Meta: Reforma në drejtësi do të sjellë luftë kundër krimit të organizuar

27 Nëntor 2015, 16:25Politika TEMA

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta thotë se Shqipëria ka bërë progres për sa i përket 5 prioriteteve të vendosura nga Bashkimi Evropian. Gjatë një interviste për një televizion italian, Meta shprehet se reforma në drejtësi do t’i hapë rrugë çeljes së negociatave për anëtarësim.

Sidomos në drejtim, të pesë prioriteteve kyçe, të cilat do të bëjnë të mundur që vendit, pas miratimit në Parlament të ndryshimeve kushtetuese, të cilat do t’i hapin rrugën reformës në fushën e drejtësisë, të jetë e mundur që t’i hapen negociatat edhe për në Bashkimin Evropian”, tha ai.

Në intervistën për “L’Unita TV”, Meta u shpreh se lufta ndaj krimit të organizuar është një preokupim madhor i institucioneve në Tiranë.

“Në këtë drejtim besojmë se edhe reforma në drejtësi, të cilën shpresojmë që pas opinioneve të Komisionit të Venecias ta çojmë përpara duke miratuar ndryshimet të caktuara kushtetuese, të ndihmojë për forcimin e mëtejshëm të sundimit të ligjit në vendin tonë dhe për luftën edhe më të suksesshme dhe me efikasitet kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit që mbeten dy sfida serioze ende për vendin tonë sikurse për vendet e rajonit”, theksoi ai.

Gjatë intervistës, kreu i Kuvendit pyetet edhe për bashkëjetesën fetare në Shqipëri, duke theksuar se Shqipëria është shembull i shkëlqyer i bashkëjetesës ndërfetare. “Një shembull për të gjithë dhe një shembull kaq shumë i çmuar në ditët tona, kur ka përpjekje për të minuar bashkëjetesën ndërfetare. Ndaj dhe kjo bashkëjetesë në Shqipëri vlerësohet edhe kaq shumë”, tha ai.

Në vijim të vizitës së tij zyrtare në Itali, Meta zhvilloi takime të veçanta edhe me ish Kryeministrin italian z. Massimo D’Alema, President i Fondacionit të Studimeve Progresive Evropiane (FEPS) dhe me ish Ministrin e Jashtëm z. Franco Frattini, President i Shoqatës Italiane për Organizatat Ndërkombëtare (SIOI).

Meta u prit edhe në Universitetin “Sapienza” të Romës nga Rektori i këtij universiteti prof. Eudenio Gaudio dhe më pas mbajti një leksion dhe zhvilloi një bashkëbisedim me studentët e Universitetit “Sapienza”.

3 komente në “Meta: Reforma në drejtësi do të sjellë luftë kundër krimit të organizuar”

  1. ░╣Sit Back and Relaks░╣ says:

    bukur me nje fjale studenteve te universitetit italian ju cuan meten si mjet konkretizimi per te kuptuar dallimin midis nje vendi sis hqiperia ku hajduti behet kryeparlamentar dhe vendeve perendimore. good

  2. Zigur Qarri says:

    Mos mor mer…!Po kunder krimit te paorganizuar?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje