Perëndimi i çarmatosur: Ja shtetet ushtarakisht më të forta

18 Nëntor 2015, 12:42Politika TEMA
Perëndimi i çarmatosur: Ja shtetet ushtarakisht më të

Frikë nga Kina, shqetësim nga Rusia, po ashtu edhe nga Lindja e Mesme. Harta e shpenzimeve ushtarake të viteve të fundit tregon më mirë se çdo diskutim liderësh politikë se si ka ndryshuar fuqia ushtarake në vitet e fundit. Skakiera gjeopolitike tregon se Perëndimi nuk është ushtarakisht më i fuqishmi duke humbur shumë terren. Në botë janë shpenzuar në vitin 2014 për armatime thuajse 1 trilion e 700 miliardë euro, 2,3 përqind e GDP-së globale.

Pas këtij shpenzimi marramendës janë shtete të caktuara që kanë fuqizuar ndjeshëm arsenalin e tyre ushtarak. Amerika ka shkurtuar bilancin ushtarak që prej 2010 me 20 përqind duke dobësuar ushtrinë e saj. Tërheqja e shumë trupave nga Afganistani dhe Iraku ka bërë që të reduktohet edhe numri i armëve. Aq shumë është dobësuar SHBA-ja sa vitin e shkuar është kaluar për herë të parë në histori edhe nga Kina. Pekini zyrtar ka shpenzuar rregullisht çdo vit për të rritur kapacitete ushtarake duke u bërë së fundmi ndër fuqitë e mëdha ushtarake dhe duke lënë pas Amerikën.

Kjo ka alarmuar jo vetëm Amerikën por edhe fqinjët japonezë. Rusia nga ana tjetër me rritjen e tensionit në Ukrainë ka shtuar ndjeshëm fuqinë e saj ushtarake. Shpenzimet për armatime janë rritur ndjeshëm në dy vitet e fundit dhe kjo ka shqetësuar jo pak kancelaritë europiane. Në pesëshen e shteteve që shpenzojnë më shumë për ushtrinë ka hyrë së fundmi edhe Arabia Saudite. Sauditët kanë kaluar Francën në renditje duke trefishuar shpenzimet ushtarake në dhjetë vitet e fundit.

Vendet e mëdha europiane janë në rënie konstante që prej vitit 2008, nisjes së krizës ekonomike. Francia ka programuar ulje të shpenzimeve ushtarake me 3,4 përqind për këtë vit, Italia me 4,9 përqind. Bilanci i Italisë flet për 0,8 përqind të GDP-së që shkojnë për shpenzime ushtarake, shumë poshtë mesatares europiane. Nga ana tjetër vende si: SHBA, Greqia, Britania e Madhe apo Estonia kanë respektuar 2 përqindëshin e GDP për ushtrinë.

Rusia, Kina, SHBA, Arabia Saudite dhe Franca, këto janë shtetet ushtarakisht më te forta dhe që investojnë më shumë. Një lajm jo i mirë për Amerikën që sheh para vetes dy rivalët kryesorë. Gjithashtu një lajm jo i mirë për Europën. Për luftimin e ISIS duhet patjetër të bashkëpunojë me Rusinë e Vladimir Putin. Rusinë së cilës i vunë sanksione të panumërta pas luftës në Ukrainë. Tashmë përballë një armiku të rrezikshëm duhet t’i shtrijnë dorën e bashkëpunimit./ Përgatiti Amarildo Lumani

Il Giornale

23 komente në “Perëndimi i çarmatosur: Ja shtetet ushtarakisht më të forta”

  1. Tedi says:

    Ja futet kot.Amerika ka buxhetin me te madh ne bote.Ne menyre absolute dhe te pakrahasueshme me rivalet.E ka me shme se te gjithe dhjete ndjekeset e afeta

    1. Tahypi says:

      Ore kellef vet e shkruajte kete artokull apo ta futi ndonjeri.

      Edhe gjate luftes se ftohte BS shpenzonte me shume se I gjithe perendimi I mare sebashku ne armatime por ne fund te luftes ruset paguheshin me oriz per 12orareshin e pune se perditshme.

      Pse nuk beni filma ju gazetaret e neo-komunizmit shqiptare?

      1. tt says:

        Ha bar ha, me perrlat qe ke degjuar. SHBA dridhej nga BS mor tutkun. Hani oriz e groshe athere the? Po ne Amerik cfare hane or tutkun, qe kan shendetin me te keq dhe semndjet me te rende? Apo sufllaqet dhe sanduicet Albanistansave si ty i duken ushqim premium.

    2. toni says:

      Po,por mos harro dhe borxhin e brendeshem 100 trilion dollare qe eshte edhe shkaku I te gjitha trazirave qe perjeton bota sot.

    3. Bubq says:

      Arabia Saudite i blen armet per ushtrine e saj te vahabisteve te ISISit.

      1. tt says:

        Arabia Saudite te shpenzoj sa te doje, prape Ushtri leshi ka. Kjo e konfirmom lufta qe po behet sot ne Jemen. Askush nuk e permend ne media por eshte shume me e pergjakshme se ajo qe zhvillohet ne Siri sot.

        Sauditet kane derguar 150.000 ushtare, por prap me zor avanancojne dhe kane pesuar humbje te medha – me mijra te vrare, nga dora e rebelve Huthi.

        Sa per ket palloshin qe ka komentuar i pari – mesoni qe shuma ne para nuk do te thote gjithcka. Amerika shpenzon me shume sepse, ka kosto shume me te larte per mbajtjen e ushtrise dhe bazave jashte territoreve te saj.

  2. paradoxal says:

    aha, edhe une qe vrisja mendjen pse ra kaq shume nafta nga 120$/fuci vjet ne vere, ne 44$/fuci ket vit. Me ca do i financojne ushtrite tani arabet e ruset? Sic duket edhe ajo kriza “e lehte” e burses kineze ketu e paska pas hallin. hm…

  3. Lymi says:

    Pa frike. Jane ujqerit e Kodhelit qe i tregojne dhembet Rusise dhe Kines.

  4. Iliria says:

    “Skakiera” (scacchiera) apo fushe shahu?? U lutem gazterave “italiane” qe per sa kohe te punojne ne Shqiperi dhe per nje gazete shqiptare, te shkruajne shqip… Nese nuk dine shqip, le te shkojne nga e para ne shkolle fillore.

    1. ufot says:

      hahahaha mire jau bone analfabeteve gazetare te kesaj gazete qe po behet forum adoleshentesh

  5. Den says:

    Arma me e forte ushtarake eshte ekonomia dhe jo armatimet
    BS i kish armatimet gati njesos si ShBA,por deshtoi ekonomikisht dhe u shperbe
    Dhe Shqiperia kish armatime ne raport me popullsine,por ekonomia beri ate qe nje pushtim nuk do e kish bere dot

  6. bunkart says:

    Ruhu nga dhendri dhe zengjini i ri ,thot nje fjale popullore.
    Gjermani sa u fuqizua duhej te ulej ne sofer kur vende nuk kishte per te,si rrjedhoj shpertheu luften e pare boterore dhe u cfaq per here te pare nje sistem i ri ,ay socialist.Bashkimi Sovjetik si dhender i ri u fuqizua,detyroi perendimin te pergatise nje dhender te ri,pergatiti gjermanin,por ky u zauri koken ustallareve.sot dhenduret jane Rusia e Kina.Pamvarsisht se kush behet dhender Kina ,Rusia apo ISIS popujt paguajne,ata qe hapin e mbyllin luftrat ,vecse pasurohen.

  7. Akilis says:

    Per comentin paradoksal.
    Si thua ty me ate mendjen tende te ndritur,qe meqenese ata qe komandojne dhe ulin cmimet e naftes sa here te duan ky veprim nuk eshte direct lufte?
    Ty do qe te te komandoje tjetri edhe kur fle me gruan?
    Jo mor jo,se nuk te duron tjetri dhe lufton por ty je mesuar qe skllav ke qene per dymije vjet deri ne 1912 sa te beren state te tjeret,se te ishte per Skipetaret pjesa me e madhe donin turqine.
    E zeme se je nje qytetare Ruse dhe vjen Natua ne dere se ka fuqi dhe krijon konflict,ty do rrishe duarkryqe?
    Do te mbijetoje tjetri dhe sa per ato levizje kane prodhuar dy Luftra Ballkanike dhe dy Boterore dhe ku je akoma.

  8. enter bithekiri says:

    Ore Lumemadh, Kina dhe Rusia mund te shpenzojne me shume se USA (ne perqindje te GDP) por kjo nuk eshte aspak domethenese. Edhe qe Amerika i ka ulur shpenzimet me 20% nga 2010 nuk do te thote se e ka dobesuar ushtrine. Thjeshte deri ne 2010n ka investuar ne inovacionin teknologjik dhe tani nuk ka me nevoje per momentin. Kurse Rusia dhe Kina sapo kane filluar, sidomos Kina. Prandaj dhe shpenzojne shume, me shume se jane ne gjendje te perballojne realisht dhe prape se prape jane shume mbrapa USAs per nga teknologjia ushtarake dhe numri i mjeteve luftarake, ndac ne ajer, ndac ne toke e ndac ne det…..ndac edhe ne hapesire. Kina njehere eshte leje mos e luj. Te krahasosh Kinen me USA eshte fyerje e madhe per te dyten. Njesoj si te krahasosh kolonizatoret europiane te armatosur me arme zjarri me indianet lekurekuq te armatosur me shigjeta. Vetem kaq info po te jap, per nje ushtar amerikan shpenzohet rreth 14 mije dollare, kurse per nje kinez shpenzohen vetem rreth 3000 dollare dhe arma eshte me e shtrenjta, e dyta pas armes eshte helmeta.

  9. janullatos arxidoglyftoi says:

    neve s’trembemi ! kemi greqine qe eshte superfuqia e ballkanit !!

  10. MEDIA SHKATERRUSE e SHOQERISE says:

    Nuk eshte problem ISIS , eshte vetem SEBEP.

    Me Rusin Evrojanet nuk i le Amerika te bashkepunojne dhe ata ne te arthmen do te luftojne si kunder Rusit por dhe kunder Kines dhe komunisteve aziatike.

  11. BARDIAMAA says:

    BUXHETI USHTARAK I AMERIKES ESHTE I BARABARTE ME SHUMEN E BUXHETEVE TE RUSIS KINES ARABIS SAUDITE GJERMANIS ,SHTO DHE DISA SHTETE TE TJERA.MOS MENDONI SE ESHTE KUSHE ME I FUQISHEM SE AMERIKA DHE MOS USHQENI ILUZIONE SE JA KALON NDONJE SHTETE NE FUQIN E ZJARRIT ASAJ.

  12. DM says:

    Nga i merr keto lajme ore Gazetaruck…

    Shkruaj shqip nqs je gazetar, ku duhet te kesh perfekt gjuhen Letrare, dhe leri shprehjet si “Skakiera”, edhe pse e dime kuptimin e saj, por shprehu ne Shqip “Loja e shahut”…

    USA e ka shpenzimin ne Ushtri per 2014 457miliard/€
    Kina ……………………………………………….. 163miliard/€
    Rusia………………………………………………….63miliard/€
    REZULTATIT……………………………………….. ??? (Shpresoj qe pak matematik e din)

    Po te bashkangjes linkun e shpenzimeve ne Mbrojtje per 2014, ke edhe Shqiperine nqs te nevojitet…
    http://www.datosmacro.com/estado/gasto/defensa

    Me shume profesional, dhe me pak thashetheme kafenesh…

  13. Rimekembja says:

    Gazetar medioker.Vendos shumen e valutes dhe jo% e gdp dhe mbrapa shih forcen e lekut.Mos keni mbaruar gazetari te kristali apo vitrina apo ndoshta ja prokomunist.
    Tung

  14. mondi says:

    Mir mer vlla po ne ku hym.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje