Lufta e shëmtuar amerikane kundër refugjatëve

23 Nëntor 2015, 15:45Bota TEMA

Një javë e shëmtuar në politikën ndërkombëtare erdhi pas sulmeve të Parisit.

Liderët e SHBA-së u përballën me një rpovë ku vërtetuan se nuk janë të barabartë me të tjerët.

Kongresi amerikan vendosi me shumicë votash mospranimin e 10 refugjatëve nga Siria dhe Iraku.

Nervat në SHBA janë të tendosura dhe ka pasur debate të shumta për qendrimin karshi refugjatëve.

Për shkak të frikës së sulmeve të mundshme edhe në SHBA janë marra masa për kontrollin e çdo personi që hyn në Amerikë, përveç ndalimit të kërkesave për azil.

Por ka pasur edhe qendrime më radikale.

Kandidati Ben Carson propozi të krijohet një bazë të dhënash për çdo person që gjendet në Amerikë.

Disa analistë e kanë krahasuar sjelljen e SHBA-së kundrejt refugjatëve të njëjtë me atë që bëri me hebrenjtë në Luftën e Dytë Botërore.

I pyetur për këtë Donald Trump u përgjigj “Më thuaj ti”, gazetarit.

Ka patur madje edhe propozime për mbylljen e disa xhamive.

Frika nga terrorizmi ka bërë që Amerika të shohë si ekstremist çdo person që vjen nga Siria apo Iraku.

Një senator republikan propozoi që në Amerikë të hyjnë vetëm refugjatë të krishterë.

Megjithëse Obama tha se kjo nuk është një luftë fetare, Amerika po e konsideron të tillë.

Për të çdo mysliman është një ekstremist potencial.

 

2 komente në “Lufta e shëmtuar amerikane kundër refugjatëve”

  1. enter''" says:

    SHBA ka pergjegjesine me te madhe ne tragjedine qe krijoi ne lindjen e mesme si rrjedhoje e politikave te saja te felliqura.

  2. tfgs1 says:

    sa keq me qen korrak…………..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje