Ish-luftëtari serb: Shqiptarët i vramë si dele në vitin 1999

24 Nëntor 2015, 15:18Rajoni TEMA

Në rigjykimin e 12 ish-trupave të Ushtrisë Jugosllave për krime lufte gjatë konfliktit të vitit 1999 në Kosovë, një ish-luftëtar serb rikujtoi sesi grupe civilësh shqiptarë u qëlluan dhe u vranë “si dele”.

Dëshmitar kryesor i prokurorisë, Zoran Raskoviç, ish-anëtar i një njësie ushtarake serbe të njohur si Çakallët, tha në gjykatën speciale në Beograd ditën e hënë se trupat tij të njësisë ekzekutuan më shumë se rreth 60 burra në fshatin Lubeniq të Pejës, më 1 prill 1999.

“Burrat që mund të mbanin armë u ndanë nga gratë, fëmijët dhe të moshuarit. Ata u liruan, por burrat u ekzekutuan në grup. Si dele, ata nuk u rebeluan shumë”, dëshmoi Raskoviç.

Qëllimi i sulmit ishte “të shfaroseshin” civilët që jetonin në fshat, tha ai.

Dymbëdhjetë ish-anëtarë të Skuadrës 177 të Ndërhyrjes të Ushtrisë Jugosllave, të cilët të gjithë u deklaruan të pafajshëm, po gjykohen për torturë, grabitje dhe vrasjen e 118 shqiptarëve të Kosovës.

Ata janë akuzuar për krime në katër fshatra – Lubeniq, Pavlan, Qyshk dhe Zahaq – gjatë luftës së Kosovës në prill dhe maj të vitit 1999.

Sipas aktakuzës, qëllimi i sulmit ishte dëbimi i përhershëm i popullsisë shqiptare.

Raskoviç të hënën përsëriti dëshminë që ai dha më parë në vitin 2013 gjatë gjyqit të parë, kur ai e përshkroi në detaje masakrën brutale në Lubeniq.

Nëntë luftëtarët serbë janë dënuar më parë me një total prej 106 vitesh burg në shkurt të vitit 2014, por gjykata e apelit në Beograd e anuloi vendimin në mars, duke e quajtur atë “të pakuptueshëm dhe kontradiktor”, dhe e dërgoi rastin për rigjykim.

Në fillim të gjyqit, prokuroria pretendoi se burrat ishin anëtarë të një njësie paraushtarake të quajtur Çakallët, por më vonë vendosi se të gjithë të akuzuarit kishin karta identiteti ushtarake dhe merrnin rroga nga Ushtria Jugosllave.

Por Raskoviç megjithatë këmbënguli përsëri se luftëtarët nuk ishin pjesë e ushtrisë, por vetëm e “një grupi njerëzish të armatosur dhe gjaknxehtë”.

“Ne filluam ta mbronim vendin tonë me qëllimet më të mira duke kryer disa krime të tmerrshme. Ne Çakallët, vramë shumë civilë,” tha ai të hënën.

Para vrasjeve të Lubeniq, një nga civilët e pyeti komandantin e njësisë Nebojsa Miniç, i njohur ndryshe si “Mrtvi” (Vdekja) pse luftëtarët e tij hynë në fshatë “si kriminelë”, tha Raskoviç.

“Mrtvi e vrau atë dhe më pas tha se të gjithë të tjerët do të ekzekutoheshin”, risolli në mendje Raskoviç.

Minic, një nga oficerët më famëkeq të Ushtrisë Jugosllave të asaj kohe, vdiq nga një sëmundje që ka lidhje me AIDS-in në Argjentinë në vitin 2005, para se të ekstradohej në Serbi për akuzat për krime lufte.

Raskoviç tha se pas vrasjeve në Lubeniq, një nga burrat që janë në gjyq, Milojko Nikoliç, i njohur ndryshe si “Sumadija” hyri në turmën e fshatarëve për zvogëluar dhimbjen e tyre” dhe qëlloi ata që ishin ende gjallë.

Prokuroria e bashkoi çështjen me një tjetër i cila filloi në shtator të vitit 2014, në të cilën tre ish-anëtarë të Skuadrës 177 të Ndërhyrjes të Ushtrisë Jugosllave, Vladan Krstovic, Lazar Pavlovic dhe Milan Ivanovic, janë të akuzuar për pjesëmarrje në vrasjen e 46 njerëzve në Lubeniq më 1 prill 1999.

Edhe pse Krstoviç mohoi të ketë qenë në fshat më 1 prill 1999, Raskoviç tha në gjykatë se mban mend ta ketë parë atë atje ditën e vrasjeve, përcjell kallxo.com.

“Mbaj mend që ishte atje, sepse ai ishte shok i ngushtë i Obradoviçit, një tjetër pjesëtar i njësisë tonë. I pashë bashkë diku në fshat atë ditë,” tha ai.

Çështja konsiderohet si një nga më të mëdhatë ndonjëherë në lidhje me krimet e luftës në Kosovë në gjykatat e Beogradit, me seanca dëgjimore dhe gjyq fillestar që zgjati për katër vjet. Sulmi ndaj katër fshatrave dhe mbulimi më pas i këtij krimi janë hulumtuar në një dokumentar të BIRN; “Të Paidentifikuarit”.

Në gusht të vitit 2014, prokuroria serbe për krime lufte nisi një hetim ndaj Dragan Zivanoviç, ish-komandant i Brigadës 125 të Ushtrisë Jugosllave, për akuzën se s’kishte bërë asgjë për të parandaluar vrasjet e shqiptarëve dhe shkatërrimin e shtëpive dhe pronave në katër fshatrat.

Deri më tani megjithatë nuk është lëshuar asnjë padi.

Gjyqi vazhdon më 18 dhjetor.

17 komente në “Ish-luftëtari serb: Shqiptarët i vramë si dele në vitin 1999”

  1. Papa Jani pe Korçe says:

    “Bemat” e andarteve greke perseriten nga “trimat” çetnike, si gjithmone te bekuar nga kisha orthodhokse !
    I njejtë qellimi, masakrim civilesh, e spastrim etnik !

    1. albaniafirst says:

      Papa Jani pe Korce, ska lidhej kisha apo xhamia me kete ngjarje. Kriminelet mbeten te tille pamvaresisht nga feja qe kane. Keto palo “ushtarake” nuk jane me te mire se ISIS qe vret ne emer te fese.
      Jeta e cdo njeriu eshte e vlefshme dhe vetem ajo fuqi qe ta jep jeten mund edhe te ta marre. Kjo fuqi per ato qe besojne eshte ZOTI dhe per te tjeret eshte NATYRA.

    2. albti says:

      Shume te drejte ka jemi si dele ose ne disa vende jemi si majmune qe mund te shtypen lehte nga pushtetaret.

    3. Partizani says:

      Megjithate kosovaret nuki merren me denimin e ketyre KRIMEVE SERBE,por te gjithe baterite e tyre te URREJTJES i kane drejtuar tek Shqiperia SOCIALISTE,tek PARTIZANET SHQIPTARE,tek Masakra e Tivarit etj!!!
      Asnje fjale nuk thone per KRIMINELIN Sali Berisha qe furnizoi tanket serbe me nafte,por merren duke share Enver Hoxhen!
      Domosdo,qe kete e bejne se shumica e tyre kane qene SPIUNE TE UDB-se dhe pjestare te DIVIZIONIT NAZIST “SCANDERBEG”!!!
      Mallkuar qofshi,o sllave shqip foles!
      Ju kurre nuk jeni shqiptare te vertete,por ARMIQ te Shqiperise!!!

  2. armand says:

    S’kemi nge te merremi me serbet, jemi angazhuar ne lufte kunder terrorizmit ne kontinentin aziatik.

  3. Albania1 says:

    Ky kopili ngreh pluhur kote. Dhe e di shume mire se cfar bene shqiptaret me keta.Shqiptaret nuk mbajten asnje rob te zene por ekzekutoheshin direkt ne vend. I vetmi qe shpetoj ka qene nje “Ushtar” Ruse, me vone doli nami sikur dezertoj. Nuk dezertoj por nderyri ambasada Ruse dhe e moren brenda 15 min me ane te UNESCO dhe e raportuan sikur ishte reporter. Asnje ushtar Serb nuk doli i gjalle ne perballe me shqiptaret

  4. alben says:

    Duhet hakmarje!

  5. FLAMUR_VLORE says:

    STOP ZAJDENICA NE KOSOV—KOSOVA JO SHTET MULTIETNIK—KOSOVA SHTET HOMOGJEN ME MINORITETE !!!

  6. E po kjo pune! says:

    dhe prape jane para nesh drejt BE sepse BE vazhdon ison e 1913… BE ne kurriz te kauzes kombetare nuk duhet te kete. Dulja pordha dhe gjithe greku ve kujen per nje stalle fetare ne Dhermi ndersa ne heshtim e heshtim per Mitrovicen, Luginen ne Serbi, Camerine…..

    1. Kaqaki Junior says:

      Pa BE s’mund t’paguajne denimin per krimet qe bene!

  7. Duhet tja dime jashte mase per faleminderit ,ketij njeriu serb ,qe nxjerre ne drite krimet dhe genocidet e bera ne 99 !

    Keto te dhena ,duhet te shkruhen ne historine e gjate te krimeve serbe .

    Kur te vije dita per hakmarrje , keto te dhena na bejne me te vetdijshem .

    1. enter bithekiri says:

      Nuk ka vend per hakmarrje o taleban rrk.

    2. ben says:

      Serbet kriminele te pakten ishin burra
      Se vrisnin ne emer te atdheut te tyre.

      E jo ne emer te fese si ca funderina pa identitet ne ballkan.

  8. Epidor says:

    Z.Detar ke klikuar me koshience nje mendim te vertete, vetem faktet mbeten ne histori si nje vlere per tu mesuar e gjithe bota me krimet e ketij populli te ardhur ne ballkan nga Rusia nga karpatet!

  9. Itali says:

    Edhe ne shqiptaret kemi mare pjese ne lufte naften ja shisnim serbise armet kosoves pastaj hapen depot ushtarake qe kishte vetem karabina policani se kallashet ja kishin shitur uck.

  10. riti says:

    Shqiptaret qe vrate a i shin te armatosur ? po qe se jp jeni tregu ashtu sic jeni melliqesina ,Burrat ndeshen me arme balle per balle ,Nuk eshte trimri te vrasish njerez te pa armatos ,ate e bejne vetem njerzit e ligj , Dhe thoni beri gabim NATO qe bombardoi serbine , Ako ka bere shume mire dhe duhet te bombardonte akoma me shume keta shpellare qe e quajne trimri kur vrasin njerez te pa armatos, Meqe qenkan aq trima perse nuk luftuan me aq trimri dhe kunder saj ,frikacaket ,u bente bitha perse edhe ne vrimen e miut ku rrinin fshehur ,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje