RREFIMI/ E arrestuara e bandës së kokainës në Tiranë: Sëmundja e nënës më detyroi të shisja drogë

20 Nëntor 2015, 09:22Politika TEMA

Rreth 4 vite më parë ajo po përpiqej të linte drogën, duke u trajtuar në një nga qendrat e kryeqytetit përmes terapisë mbajtëse me metadon. Sot është një prej 26 të arrestuarve si pjesë e bandës së shpërndarjes së heroinës dhe kokainës në vend.

Sonila Dinoshi ishte 17 vjeçe kur u përfshi për herë të parë në trafikun e drogës, sepse donte të shpëtonte nënën e saj të sëmurë, e pasi vuajti dënimin prej 3 vite e gjysmë burg, donte të largohej nga kjo rrugë.

Gjithçka, 31­ vjeçarja e ka rrëfyer për “Gazeta Shqiptare” në janar të vitit 2012, por sot duket se nuk ia ka dalë.

Një dëshmi që tregon se si ky sistem nuk ndihmon aspak njerëzit që duan të lënë drogën e, nga ana tjetër, s’bëjnë asgjë për rehabilitimin e tyre pas daljes nga burgu, duke i ekspozuar drejt së njëjtës rrugë. “GSH” risjell sot të plotë, historinë e vajzës, nënë e një fëmije të braktisur nga i shoqi.

Rrëfimi

Ishte vetëm 17 vjeçe kur mori vesh se nëna e saj ishte e sëmurë me kancer. Mes jetës në varfëri vendos të kërkojë punë për të përballuar sadopak shpenzimet për kurimin e njeriut më të shtrenjtë për të. Por realiteti i hidhur e përplasi për katër herë radhazi me pronarë biznesesh të etur për të bërë pronë të vetën edhe vajzën e mitur.

E edukuar me frymën se një femër nuk mund të shesë trupin e vet, në çfarëdo vështirësie që të ndodhet, Soni D. vendos të merret me shitjen e drogës, duke e parë si të vetmen alternativë që mund ta nxirrte familjen e saj nga hendeku ku ishte fundosur.

Arrita të shisja drogë për dy vjet rresht. Atëherë u transformova. Nga një vajzë me një trup shumë të bukur, që mund të vishej bukur e të ekspozohej, fillova të vishesha si çun, sepse, duke marrë parasysh punën që po bëja, të mos i lija asnjeriu përshtypjen se unë isha një vajzë e lehtë për t’u përdorur”, – rrëfen 26-­vjeçarja, duke ndezur një cigare.

E bëja vetëm për mamin. Të paktën ato që i kishin munguar gjatë gjithë viteve t’i kishte në ato pak ditë jetë që i kishin ngelur. U mundova të mos i mungonte asgjë, dhe thjesht nga ilaçet që i bleva arriti të mbijetonte edhe 10 muaj të tjerë”, – thotë Soni dhe sytë i mbushen me lot, ndërkohë që zëri fillon t’i dridhet.

Ajo flet qetë, ngadalë, me një zë të ulët e të ëmbël. E veshur në tuta sportive dhe atlete, me një kordele te koka, Soni ngjan me një fëmijë të pafajshëm e të papërballur ndonjëherë me sfidat e jetës, por është krejtësisht e kundërta.

Kur fillova të shisja drogë, fillova edhe të pija. Kur e kam parë mamin tim pas operacionit, u shokova dhe nuk dua ta kujtoj tani. Atëherë kam pirë për herë të parë. Kam pirë shtatë muaj rresht, e lashë, u kurova me metadon më pak se një vit. Kur dola nga burgu e fillova prapë, por u bëra pishman shumë shpejt. E kuptova që ishte diçka që nuk ia vlente të vazhdohej më tej…

Duke ditur që nënës i ngeleshin edhe pak kohë nga vdekja, vajza vendos të shkëputet nga shitja e drogës, por nuk mundi t’i shpëtonte dot policisë.

Mami vdiq më 5 tetor, unë jam arrestuar në 15 tetor, vetëm 10 ditë pas vdekjes së saj. U dënova 7 vjet e gjysmë, ndërkohë që kisha 1 muaj që isha shkëputur nga shitja e drogës dhe ditën që më kanë kapur rastisa në kohën e gabuar, në vendin e gabuar”, – rrëfen Soni.

Ishte nisur për te varri i së ëmës, por nuk mbërriti kurrë atje. Rruga iu ndërpre nga “spiunët e policë”, siç i quan ajo, dhe që pas kësaj do të qëndronte për 3 vjet e gjysmë në burg për të vuajtur dënimin e saj.

“Kur rashë në burg, nuk kishte kaluar shumë kohë nga vdekja e mamit dhe ende nuk isha mësuar me idenë që mami kishte vdekur. Kur u ktheva në shtëpi, e gjej shtëpinë të mbushur me fotografitë e mamit, gjë që nuk më bëri mirë. Familjarët e mi ndoshta menduan që do ta ngrohnin shtëpinë po të ishte ashtu, por unë u shokova shumë. Mund të them që ishte një traumë e tretë për mua: e para ishte vdekja e mamit, e dyta ishte futja në burg, që ishte asgjë para vdekjes së mamit, dhe kjo e treta, që nuk po përjetoja dot mirë as daljen nga burgu”, – vazhdon rrëfimin 26-­vjeçarja.

Pavarësisht pendimit të saj 4 vite më parë, ajo nuk ia ka dalë të shpëtojë nga kthetrat e drogës dhe tashmë 30-vjeçarja ka përfunduar sërish në burg.

13 komente në “RREFIMI/ E arrestuara e bandës së kokainës në Tiranë: Sëmundja e nënës më detyroi të shisja drogë”

  1. Tara says:

    Mire ty Sonila te dhimbsej nena tende qe ishte me kancer, po ata femije qe blenin droge si i behej qe shkateroheshin me keq ne kohen me te bukur te jetes se tyre.(sa nga ata kane vdekur nga mbi doza…) Mendove per veten tende duke i bere keq te tjereve dhe u shkaterove vete, kesaj i thone KARMA

      1. pilo Lala says:

        Edhe Pablo Escobari nga halli filloi te shiste, pastaj tha, tani nuk di pune tjeter, dhe furnizonte Droge ne gjysmen e Botes.

  2. vang says:

    NUK MUND TE SHKOJE TE PASTROJE SHKALLE.TE PELQEU TE SHPETOSH NENEN TENDE DHE TE VDISNIN DJEMT E NENAVE.TE VDESESH TI ME MIRE.MBETURINE.OSE NJE ZGJIDHJE ME E DREJTE DO TE ISHTE TE DILJE NE RRUGE SEPSE KESHTU NUK DO U BEJE KEQ TE TJEREVE POR VEHTES TENDE .POR PARA DO MERRJE ME QE I KISHE NEVOJE DHE JO TE SHPERNDAJE DROGE E TE SHPETONTE NENA JOTE E TE VDISNIN TE TJERE.

  3. Iliria says:

    Shume p.. qenka, faljani.. ? ?

  4. Te bashkuar says:

    A KE PROVA QE KE PAGUAR PER NJE MJEKIM TE SHTRENJTE ? NESE JO NE BURG.

  5. Drejt says:

    Po te kishe pyetur nenen tende ajo nuk do ta donte kurre nje gje te tille per ty. nenes tende i mjaftonte dashuria dhe kujdesi yt , lotet Nena e di dhe e kupton varferine se pak a shume te gjithe kemi qene njelloj dikur.

  6. shkodra says:

    Tragjedi familjare !Njeri i humbur pergjithmone ! Fatkeqe !

  7. Na bashkoj kenga popullore says:

    sikur te thoshe se ke gabuar shum e re, do tregoheshe shum me e ndershme

  8. djegoria says:

    Ca historie…. po dmth ta falin pas leximit te ketij rrefimi? Ore ksaj bravo i qofte e ka shitur. Po persa i perket atyre qe e kane blere? Apo atyre ci qi temen. Vetem kjo te bente leke. Po ca na hapni barkun me histori v.k. nga fillimi ne fund? Kush i futet ksaj rruge e ka llogarit edhe burgun. Me krahe te lehta Soni.

  9. Arber Arjan 100% says:

    Keto jane tragjedi te medha te shoqerise Shqiptare, dhe nuk mund te kerkosh fajtor…

    Ju i thoni kesaj ” po ata qe e blenin dhe i shkaktoje deme”, mos harroni se ata ishin te vetdijshem per ate cka benin.

    Pse nuk flsini ju per ata derra qe ja kerkonin nderin dhe turpin kesaj kur kjo kerkonte pune, pse???

    Kesaj ju shkaterrua jeta tani…

    Fuju rruges se Zotit o vajze, konvertohu ne te krishtere dhe shpeto shpiritn tend duke u afruar me Krishtin.

  10. . says:

    *******************************************************************

    Sa naive dhe qesharrake keto qe i thua popullit.

    Pse ben sikur je budallaqe dhe nuk kuptoke qe me droge ve para”pasurohesh”

    dhe nuk jane leke “gjoja” vetem per te mjekuar nenen tende,

    Po baba c’bente ? …. apo atij i jepje kusurin e “droges” … ha,ha,ha,ha

    ***********************************************************************

  11. . says:

    …. po, po dukesh nga fytyra se je e llustruar me para droge,

    ne birruce te ngordhesh moj buce.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje