“Charles de Gaulle” nis sulmet në Siri, edhe Franca gati të nisë sulmet tokësore

23 Nëntor 2015, 16:24Bota TEMA

Luftanija franceze “Charles de Gaulle” ka nisur sulmet ditën e sotme ndaj Shtetit Islamik.

Siç raportojnë mediat franceze sot janë bërë goditjet e para nga luftanija më e madhe e Francës.

Njëkohësisht mediat franceze bëjnë të ditur se Franca po përgatit edhe sulme në rrugë tokësore.

Rusia ndërkohë ka nisur sulme tokësore dhe disa tanke të saj janë fotografuar në terren.

Franca dhe Rusia e shohin ndërhyrjen tokësore si një rrugëzgjidhje të shpejtë të luftës pasi nëse vijohet vetëm me sulme ajrore lufta ka për të qenë e gjatë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje