Ambasadori rus: Kemi marrëdhënie problematike me qeveritë shqiptare, kanë paragjykime dhe retorikë antiruse

27 Nëntor 2015, 20:52Politika TEMA

Ambasadori i Rusisë në Tiranë, Aleksandër Karpushin, thotë se marrëdhëniet mes Rusisë dhe qeverive shqiptare janë problematike.

Duke folur në një intervistë për gazetën “Shekulli”, ai thotë se qeveritë shqiptare kanë paragjykime ndaj Rusisë.

Sipas tij, ato kanë një retorike antiruse.

Fatkeqësisht, këtu kemi disa probleme. Marrëdhëniet tona zhvillohen shumë ngadalë, ndonëse nuk ka asnjë pengesë objektive për avancimin e tyre. Po ju sjell një shembull të thjeshtë: Sesionet e Komisionit Ndërqeveritar Rusi-Shqipëri nuk janë mbajtur asnjëherë që prej vitit 2009. Pra, tashmë ka 6 vjet që ky forum i përbashkët, i cili është konceptuar për dialog, për diskutimin e nismave dhe projekteve bilaterale dhe për vendosjen e kontakteve të reja, në fakt për momentin nuk po shfrytëzohet.

Pala shqiptare, për fat të keq, nuk tregon vullnetin e duhur politik për të rinisur punimet e këtij forumi. Gjithashtu,Tirana, pa shpjeguar shkaqet, po zvarrit nënshkrimin e disa dokumenteve dypalëshe ndërinstitucionale në fushën e luftës kundër trafikut të drogës. Kjo ndodh pavarësisht se në vitin 2011, Shërbimi Federal i Rusisë për Kontrollin e Trafikut të Narkotikëve dhe Ministria e Brendshme e Shqipërisë nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi. Është e njohur se për Shqipërinë trafiku i lëndëve narkotike është një sfidë serioze. Dhe Rusia, nga ana e saj, mund të ndante me ju eksperiencën e pasur në luftën kundër këtij rreziku.

Kur i pyes zyrtarët shqiptarë, përse Rusia këtu në vendin tuaj nganjëherë nuk konsiderohet si partner potencial i rëndësishëm, shpesh dëgjoj një argument shumë të çuditshëm: Shqipëria është vend anëtar i NATO-s dhe kandidat për në BE dhe ka angazhime të caktuara që rrjedhin nga ky status. Dhe pikërisht këto angazhime gjoja e pengojnë bashkëpunimin me Rusinë. Pra, solidariteti me një bllok mbizotëron mbi pragmatizmin dhe përfitimin e ndërsjellë. Kur i kujtoj kolegëve shqiptarë se vendet anëtare të NATO-s dhe të BE-së, si Greqia, Sllovenia, Hungaria dhe shumë të tjera, vazhdojnë dialogun me Rusinë, bashkëbiseduesit e mi zakonisht nuk kanë një përgjigje për të kthyer.

Më duhet të theksoj se Rusia synon të ketë raporte të mira me përfitim të ndërsjellë me të gjitha vendet mike. Dhe Shqipëria është një nga këto vende. Deri tani, anëtarësimi në NATO dhe BE nuk ka penguar asnjë shtet të zhvillojë marrëdhëniet me Rusinë. Shpresoj që edhe qeveria shqiptare do të heqë dorë përfundimisht nga paragjykimet dhe nga retorika antiruse, dhe nuk do të dëgjojmë më deklarata për “kërcënimin rus” në Evropë dhe Ballkan”, shprehet ai.

Po në sferën ekonomike? A ka interes të kompanive ruse për Shqipërinë? A është e hapur Shqipëria ndaj tyre?

Për fat të keq, gjendja e marrëdhënieve ekonomike midis vendeve tona është larg nga idealja. Gjatë viteve të fundit vëllimi tregtar arrin vetëm rreth 100-110 milionë dollarë në vit, ku kjo shifër përbëhet pothuajse tërësisht nga eksporti rus në Shqipëri. Megjithatë, kemi patur një shans për të ndryshuar këtë situatë për më mirë. Siç e mbani mend, në vitin 2014, vendet e Perëndimit i vunë sanksione ndaj Rusisë dhe, për rrjedhojë, Rusia ishte e detyruar t’i përgjigjej me kundërmasat e saj, ndër të tjera me ndalimin e importeve në Rusi të prodhimeve bujqësore. Shqipëria, pavarësisht se iu bashkua sanksioneve antiruse, nuk u përfshi në listën e vendeve që iu nënshtruan embargos ruse. Ishte një shans i mrekullueshëm për prodhuesit bujqësorë shqiptarë për t’u futur në tregun e stërmadh rus. Edhe ne, nga ana jonë, ishim të interesuar për këtë. Në muajt e vjeshtës 2014, dhe ky është një fakt interesant, eksportet shqiptare drejt Rusisë u rritën shumëfish, por për fat të keq, u ndërprenë pas zbulimit të falsifikimeve në shkallë të gjerë të certifikatave fitosanitare.

Këtë verë që kaloi, Shqipëria përsëri iu bashkua sanksioneve kundër Rusisë. Pas këtij momenti, Shqipëria u përfshi në listën e kundërmasave ruse. Por duhet të keni parasysh se kjo ndodhi vetëm në gusht të këtij viti. Siç e kuptoni edhe ju besoj, në një situatë kur Shqipëria u bashkohet sanksioneve antiruse, ndërsa Rusia është e detyruar t’i përgjigjet me të njëjtën monedhë, nuk mund të flasim për zhvillimin normal të marrëdhënieve tona ekonomike. Sa u përket fushave të tjera të bashkëpunimit ekonomik, pavarësisht nga potenciali i madh i pashfrytëzuar, prapëseprapë, fatkeqësisht, nuk kemi arritje të veçanta. Ju më pyesni, nëse ka interes nga kompanitë ruse për Shqipërinë. Po, sigurisht që ka, veçanërisht nëse flasim për sektorine naftës dhe gazit, nxjerrjen e mineraleve dhe fushën e energjisë. Këtu bëhet fjalë për kompani shumë të mëdha, të cilat janë liderë, jo vetëm në tregun rus, por edhe në atë botëror.

A është e hapur Shqipëria ndaj tyre?

Këtë pyetje më mirë ia bëni autoriteteve shqiptare. Po ju them vetëm kaq: përfaqësuesit e disa prej këtyre kompanive kanë ardhur në Tiranë, kanë udhëtuar nëpër Shqipëri, i kanë studiuar në mënyrë të hollësishme mundësitë për të hyrë në tregun vendas dhe janë takuar me zyrtarët shqiptarë, përfshirë edhe ata të nivelit shumë të lartë. A janë prezente tani kompanitë ruse në Shqipëri? Jo, nuk janë prezente. Kështu që pyetjes nëse Shqipëria është e hapur ndaj tyre mund t’i përgjigjeni vetë. Sot për sot ndodhemi në një situatë kur ekonomia është marrë peng nga politika. Kjo nuk është e drejtë. Nga kjo gjë vuajnë të dyja palët, dhe kryesorja, vuajnë popujt tanë. Duke u shprehur me gjuhën e ekonomistëve, ne po e humbasim leverdinë. Lidhur me këtë, edhe një herë dua të theksoj se Rusia është gjithmonë pro marrëdhënieve pragmatike. Lufta e sanksioneve e nisur nga Perëndimi dhe e mbështetur nga Shqipëria është kundërproduktive. Po presim atë moment kur partnerët tanë do ta kuptojnë këtë fakt të thjeshtë. Jemi të hapur për dialog.

Sa ndikon negativisht qëndrimi rus ndaj Kosovës në marrëdhëniet Moskë-Tiranë?

Greqia, Rumania, Spanja, Sllovakia, Qiproja, Bosnja dhe Hercegovina, Kina, India, Argjentina, Brazili, Izraeli – të gjitha këto vende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Por, me të gjitha këto vende Shqipëria ka raporte normale dhe pozitive. Gjithsej janë më shumë se 60 shtete që s’e kanë njohur Kosovën. Dhe unë nuk e kam të qartë se pse pikërisht marrëdhëniet ruso-shqiptare aq shpesh shihen si të varura nga çështja e Kosovës. Po, Moska me të vërtetë i përmbahet Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, e cila ka konfirmuar përkushtimin e vendeve-anëtare ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Jugosllavisë së atëhershme. Por më duhet të përsëris: Rusia nuk është e vetme këtu, meqë dhjetëra vende të tjera e përkrahin qëndrimin tonë. Kështu që shkaqet e ftohjes së marrëdhënieve Rusi – Shqipëri duhet t’i kërkojmë jo në Prishtinë, por diku tjetër.

71 komente në “Ambasadori rus: Kemi marrëdhënie problematike me qeveritë shqiptare, kanë paragjykime dhe retorikë antiruse”

  1. WEB says:

    Shume e drejte zoti ambasador !po duhet ta dini qe edi rama para se ta beje kete levizje do marri ne fillim lejen nga donald lu !Me arratisjen e qindra mijera turisteve rus nga tunizia egjipti dhe do jete vetem ceshtje kohe kur turistet te marrin arratine edhe nga turqia sepse eshte ceshtje kohe ,por do goditen edhe ne turqi ,,,,Mire do ishte qe kryeministri yne ta bente nje vizite ne moske ,jo per te hapur gallerite e tija te zakonshme ,por nje agjensi per turizmin ne shqiperi ,dhe te ti hidhte nje sy nese mund te shkepuse ndonje investim para se brenda 2020 te zbrazet e gjithe shqiperia nga njerizit qe po ikin

    1. Dean says:

      Pse te vizitoj Mosken qenka llogjike,ndersa te keshillohet me Ambasadorin Lu qenka ”gabim strategjik”??????
      Apo meqense je ti ortodoks???????
      Retorika anti-ruse eshte llogjike,nga momenti qe Rusia na ka katandis ne kete gjendje te mjeruar ku Shqiptaret jetojne ne 5 shtete te ndryshme.
      Ka qene dhe eshte gjithmon Rusia.

      1. Albatros says:

        Po ti o islamil isis talibans terrorist pro Amerikan cfare ke? Ne keshtu na pelqen paraja dhe eknomia nuk na pelqejne Shtetet si Amerika qe nuk kane bere asnje investim por vetem na vodhen thesarin e shtetit,armet,naften,minierat, ndertojne rruge qe shemben Durres-Kukess me miliarda dollare,Donin te na helmonin me armet kimike te Sirise kur te cmontoheshin ne Shqiperi.Vetem shkaterrime ka sjelle kjo putane Amerike.Ne p.. te semes vadte se kemi 25 vjet republike bananesh e kesaj kerme, te gjithe ne qeveri jane vene nga kjo qelbesire Amerike.Te gjithe jane vegla dhekuklla te washingtonit.Shtet fashist zinisto cifut

        1. Dean says:

          Ti,karagjoz,e fillove shume keq debatin,keshtu qe po te boj 1 nder dhe s’po te pergjigjem me shume.

        2. vezhguesi says:

          Un u habita nga konstatimi i ambasadorit. Po te shofesh portalet e lajmeve dhe komentet veren nje fryme proruse te papare. E cuditshme si qeveria jone nuk e shpall mik strategjik rusine, mikun tone te perjetshem, shtetin qe na ka dashur gjithmone te miren, qe na ka ndihmuar gjithmone ne kohera te veshtira dhe qe ben te pamunduren per ta propoganduar ceshtjen shqiptare ne bote

      2. WEB says:

        Dollarit , euros, apo rubles nuk i shikohet poshte etiketes per te pare se kujt shteti fetar i takon o Dean !!Nq.s. shqiperia vazhdon e te mbaje inate per punen e kosoves eshte e lire ta beje ,por nje dere hapur edhe investimeve ruse mua nuk me duket ndonje krim ,sidomos mbas ketyre 20 vjeteve me premtime boshe nga BE dhe borxhe te pa fund ,qe nuk do mjaftojne tre breza per ti lare .Krenari shqiptare apo politikane te pa afte sido qofshin, po i vulosin fundin ketij kombi per hir te politikave

        1. Dean says:

          Web?!
          Shqiperia ka qen Viktime e politikes Pan-sllaviste te ndjekur me fanatizem nga Rusia.Dhe do vazhdoj te jete,prandaj edhe eshte e kot te investosh ke Xhelati yt.Rusia ne rastin tone.Une nuk mendoj se na e ka fajin Perendimi,per gjendjen ekonomine ku jemi.Une mendoj dhe jam I Bindur se e kemi fajin vet,ne.Ne jemi Kombi i shanseve te humbura,te pakten qysh prej viteve 80-te deri me sot.Sidoqoft,bravo per pergjigjen tate korekte,megjithse mund te kemi kendveshtrime te ndryshme.

    2. Tani says:

      Eshte Rusia qe mbeshtet Serbine kunder Kosoves qe ka krijuar retoriken anti-shqiptare z. Ambasador dhe jo anasjelltas. Qeverite e BRSS dhe Rusia kane mbajtur qe ne 1961 qendrim anti-shqiptar dhe pro Jugosllav dhe pro-serb. Edhe Stalini kishte udhezuar qe Shqiperia te shkrihej me ish Jugosllavine. Ministri i jashtem rus eshte teper inflamator me deklaratat kunder Kosoves. Si mund te kete marredhenie te mira kur Rusia eshte pro vraseve te shqiptareve. Mutesite qe thone disa komentues ketu jane ose te qellimshme ose injorance e historise.

      1. Janullatos pisoglenti says:

        Ti je rrocke qe ben propagande ruso-greke

    3. mbylle bucen says:

      KELYSHI I LEH ATIJ QE I LEH EDHE BUCJA (BUQJA)

    4. Sa here Turqia e felliqur humbiste ndonje lufte me Rusin e halese, binin dakort ti prisnin Shqiperise pjese te saj te dhe per demshperblim u jepeshin dhurate Serbise, Malit te zi dhe Greqise, sepse Turqia ruante tokat e saj, dhe nuk i plaste per Shqiperine.
      Kjo eshte e verteta o ju spiune hale shqipfoles, dhe ne ceshtjen e Kosoves vazhdon e njejta politike ruse, cfare kerkon ky palo ambasador bashke me keta spiunet e vet shqipfoles.

  2. Albatros says:

    O ambasador Rus kjo ndodh sepse qverite tina bar hane por Ameriken dhe Evrgopen nuk e tradhetojne.Ne kemi ca kerma ne krye qe mendojne vetem tu lepijne bythen,te huajve dhe jo te lujajne politika ne dobi te shaiptareve

    1. Tirons says:

      Epo normal, ne shqiptaret e kemi servilizmin ne gjak. Behemi me katolik se Papa, me islamik se arabet, me greke se greket, e me Amerikan se Amerikanet. Popull shume larg-pames, si gjithmone ?

      Megjitate do me pelqente sikur ky trap intervistuesi t’i bente nje pyetje te zgjuar ketij ambasadori. Psh, pse Rusia eshte vete-shpallur armiku i madh i shqiptareve dhe babai i serbeve dhe po ben c’eshte e mundur per te penguar Kosoven?

    2. Idrizi says:

      Z.Karpushin:
      Nqs Enver Hoxha e vendosi ne krahun fitus ne l2b keta sot jane e kunderta,dmth naziste.
      Ca pret nga keta zotni?
      Mjere populli nga keta.
      Apo jo albtros?
      Nuk besoj se do ta botoni Mero,

  3. turku says:

    I thoni ambasadorit rus te lexoje gazeten Tema se nuk jane te gjithe shqiptaret njesoj dhe ndoshta e shikon me me optimizem situaten ne Shqiperi, ne lidhje me interesat ruse e kam fjalen

    1. Tirons says:

      hahaha, patjeter, kjo gazete lexohet nga gjithe bota dhe ketu shkruajne kokat e kombit shqiptar ?

    2. Idrizi says:

      Z.Karpushin:
      Nqs Enver Hoxha e vendosi ne krahun fitus ne l2b keta sot jane e kunderta,dmth naziste.
      Ca pret nga keta zotni?
      Mjere populli nga keta.
      Apo jo albtros?
      Nuk besoj se do ta botoni Mero,
      Po c’koment i perseritur more.
      A po perseri po komentoj une qe jam me damke.
      Pika qe ste bie Mero.

  4. tfgs1 says:

    kjo pasi pala ”shqiptare” perbehet nga 100% sunite[jo shqiptare]………

    1. BarboonBath're says:

      Kjo per arsye se Ruset dhe Serbet gjithmone kane dashur ta gllaberojne kete vend, gjithmone kane dale kunder interesave te kombit shqiptar ne shekuj.I lumte ketij qe nga i akuzuar kthehet ne akuzues kur kemi qola dhe politikane te by.es.Por nuk eshte kjo, ne kohene Saliut behej si donte daje Sami, KY SOT ngeli pas bythes se Erdoganit, por edhe ajo qe Serbi-Greqi-Rusi nuk ja deshirojne te miren Shqiperise.
      Ne skemi as politikane as diplomate tja rrjeshtojne Rusit retorikat e tyre antishqiptare.

  5. zaho says:

    shoku ambasador jep shembull qofte edhe nje vend qe ka pare hair nga juve ku ka shkelur cizmja ruse vetem varferi dhe lufte se jeni te zote vetem te beni arme por njerezit duan pune ,paqe dhe mireqenia

    1. tfgs1 says:

      beqir,mjaft me se bie ere turku………..

      1. elton says:

        o mavri tfgs 1, shko be ndonje evro duke shit bythen se e ngordhe familjen per buk.
        akoma pret 300 evro e janulle al bagdadit?

      2. akilis + fotaq sumesakatumi says:

        @tfgs, he more jevg azie, sa mire e njihke eren e turkut.,,…….. ?

    2. Tironci says:

      c’thua me car, po yt ate dhe jot eme dhe ckane pjelle bashke, nga tenxherja ruse hengren deri sa falimentoi shqiperia me 90 more kokloqe.

      1. rikard says:

        Ke te drejt or djal tirone po me ke flet per ne bythlepirsit komplet Ostblock esht i keq apo komshit dhe nga ana tjeter i ndrojn emrat ne Greqi e ka Muhamet e bejn Kristo ,legenat.

      2. Theatrical says:

        vertete qe ka qene nje periudhe e arte shqiptaro Sovietike,po themi,ne kohen e Stalinit dhe pak me pas derisa u prishen mardheniet…mgjt shqiptaret nuk eshte se ushqejne per Rusine ndonje urrejtje(apo anasjelltas)te pakten nuk dalin në rruge te djegin flamurin rus me rastin e incidentit te avionit ..

        nga ana tjeter Amerika ka bere per Greqine shume me teper se sa ka bere Russia per Shqiperine,por kur vjen puna greket djegin flamurin amerikan?!
        greket deri dje krenoheshin me Ameriken,Amerika keshtu e Amerika ashtu,lobi i fuqishem grek,Onassis ,shoqata e vorje beqirit..ai politikani tjeter nga Himara etj..
        dhe ja, sot greket(dhe jo ruso-pondet siç thone keta)e urrejne Ameriken per vdekje

        kupton anastas,
        te duash,admirosh,respektosh,adhurosh nje vend si Russia dhe popull si ruset nuk ka asgje te keqe se te lidhin shume faktore,historia,letersia,muzika apo edhe feja qoftë,por te urresh te djegesh flamurin e nje shteti qe ju ndihmoi aq shume gjate luftes se ftohte e ju ka hapur dyert qindra e mijera emigranteve greke…
        ja kjo eshte tamam pafytyresi pe qeni te pabese grek

    3. NjeQytetarOptimist says:

      Ate do shkruaja dhe une por ma ke marre mendimin sapo te lexova…

    4. Albatros says:

      Te mbajti 20 vjet me,buke rusi,Te shpetoi dhe nga copetimi ne Kohen e Stalinit.Ja futi Titos dhe ndihmoi Enverin kete ka bere, ndertoi fabrika uzine dhe u hap dyert specialisteve tane te studionin pa lek, solli makineri bujqesore dhe ndertoi hidrocentrake, solli rme,avione dhe helikopter, nendetesed he anije luftarake, cfare te ka sjelle Amerika ty? Lufte civile ne 1997 apo grabitjen e floririt te thesarit te shtetit tone, lot 300 tone flori

      1. Theatrical says:

        mgjt,Amerika ka kryer aktin,do thoja,me sublim në tere historine e kombit shqiptar(mbas Shpalljes se Pavaresisie)

        çlirimin e Kosoves tone martire,ja kete beri Amerika

        kjo veper dhurate,nuk ka te krahasuar me asgje tjeter!!

  6. beni says:

    Natyrisht qe po ku dominon kultura islame,ju jeni miqte me te mir te shqiptarve pavarsisht se krishterimit shqiptar i esht zen fyti te thot te verteten qe russia esht mikja jon e vertet e jo cfar thon islamiket e ata qe i bejn islamin te nxjer vrer ndaj mikes ton russis qe na esht ndpdhur kurdoher ne momente te veshtira te ekonomis mos harojm komunizmin qe ish nje bum nga investimet russe me te medhaja ne shqipri!
    Te rroj miqsia e popullit shqiptar me ate russ ne cdo lloj sistemi politik qofte socializmit e kapitalizmit le te pellcasin ata qe nuk e duan ket miqesi!

    1. Per cfare miqesie flet ti mor spiun rus me emrin “ben”, tgfs, web, etj, Rusia eshte armiku me i madh i Shqiptareve historikisht, nqs sot Shqiperia eshte tkurrur kaq e vogel eshte vetem prej Rusise o spiun i ndyre. Fitoret e Rusise me Turqine ishin fitim tokash Shqiptare per Serbet Malin e zi dhe Greqine. Historikisht vendimet e Rusise kane qene dhe jane kunder Shqiperise se ne cdo asamble nderkombetare, eshte armiku me i eger i joni sot.
      Nje pjese e shqiptareve qe shkruajne ketu jane injorante, mbasi sigurisht tek shkollat e sotme nuk ka mesim por pagesa per psedagoget e korruptuar dhe studenti trangull hyn e trangull del.
      Ky ambasador nuk mund te ndryshoje historine dhe ai e di me mire se ne kete, ata jane mbeshtetesit krysore te serbeve historikisht, ata jane mbeshtetesit e Dushaneve, milosheviceve dhe te gjithe vrasesve te Shqiptareve.

  7. Laveri says:

    Keta politikanet tane zoti ambasador edhe me shku ne krevat me gra

  8. Laveri says:

    Keta politikanet tane zoti ambasador edhe me shku ne krevat me grate e tyre duhet te marrin leje tek ambasada Amerikane

  9. Treviso says:

    Mardhanjet politike me Rusine duhet te jene shume te kufizuara deri sa ariu i bardhe te respektoje reciprocitetin per shqiptaret. Kur ti nuk don te me njohesh pse kerkon te respektoj? Tregtija le te vazhdoje reciprokisht pa nderhyre ne punet e brenshme. Dhe ish regjimi ka bere tregti me shtete qe i quante imperjaliste dhe revizioniste, pa cenuar interesat.

  10. Peshku-pa-uje says:

    Asnji nuk ka problem me rusine, por me Putin ne krye nuk ka bese per asnje marreveshje te sinqerte. Pastaj ndoshta nuk e mbani mend po ne kemi qene edhe me turqit edhe me ju (si diktatura e kam fjalen) dhe ku jemi tashti!. Te fundit e europes. Natyrisht jo te gjithe per fajet tuaja, por kemi shtyre demokracine me dekada. Kto pasoje te demokracise se vonuar qe po i vujame tani do ti kishim hequr ndoshta qafe qe para 30 vjetesh.

  11. portokalipsi says:

    zaho koka faji i rusit eshte qe shqiperia i ngjan afganistanit,po ja ke nja 30 vjet qe je shkeputur nga rusia dhe ju drejtove amerikanit ca te beri ky i fundit ne shqiperi fukaralleku skamja dhe shemtia ne te gjitha versionet e saj mbizoterojne

  12. beni says:

    Zoti ambasador po te pyetet Rusia,Shqiperia nuk do ekzostonte sote ashtu si nuk ekziston Kosova per ju.Ju kishit nje shtet te madhe BRSS,ku si ideologji ishte e proklamuar ajo komuniste,por ne realiter vepronte ortodoxia ruso-greke,e cila per popujt tjere dhe per Shqiperine eshte baras me ISIS .Ju perkrahet Serbine dhe gjenocidin e saje ndaj popujve te ish Jugosllavise vetem se ajo eshte ortodokse dhe nuk treguat asnje shenje humanizmi me viktimat ….Pra edhe nje here mbeshtetja te Rusia per Shqiperine eshte zhdukje e sigurte nga harta e Europes.

  13. kuq e zi says:

    E vertete qe shume vende nuk e njohin kosoven por rusia kete armiqsi e ka filluar qysh me traktatin e shen stefanit pra gati dy shekuj armiqsi dhe ju jeni baba e sllaveve ne ballkan

    Z.ambasador
    Ju doni miqsi me shqiperine por ne te njejten kohe gjysmen e popullit shqiptar e doni nen shkja
    Shqiperia dhe kosova nuk jane dy shtete por nje popull sa me pare ta pranoni aq me shpejt do keni miqsine tone

  14. Toni KS says:

    Tavarish Karpushin, ndoshta retorika anti-ruse ka te beje me veprimet tuaja anti-shqiptare. Keni menduar per kete?

  15. aqif kopertoni says:

    Cfare thua o druzhe ambassador.
    Ju keni Koqe Kokedhimen dhe Mane serbin perfaqesuesit tuaj ne Shqiperi qe nuk ka lene gje pa vjedhur dhe grabitur.
    Apo nuk eshte e vertete?
    Kokedhia dhe Mane serbi jane perfaqesuesit e interesave serbo-ruse ne Shqiperi.
    Ju na ofendoni inteligjencen.
    Dasfidania druzhe ambassador.

  16. vollga says:

    z. ambasador jeni antishqiptare te vertetuar , me politikat tuaja ne ballkan keni mbjelle vetem lufte dhe kriza , pasi mbeshtesni vetem seret ne kurriz te popujve te tjere . ja kaq e thjeshte eshte kjo…

  17. E po kjo pune! says:

    fajin e keni vete sepse zgjodhet vellaun e vogel Serbine ne kurriz te Shqiperise dhe tani ta shihni Adriatikun me dylbi… per te mos thene qe historikish keni mbeshtetur ortodoksizmin antishqiptar ne rajon nga Greqia me pavaresine e saj dhe sigurisht Serbia. Epo ne pa miq nuk do mbetemi sa kohe ju keni krijuar pansllavizmin dhe panortodoksizmin historik ne dem tonin.

  18. Zigur Qarri says:

    Eshte e vertet qe nuk e kan njohur edhe vende te tjera Kosoven,por kan qene pasive ne politiken e tyre,ndersa Rusia ka qene aktive deri ne agresivitet kundra pavaresise se Kosoves.Historikisht,ruset kan qene indirekt armiqt tane,si projektuesit,mbeshtetesit,investuesit dhe nxitesit e serbeve dhe malazezeve per shfarosjen e shqiptareve,nderkoh qe amerikanet
    ose me mire miku i madh i shqiptareve Presidenti Wilson, mbrojtes aktiv i paveresise se Shqiperise.Periudha komuniste mundesoi miqesine e panatyrshme te shqiptareve me ruset,nje miqesi qe nuk funksionoi.Deri ne diten e paqes dhe miqesise se perjetshme te popujve,ruset(miqt e armiqve
    tane,serbeve)do te jene armiqt tene dhe amerikanet miqt e shqiptareve.Deri atehere,lum kush te rroje.

  19. Bardhi Tolabi says:

    Zoti Ambasador i Rusise!
    Ne se jeni i ndershem dhe korrekt duhte te beni dhe nje sqarim identik me rastin e Kosoves.
    Kosova u clirua me ndihmen e nderkombetareve,per shkak te raprezaljeve dhe te genocidit Serb ndaj popullsis Shqiptare te Kosoves.Edhe ju morret pjese ashtu si e gjykuat per ndalimin e ketij genocidi.Tani nuk e njihni pamvaresine e Kosoves,perseri eshte e drejta juaj.
    Po mire,po ju me cfare te drejte pushtuat dhe aneksuat,Cecenine,Osetine e Jugut,Krimene?
    A e patet parasysh,rruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorjal te shteteve qe i kishin para agresionit tuaj.
    Ja prandaj marredheniet midis dy vendeve nuk jane ne nivelin e duhur,sepse ju vepron me dy standarte,mbroni vehten dhe sivellezrit tuaj sllave dhe shkelni e merrni neperkembe popujt dhe shtete e tjere.

  20. SHKUPI says:

    Po ju nuk keni retorike antishqiptare? Jeni be akokat ,druri, per serbet.Me ju eshte vetem ndonje by..q.r si tfg qafeziu.

  21. SHKUPI says:

    Po ju nuk keni retorike antishqiptare? Jeni be avokat ,druri, per serbet.Me ju eshte vetem ndonje by..q.r si tfg qafeziu.

  22. Mentari says:

    Mbyllja deren pergjithmone derisa Ruset te demokratizohen si Popull.Me diktatore jemi mbushur gjer ne fyt.Rusia eshte shtet Anakronik,eshte shtet Idiot qe Civilizimi Europian perendimor e ka lene plot 50 vjet mbrapa dhe po vaxhdoje keshtu me 2050 Rusia do te jet 100 vjet mbrapa Perendimit.Eshte kthyer shtet Fshatar Primitiv.Kane Politike te jashtem mendje primitive /Per Cfar na duhet vetem per te futur spijune kunder nesh ne sherbim te Serbit?Mbajeni larg e me larg derisa te civilizohen si njerez

  23. real-bytha says:

    perderisa Rusia , furnizon me armatim Serbine,qe ka si synim vetem luften me shqiptaret……cfare kerkon prej nesh ,raboci kllas’na zadanja !?

  24. Ca ke bo ambsadoro? Mire ke qene? Serbine mire e ke pas? Sic ene mund ta dish ambasadoro jeni pak nen embargo ti bofsha, ene si thone llafit ju jeni pak si merre me long keto kohe. Se kupto tina, kur amerika ene nato i bite serbit qe po masakrote shqiptaret ne kosove ju ishit kunder nderhyrjes se natos per te shpetu civilet. Apo e ke harru? Jane ca gjojna qe nuk kalohen aq kollaj tu bofsha. Ju ne ven tuj ne ne ven tone, nji mirmjes e nji mirmroma ene secili ne hall te vet. Mos boj sikur u kpute ne myth per shqiperine.

  25. dajti says:

    Ky ambasador dhe vendi qe perfaqeson meriton nje FUCK YOU.

  26. krist says:

    Leri pordhet diplomatike
    Doktrina ruse per ballkanin ka qene dhe ngelet dominimi i serbise se madhe me dalje ne Adriatik ne kurrize te shqiptareve
    Dhe sic duhet ta dish edhe ti zoteri pasi je diplomat ekonomia nuk mund te jete e pavarur nga politika ato jane te gershetuara
    E dyta Keni qene frymezuesit kryesore te. ndarjes se tokave shqiptare ne favore te vellezereve tuaj jugore
    Ju doni bashkpunim ekonomike por ne aspektin gjeopolitik doni nje shqiperi pa rol ne ballkan si province stil andoras apo lihteshtein
    Thoni se ka retorike antiruse
    Po kur serbet masakronin shqiptaret ne kosove ju mbeshtesnit ata edhe matrialishte por edhe. nga ana politike
    Cili qe zeri i kremlinit kur gjaku shqiptare derdhej ne kosove
    Kremlini thoshte se eshte ceshtje e brendshme e serbise dhe pengonte cdo perpjekje per mderhyerje nga ana e perndimit
    Retorik antiruse!
    Nderhyrje ushtarake ne nje vende te pavarure dhe aneksimi i territorit te ketij vendi ne vendin tuaj me forcen e tankseve duke shkelure ne menyre flagrante marreveshjen e Bukureshtit te cilen e kishit neneshkruare edhe ju eshte metode hitleriane te perdorura mga hitleri. ne fillim te luftes se dyte boterore

  27. Aqif Pasha says:

    Kur lexon komentet e filoruseve e kupton qe Shqiperia
    nuk ka per tu ber kurr

  28. Adrian says:

    As të zotë dhe këta që komentojnë këtu!!

    Rusia ka të drejtë të hedhë këto teza, por kur bëhen bisedimet ajo shpreh vetëm një interes atë të Serbisë.

    Kur Rusia të ulet në tavolinë për të biseduar me Shqipërinë për interesa të mirëfillëta biznesi siç thotë ambasadori atëherë këto biseda do të bëhen me konsensus e dëshirë të plotë nga të dyja palet.

  29. Dibrani says:

    Nuk i zihet bes Rusit dhe pik,….

    Nuk njeh Kosoven,…

    Po armatos Serbin me Raketa ne Presheve

    Quan vlla Serbin,…..

    Ku ka shekel Rusi varferi dhe lufte ka mbjelle

    Qeveri mafioze me ne krye Putin

    Vetem Diktatoret kan miqsi me Putin

    Besoj kjo lloj CV E frikson nje shtet te vogel si Shqiperia

    Ne hale shkofshin proRusot Shqiptare,…rrofte USA

  30. Dibrani says:

    Vetem injorantet ,…besojne ne Rusi

    Eshte fatkeqsi kur shikon ca ProRus qe fluturojne me presh ne byth

  31. Drejt says:

    Ne akoma vuajme nga bolshevizmi dhe menyrat staliniste te drejtimit qe u rrenjosen per 50 vjet tani duam te studiojme veten te jemi ne sic jemi dhe jo dikush tjeter.Cdo njeri ka interesat e veta dhe personalitetin e vet qofte si shtet apo dhe si njeri

  32. shpata says:

    kur te zgjatet dora mos e kthe bosh shtergoje fort para se ai ta ktheje ne grusht.

  33. Tili says:

    Poulli rus me atë shqiptare kanë pse jo dashuri për njeri tjetrin por qeverit janë përfaqsime antipopullore të dy palëve

  34. Arber Pashtriku says:

    Pse zotni Ambasadori nuk ndikon be vendin e tij qe Rusia te ndryshoje rrenjesisht politiken ndaj shqiptareve.
    E para duke njohur pavaresine e Kosoves dhe pse jo te mos mbeshtete idene qe shqiptaret te bashkohen nje nej shtet te vetem ne baze te drejtes se vetevendosjes ashtu sic ndoshi me Krimene.

    Shqiptaret e bashkuar ne Balkan nuk perbejne rrezik per askend perkundrazi do jene faktor stabiliteti. SHQIPERIA natyrale eshte gjithesei shume me e vogel se vendet si Serbia, Rumania apo Greqia.
    Ndoshta atehere edhe shqiptaret nuk do ti qendrojne rigid aleances me SHBA te por do te themi edhe Rusia e mbeshtet ceshtjen shqiptare.
    Meqe Ambasadorit i pelqejne rezolutat e OKB-se dhe ligjet nderkombetare pse nuk i thone Serbise: Ju I kerkuat ndihme Gjykates nderkombetare te Drejtesise per ligjshmerine e Pavaresise se Kosoves, kjo Gjykate e gjeti teresisht te ligjshme kete akt dhe ne ruset si flamurtare dhe mbrojtes te se drejtes nderkombetare do ta njohim pavaresine e Kosoves dhe pse jo te drejten e ribashkimit me Shqiperine sic njohim te drejten e ribashkimit te Krimese me Rusine.

    Keshtu behet politika e drejte. Dhe une do te jem I pari e do te nxis dashurine dhe miqesine e shqiptareve per ruset.

  35. Lili says:

    Ambasadori ruse ‘harron’ se Putini beri nje luften per disa ruse me Ukrainien e bene sikur nuk kuptoje pse Shqiperia e Kosova Jane nje per Shqiptaret!Pra nuk ka permiresim te marredhenjet Shqiperi Rusi pa ndryshim te qendrimeve rus per kosoven si shtet! Sa te kuptoni se kosova kur nuk ka qene serbi e kur nuk do jeté Serbi,po eshte shqiperi ,do shkoni si do relaxohen marredhenje e si do permiresohen punet per ju e per ne,se besojne e keni kuptuar se e ardhmja nuk eshte tek Serbia per askkend!

  36. paruski says:

    ZDRAVSTVUJE !! NUK MENDOJ QE RUSIA KA QELLIME TE TJERA PERFITUESE NDAJ SHQIPERISE PERVEC ATYRE EKONOMIKE DHE POLITIKE TE MIRA . AMBASADORI I ZGJUAR ,NGREN NJE CESHTJE ME RENDESI DYPALESHE ,NE KOHE TE PERSHTATESHME ,KUR SHUME VENDE TE EUROPES TASHME JANE BASHKUAR RUSISE ,KY ESHTE NJE SHEMBULL I MIRE DHE PER SHQIPERINE E CILA NUK DUHET TE NGURROJ ASPAK, PER MARDHENIE ME RUSINE ,PASI KETO MARDHENIE NUK DO TE BEHEN PENGESE AS PER BE ,AS PER PJESMARRJEN E SAJ NE NATO .
    Z. AMBASADOR DUHET TE KETE PARASYSH QE SHQIPERIA NUK DREJTOHET NGA POLITIKANE DIPLOMAT ,POR NGA POLITIKAN TE DORES SE FUNDIT . SHEMBULL I MIRE ESHTE GJENDJA E MJERUAR E SHQIPERISE TE CILET ,NUK PERPIQEN PER POPULLIN ,POR VETEM TE RREGULLOJNE VETEN E TYRE DHE NJERZIT E TYRE .
    PERSA I PERKET OPINIONI PUBLIK ,SHQIPETARET KANE FORMIM TE CEKET ,JANE TE PASHKOLLUAR ,KANE DIPLOMA FALLCO , NDERSA RINIA NUK KANE ASNJE SHKOLLE PREFESIONALE .
    NJERZIT QE MOREN TITUJ TE LARTE NE MOSKE ,WIEN ,FRANCE E GJETKE ,FATKEQSISHT I ZHDUKU ENVER HOXHA .TANI NE SHQIPERI KANE MBETUR VETEM IDIOTA TE PAPARE NDONJEHERE
    DASVIDANIYA

  37. kuq e zi says:

    z.ambasador
    miqsia jone nuk funksionoi kur ishim me komunista se ju dhe kjo miqsi filloi per hater se tito kroati nuk ju donte prandaj e provuam
    ju keni nje problem me shqiperine eshte i vetmi vend ne ballkan qe nuk keni influence kjo eshte mire per ne
    derisa nuk do kete investime ruse ne shqiperi politika juaj nuk do deportoi te ne
    dhe nje keshille nga ana ime gazsjellsi turqi,greqi,maqedoni,serbi nuk kalon ne trojet tona nqs do e provoni maqedonia do ndahet vetem gazi juaj te mos kaloje
    beni kthese kundrejt shqiptareve se nuk eshte vone

  38. Ali Pash Tepelena (.oqet jashte e .ari brenda) says:

    Zoti ambasador! Ju jeni miqe e sigurte te serbise qe eshte armike e perhershme e shqiptarve dhe pa as me te voglin dyshim jeni njelloje race keshtu qe nuk kemi nevoje per ju sepse produktet tona ma mire te shkojne tek ata qe na duan pamvaresisht interesave. Po, ju keni femrat e mira dhe per kete duhet qe ti ruajme pak mardheniet…

  39. erjola says:

    po ci do ruset kta vetem vodka dhe prosituta kane barbonat

  40. Gufi says:

    Shqiperia ka pasur lidhje te. Mira mi rusin si 2popoj mik

  41. Martini says:

    ambasadori rus,ta lere diplomacine.Shqiptaret kane respektuar popullin rus me teper se cdo popull ne rajon.Edhe se serbet e slavvet e tjere.E si ja ka shperblyer Rusia,me te kunderten.Ashtu si cpo ben tashti me Kosoven.Ky diplomat ti sugjeroje Moskes qe te ndryshoje politiken,ndryshe Rusia do te humbe edhe ate pak respekt qe kane per popullin rus,shqiptaret.

  42. asnjeanesi says:

    Po jane turq , more zoti ambasador , çfare pret ti , prej tyre ?

  43. pa-emer says:

    Z.Ambasador::jemi shume dakorde qe marrdhenjet midise dy Popujeve te shtohen..por ju “Harruat” nje Gje:Shqipetaret jane nje KOMBE, dhe Pjese e ketij KOmbi jane KOSOVA….
    1-Nuke eshte Qeveria ajo qe bene marrdhenje te mira apo Bilaterale te ndersjellta eshte deshira e Popullit Shqipetare apo Russe..
    2-Rusia kerkon ne Shqiperi zgjerim Influence….
    3-Na jepni nje Shembull Pozitive ju Vete z.Ambasador dhe Qeveria juaj se jeni “Pro-Shqipetare”..??Dhe mos perghjithesoni MOs-NJohjen e Kosoves , se ate nuk e kane njohur 30-te shtete te tjera..lol

  44. Fatmiri says:

    Tregoni nje here nder, llogjike, respekt, mirenjohje per te paret tuaj Orthodoks, se duke vepruar keshtu realizoni nje detyre te patridhao tike dhe te tregoni edhecnje here se kini gjak para turk.
    Albanistani sot tregon qe eshte I rrethuar nga Orthodokse nga Greket qe nuk u dihet kufiri dhe nga pushtuesit Sllave.
    Te quash sot pushtues Serbet, Turqit dhe jo cifutet, Anglezet ne Australi,Amerike qe vendasit I derguan ne Parajse mos te vuanin, epo eshte per te vene duart ne bythe jo ne koke.
    Tani Orthodhoksia ecmire apo e keqe eshte e vetmja vazhduese e identiretit te Shqipetareve, qecme dhune I vrane dhe I cidentifikuan.

  45. Andi says:

    Rusia ke qene dhe do te mbetet armiku me I madhe I paqes dhe I popujve te botes,kyrs, kurse Turqia ka qene armiku me I madhe I Populli dhe Kombit Shqiptar.Rusia duhet mbajtur gjithmone larg trojeve tona kombtare.Bravo Edi Rama ruhu nga ariu polar qe kerkon te na zhduk si komb.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje