Pamja e trishtë e femrave që bëhen kamikaze

20 Nëntor 2015, 14:32Bota TEMA

Kur fqinjët e Sally-t e panë nuk mundën ta besonin. Ishte aty, para tyre, në lajmet e mbrëmjes. E veshur me të zeza dhe me një gisht të ngritur lart, dhe kallashnikovin në dorën tjetër.

Femrat lindore të kthyera në xhihadistebëjnë përshtypje. I shikon në fotografitë e mëparshme dhe duket se nuk kanë lidhje me femrnë e tanishme. Një ndryshim drastik. Ajo që ndodh midis as që mund të imagjinohet.

Konvertimi në ekstremizëm i transformon brenda dhe jashtë. E vetmja gjë që mbetet nga to janë sytë dhe vështrimi, i rrethuar nga një mbulesë e zezë. E njëjta gjë ndodhi me Sally Jones, 45-vjeçarja që dikur ishte e apasionuar pas maceve dhe që banonte në Kent. Në vitet ’90 ishte e apasionuar pas “Rock-ut” dhe me mikeshat e saj luante muzikë dhe formuan një grup.

Pastaj diçka duhet të ketë ndodhur pasi ajo u martua me Abu Hussain, një 20-vjeçar xhihadist. Një takim fatal. Konvertimi është total dhe nuk ka lëshime. Nusja niset për në Siri. Në Angli lë gjithçka pas. Dhe dy fëmijët e saj. Ka hapësirë vetëm për urrejtjen. Kreyn filmime në Raqqa ku premton se fqinjëve të saj që dikur i ujisnin lulet mezi pret t’u presë kokën.

T’i therë me thikë. Janë të shumta femrat si Sally që i janë bashkuar ISIS-it. Konevrtohen në Islam dhe bëjnë gjithçka. Femra luftëtare gati t’ë flijohen për Islamin.

Fatkeqësisht aty ka edhe vajza të reja të moshës 15-16 vjeç. I quajnë “baby-xhihadiste”.

Heqin dorë nga jeta që kanë për të luftuar për Islamin.

“Lamtumirë prindër. Do të luftojmë për Islamin. Shihemi në parajsë”, është letra që u lënë prindërve.

Fundi dihet. E vrarë rastësisht gjatë bombardimeve ose vetëhidhen në erë në ndonjë vend publik./a.l

Il Giornale

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje