Raport i dëmtuar midis Turqisë dhe Rusisë?

25 Nëntor 2015, 09:34Bota TEMA

Një avion ushtarak rus u rrëzua nga dy avionë luftarakë turq F-16, sepse shkeli hapësirën ajrore të Turqisë pavarësisht paralajmërimeve. Dr. Can Kasapoglu, bashkëpunëtor shkencor i EDAM në Stamboll nuk është i habitur.

Sa mund të thuhet se pritej që Turqia ta rrëzonte avionin?

Turqia e ka bërë të qartë se nuk ka ndërmend t’i ndryshojë rregullat e angazhimit e se nuk do të orientohet në kombësinë e atij që shkel hapësirën e saj ajrore. Para rreth një muaji, Turqia rrëzoi një dronë, një avion pa pilot rus. Autoritetet turke e kanë paralajmëruar Rusinë që të mos e shkelë hapësirën ajrore të Turqisë. Turqia ka treguar se rregullat e saj të angazhimit janë të forta dhe se nuk duhen testuar – as nga pala siriane dhe as nga ajo ruse.

Pse besoni që avioni ushtarak rus fluturoi mbi atë zonë?

Avionët rusë Shukoi 24 janë bombardues taktikë që fluturojnë ulët. Ato përdoren kryesisht në bombardime të rënda të terrenit. Kush bombardoi? Luftëtarët turkmenë të Ushtrisë Siriane, të cilët si turq etnikë veprojnë kundër regjimit sirian, me mbështetjen e Turqisë. Ne flasim për 5000 deri 9000 luftëtarë turqishtfolës. Ata u ndodhën nën goditje të rëndë të forcave të armatosura siriane, të cilët mbështeten prej kohësh nga rusët dhe iranianët. Turqinë kjo e mërziti. Në takimin e nivelit të lartë të G-20-ës në Antalya, Ankaraja dhe Uashingtoni diskutuan shanset e operacioneve të përbashkëta ajrore mbi Siri. Këto operacione nga ajri qenë menduar si mbështetje për njësitë anti-Assad në tokën siriane. Pra për Ushtrinë e Lirë Siriane dhe për forcat turkmene. Si kundërpërgjigje, sirianët, rusët dhe iranianët u sulën kundër turkmenevë, si “ndëshkim në vend të Turqisë”. Në parim, avioni luftarak rus e ka shkelur hapësirën ajrore turke. Një incident serioz. Ne nuk duam të shpresojmë, se do të krijohet edhe në hapësirën ajrore turke, në krahun jugor të NATO-s, një situatë si në rastin e shteteve baltike.

Për se e keni fjalën?

Shkelja e hapësirës ajrore të shteteve baltike nga Rusia ndërkohë është diçka e përditshme – ne nuk e duam një zhvillim të tillë në krahun jugor të NATO-s, që përfshin edhe hapësirën ajrore turke.

Rusët deklaruan se avioni i tyre ushtarak qe ndodhur mbi territorin sirian, kur e goditën. A u godit ai sipas dijenisë suaj mbi Turqi apo mbi Siri?

Turqit veprojnë në këtë mënyrë: kushdo që futet në hapësirën e 12 miljeve (20 km) para hapësirës ajrore turke paralajmërohet. Kur një avion i afrohet me pesë milje hapësirës ajrore turke, Turqia i bën gati për t’i ngritur avionët gjuajtës F-16 dhe jep paralajmërime të tjera. Goditet dhe rrëzohet çdo avion, që duke ardhur nga Siria shkel hapësirën ajrore turke. Në bazë të kësaj, po të kemi parasysh edhe mënyrën e mëparshme të veprimit të Rusisë, mund të themi se Sukhoi-24 e shkeli hapësirën ajrore turke.

Cilat do të jenë pasojat për marrëdhëniet midis Rusisë dhe Turqisë?

Nëse Rusia dëshiron ta përshkallëzojë situatën e sigurisë, do të kemi edhe shkelje të tjera të hapësirës ajrore. Atëherë do të kemi një përshkallëzim të qartë të situatës, jo vetëm midis Rusisë dhe Turqisë, por edhe midis Nato-s dhe Rusisë.

Pas atentateve terroriste në Paris, Rusia ngul këmbë për arritjen e një koalicioni ndërkombëtar kundër Shtetit Islamik. Çfarë do të thotë ky incident për këto plane?

Nëse Rusia dëshiron të jetë me të vërtetë pjesë e këtij koalicioni anti- IS, atëherë duhet të gjejë objektiva të tjera në tokën siriane. Që në fillim të operacioneve ruse, objektivi ishte më pak Shteti Islamik se sa opozita e moderuar siriane. Së dyti, në vend që të shkelë hapësirën ajrore të NATO-s, Rusia do të bënte mirë që të koordinohej më mirë me aktorët e tjerë të koalicionit anti-terror.

Dr. Can Kasapoglu është bashkëpunëtor shkencor në EDAM Center për Ekonominë dhe Studimet Politik në Stamboll.

7 komente në “Raport i dëmtuar midis Turqisë dhe Rusisë?”

  1. Papa Jani pe Korçe says:

    tani e morem vesh perse greqia dhjet ne breke sa here qe vjen ndonje fregate turke ne alvania…..

    1. Argita_B says:

      Jani,
      Shqiperia nuk ka pune as me Greqine, as me Turqine. Se çfare been Turqia me Greqine jane punet e tyre e ti zgjidhin vet. Ne kemi komshi greket dhe duhet te rregullojme mosmarveshjet qe kemi me ta. Turqit jane ish okupatore qe na kane sunduar per 5 shekuj, na kane vjedhur dhe plaçkitur keshtu qe eshte iluzion i gabuar te konsiderohen si “vellezer” nga nje pjese e shqiptarve apo politikaneve.
      Greket mundohen te perhapin ortodoksine e tyre, turqit me nje qeveri islamike duan te perhapin muslimanizmin ne Shqiperi. As njeri dhe as tjetri nuk jane te dobishem pasi kane politika ekspansioniste nepermjet fese.
      Politka me e mire eshte ajo e reciprocitetit. Nuk ka nevojee Shqiperia per investime ne xhamia e kisha ortodokse pasi keto probleme duhet ti zgjidhin vet komunitetet shqiptre. Kush te jep para te fut ne borxh dhe heret apo von te permend apo te kerkon ti kthesh borxhin.

    2. babo says:

      Shko shif ne youtube video si tallen ushtaret greke kur ven nen shenjester avion turq.

      Sa per ate qe shkeli apo jo hapsiren ajrore , ky eksperti intervistes na e bazoka ne thenit e Truqise, nderkohe qe Rusia ka treguar pamje satelitore konkrete.

  2. casperas32 says:

    Dr. Can, shume mire ke fol, po fatkeqesisht nuk ke dhene pergjigje per te kenaqur minoritetin islamofob shqiptar te gazetes TEMA. Shife, te numeroj deri ne 10 edhe do fillojne te pellasin…

    1. babo says:

      Rusia te bashkpunoje me kualicionin anti-isis thote ky turku i artikullit? Po ku ka kualicion anti-isis more, deri tani ka pas vetem kualicion pro-isis. Kualicion anti-isis eshte Rusi-Siri-Iran.

      Byrazeret e Turqise-Arabise-Sunitve te tjere dihet se ke mbeshtesin.

      Se sa opozite e moderuar, ishin ata Turkment qe vrane nje nga pilotet e pame ne video. Asnje ndryshim me ISIS.

    2. Iliria says:

      casperas32 grekqiri

      sa per dijeni, nje shqiptari te vertete nuk i rruhet as per turk dhe as per rus (dhe as per italiane, greke, gjermane, etj, por dihet qe shqipfolsat islamike do lehin si qen per babane e tyre Erdogan). Kurse ju grekqirat shqipfolesa eksitoheni per rusin.
      Gjej ndryshimin…!!

  3. terme says:

    Keto jane te planifikuara me kohe ,po do zoti plas mire se eshte bere katastrof diplomacia e amerikes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje