DEBATET/ Berisha përplaset me Tahirin për Zenin dhe merr në mbrojtje prapë Gjinin

26 Nëntor 2015, 14:22Politika TEMA

Si çdo të enjte, edhe kjo seancë është shoqëruar me debate të ashpra.

Një prej tyre është zhvilluar mes ministrit Saimir Tahiri dhe Sali Berishës.

Tahiri i ka përmendur të birin Berishës, ndërsa ky i fundit iu është përgjigjur akuzave me akuza, ndërsa nuk ka ngurruar sërish të marrë në mbrojtje Gjin Gjonin.

Tahiri: Si i bëhet kur babi është Kryeministër dhe fëmijët bëjnë biznes me firmën e babit?  Kur kryetari i Bashkisë punon më pak se kunati vet? Ndaj para se të rrihni gjoksin e të kërkoni medalje, heshtni kokëulur se shqiptarët sot vuajnë ende padrejtësinë dhe pandëshkueshmërinë e gjykatave e të lajnë gojën para se të përmendin “gjin gjonrat”, se kështu thotë Sali Berisha.

Berisha: e asnjë lloj retorike nuk zbardh dot llumin nga vjen. Me asnjë lloj retorike nuk mbulon dot vrasjen e ortakut tënd tek fliste në telefon me oficerin dhe ti ishe i përzierë me lojërat e fatit. Ti shko paguaj paratë dhe zbato vendimin e gjykatës. Flet ti për Gjin Gjonin që të ka dënuar Nexhmijen, se ka dënuar Kolekën. Hakmarrja atërore është më e tmerrshme. Akuzave tuaja Gjin Gjoni iu përgjigj me proces gjyqësor dhe jo si ti burracak, frikacak që fshihesh si mi, që shkon dhe arreston përmbaruesin që zbaton vendimin e gjykatës.

3 komente në “DEBATET/ Berisha përplaset me Tahirin për Zenin dhe merr në mbrojtje prapë Gjinin”

  1. Blushi says:

    Berisha KRYEKRIMINEL.

  2. DinPak says:

    Ky ligjeraten e ka si te shtena kallashi, sikur zbraz nje karikator te tere.

  3. the trap says:

    iLumte bytha Berishes kur gjen kalamaj qe kane frike.Peshku,qelbet nga koka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje