Vetëm 750 mijë zgjedhës e vlerësojnë punën e qeverisë në përgjithësi

24 Nëntor 2015, 09:04Politika TEMA

Nga Eduard Zaloshnja

Pro qeverisë aktuale shqiptare, para dy vjetësh, votuan plot 1 milion zgjedhës (680 mijë votuan për qeverinë e mëparshme dhe rreth 480 mijë zgjedhës që banonin në Shqipëri nuk votuan fare ose votuan për parti e kandidatë jashtë koalicioneve).

Po sa prej tyre kanë aktualisht një vlerësim pozitiv për punën e qeverisë dhe sa janë gati ta rivotojnë atë, nëse zgjedhjet zhvillohen sot? Këtyre pyetjeve dhe të tjerave u jepet përgjigje më poshtë, nëpërmjet përpunimit të të dhënave të një sondazhi të serisë BAROMETËR, që e zhvillova ditët e fundit me shtetas shqiptarë 18 vjeç e sipër, me banim në Shqipëri.

1-Zgjedhësit që banojnë në Shqipëri, të kategorizuar sipas opinionit të përgjishëm që kanë rreth punës së qeverisë aktuale:

Pozitiv  750,000                  Negativ 750,000                Asnjanës 600,000

(Në Shqipëri banojnë aktualisht rreth 2.1 milionë zgjedhës)

————————————

2-Zgjedhësit që banojnë në Shqipëri, të kategorizuar sipas vendosmërisë për të votuar sot partitë e mazhorancës apo të opozitës aktuale:

Mazhoranca 830,000       Opozita 630,000                Të pavendosur 640,000

————————————

3-Zgjedhësit banues në Shqipëri, që janë të vendosur për të votuar sot një nga tri partitë kryesore:

PS 630,000           PD 610,000          LSI 170,000

————————————

4-Zgjedhësit që banojnë në Shqipëri, të kategorizuar sipas vlerësimit që kanë rreth luftës së qeverisë aktuale kundër informalitetit:

Pozitiv 1,050,000               Negativ 650,000                Asnjanës 400,000

—————————————

5-Zgjedhësit që banojnë në Shqipëri, të kategorizuar sipas vlerësimit që kanë rreth luftës së qeverisë aktuale kundër korrupsionit:

Pozitiv 550,000                  Negativ 750,000                Asnjanës 800,000

—————————————

6-Zgjedhësit që banojnë në Shqipëri, të kategorizuar sipas vlerësimit që kanë rreth punës së qeverisë aktuale për rendin publik dhe sigurinë rrugore:

Pozitiv 890,000                  Negativ 600,000                Asnjanës 610,000

———————————————

7-Zgjedhësit që banojnë në Shqipëri, të kategorizuar sipas vlerësimit që kanë rreth luftës së qeverisë aktuale kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve ilegale:

Pozitiv 550,000                 Negativ 750,000                 Asnjanës 800,000

——————————————–

8- Zgjedhësit që banojnë në Shqipëri, të kategorizuar sipas vlerësimit që kanë rreth punës së qeverisë aktuale për përmirësimin e ekonomisë:

Pozitiv 590,000                  Negativ 800,000                Asnjanës 710,000

———————————————

9- Zgjedhësit që banojnë në Shqipëri, të kategorizuar sipas vlerësimit që kanë rreth punës së qeverisë aktuale për përmirësimin e shëndetsisë:

Pozitiv 530,000                  Negativ 750,000               Asnjanës 820,000

———————————————-

10- Zgjedhësit që banojnë në Shqipëri, të kategorizuar sipas vlerësimit që kanë rreth punës së qeverisë aktuale për përmirësimin e arsimit:

Pozitiv 700,000                 Negativ 690,000                Asnjanës 710,000

———————————————-

Shënim: Anketimi u krye me telefon/celular me 1050 banorë të Shqipërisë të moshës 18 vjeç e sipër. Kamapioni u balancua politikisht, gjeografikisht dhe demografikisht, për të përfaqësuar sa më realisht elektoratin shqiptar. Maksimumi i marzhit të gabimit statistikor për këtë kampion ishte plus/minus 3.1%.

6 komente në “Vetëm 750 mijë zgjedhës e vlerësojnë punën e qeverisë në përgjithësi”

  1. ben says:

    Partine e ed rames dhe koco kokedhimes

    Qe nuk e di si mund ta kete emrin as deputetet aktuale nuk kane per ta votuar jo me socialistet e thjeshte qe ne ndryshim nga koha e saliut kete rradhe edhe u tallen.

    Kam pershtypjen se kjo parti qe ne zgjedhjet lokale 2015 fitoi 26% te votave duke humbur gati 18% te zgjedhesve nga 2013.
    Duke vazhduar me kete trend partia e rames dhe kocos nuk kalohn 8% te votave.

    PS: zaloshja a ka mundesi mos te nxheresh shifra per maxhorancen.se ne maxhorance jane edhe Froku edhe Meta edhe camet edhe topi. Prandak flori nxire nje sondazh sa eshte partia e rama kocos

  2. Libri says:

    Sahanlëpirsi dhe sherbëtori ka mbetur pa lekë, andaj sajon sondazhe!!!
    Paç faqen e zezé!

  3. qytetar says:

    jo more?! Po nuk ka nevoje qe te shohesh sondazhet e tua per te kuptuar se sa idiot edhe i manipuluar je. Sahanlepires i neveritshem!! Ti edhe kur flet duket sikur ke nje top m… ne goje!!!

  4. Lymi says:

    Po cfare keni mor trimat e S hales qe revoltoheni me sondazhin e Zaloshnjes?
    Parashikime jane, bon vaki dalin, bon vaki nuk dalin.
    Ja psh: Ne sondazhet e bera per zgjedhjet e qershorit 2015 nga Ballkan Web dhe gazeta Panorama, PD i fitonte te gjitha bashkite 100%. Juve ju asht ba zemra mal prej ktyne sondazheve. Mirepo zgjedhjet jane tjeter gjo. Zgjedhesit nuk i kishin lexu sondazhet e Panorames. Shume gabim. Dhe ju, mbetet e jeni ende te hidhnum.
    Keshtuqe edhe pse Zaloshnja thote se 1 milion e 50 mije zgjedhes mund te votojne perseri qeverine aktualale, une nuk ve bast se do te jene aq.

  5. partizani says:

    te pakten mua me ka fut kot ne sondazh se nuk me ka pyetur njeri keshtu q
    e nuk eshte plotsisht i sakte

  6. juglindori nga Korça says:

    Nje gje eshte e sigurte . Shqiperia eshte ne maxhorance e majte dhe e majta , ka nje elektorat te konsoliduar , qe nuk dezerton kurre . Neqoftese , koalicioni Rama-Meta vazhdon normalisht , e majta ne Shqiperi , mund te qeverise me dekada te tera .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje