Rekordi negativ i Belgjikës: Është furnizuesi më i madh i Shtetit Islamik

20 Nëntor 2015, 13:14Bota TEMA

Ngjarjet që ndodhën në Paris në 13 nëntor u organizuan nga Belgjika, më saktë lagjia Molenbeek në Bruksel.

Por nuk ishte një rastësi përse xhihadistët organizuan pikërisht nga Belgjika sulmet mbi Parisin.

Siç raporton Financial Times, Belgjika është vendi me numrin më të lartë të “foreign fighters”, luftëtarëve të huaj që i janë bashkuar Shtetit Islamik.

Në bazë të popullsisë Belgjika ka mesatare në të lartë të qytetarëve që i janë bashkuar ISIS-it.

Por jo e vetëm luftëtarë, Belgjika gjithashtu është vendi që ka furnizuar më shumë me armë Shtetin Islamik.

Deri në vitin 2006 në Belgjikë mund të blije armë po aq lehtësisht sa në SHBA.

Por një ngjarje e ndodhur në vitin 2006 ku u krye një vrasje e dyfishtë për motive raciale bëri që të ndryshohej ligji për armët.

Por deri në atë kohë ishin shitur mjaftueshëm armë në vendet e Lindjes së Mesme, të blera kryesisht nga terroristët.

Një tjetër problem i Belgjikës është se duke qenë një vend tranzit nuk ka kontrollte rrepta kufitare dhe terroristët mund të lëvizin lirisht.

Sipas Claude Moniquet, ish-spiun francez dhe themelues i “European Strategic Intellingence and Security Centre”, tregtia e armëve nga Belgjika është spostuar së fundmi nga shitja te kriminelët e zakonshëm, tek xhihadistët.

Megjithëse është rritur çmimi i armëve për shkak të kontrolleve të rrepta, për ISIS ky nuk është një problem./a.l

2 komente në “Rekordi negativ i Belgjikës: Është furnizuesi më i madh i Shtetit Islamik”

  1. debiazi i madh says:

    Lodra fjalesh. Keshtu e financoi dhe armatosi perendimi isis. Duke perdorur metoda te terthorta. Edhe me djem te rinj po ashtu. Duket qe shumica qe luftojnevatje vijne nga perendimi.
    Lodra te organizuara.
    Shejtan budalla formula. Si ramy

  2. informator says:

    Dhe Asad tha ne nje interviste ,qe Europa furnizon me arme terroristet .dhe nga kjo lufte braktisi populli Sirine . Tani le ti pergjigjet Europa .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje