Lideri i Koresë së Veriut Kim Jong Un e ka dëbuar numrin dy të shtetit për shkak të sjelljes së tij të “papërshtatshme”.
Prej disa javësh në fakt, Choe Ryong Hae, numri dy i Koresë së Veriut dhe krahu i djathtë i Kim jong Un nuk është parë asgjëkundi.
Fillimisht u mendua se ai ishte ekzekutuar nga diktatori.
Por tani mësohet se ai është dëbuar për një kohë të pacaktuar nga jeta publike e vendit.
Arsyeja e largimit nuk është e qartë, por analistët thonë se mund të jetë për shkak të mendimeve të tij ndryshe nga ato të diktatorit.
Ekspertët thonë se kjo është një shkëputje e përkohshme dhe ai mund t’i rikthehet pozicionit të tij shumë shpejt.
Sipas tyre ai mund të jetë në proces “riedukimi”.
“Koreja e Veriut ka përdorur që prej viteve ’50 riedukimin për politikanë apo edhe njerëz të thjeshtë që kryejnë krime të vogla apo shkojnë kundër vijës së diktatorit. Por shpesh pas riedukimit ata i janë rikthyer jetës së mëparshme”, thotë një analist për CNN.
Riedukim ne gjirin e klases punetore te N.Sh. Gozhde-Bullonave Kavaje ose ne kooperativen bujqesore Thumane
Hahaaaaaa……..
Ky o i modh.