Zhdukja misterioze e çiftit, Indrit dhe Junida Fortuzi, prej më shumë se 3 javësh ka një arsye të fortë, pasi dyshohen se kanë mashtruar klientë të shumtë nga kompania e tyre “Just Travel” më biletat e udhëtimit. Njëri nga të mashtruarit, Xhulio Ç., tregon për “Shekulli”-n, mënyrën se si ra pre e çiftit Fortuzi, ku në momentin e rezervimit të biletave ka qenë i pranishëm në ambientet e agjencisë edhe “zogu” (Indrit Fortuzi).
Më tej Xhulio pohon se ka edhe shumë persona të tjerë, të cilët kanë bërë denoncimin në polici për të njëjtën akuzë, ku edhe ata kanë pasur fatin e tij.
Xhulio, si e kuptuat ju se 4 biletat ishin false?
Unë shkova më datë 7 tetor te agjencia e udhëtimit “Just Travel” për të rezervuar 4 bileta me avion drejt Hanoverit të Gjermanisë. Nuk kisha kuptuar asgjë se isha i mashtruar nga Junida Fortuzi, deri sa pashë disa komente negative në Facebook-un e kompanisë “Just Travel”, ku akuzohej nga klientë të ndryshëm: -“Më mashtrove me biletat”, “Ju jeni mashtrues!”… “Pse e keni mbyllur zyrën?”, “Ju nuk keni për t’i gëzuar paratë tona…”, etj.
U shqetësova kur i lexova këto komente dhe më datë 16 nëntor shkova te zyra qendrore e kompanisë, por gjithçka ishte e zbrazur dhe nuk kishte asnjë njeri që të jepte informacion se çfarë kishte ndodhur. Nuk po më besohej kjo gjë dhe, për ta verifikuar, shkova te një miku im, i cili ka edhe ai agjenci udhëtimi. Ai më thotë që të shkoj në aeroportin e Rinasit për të parë vlefshmërinë e biletave. Ishte e kotë. Edhe unë si të tjerët kisha rënë pre e mashtrimeve të Junida Fortuzi. Të vetmen rrugë ligjore që kisha, ishte vetëm ta denoncoja në polici dhe tani të merret shteti me Junidën.
Në momentin që rezervuat 4 biletat, me cilin person i keni bërë veprimet?
Kur shkova në zyrat e agjencisë, kanë qenë brenda Junida dhe Indrit Fortuzi. Pastaj Junida bëri disa veprime në kompjuter dhe unë i mora 4 biletat brenda një zarfi. I dhashë pagesën rreth 1200 euro dhe u largova. Më thënë të drejtën, as nuk e mora mundimin që t’i shikoja biletat, sepse nuk dyshoja. Nuk ke se çfarë të bësh, sot po dalin lloj-lloj mashtruesish nga të gjitha anët.
Në dijeninë tuaj, a ka persona të tjerë që janë mashtruar nga agjencia e udhëtimit “Just Travel”?
Po ka shumë. Një të njohurit tim, ditën që kishte për të shkuar në Itali, e bllokuan në Rinas, pasi bileta ishte false. Edhe ai si puna ime, ka bërë denoncim në polici. Ndërkohë që policia ka më shumë se një javë që ka marrë denoncimet tona dhe asgjë s’ka bërë deri tani. Thjesht më thonë se çështjen ia kemi kaluar prokurorisë dhe kaq. Më e keqja është se, unë do të shkoja në Gjermani jo për turizëm, por për të vizituar vëllanë, pasi ai është autik.
Më datë 30 dhjetor unë do të nisesha nga Shqipëria dhe më datë 3 janar, së bashku me 3 pjesëtarët e tjerë të familjes, kisha prenotuar një vizitë te një mjek shumë i mirë në Hanover dhe ky ishte qëllimi ynë, që të gjenim një specialist të mirë për vëllanë 12-vjeçar. Unë e kam pasur idhull Indrit Fortuzin, “zogun”, pasi jam pjesë edhe grupit të tifozëve bardheblu por, pikërisht, ai ma bëri “gungën”. Nëse mund të themi se, një nga arsyet që unë shkoja tek agjensia e udhëtimit “Just Travel”, ka qenë edhe për shkak të Indritit se, e takoja dhe bëja muhabet me të për ekipin e “Tironës”. Më vonë mora vesh nga shokët e tij por edhe nga tifozët “fanatikë”se, “Zogu” paska qenë një kumarxhi dhe pijanec i “thekur”, por unë këtë gjë nuk e kam ditur dhe prandaj rashë pre e mashtrimeve të tij dhe të gruas.
Zogu futbollist sh i mire por kumarxhi dhe mashtrues ka qene sa kohe qe i lepinte bythen lulushit te pd (partise se doktorit) madje ka qene edhe kryetar minibashkie ku e “ndrit” indriti i partise se doktor morties. Kam qene simpatizant i tij por qysh kur keta tironcit tone filluan te perdoren si legena nga nje kriminel dhe komunist si sala i kam marre alergji. Si puna e indritit sala dhe lulushi kane perdorur edhe ish lojtare te tjere te tirones si sule mema, bizh balerina, agustin kola, niko xhacka etj.
Kete fortuzin, mos e kishte vendosur gje PD per kryetar mini-bashkie dhe populli i mencur dhe trim-dashes Albanistanas i zones e kishte votuar per ta perfaqsuar?
Popull me mend kumarxhiu, zgjedh kumarxhi ?
Ky ka qene Zog, por zogu Sorres
Here tjeter merr mundimin ti lexosh biletat o qorr!!
Rendesi ka qe shqiptaret jane te pamvarur,por pse ja fusin dhe ja nxjerin te vetet nuk ka lidhje me euforine e te qenit i pamvarur??
Ju pata thon mer çuna, boniu me Partizonin a me Dinamon, c’deshet me Tironen ju?
Shpejt do ta haje Jonida,se eurot aq jane,mbarojne.Per pune nuk i ke asnjerin,por Jona mund dhe duhet ta punoje.Nuk ka nga vete.Pra Jona-Zogu,ose Zogu i Jones,do mbetet pa pupla,se ashtu punohet.C nuk po degjojme…
Te jene mire me shnet thuj se mos i kane ra ne qafe nanjonit qe sta bo te gjate ene kushedi ku kane perfunu.
TE ter pa perjashtim kush esht me PDne dhe kush aktivizohet me kte parti jan te ter mashtrus dhe alabak kjo esht partia llumit SHQIPTAR, nuk gjen nje njeri te vetem per be te jet korrekt ne kte strofull mashtrusish rrugaçesh e kriminelesh.
…i ke rene pikes….keshtu mendoj dhe une nga uji ftohte i vlores !
Po mire mo zotrinj si ja dhat leket zogut!!! Nuk e dini qe zogu fluturon tani meerrini glasat.
Derr pi… Kjo me u la ne euro!
Halabak tirone ka q
Halabak tirone ka qen dhe eshte gjithashtu ka qen i perzier me P.d nuk i mjaftonte per parate e fituar ne Greqi ku luante me Iraklisin por i duhej te mashtronte njerez te pafajshem hajde tiron s hajde ves i keq te jesh mashtrus e kumarxhi familje koti dhe tani endet ne rruget e qoft largut pa destinacion.