Meta në Gjermani: Të punojmë për të frenuar azilkërkuesit

28 Nëntor 2015, 17:43Politika TEMA

Pas Italisë, kryetari i Kuvendit ka udhëtuar për një vizitë në Gjermani, ku ka marrë pjesë në aktivitetet e organizuara me rastin e Ditëve të nëntorit shqiptar në Dyserldorf.

Përveç se ka uruar për festat, Meta ka prekur edhe një temë të mprehtë të kohëve të fundit, atë të largimit të të rinjve veçanërisht drejt Gjermanisë.

“Fakti që ende të rinjtë largohen nga vendi ynë tregon që kemi shumë rrugë për të bërë, ndaj edhe reformat që kemi ndërmarrë janë mjaft të rëndësishme për të kthyer akoma më shumë besimin tek qytetarët tanë, sidomos tek të rinjtë, për ta parë të ardhmen në vendin e tyre”, ka deklaruar Meta.

Ai ka vlerësuar se, Shqipëria e ka të domosdoshme të zhvillojë në mënyrë strategjike dhe afatgjatë burimet e saj.

Ekspozita me rastin e festës kombëtare shqiptare është pjesë e një seri eventesh të organizuara në këtë Land. Në këto aktivitete ka qenë e pranishme edhe ministrja e Kultures, Mirela Kumbaro.

Më tej, kryetari i Kuvendit është takuar edhe me presidenten e Parlamentit të Landit të Uestfalisë së Renit të Veriut, ku ka deklaruar se Gjermania është shembull i jashtëzakonshëm i transformimit. Ai ka shprehur interesin e lartë të të rinjve shqiptarë për shkollim dhe kualifikim në këtë vend.

8 komente në “Meta në Gjermani: Të punojmë për të frenuar azilkërkuesit”

  1. astronomi says:

    hajde more ne Shqiperi dhe mos shpenzo leket e taksave te popullit me te varfer te botes,

  2. Ilirfloriri says:

    Vetem shqipetaret ge takojne o Like djali; mesa duket vetem ata ti njohin meritat. Po pse shkove deri ne gjermani te takoheshe me Kumbaron more kopuk? Vazhdoni talluni me taksat e ketij populli por nje dite do i paguani te gjitha o muter!!! Shko tako ndonje qe te ngjan ketej nga lindja se gjermaneve nuk u shitesh dot si burre shteti!!!

  3. SHQIPO, EUROPIAN says:

    Ja si punoni ju prej 25 vjetesh:

    JU PUNONI SI SERVILA ME TE HUAJT.

    JU PUNONI SI HAJDUTE ME SHQIPTARET.

  4. korcari says:

    Si nuk ju vjen turp, keta qeveritare jane te pa pergjegjshem.Mbeten duke dale jashte per 5para piper.Po mjaft se i bete parate e ketij populli bileta avjoni dhe fatura hotelesh dhe restorantesh.Sikur keto 25 vjet te ishin kursyer 70% (sepse kaq ishin dhe te pa nevojshme)e ketyre lloj shpenzimesh si jashte dhe brenda vendit , do te ishte zgjidhur perfundimisht dhe me standart sherbimi shendetesor falas.

  5. elton says:

    Pse do ti frenosh azilkerkuesit? Cdo njeri ka te drejte te kerkoje azil

  6. macja says:

    Jep mendime sesi duhet bere,po beje ke pret ?Mua?
    PO ta vjen Keq ty qe po ikin ShqiptARET,tI NUK IKEN SEPSE NUK JE MESUAR TE PUNOSH, POR TE VJEDHESH.GJITH ato vila dhe qefe qe ben ,emigranti nuk i ben dot,prandaj ti ke gjetur parajsen ,mban ndonje fjalim koti njelloj si perpara 100 vjeteve.dhe vetem vjedh e garbit.Nuk e heq dot eren e mutit, kjo ere do te ndjeki edhe femijet e tu.Veshtire do te kesh,si puna e zezakut qe desh te behej i bardhe,defteri i vjedhjeve qe ke bere ka shetitur gjithe boten.

  7. Shqiptari says:

    Foli dhe don buratini, po e ha meraku per te ardhmen e te rinjve! Ej p….cke zeze, kur ben moral dhe mafiozi dhe askush s’reagon dhe me keq, kur ky palo hajdut eshte ende ne pushtet, do te thote qe ky popull qe voton ka probleme shume serioze me vetveten!

  8. H says:

    Ky moterqire u ka ngrene te ardhmen miliona te rinjve !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje