Moti i keq, shënohet një viktimë në Shqipëri

22 Nëntor 2015, 10:00Kronika TEMA

Që prej mbrëmjes së djeshme Shqipëria është goditur nga një valë rreshjesh dhe erërash që kanë shkaktuar probleme të shumta.

Por fatkeqësisht veç dëmeve stuhitë kanë shkaktuar edhe nje viktime.

Në Shëngjin Viktori Gjergji është gjetur i pajetë pasi kishte dalë për peshkim.

Por rreshjet kanë shkaktuar edhe shumë probleme në qarkullim duke bllokuar disa akse problematikë.

Gjanica në Fier ka dalë sërish nga shtrati duke përmbytur disa banesa.

Në qarkun e Durrësit shirat e rrëmbyer të shoqëruar me erë të fortë lanë pa energji elektrike Sukthin, Thumanën, Gjirin e Lalzit, Xhafzotajn, Spitallën, Dervenën, Borizanin dhe zonën e Shkëmbit të Kavajës.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje