Rama takohet me kryeministrin kinez: Më shumë investime kineze në Shqipëri

26 Nëntor 2015, 12:27Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama është takuar me homologun e tij kinez në Pekin, Li Keqiang, i cili është angazhuar për mbështetje në zhvillimin e infrastrukturës portuale në Shqipëri.

Keqiang shprehu angazhimin për nxitjen e sa më shumë kompanive kineze në jetësimin e zonës ekonomike të Spitallës, ku parashikohet të krijohen rreth 30 mijë vende pune.

Finalizimi i negociatave për të filluar punimet në rrugën e Arbrit ishte një tjetër bisedë konkrete mes palëve.

Bujqësia është një tjetër sektor që ka qënë në fokus të bisedimeve mes dy kryeministrave. Kryeministri Keqiang informoi Ramën mbi një grant të qeverisë kineze për mekanikën bujqësore, si dhe gatishmërinë për të mbështetur infrastrukturën e prodhimit bujqësor.

Falë marrëveshjes së qeverisë shqiptare me kompaninë kineze Pacific Construction, në Shqipëri po përparojnë katër projekte të rëndësishme në infrastrukturë.

1 komente në “Rama takohet me kryeministrin kinez: Më shumë investime kineze në Shqipëri”

  1. visi says:

    Te shikojme ,urojme te filloje sa me pare rruga e Arbrit e premtuar qe ne vitin 1992,por deri tani fjale te mira e gure ne trast.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje