministër i Brendshëm me një pushtet të plotë politik. Qindra njerëz u burgosën, shtëpitë e tyre u plaçkitën, ndërsa pronat u konfiskuan. Të dyshuarit u arrestuan në rrugë. Kishte ndëshkime me vrasje dhe ekzekutime sekrete. Njerëzit zhdukeshin.

Ndërsa mbështetësit e partizanëve festonin, të tjerë që kishin mbështetur opozitën, ose që kishin qëndruar indiferentë gjatë luftës, jetonin me frikë. Partizanët mezi prisnin të gjenin dhe të dënonin anëtarët e Ballit Kombëtar që kishin vrarë nja tetëdhjetë mbështetës të partizanëve nëpër rrugët e Tiranës më 4 shkurt 1944. Ata donin ndëshkime dhe do t’i bënin ato.

Shumë prej bashkëpunëtorëve të dyshuar në Tiranë iu drejtuan amerikanëve dhe anglezëve për ndihmë, duke pretenduar se ata kanë qenë të mashtruar nga propaganda gjermane. Ata thonë se në zemrat e tyre kanë vetëm interesat e Shqipërisë. Disa nga ata që kërkonin mbështetjen e Aleatëve ishin biznesmenët më në zë shqiptarë që bënë pasuri të madhe në kohën e luftës nga shitja e mallrave gjermanëve. Ata që ishin pronarë tokash në fakt u prirën nga Balli dhe gjermanët për shkak të stabilitetit që ata propagandonin…”

Lucas shkruan edhe për mënyrën si u sollën përballë këtyre ngjarjeve familjet e mëdha të vendit:

“Pjesëtarë të familjeve me traditë të hershme, elita e vendit, me emra si Toptani, Vrioni dhe Konica kërkonin tani të punonin për amerikanët dhe anglezët vetëm të ishin të mbrojtur. Ata ishin të arsimuar, të kamur dhe flisnin anglisht. Ata ende nuk besonin që Aleatët do të lejonin që komunistët të marrin drejtimin e vendit, e kështu me radhë…

Të tre oficerët amerikanë, kapiten Stefani, togerët Kukiç dhe O’Kif ishin elegantë dhe shumë popullorë. Të tre ishin të rinj, të pamartuar dhe kishin pará. Stefani veçanërisht ishte më i pëlqyeri. Ai nuk ishte vetëm oficeri amerikan me gradën më të lartë në Shqipëri, por ishte edhe një shqiptaro-amerikan që fliste shqip. Ishte dhe shumë i afërt me Hoxhën dhe udhëheqësit e tjerë partizanë.

Ai mund të bënte diçka. Ai mund të peshkonte informacione. Ai mund të gjuante edhe femra, të cilat i dëshironte. Shumë shpejt ai zuri disa mikesha tërheqëse. Disa nga këto vajza të reja e paguan shtrenjtë më pas miqësinë e tyre amerikane, përfshi edhe një mikeshë të O’Kifit…”

43 komente në ““I pamëshirshmi Koçi Xoxe dhe dashuritë e vajzave nga familjet tregtare me oficerët amerikanë pranë komunistëve””

  1. Partizani says:

    Nje shkrim tjeter qe NJOLLOS DITEN E CLIRIMIT TE TIRANES dhe qe verteton tendencen ANTI KOMUNISTE te botuesit Mero Baze!
    Por historia eshte mbyllur zoterinj te gazetes:
    TIRANEN E CLIRUAN VETEM PARTIZANET DHE ATYRE U NTAKONTE SOT NDERIMI DHE LAVDIA!
    Ndersa beni te kunderten:
    -Merreni me PASANIKET DHE GRATE E TYRE,dashnoret e amnerikaneve e britanikeve,zenkat per flamujt etj qe nuk jane pjesa kryesore e nje 71 vjetori,por vetem te ndonje MUHABETI TAVOLINE!!!
    Por kur nuk do te NDEROSH CLIRIMTARET E VERTETE,doamos qe do merresh me gjera pa vlere ose me te kunderten e saj!!!

    1. BUJARI JU DEGJON says:

      Ky shkrim ka edhe nje te mire:Ai e kujton Kryetarin e Bashkise Erion Veliaj TE RIKTHEJE SA ME SHPEJT EMRIN E RRUGES “4 SHKURTI” ….

      1. Pilo Lala says:

        Kjo eshte flagrante, te hiqen emrat e rrugeve te bashkpunetoreve te Okupatorit.
        Megjithate Erjon Veliaj po ben pune qe i shikon cdo qytetar Tiranes.

      2. kampaçurreta says:

        NJE TJETER GJALLESE E KESAJ KOPEJE PARA CA KOHESH THA SE 4 SHKURTI ISHTE TRILLIM DHE SE ATJE NUK U VRA NJERI, TANI KY I FUNDIT THOTE SE U VRANE NJA ? VETA,PO KETA ISHIN NJERZ APO BUBURRECA.ORE ZOTERINJE!!!! NE FRANCE U VRANE NGA TERRORI ISLAMIK 129 VETA DHE MBAJTI ZI NJE BOTE E TERE,NDERSA PER ” vrasjen e 80 ???? vetave ” FLASIN SIKUR TE ISHIN ZOGJ. NE VENDET DEMOKRATIKE “JA SHQIPERIA” PO TE VRASESH 80 ZOGJ E KERKON VRIMEN E MIZES,

        1. Tironci says:

          kampacurreta.
          Eshte e vertete qe jane vrare, por duhet te dish edhe se perse u vrane, dhe kush ishte organizatori i vrasjes.
          Sa per informacion.
          ate dite , apo nje dite me pare, dy kelyshe komunistash, po kalonin ne nje rrugice tek lagjia e kuqe, dhe nga mbrapa po vinte nje tricikel gjermon.
          kelyshet si bythmuter qe ishin dhe frikacake, hapen zjarr dhe vrane ushtaret qe po ecnin ne pune te vet, njelloj si terroristet para disa ditesh ne paris.
          Atehere komandanti gjermon per tironen pas kerkimeve dhe mundimeve per ti nzjerr keta plehra nga shpijat ku ishin fshehur vendosi te digjte lagjen.
          Por Kryeministri i asaj kohe Ibrahim Bicaku, i dergoi nje telegram Hitlerit qe e kishte pasur dikur shoke klase kur jetonte ne Austri me lutjen, ta ndalonte Komandantin Gjermon per djegjen e lagjes.
          Hitleri e ndaloi, por komandanti pushkatoi persona nga ato familje te cilat nga frika e qenerve komuniste nuk tregonin se ku ishin fshehur kancerozet e kuq.
          Tani me thuaj se kush ishte strombullari i kesaj gjakderdhje?
          Dulla me kelyshet e tij nuk e kane shkruar historine sic eshte ne te vertete, por e kane shtremberuar ate, bile edhe me ngritjen e flamurit , qe u ngrit ne tirane , por dulla e coi ne vlore, qe te sillte sa me shume lab ti kishte rreth vetes , se kishte frike, ishte paranoid.
          Edhe sala te njejten gje beri, solli te gjithe verioret.
          Te gjitha keto kusure i mban ne kurriz tirona dhe shqiperi e mesme.

          1. jeta says:

            Tironci ka shkruar romanin: Saliu dhe dajua i Ibrahim Rrugoves, 4 shkurt 1944. Dhe ne duhet ta besojme. Eshte njesoj si te besosh Bledi Fevziun per romanet e tij per Enver Hoxhen dhe Ahmet Zagollin, por dhe xhaxhain e tij; eshte njesoj si te besosh Beqir Meten per historite e tij te shkruara. Po eshte njesoj si te besosh dhe Kastrito Miftarin, njeriun qe shikon enderra naten dhe i tregon diten si ngjarje… Ja keta, ne emer te shkrimit te lire shkruajne qe do apo s’do , neser te besohen nga ata qe nuk kane jetuar. Pastaj pse themi bota injoranteve e njerzeve ne kohet e nje teknollogjie moderne!

    2. lakja says:

      partizani Velo:ti nuk ishe atje sepse ata qe e cliruan shqiperine nuk ishin atje.Clirusit jane njerezit e thjeshte qe festonin me pjaten e fasules perpara perfituesit njesoj si atehere edhe tani……..

    3. ehh says:

      partizanet pabuksa shqiptare, me ushkuret e lidhur me gjalme, pa ndihmen strategjike dhe financiare te aleateve, do kishin shku per lesh pa u nis nga shpia. Gjermania ne ate kohe gjunjezoi nje europe te tere e jo me dhjete pabuksa leshpalare. Mos u nisni nga filmat me partizane qe keni pare gjithe jeten. Nje motorr SS dilte ne qender dhe nga syte kembet mileti, sdihej ku futej! Luftuam nuk them se jo, po truri qe drejtonte ishte shume larg gjirizeve te nje populli komplet katundar. Familjet e medha e te shkolluara shqiptare (sic ta thote dhe artikulli), ishin kunder luftes dhe ideologjise komuniste. Me ibrik dhalle e me morrin si kok ftu’, nuk luftohej fashizmi/nazizmi ?

      1. Zeus says:

        Partizanet pa buke ishin,por luftuan kunder pushtuesve duke gozhduar ne Shqiperi 4 divizione luftarake aq te nevojshme ne frontin SOVJETIK!
        Nuk presim ne bijte e partizaneve heroike,qe ju kelyshet e tradhetareve te respektoni luften e tyre!
        Kete ju kurre nuk mund ta beni se ikeni luftuar kunder interesave te popullit!
        Por njollen e MUTIT TE TRADHETISE nuk mund ta lani nga TURINJTE TUAJ prej kafshe!!!

        1. Etniku says:

          Ore Zeus m… po cfare beteje bene partizanet tradhetare kunder gjermanve,or lol?Kurrefare,ata bene lufte civile dhe vellavrasese.Ata vrane masakruan dhe shperngulen kosovaret,ata inskenuan dhe vrane mbi 4000 kosovare ne Tragjedine e Tivarit,ne bashkepunim me cetniket dhe shovenistet serbojugosllav dhe me direktivat e Milladinit,Mugoshes,Rankoviqit,Ttitos.Partizanet shqiptare ishin prostitutka te atyre serbojugosllav.Koci Xoxe,nje minorem maqedon i pa arsimuar u be Minister i puneve te brendshme dhe aktori kryesor i T.se Tivarit.Egeresirat partizane dhe ushkurlidhesit e pantollve te grisur,lane popullin te traumatizuar,te vrare,te masakruar dhe te burgosur pergjithmone.Niperit e tyre edhe sot po qeverisin kete vend te mjere,ku mafia perseri traumatizon dhe vret panderepre njerezit e pafajshem me tritol dhe kallashnikov.Kjo eshte diktatura e ish partizanneve te xhaxhit dhe shovenit Tito.Pas LNC,egeresirat komuniste u ndane edhe dekorata shovenve serbomalazez,per meritat e tyre ne vrasjen dhe shpernguljen e mierave atdhetareve shqiptar dhe kosovare,vetem pse donin trojet e perbashketa etnike,ne baze te Konferences se Bujanit me 1943.

          1. Partizani says:

            Me pjella bastarde si ky Etniku kurre nuk behet ky vend!
            Me sharjet dhe shpifjet tuaja pa kufi,ju nuk beni gje tjeter vecse vertetoni se ENVER HOXHA paska bere mire qe ju burgosi,internoi dhe pushkatoi rracen tuaj te qelbur!
            Edhe tani po aq KAFSHE keni mbetur si atehere!
            Na trego,o kelysh bushtre se cfare te mirash i keni sjelle popullit fukara gjate ketyre 25 vjeteve qe jetuat pa friken e ENVERIT???
            NJE MUT TE MADH keni bere!!!

      2. partizani says:

        te pakten njihemi si vendi i par ne europ qe u cliruam me forcat tona dhe te paret 6 muaj para tjereve secili shtet vrau gjermanet qe kishte vet madje ndihmuam edhe jugosllavin por anglezet nuk donin njihnin kete nga xhelozia se si ka mundesi qe nje shtet pa shtet te ndihmoj nje shtet tjeter te pakten un i njoh se kam jetu atje meriten e tjetrit nuk respektojn por te veten e bejne namin

        1. F*** says:

          ke ndihmuam mo ke?? he mor mos ja q* nonen tashti!! I vetmi interes qe kane pasur e kane te gjithe te huajt per Shqiperine, eshte vendosja strategjike si rruge kalimi per interesat e tyre. Paskemi ndihmu ne anglezin e jugosllavin fizikisht e kemi bo xheloza ata per unitetin e b***es ? O pika qe sju bie..

  2. msh says:

    Liruesit e vertete te Tiranes jane gjermanet.

  3. Shqiptari i vertet says:

    O partizan,te mos ishte USA dhe Anglia sot shqiptet dhe gjithe Europa do te fliste gjermanish,o palle.
    Kollonat gjermane i bombarduan dhe shkaterruan avjonet e Anglise dhe USA dhe jo dyfeket me gjalme te partizaneve,o palle,faji nuk eshte i juaji,por i shplarjes se trutit qe diktatura komuniste beri ndaj jush,apo ligesise suaj.
    Mosmirnjohje do te thote injorance e shpirtligesi dhe jo lavdi,sikurse kerkoni te merrni ju persiper.
    Msakren e 4 shkurtit nuk e bene ballistet shqiptare por bataljoni famekeq kosovare i inkuadruan ne qeverine kuislinge te kosovareve xhaferr deva dhe Mitrovica.
    Ju o te quajturit palo partizan, jo vetem se vrate e masakruat nje popull te tere ku ne te nuk i shpetuan ndeshkimit mbi 96 perqind e komandanteve dhe komisareve te ish ushtrise nacional-clirimater,por dhe sot vazhdoni te shtoni viktima te tjera nga pas,vetem e vetem se jeni bijte e eterve dhe mostrat e tyre qe nuke keni te ndalur ne ligesi.
    O partizan jemi ne shekullin e elektronikes dhe jo te kazmes dhe lopates, o djall me fytyre njeriu,qe fshihesh pas partizanit.
    Populli luftoje per clirim e Shqiperise nga bisha nazifashiste,por mori doren ne qafe dhe gishtin mbrapa,gje qe vazhdon dhe sot nga eterit tek bijte dhe mostrat e tyre.Mjaft me,me demagogji shterpe qe nuk i shkon per shtat nje rrealiteti,sa te dhishmem aq dhe mosmirenjohes ndaj popullit dhe miqeve tane.

    1. Kinezi mao says:

      Pamvaresisht qe jam pro amerikan,duhet te dish nje gje esenciale ne lufte,ato (luftrat)fitohen dhe humbiten ne front.
      Lufte frontale me nazistet beren vetem ushtria e kuqe,te tjeret deri ne 44-en peren lufte guerilase.
      Anglezet dhe amerikanet undeshen ne front vetem ne shkretetir (afriken veriore)dhe aty romeli i vuri para.
      Operacioni “barbarosa” per pushtimin e rusis filloje ne qershor te 41-it dhe nuk baroje kur se ruset i ndoqen deti ne berlin me perfundimim e luftes ll botrore.
      Po mos te qe hapur hitleri ne frontin ruse sic kishte rene dakort me stalinin europa dhe per nje 10vjecar tjeter do ishte nen kemben naziste.
      Merita kane te gjithe,ndere dhe lavdi dhe partizaneve tane dhe gjithe deshmorve te asaj lufte.

    2. Toni says:

      Ti vetem shqiptar nuk je.Do te te shkonte me mire “tru shplare i vertete”

    3. Etniku says:

      Merreni me mend,Minister i puneve te Brendshme zgjidhet nje minoren maqedon,nje spiun jugosllav dhe i pa arsimuar.Sipas dosjes se tij kriminale partizane,ky beri skenarin e Masakres se Tragjedise se Tivarit me 1945,ku u vrane dhe u masakruan mbi 4000 te pafajshem kosovare.Sipas deshmive historike shifet se partizanet ishin vet kriminel dhe punonin nen direktivat e shovenve partizan jugosllav:Dushan Mugosha dhe Milladin Popoviq,Josip Broz Tito dhe Aleksander Rankoviq.Ata nuk bene kurrefare betejash kuner gjermanve,por nje lufte civile vellavrasese dhe kunder nje Shqiperie etnike.Qofshin te mallkuar per jete e mot.

      1. Zeus says:

        @Etniku!
        Te takon te frysh urrejtjen kunder partizaneve heroike shqiptare se ti je kelysh UDB-ash,qe lufton per interesat serbe!
        Mos u merr me partizanet,por me KRIMET E PANUMERTA SERBE e ish Jugosllave qe ju gjakosen duke mbushur gropat me mijra kufoma shqiptaresh te masakruar!
        Lere Masakren e Tivarit se klika Tito-Rankovic ka bere me dhjetra masdakra me te medha se ajo!
        Ne Goli Otok jane vrare mbi 20 mije shqiptare ,ndersa ti hesht dhe ben sikur nuk di gje!
        Po keto 20 vitet e fundit qe serbet e Milloshevicit ju pergjysmuan popullsine duke ju vrare,ju PERDHUNUAN GRATE DHE VAJZAT per te ndryshuar RRACEN etj,PSE HESHTNI o kosovare cetnike,por i jeni SULUR Shqiperise???
        Jeni ARMIQTE E SHQIPERISE,me te poshter se serbet!!!

        1. Etniku says:

          Ti Zeus je nje sperme partizane serbo-jugosllave,injorant,i pashpirte,ish sigurims dhe kriminel si Koci Xoxe,andaj nuk vlen te debatosh me kesi spiuj antishqiptare.Ti mbrone kriminelet e diktatures qe vrane dhe masakruan popullin e varfer,por me shpirte atdhetari,mbushen burgjet e Spacit,Burrelit etj.ku edhe sot,nje pjese e madhe e tyre vuajne nga traumat dhe persekutimet.

    4. Zeus says:

      O shqiptari serbomadh,kelysh fashisti!!
      Luften e DYTE BOTERORE e beri Ushtria e Kuqe e STALINIT e jo SHBA apo Britania e Madhe!1
      Shqiperine e Cliruan PARTIZANET SHQIPTARE e asnje ushtar i huaj!!
      Ty,o kerme nuk te vjen mire se NUK TE LIDH ASGJE ME KETE LUFTE,se keni qene me pushtuesit,prandaj ben mire te mos hash MUT kot se te ngec ne fyt!!
      Kur u bete edhe ju ballisto-zogistet te na jepni moral!!!
      Populli mbeshteti PARTIZANET dhe fitoi LIRINE dhe DEMOKRACINE,ndersa ju TRADHETARET moret PLUMBIN KOKES!!!
      Hallall i paci se e meritonit!!!
      Edhe sot pas 70 vjetesh keni mbetur po aq ARMIQ sa edhe atehere!

      1. ARiu says:

        Or komunist fis qire.shkerdhat i kuq!!! se ju jeni ajo fara keqe qe e shkatarrut kte vend mor moterqira…Vdekje Komunizmit

  4. Hilë Lushaku says:

    Një titull bastard! Tendencë poshtërimi të atyre që humben pushtetin. Pasaktësi për ministrin e brendshëm shqiptar të asaj periudhe. E vërteta historike nuk duhet shtrëmbëruar, ndaj korigjoni dhe shënoni se ka qenë Haxhi Lleshi ministër i Brendshëm deri me 18 mars 1946 (drejtor i Përgjithshëm i Policisë ishte Namik Xhafa). Ai e mori këtë detyrë në mbledhjen e Beratit (kur u largua nga detyra qeveria e Ibrahim Biçakut-ky ishte atë kohë kryeministër, ministër i Jashtëm dhe ministër i Brendshëm). Koçi Xoxi u caktua ministër i Brendshëm më 22 mars 1946 dhe jo kur hynë komunistët në kryeqytet. Ai u emërua kryetar i Gjykatës së Lartë më 2 mars 1945 dhe dihet se dha vendime drastike ndaj 68 të akuzuarve në Gjyqin special (prej tyre 17 dënim me vdekje). Kjo shënon për vëmendje ndaj pseudohistorisë së shkruar nga të huaj!

  5. Paqesori says:

    I pameshirshmi Koci Xoxe…!? Ku eshte lidhja ….?

    1. Nina says:

      Asnje nga ju ketu se njohni Koci Xoxen.. Prandaj dhe ky shkrim ishte verem kot dhe titulli kot me koti..0prandaj Per Mero bazen kete rradhe????????????????????????????

  6. arb says:

    Lexoni se çfarë u beri De Gol francezeve qe bashkepunuan me nazistet dhe do kupotoni qe kjo ishte fryma e pergjithshme e kohes. Te gjithe ata qe kishin bashkepunur me nazimin, qofte edhe ne menyrre te terthorte, u ekzekutuan dhe ndeshkuan. Nuk pyeti shume se cfare ishin dhe kujt klase i perkisnin (intelektuale, shkrimtare, te pasur, pronare hotelesh apo restaurantesh)

    1. Klorinda says:

      Po mor por Franca u pushtu per nazisteve!

      Pasi ja dhane Francen te çliruar De Gol histerikut, atehere vrau koloboratoret.

    2. Etniku says:

      Ik ore Arb plehre,francezet nuk ishin te okupuar nga shovenistet dhe cetniket serb,por luftojshin me aletatet e tyre kunder gjermanve.Je injorant rondokop,ose je sperme krimineli partizan dhe nuk s’ine te besh krahasime.

  7. pro.... says:

    …neveritese si shpjegim…,dashuria ka lindur me njerezimin ,nuk kuptoj ketu…mos valle komunizmi e kishte te ndaluar dashurine apo ???cila eshte fabula e ketij shkrimi,perveçse festimit mes aleateve ,komunisteve dhe disa figurave imagjinare si problem mendor….Duhet me teper respekt nga media, per ata qe dhane jeten ne kete dite dhe nuk u respektuan seriozisht!!

  8. andre says:

    Te perkujtosh 71 Vjetorin e Clirimit te Tiranes – Kryeqytetit te Shqiperise, me shkrimet e nje palo-historiani amerikan, pike-reni i caktuar te bej historine e Shqiperise, all-amerikance, eshte sikur tallesh me kontributin e clirimtareve, te partizaneve me Komandant te pergjithshem: Enver Hoxha.
    Nuk e nderon redaksine e Tema-s ky qendrim ndaj diteve te shenuara,csikurse kjo e 17 Nentorit 1944.

  9. tt says:

    nje mesazh per zotin Mero

    nuk e di a e ke leshuar me rente kete faqen DOSSIER ?

    Kam mbi 5 vjet qe te kam mbeshtur pa rezerva ne betejen tuaj me djallin Berishe..

    Mbasi deshtuat me turp ne kete beteje..I jeni versulur kufomes Enver hoxhes.

    Sa per informacjon:

    Shiko cfare beri e djathta ne Greqi qe ishte gjysem e pushtuar nga anglezet pas 1945.

    Dy udheheqes kryesore te partizaneve greke pasi I prene kokat e tyre ja varen ne sheshin e qytetit te Trikalles

    The heads of Velouchiotis and Javellas, exposed in the central square of the town of Trikala.

    The corpses of Velouchiotis and Javellas were subsequently decapitated, and the heads displayed, hanging from a lamp post in the central square of the town of Trikala. When British Labour government members of Parliament objected[citation needed] to the barbarity of the operation, they received the reply that the display was in accordance to an “ancient Greek war custom”.

    Barbarizmat e te djathtes greke te mbeshtetur nga demokratet koloniztore angleze I mbushen ullishtat e greqise me idealiste te varur… te tradhetuar nga stalini dhe te masakruar nga junta greke me ndihmen e Curcillit.

    Ato qe beri enver hoxha pas 1945 ishin romanca ne krahesim me barbarine kanibale te grekut..

  10. shqiponja says:

    LAVDI LUFTES HEROIKE TE PARTIZANVE TAN TRIMA ME NE KRYE KOMANDANTIN LEGJENDAR TE KSAJ LUFTE ENVER HOXHEN, GEZUAR 17 NENDORIN DITEN E çLIRIMIT TE TIRANES NGA PARTIZANET TRIMA QE LUFTUAN HEROIKISHT PER LIRIN E VENDIT, POSHT TRADHTARET KOLABORACIONISTET DHE BASHKEPUNTORET E NAZIFASHIZMIT PJESA ME E TURPSHME E KOMBIT TON.

  11. humboldt says:

    Shkrimi me i mencur ketu mu duk ai qe thoishte se eshte turp per Shqiperine, per qeverine shqiptare dhe per mediat si ju Tema qer mos jemi ne sot me Akademi 40 vjecare e universitet 60vjecar te mos dime te shkruajme ne keto rast jubilare vete historine e clirimit te kryeqytetit tone.
    Dhe kjo vetem jo vetem per arsye prestigji por edhe per faktin e pamohueshem se historiani i huaj asnjehere nuk eshte ne gjendje te depertoje ne thelbin e gjerave sepse nuk njeh gjuhen shqipene te cilen ekzistn shumica dermuese e dokumentacionit.

  12. Mentari says:

    “Erdhen aty te gjith generalet”Ku u bene Gjenerale aq shpejt kriminelet.Kush ja dha titullin Gjeneral Enver pushtit qe as nuk e shkrepi asnjehere pushken? ao atyre te tjerve.Injorantet Vetemeruan vehten e tyre Gjernal etj.ishte nje stan me egersira qe ky popull e vuajti per 50 vjet dhe po e vuan edhe tani ne demorakci ngsa kultura e Gjeneralit pa shkolle qe ata shpiken (kulturen e djallit te tyre)

    1. Zeus says:

      O ment-car!
      Po maloku nga Burgajeti i Matit ku e gjeti qe u vetshpall MBRET i shqiptareve???

  13. Chloris says:

    Po pse antaret e Ballit Kombetar e bene masakren e 4 shkurtit? O pika ketij qe merr persiper te shkruaj histori pa kontrolluar faktet, e pika juve qe botoni gjepura dhe botoni cfare t’ju dale perpara! Po masakren e bene nazistet bashke me Xhafer Deven, pse me Ballin ishte Xhafer Deva?!

    1. Zeus says:

      Kush tha qe masakren e 4 shkurtit e bene ballistet???
      Jooooo,kjo nuk eshte e vertete aspak!
      Ballistet vetem sa bene listat e atyre qytetareve tiranas qe do te pushkatoheshin,adresat e shtepive te tyre dhe u bene udherrefyes per t’i cuar ne shtepite e tyre nazistet qe i arrestuan ata!
      Ja vetem kaq pak gje bene ballistet!

    2. Zeus says:

      Po atehere cfare muti doni ju spiunet qe e shani Enverin tani???

      1. Chloris says:

        Zeus mos u cart! Listat I kishin bere vete s’kishin nevoje per ballistet/ Dhe sa per dijenine tende dhe te cdokujt qe lexon kete qe shkruaj nje I eferm im u arrestua ne 4 shkurt dhe u dergua ne kampin e perqendrimit te Prishtines. Sa per dijeni ishte komunist 24 karat, po nga ata komunistet qe nuk thonin genjeshtra. Dhe per hir te se vertetes deri diten qe vdiq thoshte qe 4 shkurtin ishte Xhafer Deva dhe Gestapo! Shko hap dhe arkivin e shtetit se lexon ndonje gje afer se vertetes jo kesaj qe perrallis ti. Prandaj mos na shit te trasha. Ja tani do degjojme Peter Lucas qe shkruan budallalleqe dhe vendosi te behet historian ne pleqeri dhe shkruan per historine nga kafenete Bostonit. Pse c’u be historia e Shqiperise qe kujt I cohet qejfi mund te shkruaje sipas deshires?

        1. Zeus says:

          Po mire,more Chloris,keta ballistet CFARE BENE GJATE LUFTES SE DYTE BOTERORE???
          A luftuan per Atdhe apo hengren pula!
          Ne se luftuan,me cilet forca u BASHKUAN???
          Ku luftuan,kush jane deshmoret e tyre,pse nuk ngriten ndonje lapidar per deshmoret e tyre?
          Po ndonje liber apo kenge si nuk bene per luften e tyre??
          Mire se per LUFTEN e morem vesh se cfare monstre ishit,PO KETO 25 VJET DEMOKRACI si nuk ju besoi prap populli duke mos ju votuar ASNJEHERE???

    3. Etniku says:

      Rrofte ideologjia patriotike e Xhafer Deves dhe Rexhep Mitrovices,por edhe e Mit-hat Frasherit,qe ishin per nje Shqiperi etnike e jo londineze.

  14. fieraku NGA ferrasi says:

    Xhaferr Deva
    E ka thene vete ne NY
    Anticomunisti me i madh ishte
    Enver Hoxha.
    Le te dale ndonje dhe ta kundershtoje
    50 vjet me radhe cdo 4 vjet nga nje gruppo armiqesor me nga10 vete dhe FISI nga mbrapa.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje