Xhamia më e madhe e Brukselit financohet nga Arabia Saudite, një regjim salafist. Drejtuesit e xhamisë distancohen me fjalë nga terrori, por raportimet në media ofrojnë një imazh tjetër të kësaj xhamie.
Duam t’i dërgojmë një mesazh të fuqishëm komunitetit belg, thotë Mohamed Ndiyae, një nga imamët e Qendrës Kulturore dhe Islamike në Bruksel. “Shprehim hidhërimin tonë të thellë për atentatet e Parisit. Mendimet tona janë tek francezët dhe familjet e viktimave.” Xhamia më e madhe e Brukselit, një Qendër Islamike ndodhet në periferi të parkut Cinquantenaire në zemër të institucioneve të BE-së. Ndërkohë që besimtarët hyjnë për faljen e së premtes, drejtuesit e xhamisë kanë ftuar gazetarët në një konferencë shtypi. Qëllimi i krerëve të xhamisë: të veprohet kundër imazhit si strehë e salafistëve belgë, që kontribuon për radikalizimin e myslimanëve.
Dialog në arabisht
Ndiaye rendit aktivitetet e qendrës, krahas faljeve, ka kurse në gjuhën arabe, takime me përfaqësues të BE-së dhe qytetarë belgë, shkollim për imamët, mësim korani për 700 fëmijë e shumë të tjera. Imami ofron në gjuhën frënge, që ai e flet në mënyrë perfekte, imazhin e një qendre të integruar që kontribuon për mirëkuptimin. Kryeimami Abdelhadi Sevif thotë se islami është një fe e paqes dhe mirësisë dhe nuk ka të bëjë me akte terroriste si në Paris.
Pyetjeve pse xhamia e tij me këtë pozicion kaq të privilegjuar nuk ka ushtruar influencë ndaj predikuesve të urrejtjes në Molenbeek, drejtori i qendrës Jamal Momenah nuk iu përgjigjet drejtpërdrejt. Secili është vete përgjegjës, thotë ai. Pyetjes tjetër nëse në xhami mund të komunikohet në gjuhën e vendit, Momenah i përgjigjet se gjithçka përkthehet. Këmbëngulja për gjuhën arabe nuk nxit shoqëritë paralele, thotë ai.
Pakti i Belgjikës me mbretin saudit
Kundër këtij prezantimi pozitiv të bërë nga imamët e xhamisë, qëndrojnë raportimet në media. “Xhamia e madhe në Cinquantenaire është bërë prej 30 vitesh një strehë aktive e salafizimit, që krijon terrenin për rrjete të tilla”, shkruan gazeta franceze “Liberation”, pak ditë para sulmeve të Parisit. Eskperti për islamin, Michael Privot nga Rrjeti Europian kundër Racizmit thotë se “autoritetet belge kanë luajtur me zjarrin prej 30 vitesh.” Xhamia e madhe e Brukselit financohet nga Liga Botërore Islamike, por fondet vijnë nga Arabia Saudite. Historia e kësaj xhamie nis në vitin 1967, kur arkat e shtetit belg ishin bosh dhe vendi kërkonte mundësi për blerjen e naftës me çmim të lirë.
Mbreti i atëhershëm Baoudouin bëri një marrëveshje me monarkun saudit, Faisal Ibn Abd al-Aziz-al-Saud: Në këmbim të naftës me çmim të lirë ai ia dha me qira për 99 vjet një pavijonin oriental të mbetur nga Ekspozita botërore në parkun Cinquantenaire. Në të njëjtën kohë ai ua dorëzoi miqve sauditë shkollimin e imamëve për predikimin e fesë për numrin në rritje të emigrantëve nga Afrika dhe vendet e Magrebit. Një hapje dere për mbretërinë saudite të përhapte mesazhin e salafizmit.
Skandal për drejtorin
Verën e kaluar Wikileaks nxorri në dritë një anë të errët të xhamisë duke iu kundërvënë deklaratave zyrtare të krerëve të xhamisë për angazhimin për paqen dhe mirëkuptimin mes popujve. Ambasadorit saudit në Bruksel i ishte bërë e ditur në prill 2012 se qeveria belge ka probleme me drejtorin Khalid Alabri- “Predikimet e tij ishin salafiste, kundër Izraelit, dhe antiperëndimore.” Parimi kryesor ishte nxjerrja në krye e salafizmit para gjithë të tjerëve”, raporton një dëshmitar për televizionin belg, RTBF. Në heshtje Alabri u largua.
Eksperti dhe gazetari belg për terrorizmin, Claude Moniquet mendon se qëndrimi mjaft liberal ndaj lirisë së mendimit në Belgjikë, e ka bërë shtetin belg të tolerojë përhapjen e ideve ekstremiste për dekada me radhë. Politika donte paqen sociale dhe aspak konflikte me emigrantët. Tani do të jetë shumë e vështirë kthimi i timonit në drejtimin tjetër për të fituar vitet e humbura në luftën kundër botëkuptimeve radikale islamiste.
corapekuq,nderto sa me shpejt big xhamian se je i vonuar,sunitet po ngrene bithen ne trotuar…………allah uakbar!
lajm i ores se fundit i masave ndaj islamikeve: te gjithe korraket qe luftojne ne radhet e ISIS nqs kthehen[ndonje i gjalle] ne Belgjike direk arrest dhe burg te perjetshem
-do te arrestohen gjithe korraket me banim ne Belgik,te cilet zbatojne islamin extrem,te cilet do te pajisen me GPS.
Po ti corapekuq cfare masash po mer per leshqenet shqipfoles te ISIS[ata qe do ti shpetojne ruseve] te cilet do te kthehen ne Albanistan……!!??
Po ramuqja ,si do ja beje me grand mosque ne mes te tiranes ?kur nuk kontrolluan dot per 20 vjet disa vrima te quajtura xhami ,si mund te kontrolloje super big-mosque me shtate minare me ndihmen “bujare “te mustaqeve te erdos ?mire e ka tos lubonja ,packa se ndonjehere ja fut i kau peles kut thote ,,,keta nje dite nuk do jene por ne do merremi me ate qe na kane lene ne trashegimi
sa injorant jane kta more>!>!>! mire tju behet ndersa nuk e hidhni ne ere dhe ti arrestoni.. rrotaaaa
Shkatrrojeni ate xhami, ISIS vret, kurse islamiket shperdanin karramel per masakren ne Paris. Pse Myslimanet nuk pranojne kisha ne vendet e tyre, por vijne dhe ndertojne xhamite ne vendet kristiane per te terrorizuar?
Ky rast meriton nje pauze per mendim. Kur Belgjika nje shtet i konsoliduar europian, ku kane seline BE dhe NATO, ben keso leshimesh dhe bie pre e vampireve saudit, atehere ne shqiptaret, megjithe leshimet, nuk qendrokemi aq keq.
I njejti Bruksel eshte ky si ai qe eshte kryeqyteti i BE apo tjeter? E kane mbush evropen tash e 60 vjet me lloj lloj dhe tani na tregojne ne perralla si te behemi anetare dhe te kesaj haleje dhe sa vite duhet te presim sepse nuk jemi te zhvilluar mjafte.
SHBA furnizojne me arme Arabine Saudite dhe kjo perkrah salafizmin dhe jo vetem ne Bruksel por ne te gjithe xhamite Evropiane ne Ballkan ne Bosnje ne Shqiperi ne Unaze Te re ne mezez Pogradec, ne kukes ,diber, ne kosove dhe salafista jane ushqimi kryesor per ISIS dhe terrorizmin, merreni me mend vete kush e sponsorizon terrorizmin dhe kush perfiton prej tij
Salafistet a wahhabistet skane lidhje me muzlimanin shqiptar.ky import i arabise saudite i financuar nga arabia saudite e Katari…po i ben lavazh muzlimanit shqiptar Erdogan dhe po e kthen ate ne shejtan.