I shkëputur për muaj nga ekrani,prezantuesi dhe producenti televiziv me 25 vite në ekran, Adi Krasta, thotë se i ka munguar komunikimi me publikun.
I ftuar në Tonight Ilva Tare, mbrëmjen e 25 nëntorit, Krasta thotë se është në fazën e vëzhgimit përmes heshtjes të aktualitetit.
Nuk ka problem personal me Kryeministrin, por me mënyrën si ai e sheh qeverisjen.
E ndërsa edhe vetë është një kontribut në mbështetjen e ardhjes në pushtet të së majtës, Krasta thotë se ka qenë një ftesë ndaj publikut për rrotacion.
Ai mbetet i mendimit se edhe katër vite qeverisje të së djathtës do të kishin kaluar në çmenduri popullin.
Zhgënjimin nga qeverisja Rama se ka prekur ende, thotë se po pret edhe pak.
Por nuk nguron ta konsiderojë këtë qeverisje një shans të humbur për vendin. Kjo në raport me atë çfarë premtuan dhe çfarë realisht kanë realizuar në këto vite.
Raportin e kryeministrit me median Krasta e sheh kështu: “Duhet te jesh i dobët të shantazhohesh kryeministrat e fortë nuk shantazhohen dot”
Ndërsa etiketimin “Kënetë mediatike?” të Ramës e është “i pankontrolluar”: “Kënetë meidiatike dhe mund ta quash por vetë (flet për veten) nuk jam zhabë”
Mundohet të jetë i rezervuar të flasë për “Darkën e Gabuar” me zotin Rama në ditëlindjen e violinistit Tedi Papavrami në një nga restorantet në Tiranë. Thotë se koha do të jetë një herë tjetër, “por nuk ka asgjë në atë darkë që të më bëjë mua të ndjehem i shqetësuar, i frustruar, i lënduar ose me mllef”
Atje kanë qene 18 vetë po aq të lejuar për të folur për atë qe ka ndodhur atë darkë ndërsa mendon se publikimi i Berishës nga pjesë të asaj darke nuk ndikoi në qartësimin e ngjarjes.
Adi Krasta: Ka pasur shumë zhurmë për hir të së vërtetës, të cilën e kam ndjekur ku me një qënëndi të brendshme të kujdesshme, si me një lloj shqetësimi. Dëmet me dhe pa dashje që mund t’i bëjmë njëri-tjetrit si kolegë për shkak të titujve tendenciozë që të çojnë në klikime apo përgatitjen e situatave ku një njeri mund të transformohet në një shenjëstër dhe më pas të marrë të gjithë agresivitetin e atyre që kanë një mendim ndryshe. Për të treguar përgjegjshmëri dhe meqënëse kjo ngjarje në fakt nuk do kishte ndihmuar në mënyrë të veçantë për të lexuar personalitetin e të gjithë atyre që kanë qenë atë natë.
Pra, secili në atë mbrëmje ka reaguar brenda kornizës së mundësive të personalitetit të vet. Nëse unë do kisha marrë një vendim personal për ta treguar këtë, çka kam vendosur mos ta bëj sot për të qëndruar besnik një vendimi që kam marrë për të mos ndikuar në zonën e kënaqësive të telenovelës, por për ta bërë një ditë kur të jem i përgatitur, ndoshta në shfaqjen “E para është fjala dy”, për ta lexuar në mënyrë më gazetareske, për të hedhur më shumë dritë. Unë jam akoma duke e procesuar, por nuk ka asgjë në atë darkë që të më bëjë mua të ndjehem i shqetësuar, i frustruar, i lënduar ose me mllef. Përkundrazi. Unë këtë ngjarje e kam arkivuar për t’ju kthyer nëse do ta ndjej të domosdoshme në një program a shfaqje të madhe, timen dhe ku të mbaj më shumë përgjegjësi për mënyrën e trajtimit.
Pjesë nga intervista
Krasta: Kam pasur unë një frikë të madhe gjatë gjithë karrierës se mos tingëlloja i angazhuar, mos angazhohesha, ose se mos ma bëni me gisht mbylle gojën se je i angazhuar.Deri kur do të duhet të mos angazhohemi. Çfarë duhet të ndodhë në këtë glob që të detyrojë një njeri të dalë nga sfera e kristalit, të marrë pjesë. Në momentin që angazhohesh e ndan publikun në dysh, por ndarja në pro dhe kundër nuk është ngjarje jashtëzakonshme. Unë e kam ndjerë veten të angazhuar gjithmonë.Por vendosa të angazhohem, duke i dhënë zë publikut të cilin në analizën time e konsideroja të madh rreth 1 milion vetë dhe kështu rezulton, siç thuhet tanimë me 1 milion të famshmet vota. Kemi kolegë që nuk kanë guxuar të thonë kurrë mendimin e tyre, nuk kanë fuqi ta thonë, nuk lejohen. Është fat i madh për cilindo njeri të thotë mendimin e vetë dhe të mbajë përgjegjësi dhe kosto.
The 1 milion vota që pas 2013 u quajtën dhe shuplaka, të ka ardhur mirë të konsideroheshin një shuplakë për pushtetin e mëparshëm?
Krasta: Shuplaka ishin, ndoshta isha dhe unë një shuplakë.Puliceri ndaj më ka përlqyer mua që thoshte: Jam shuplakë për të gjithë ata që e meritojnë.
Ka nga ata që e meritojnë?
Krasta: Ka në Shqipëri, ka pasur gjithmonë.
Nëse do kishe mundësi që dikujt ti përvishje një shuplakë, kush do ishte?
Krasta: Njerëz të caktuar kanë përgjegjësira të caktuara.Për atë që i bëjnë Shqipërisë për mirë apo për keq. Nëse ti brenda profesionit të tënd do të shtysh argumentin që unë të dal me një logjikë që kam një problem me Kryeministrin, përgjigjia ime është jo.Nuk kam problem personal me Kryeministrin, me asnjë Kryeministër. Meqenëse zotin. Rama e keni bërë gati paraprakisht për ta nxjerrë në momentin, por nuk është realisht një problem personal.Por do të jetë hulumtimi gazetaresk apo si qytetar për veprimtarinë e drejtuesit të ekzekutivit.
Marrëdhënie private keni ende me zotin.Rama?
Krasta: Nuk kemi pasur një marrëdhënie private të mirëqënë dhe të plotë. Kemi pasur një njohje si dy njerëz me jetë publike. Në shfaqen në sallën e Pallatit të Kongreseve nuk ka qenë një mbështetje direkte për Ramën ka qenë një ftesë për qytetarët që të mbështeste fjalë për fjalë Ambasadorët e vendeve më të rëndësishme në Shqipëri për të bërë një rrotacion. Vazhdoj të mendoj se kam bërë mirë.Kisha një ndjesi se nëse do ishim edhe katër vjet nën atë zhvillim politik në Shqipëri ky vend do të ishte çmendur plotësisht.
Megjithatë duke mbështetur rrotacionin, ishte Rama që do bëhej Kryeministër..
Krasta: Po një rrotacion automatikisht do të mbështeste marrjen në pushtet të mazhorancës së majtë.Nuk jam penduar.Kam luftë për të kuptuar, kam dëshirë të sqaroj pjesë të tëra të qeverisjes.
Jeni zhgënjyer?
Krasta: Nuk e di dhe jam duke pritur dhe shumë pak. Një hap i gabuar, një zgjedhje e bërë në shtysën e erërave të moskontrollit.
Do ta kishit bërë sërish mbështetjen ndaj Ramës?
Krasta: Mbështje aka qenë në raport me një kërkesë të bërë elektoratit për të marrë në konsideratë një ndryshim për situatën ekzistuese. Ti nuk hedh zara për mënyrën si sillet një mazhorancë apo lider.Një lider duhet të ketë dy karakteristaika të domosdoshme, strategji dhe karakter. Po nëse detyrimisht nuk duhet ta ketë njërën, mirë është të mos ketë strategji.
Rama e ka karakterin?
Krasta: Mendoj që ka probleme me menyrën si e sheh qeverisjen.
Ju si e shihni?
Krasta: Një shans i humbur.Një qeveri dhe një lider kanë nevojë të jenë të mbështetur, kanë nevojë të marrin një të ashtëquajtur leje.Ti e bën me dy karakteristika, je i përulur dhe i çiltër, i lexueshëm. Mazhoranca erdhi me një mesazh transformues për vendin, tha do ndryshojmë të gjitha gabimet e qeverisjes së kaluar dhe përveç kësaj tha se do ta rindërtojmë vendin.Nga veprimtaria në këto tre vjet duke parë disa nga fushat kryesore ti nuk ke ndjesinë që ja kanë dalë, ti ke ndjesinë që nuk ja kanë dalë, ti ke ndjesinë që duhet të përpiqen shumë fort që të na bindin se ja kanë dalë. Minimumi që mund të bëj është ta shoh me dyshim, të jem i shqetësuar dhe njëkohësisht ka edhe elementë të tjera për të cilat ja vlen të jemi shumë të shqetësuar.
Për çfarë duhet të jemi të shqetësuar?
Krasta: Do duhej të kishte rezultate ekonomike.Nëse ka rezultate ekonomike, njerëz që futen në punë dhe jo njerëz që ikin nga Shqipëria dhe nuk është pohuar akoma se njerëzit ikin nga Shqipëria se janë të shqetësuar, të mërzitur. Thuhet që kanë ikur nga Greqia. Ky lloj bullshiti në komunikim, ky rrotullim për të gjetur shpjegime që nuk i përkojnë realitetit sipas ndjesive të njerëzve të zakonshëm që tek ndjesia bazojnë analizën për të dhënë votën më vonë i kanë njërëzit në një siklet. Ndjesitë sot janë se nuk po ndodhin sukseset e premtuara, ka një diletantizëm në mënyrë e të operuarit të shtetit dhe institucioneve, nuk është mazhoranca idealiste.
Kryeministri thotë se ka sondazhet e tij që masin punën e qeverisë, ato janë pozitive për qeverinë.
Krasta: Mund të jenë kështu në letër.Për Kryeministrat në Shqipëri thonë se në një moment të caktuar të jetës së tyre qeveritare humbin kontaktin me realitetin dhe me njerëzit.Nëse ti pretendon që ajo që thuhet në popull nuk është ajo që ekziston në të vërtetë, minimalisht më duket një mungesërealizmi. Maksimalisht më duket një shkëputje nga realiteti dhe fshehje ndaj asaj që realisht mund të mos jetë shumë e prekshme sot por që mund të bëhet pas një viti.
Keni thënë që nuk ka rilindje, nuk ka ndryshim, ka status-quo?
Krasta: Po. Një rilindje nuk ka qenë, ka qenë një ruajtje e status-quosë së këtyre viteve. Janë po të njerëz të fuqishëm, nuk është ndëshkuar asnjë njeri i vetëm nga keqbërësit politik-publik të mazhorancës së kaluar. Ka frikë për një gjueti shtrigash, për selektivitet dhe për dy fytyrësi në raport me trajtimin e njerëzve dhe fenomeneve në vend.
Që nuk e prishi dot Rama, nuk diti, apo nuk u la?
Krasta:Ikën një Kryeministër, vjen një Kryeministër, ikën ky dhe vjen një tjetër, na pëlqen nuk na pëlqen neve nuk është fundi i botës. Do ikin dhe do vinë.Dhe do vinë të tjerë edhe pse nuk na pëlqejnë.Kështu duhet të ndodhë në një vend demokratik.
Ke qenë shumë i ashpër në një monolog, përdore disa herë fjalën banditë politik.
Krasta: I jam referuar retorikës që sot përdoret për politikën në Shqipëri, i stigmatizon si banditë. Më gjej një fjalë më të butë për fjalën kriminel, hajdut, me precedent penal, që dyshohen shumë fort. Në mos banditë populli i ka quajtur me termin që ju ka ardhur më për mbarë.
Kush janë këta që kanë marrëdhënie klienteliste me zotin.Rama?
Krasta: Unë mendoj që vetëm RTSH nuk ka marrëdhënie klienteliste me zotin.Rama. Derisa në këtë vend ekziston një mendim që tani po ravizohet fort, ka një komplecitet të medias, nuk tregojnë të vërtetën, nuk bëjnë kritika të forta, të ndershme që mund të jenë dhe me nerv.
Ti je në ekran duke e bërë tani.
Krasta: Natyrisht, jam shumë i lumtur që nga pikëpamja editoriale njerëzit që punojnë këtu e lejojnë këtë. Të shohim 24 orët e ardhshme.
Po mendon për vete apo për mua?
Krasta: Po mendoj për ty. Mua nuk më ndodh dot asgjë gjatë gjithë kohës.
Kam kaluar shumë furtuna dhe unë Adi.Nuk besoj se do ketë probleme të tilla.
Krasta: Do duhet të ketë një qëndrim që është gazetaresk dhe jo ekstragazetaresk.
Kur thua e kërcënojnë Ramën me braktisje, nxjerrje të sekreteve dhe për pasojë rënien e shpejtë të tij politike. Po le të kuptohet atë që në fakt e ka thënë Kryeministri në një deklarim të para disa ditëve, media që shantazhojnë?
Krasta: Po ai mund të ketë pasur të drejtë këtu, e ndjen që shantazhohesh. Duhet të jesh i dobët të shantazhohesh.Kryeministrat e fortë nuk shantazhohen dot, kryeministrat idealist nuk janë të shantazhuar kurrë. Janë të fortë duke rezistuar aty për kauza të mëdha. Televizionet dinë ta bëjnë shantazhin nëse kanë gjëra për të thënë.Duke iu referuar procesit të dixhitalizimit që është absolutisht një nga faqet më të turpshme.
Mos ke paragjykuar një proçes që nuk ka ndodhur ende?
Krasta: Informacionet ishin që televizonet dhe platformat më të mëdha në vend kishin bërë realisht përpjekje serioze me qëllim që të merrnin blloqet frekuencialë për të pasur monopolin. Fjala ime ka qenë që nëse ky proces do të ndodhë atëherë ish-kryeministri ka të drejtë kur ka pretenduar 1,2,3,4 gjëra.Nëse nuk ndodh atëherë ai nuk ka të drejtë.Finali i kësaj procedure që u bënë gjithë përpjekjet që të ruhej monopol.Desh u kalua në Kuvend një ligj i cili ndërronte % e pronësisë dhe vetë drejtimin e pronësisë. Pati reaksion të madh që të mos bëhej.Nëse do bëhej do kishte ndodhur ekzaktësisht ajo që u fol.
Darka e gabuar me zotin Rama gjatë ditëlindjes së Tedi Papavranit në një nga restorantet në Tiranë.
Adi Krasta: Ka pasur shumë zhurmë për hir të së vërtetës, të cilën e kam ndjekur ku me një qënëndi të brendshme të kujdesshme, si me një lloj shqetësimi. Dëmet me dhe pa dashje që mund t’i bëjmë njëri-tjetrit si kolegë për shkak të titujve tendenciozë që të çojnë në klikime apo përgatitjen e situatave ku një njeri mund të transformohet në një shenjëstër dhe më pas të marrë të gjithë agresivitetin e atyre që kanë një mendim ndryshe. Për të treguar përgjegjshmëri dhe meqënëse kjo ngjarje në fakt nuk do kishte ndihmuar në mënyrë të veçantë për të lexuar personalitetin e të gjithë atyre që kanë qenë atë natë. Pra, secili në atë mbrëmje ka reaguar brenda kornizës së mundësive të personalitetit të vet. Nëse unë do kisha marrë një vendim personal për ta treguar këtë, çka kam vendosur mos ta bëj sot për të qëndruar besnik një vendimi që kam marrë për të mos ndikuar në zonën e kënaqësive të telenovelës, por për ta bërë një ditë kur të jem i përgatitur, ndoshta në shfaqjen “E para është fjala dy”, për ta lexuar në mënyrë më gazetareske, për të hedhur më shumë dritë. Unë jam akoma duke e procesuar, por nuk ka asgjë në atë darkë që të më bëjë mua të ndjehem i shqetësuar, i frustruar, i lënduar ose me mllef. Përkundrazi. Unë këtë ngjarje e kam arkivuar për t’ju kthyer nëse do ta ndjej të domosdoshme në një program a shfaqje të madhe, timen dhe ku të mbaj më shumë përgjegjësi për mënyrën e trajtimit.
edhe i zgjuar edhe gomar….dhe pordholog si shumica e atyre qe dalion ne ekranet shqiptare
ik ore bythqir Tirane . Shko se po te pret Beketi.
Njeri pa trohe integriteti.molousque.
Respekt per Krasten e kam quajtur shume here, Gunter Jauch shqiptar dhe perseri i mbetem atij mendimi, se Krasta, eshte shkolla e pare e moderimit shqiptar, te mbas viteve 80-te, fillim viteve 90-te.
Dhe nga kjo pershtypje qe kam per kete moderator te mrekullueshe, lashe shume programe te tjera, vetem per ta degjuar deri ne fund dhe me zhgenjeu, mori cdo gje personale, duke u marre me kryeministrin aktual, thjesht se u mbyll nje fole korrupsioni, ku Krasta me djerse, paguj, per punen e tij.
po ky vend eshte i teri nje fole e madhe korrupsioni. Qeveria eshte fole korrupsioni. Aleanca qe ka bere eshte fole korrupsioni. Pronaret mediatike, te gjithe pa perjashtim e qe prosperojne ketu e 20 vjet jane fole korrupsioni. Pse nuk eshte frangaj fole korrupsioni. Pse nuk na thane ata qe iken se top channel eshte bere me burime te dyshimta parash e se Tani me bisht ishte nje ordiner laprake e mafioz italie ? Nuk mu duk se Krasta donte te merrej mbreme me kryeministrin sespe ai kur merret e ka shume me te ashper gjuhen. Intervistuesja insistoi ta mbyllte intervisten aty. Beri 10 pyetje per darken. Sepse kujdesen per cfare do shkruajne gazetat neser. Kjo eshte drama e medias per fat te keq.
Ky eshte dikush qe nuk e di se kush eshte. Ky eshte dikush qe kerkon dicka por nuk e di cfar kerkon. Ky eshte tragjik edhe kur hidhet llotarija. E c’mund te presesh nga ky mosasgje njeri?
Akoma nuk eshte bindur ky, do presi akoma.
Edhe e mban veten per gazetarin me te mire ne vend.
Kur nuk sheh ky se cfare katastrofe ka ndodhur ne Zululandin qe quhet Shqiperi imagjino miletin e kristaleve.
Bjeri troc e tregohu burre njehere te vetme ne jeten tende.
Ti ke qene drejtori I radio Kohes ne votin e ZI 97. A te kujtohet cfare ke trasmetuar?
Kraste djali ti he i angazhuar edhe fort. Ti gazetar pararoje i nje te majte qe vetem e majte nuk eshte por eshte ajka dhe etaloni i llumit te politikes enveriste, kozmopolite, sllavo mafiozo orthodokse antishqiptare ne thelb e nje asht.
Ke thene qe nuk I lexon komentet po shpresoj qe dikush te ta thote keto qe kam shkruar.
Dhe per fund nuk e kam personale, ti je njeri I artikuluar dhe ke bere gjera te dobishme per publikun me shume se qindra gazetare te tjere qe nuk jane te varur nga poshte, dhe na bejne per te vjelle cdo nate neper ekrane.
Ti Adi je i varur nga idete e tua majtiste qe me sa duket i ke ne gjak.
Me je dukur shume i vogel ne nje emision tendin kur pate ftuar Edi Ramen kur punoje ne Vizion plus. Ishte nje interviste e peshtire per te qene shume etik.
Po ashtu kur kishe intervistuar nje fosile enveriste qe udheheq Prizrenin dhe me kujtonte nje Xhelal te Shkodres qe bertet nate e dite qe gjermani i fundit ka dale nga Shkodra me 29 nentor.
Kjo interviste duket si lutje ndaj Bordit te “Kupoles” qe ka ne xhep te vogel ate qe quhet media ne Zululand : “Me beni nje vend se jeni keqkuptuar, une nuk kam dashur te ju atakoj, une jam I JUAJI.”
Keshtu e lexoj une intervisten tende i dashur Adi Krasta.
Beju burre.
Brilant Krasta. Ja u futi prape te gjitheve. Atyre qe mezi prisnin te shahej rama dhe atyre qe prisnin te gjithe frike cdo thoshte per darken.
Ilva Tare e ke mbytur . Te kane ndjekur dhe televizionet e tjera sot:)
Tamam bythqim Tirone ,djalke e perkedhelur dhe pordhalec ,tip Fatos Nano me shoke .
Kush po ja mer atij doren se cfare ben qeveria ,pavarsisht ne se punon mire apo keq .
Adi Krastaveci cuni mamit kapricoz dhe pordhac . Po ke mbeshtetur rrotacionin shume mire ke bere,.Po rrotacioni keto ka,,qe larot si Bechetti i con ne prokurori,,,Apo kujtove se PS-ne e drejtonte F.NANO me KAC ISLAMAT. Bechetti iku cau ferren e per ty o Adi dhe ata pordhacet e tjere qe mblodhi,,Becchettit as i plasi bytha,,,se helbete,,do shpetonte bythen ai ore ..Italian i biri botes,,jo budalla si ju ,,PRDHAC
” 1. Deri tani qe ai pronar na qenkerkesh hajdut ta ka thene vetem kryeministri. Skandaloze. Ndodh vetem ne vende ultra te pazhvilluara e jodemokratike. Ende nuk jane mbyllur hetimet e urdheruara. Ende nuk ka folur drejtesia. 2.me thuaj nje pronar tv ne vend qe nuk eshte akuzuar per hajduteri, evazion, larje parash droge e kafeje, perfitime ndertimesh e reklamash nen nje korrupsion te paster. 3. Si mund tu kerkosh 500 punonjese te atij televizioni te marrin me mend e te mbajne qendrime moraliste sepse kryeministri vendosi te shpall hjadut pronarin e tyre. shteti te mos e lejonte te hapej ai tv nese kishte te dhena te tilla , jo ti kerkoje llogari te punesuareve qe ne kapitalizem kane te drejte te zgjedhin e te punojne aty ku ju behet atyre me mire. Ne kete vend pacavure ku kompromiset e krijimit te aleancave qeveritare jane bere me hajdute, ku laresit e parave jane ne parlament e ku nje kryeminister nuk eshte ne gjendje te as te merret me hajdute e as te mos jete hajdut vete, ku nje kfyeminister as nuk dekriminalizohet dot e as do te dekriminalizoje , ti me flet per demin qe te paska bere nje pronar i nje televizioni te vogel italjan. Shqiptare driteshkurter qe vdisni tju lahen trute.”
Po rama sikur ta shau grun tu i thon kurve muti apo nuk quhet gjo kjo, bravo Karakasta sa i zoti qe je.
C’eshte ky qe i beni temena ju?
Kush pjerdh pe sa krasta ka?
Ju qe shkruani kundra Krastes jeni bythqira dhe lepiresa partie.
asgje te re kerkon te jete ne qender por se pjerdh njeri.
Krasta dhe shmangiet I ka professionale , Jo akrobacira idjote si shumica.
Eh. Ne kete faqe eshte vendi ku masturbojne te frustruarit. Krasta nuk ta falin qe mbetesh figura e vetme profesioniste e ekranit. Kete here u permbajte por ate shfaqjen e madhe ne pallat te kongreseve mezi po e presim. ” qeveria – pothuaj nje shans i humbur” – PERLE!
kryeveper batuta e Krastes per Lul Bashen : ” une mendoj qe nuk mendoj asgje per bashen” Krasta mbetet i madh dhe i paperseritshem. kopjet e tij kane pushtuar ekranet por njeri me qesharak se tjetri. Distanca e tij me te tjeret e pazgjidhshme:)
Krasta i paperseritshem o Jonid??? Ha ha te vazhdoj aty te Paloma me ato budallalliqe dhe e ka shume se X eshte edhe ai vet haha. E kane lene ne balte , nga cmira qe ka..