Të gjithë institucionet kërkojnë rritje fondesh për vitin e ardhshëm, e midis tyre edhe Ministria e Drejtësisë.
Relatori i buxhetit të vitit 2016 është deputeti socialist Bashkim Fino, i cili theksoi se nuk mund të shtohet asnjë cent për këtë ministri, pasi sipas tij ajo nuk e meriton.
Kërkesa për një shtesë fondi prej 50 milionë lekësh nga Zyra e Administrimit të Buxhetit Gjyqësor, Fino i është përgjigjur negativisht. Shkak është paaftësia e tyre.
Drejtoresha e Zyrës së Administrimit të Buxhetit Gjyqësor, Luljeta Laze, u shpreh e pakënaqur me rritjen prej 2% që Ministria e Financave ka parashikuar në buxhetin e vitit 2016 për gjykatat, duke theksuar nevojën për 43 punonjës të rinj në administratën gjyqësore.
Fino deklaroi se ky institucion nuk ka realizuar as gjysmën e buxhetit për vitin 2015.
Debati
Luljeta Laze (Gjyqesori): Kërkojmë një shtesë prej 43 punonjësish. Kemi mungesa ne strukturat organike te gjyqtareve. Sivjet parashikohet një shumë prej 2%. Shuma e paraqitur nga Ministria e Financave eshte 351 milionë leke, ndërsa kërkesa jonë është 422 milionë.
Bashkim Fino: Zonje, ju keni pasur investime ne 2015-n, jua kemi dhënë ne, pra Parlamenti shqiptar, 210 milionë leke. E dini sa e keni realizimin ne 10-mujorin e ketij viti? E keni 94 milionë leke. Qe do te thotë se keni realizuar vetëm 44%. Jemi ne fund të nëntorit, dhe nuk besoj se investimet do te realizohen 100%. Si vini tani dhe kërkoni shtese investimesh, kur ju nuk e keni realizuar buxhetin e 2015-s. Mua kjo me duket menaxhim jo i mire i fondeve. Unë si ekonomist që jam, dhe kjo është fatkeqësia jote, nuk do te jepja asnjë kokërr leku investime, sepse je e paafte te menaxhosh paratë që të jep si buxhet Parlamenti shqiptar. Ose do të të jap 44%, aq sa ke realizuar sivjet, sepse kaq ke mundësi të menaxhosh.
Luljeta Laze: Viti ushtrimor është deri në datën 20 dhjetor, nuk është i përfunduar.
Bashkim Fino: E di, por nga 100 për qind te realizosh 44 për qind?!
Luljeta Laze: Sepse janë kryer punime për Gjykatën e Elbasanit, zakonisht shumat për ndërtimin, te cilat përbejnë edhe pjesën me te madhe, që është 56 milionë lekë, situatacioni është në përfundim. Jam e sigurt qe buxheti do te shkoje 90 për qind.
Bashkim Fino: Ne gjuhen ekonomike do te thosha qe 90 përqindësh qe thoni ju mund te realizohet vetëm ne preventiva ne letra, por jo me investim real ne objekte. Për këtë mos me kundërshtoni aspak, sepse të gjithë e kuptojmë ç’do të thotë kjo.
Gent Strazimiri: Ju të Gjykatës Kushtetuese leket do t’i merrni, po varet se si do silleni me Kogon. Se partia po ju ndjek.
Fatmir Xhafaj: Si ka mundësi që ju të Kushtetueses nuk dilni asnjëherë pa fonde?!
Gent Strazimiri: Jetojnë me situatën këta gjithmonë.
Fatmir Xhafaj: Eshtë meritë e opozitës qe ju furnizon gjithmonë me çështje dhe nuk ngeleni pa punë.