Presidenti i Sirisë Bashar Al Assad ka deklaruar pas deklaratave të presidentit të Francës Francois Hollande.
Hollande tha se “Assad është pjesë e problemit në Siri dhe jo zgjidhja e tij”.
Assad ka reaguar ashpër duke thënë se Hollande duhet t’i vijë turp për ato që ka thënë.
Sipas Assad, “Hollande delegjitimon parimin bazë të demokracisë, që është populli që zgjedh liderin e tij”.
“A ka kërkuar populli sirian që Hollande të flasë në emër të tij. A do të pranonte kombi francez që një lider i huaj të thoshte se Hollande nuk është presidenti i duhur për Francën? A nuk do të ishte ky një poshtërim për kombin francez? Kështu e sheh dhe populli sirian deklaratën e papërgjegjshme të presidentit Hollande”, deklaroi Assad për gazetën “Valeurs Actuelles”.
Assad shtoi se “Hollande duhet të kërkojë falje dhe të turpërohet për deklaratat që ka bërë duke poshtëruar një komb si ai sirin që ka një histori qytetërimi mijëravjeçare”.
Assad e ka mbyllur intervistën duke thënë se nuk do të bashkëpunojë kurrë me Francën.
“Nuk do humbasim kohën tonë duke biseduar me një shtet që mbështet terrorizmin. Ata duhet të ndryshojnë politikën e tyre në rast se duan të bisedojnë me ne”, tha ai./a.l
Siria eshte bere molle sherri . Holland nga njera ane furnizon me arme rebelet,ndersa nga ana tjeter lufton ISIS .
Hollande dhe perendimi jane problemi.
Ata qe e krijuan isis per interesat e tyre.
Turp
Une nuk e di se si luhet dhe cfare luhet me Sirine apo me vendet e atij pellgu naftembajtes .
Por per kete BESHIRIN ,ASADIN di te them vetem nje gje :
Shikoje ne Mysyrret (( surrat ,apo fytyre ) dhe pastaj vendosi nje cmim se sa vlen .
Bota more mik sot eshte ne TOLLOVI dhe ka nevoje per qetesi .
Epo sikur ishte me qetesi e gjithe lindja e mesme me ASAD,MUBARAK,KADAF apo jo,ju vete shkoni kruani mu..in e nuk doni te vije ere mo shoku HOLLAND,NUK JANE ATA POPUJ PER DEMOKRACI,jane tjeter kulture mentalitet e menyre jetese!
Assad “demokrati” ben sikur nuk e kupton qe lideret perendimore dorehiqen vetem me protesta dhe nuk presin qe vendi te futet ne lufte civile.
Hollond, furnizon “rebelet”me arme qe t’ja shesin armet”isit” dhe “isis” te godasi hollondin…ec e mere vesht qe thu ti…