Beqaj padit Bashën: Nëse vërteton vjedhjen e 31 mln lekëve, shkoj para drejtësisë

17 Nëntor 2015, 15:21Politika TEMA

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, padit në Prokurori kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha për shpifje.

Kallëzimi vjen në kundërpërgjigje të akuzave për vjedhje në adresë të Ministrit si nga Basha ashtu dhe eksponentë të tjerë të PD.

Kam vendosur të çoj në gjyq kryeshpifësin në detyrë të PD, Basha.

Koha që Basha të provojë para gjykatës se shpifjet e tij nuk janë të tilla. Basha të provojë se shpifjet janë denoncime të bazuara në fakte dhe prova. Vërej me trishtim se për Bashën milionat e miliardat janë fjalë goje.

Basha nuk ka provuar para drejtësisë se s’ka grabitur mln nga Rruga e Kombit. Përballjes në gjyqin me Bashën nuk do t’i shmangem me raport mjekësor. S’paraqes raport mjekësor për të djegur afatet e gjykimit siç bëri Basha”, tha Beqaj.

Në daljen e tij të fundit sot për mediat, Basha i kërkoi kryeministrit Rama të çojë para drejtësisë ministrat e korruptuar, listë në të cilën figuronte dhe Beqaj.

Nuk ka kryeministër në Europë si kryeministri shqiptar i cili pasi konfrontohet nga të dhëna të pakundërshtueshme të hajdutërisë së ministrave të tij. Të Beqës llogaria e të cilit ka shkuar 31 milionë euro tendera. Të Arben Ahmetaj që ka duart dhe gishtat e tij në çdo aferë korruptive në vend. Të Mimi Kodhelit, të Damian Gjiknurit, apo të ministrit të Brendshëm që është bërë palë me krimin në vend që të luftojë krimin që të vazhdojë të ndihet krenar dhe të shprehet krenar para nj populli që varfërohet ditë për ditë”, tha Basha.

4 komente në “Beqaj padit Bashën: Nëse vërteton vjedhjen e 31 mln lekëve, shkoj para drejtësisë”

  1. askushi says:

    Beqaj u be trim. Kjo tregon se nuk ka vjedhur ketu. Vet e keni fajin, gjejeni ku vjedh dhe pastaj akuzojeni. Ndoshta shtiret , ben gjoja. Po te jeni te sigurt cojeni deri ne fund. Jo llafe ne ere, si pordha e Edi Rames. Pyesni shoferin e tij, une nuk jam shoferi.

  2. TJ says:

    Paditeni Bashen! Per Rrugen,per 21 Janarin dhe shitjen e detit!

  3. Qelepirxhiu says:

    Ky Basha, ose është vërtet trugomar, ose mendon (dhe ndoshta me të drejtë) se para tij ka vetëm trugomerë…! Ose merr “yrysh”, si qeni lapangjoz, kur e shtyn me këmbë, i zoti… Dhe “i zoti” në këtë rast, dihet kush është…(ai që e ka quajtur “yll në ngjitje” … hahahahahahaha …popull langaraq)

  4. toska says:

    Ne raste se ju ministra te kabinetit te Rames dhe vete Rama jane me te vertete te paster nga korrupsioni nga ato qe akuzon Lul Basha, e paçi harram dhe mos e gezofshi te rite e juaj ne raste se nuk beheni te gjithe bashke dhe ta padisni kete gjelkokosh dhe kokebosh ne prokurori per shpifje ne te kundert duhet te jepni dorheqjen dhe ti drejtoheni gjykates per vjedhjen e pasurise se popullit. Si ka mundesi Luli akuzon çdo dite dhe ju rrini goje kyçur si pula te lagura ne shi. Keni goje apo jo, si kamundesi qe e duroni per dkite kete zuzar, kete goje çthurur qe te nxije e punen e nje qeverie te tere, turp per ju more mumje egjypti, ju shpelafte mortia qe trembeni nga nje b…q ..Nga nje politikan sharlatan qe ka mbushe gjithe vendin me shpifje duke menduar se popuilli e beson kete maskara. Ka dhe goje e flete ky tradhetar,kriminel,hajdut qe ne çdo vende vetem pune nuk ka bere. Nje besnik i kryekriminelit dhe kancerit te kombit shqiptar S.Berisha.Fare e ndyre, nje letyre e vertete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje