Shkëmbime grushtash dhe përplasje karrigesh, zbardhet sherri mes Piro Lutaj dhe Dogjanit

26 Nëntor 2015, 09:35Politika TEMA

Pati një përplasje ditën e djeshme në Kuvend por dy protagonistët u përpoqën ta zbusnin situatën.

Lutaj tha se nuk pati ndonjë përplasje fizike, por Panorama sot e përgënjeshtron atë.

Sipas saj Lutaj dhe Dogjani janë goditur me grushta pas disa përplasjeve verbale.

Sherri nisi pasi Lutaj futi këmishën në pantallona dhe kjo u konsiderua fyese nga ana e Dogjanit.

Më tej kanë nisur fyerjet dhe mësohet se Dogjani e ka goditur deputetin socialist por kanë hyrë menjëherë sigurimi i kuvendit për të qetësuar situatën.

Ja debati midis tyre:

Lutaj: Zotërinj të nderuar, buxheti i hartuar nga Ministria e Financave ka marrë parasysh edhe sugjerimet tuaja dhe mendoj se është i mjaftueshëm për të përmbushur misionin e shërbimit tuaj!

Dogjani: Si ka mundësi, o zotëri, që paraqitesh me dy fytyra? Kur ishim bashkë në opozitë, mbaje tjetër qëndrim, kërkoje që institucionet e sigurisë kombëtare, siç është SHISH, të mbështeteshin dhe të financoheshin më mirë dhe me më buxhet për të përmbushur misionin, Ndërsa tani del dhe na thua buxheti është i mjaftueshëm, mos hapni gojë dhe shkoni të përmbushni misionin tuaj. A mund të garantohet siguria kombëtare me kaq buxhet? Je me dy fytyra!

Lutaj:Si njeri me dy fytyra të gjithë të njohin ty, që gdhihesh socialist dhe ngrysesh demokrat!

Lutaj fut këmishën në pantallona, Dogjani ofendohet.

Sherr me grushta, ndërhyjnë deputetët Pjerin Ndreu dhe Arben Çuko.

6 komente në “Shkëmbime grushtash dhe përplasje karrigesh, zbardhet sherri mes Piro Lutaj dhe Dogjanit”

  1. Soni says:

    ka seder ky Doxhani, nuk e dredh kollaj si kurvat. haahaha

    1. Edkari says:

      Lutaj nga nje familje vogel e katundit Hekal ne Mallakaster.
      Nuk e njof Dogjanin po them se ka ndyer duart me Piron.

  2. BUJARI JU DEGJON says:

    Lutaj nuk fut kemishen ne pantallona por ka dashur te kapte
    “koken e Dogjanit”…

  3. olti says:

    sa me nive´l te larte í kemi ligjvenesit. lum si ne, ne asnje vend nuk gjen njerez kaq te pergatitur qe t´i bejne ball halleve te popullit dhe te kombit

  4. guerrilas says:

    O Dogjan me Pilon I ndyve duart,po Pilon e njeh tere Mallakastra ca legeni dhe spiuni eshte,a nuk ishte ky Pilo qe ishte drejtor ne kohen e Saliut,ky Pilo eshte prape edhe tani,njihere me ata e mjihere me keta,ta kishe qire ne byth mire do beje,do shpetoje dhe Hekalin nga nje bajge qe po I prish emrin e mire fshatit.

  5. dulla says:

    cpret nga fshataret,…..?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje