Një avion bombardues rus SU-24M u qëllua dhe rrëzua në Siri nga forcat ajrore turke të martën (24 nëntor). Moska dhe Ankaraja kanë dhënë versione të ndryshme të asaj që ndodhi, dhe rrethana e incidentit janë ende nën hetim. Ne po ju sjellim 10 faktet që dihen deri tani në lidhje me rrëzimin e avionit rus nga Turqia të ndodhur më 24 nëntor si dhe një video ku demonstrohet në 3 D si avionët turq sulmuan njërin prej avionëve rus
1 – Avioni rus u rrëzua ditën e martë në 9.30 me orën lokale
“Sot në orën 9.30 një avion rus, që kishte si mision luftën kundër terrorizmit u qëllua nga forcat ajrore turke,” shkruajti Ministri rus i Mbrojtjes në faqen e tij zyrtare në Facebook. Ministri shtoi se e sheh këtë si një “akt aspak miqësor”.
2 – Avioni u rrëzua në një zonë të kontrolluar nga rebelët në Siri
Avioni rus u rrrëzua në territorin sirian që kontrollohet nga rebelët. Afro 2 mijë rebelë besohet se po luftojntë forcat e Presidentit sirian Basha Al-Assad, si pjesë e Ushtrisë së Lirë Siriane.
3 – Një pilot u shpëtua, tjetri u vra
Piloti Konstantin Murakhtin arriti t’i mbijetonte incidentit. Ai u shpëtua nga forcat speciale ruse pas një operacioni 12-orësh. Ndërsa kapiteni Sergey Rumyantsev, që gjithashtu arriti t’i shpëtonte sulmit ajror pasi u lëshua me parashutë, u vra me armë zjarri.
4 – Rebelët thanë se e vranë pilotin gjatë kohës që ishte në ajër me parashutë
Një zv/komandant i rebelëve në Siri konfirmoi se i kishin qëlluar dhe vrarë të dy pilotët ndërkohë që ishin me parashutë në ajër. Pavarësisht deklaratave të tyre, piloti Konstntin Murakhtin u shpëtua. Një video e postuar online tregoi pilotin rus të shtrirë në tokë dhe një grup njerëzish që thërrisnin “Allahu Ekber”.
5 – Turqia tha se avioni rus shkeli hapësirën e saj ajrore, u bënë 10 paralajmërime
Në një letër drejtuar Kombeve të Bashkuara, Turqia pretendon se i ka dërguar dy avionëve rusë të paktën 10 paralajmërime në 5 minuta përpara se një nga raketat e avionit ushtarak turk F-16 të godiste një prej avionëve rusë. Në letër thuhej se avionët, kombësia e të cilëve nuk dihej, kishte shkelur hapësirën ajrore turke në afërsi të provincës Hatay.
“Pas sulmit, një prej avionëve rusë u largua nga hapësira ajrore turke. Avioni i dytë u qëllua ndërkohë që ishte akoma në hapësirën ajrore turke nga avionët turq F-16 që patrullojnë zonën. Avioni i dytë u rrëzua në anën siriane në kufi me Turqinë”, shkruhej në letrën drejtuar Kombeve të Bashkuara.
Në deklaratat e bëra pas incidentit, presidenti turk Rexhep Taip Erdogan tha se Turqia ka të drejtë të mbrojë kufijtë e saj: “Turqia nuk do që incidenti të përshkallëzohet. Turqia vetëm mbrojti kufijtë dhe të drejtat e saj”.
6 – Piloti i mbijetuar rus tha se nuk e kishin shkelur hapësirën ajrore turke, nuk morëm paralajmërime
Sipas Ankarasë, avioni rus u godit në hapësirën ajrore turke pasi avioni rus nuk iu përgjigj paralajmërimeve të bëra nga Turqia. Megjithatë, piloti i shpëtuar Konstantin Murakhtin insiston se avioni i tij nuk e kaloi hapësirën ajrore turke, dhe tha se në radio nuk iu dha asnjë paralajmërim përpara se të goditeshin.
“Është e pamundur që ne të kemi shkelur hapësirën ajrore turke qoftë edhe për 1 sekondë të vetëm,” tha Konstantin Murakthin për RT. “Ne po fluturonim në një lartësi prej 6 mijë metrash me një mot krejtësisht të pastër, kështu që e kisha në kontroll total avionin”.
7 – Turqia akuzohet se ka dhunuar sovranitetin e Sirisë
Rusia nga ana tjetër thotë, se ishte vetë avioni turk F-16 që gjëmoi avionin rus SU-24 duke dhunuar hapërsirën ajrore siriane. Ministri i Jashtëm sirian Walid Muallem gjithashtu tha se incidenti tregoi se presidenti turk Erdogan dhe qeveria e tij “po ndihmojnë terroristët në Siri”, duke shtuar se “Turqia dhunoi sovranitetin e Sirisë duke sulmuar në hapësirën e saj ajrore”.
“Përpjekja për të shkatërruar forcat e ISIS dhe grupet e tjera terroriste nuk i pëlqen Turqisë prandaj ata dhunojnë sovranitetin e Sirisë,” tha Muallem.
8 – Turqia thirri menjëherë aleatët e NATO-s
Sipas Ministrisë ruse të Mbrojtjes, lëvizja e parë e Turqisë pas incidentit ishte thirrja e aleatëve të NATO-s ndërkohë që refuzonte kërkesat e Rusisë për komunikim. Aleanca mbështeti Turqinë.
“Ne jemi në solidaritet të plotë me Turqinë dhe mbështesim integritetin territorial të aleatit tonë të NATO-s, Turqisë,” tha Sekretari i NATO-s Jens Stoltenberg gjatë një takimi emergjent.
9 – Rusia dyshon në një provokim të planifikuar
Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrovse rrëzimi i avionit rus duket një provokim i paramenduar.
“Ne kemi dyshime serioze se ky akt nuk ka qenë aspak pa qëllim. Duket plotësisht i provokuar,” tha Lavrov.
10 – Rusia do të intensifikojë kontrollet mbi produktet ushqimore turke
Rusia do të forcojë kontrollin e saj mbi furnizimet ushqimore që vijnë nga Turqia , tha Ministri i Agrikulturës ditën e sotme.
Do të bëhen kontrolle shtesë të produkteve. Këto masa janë marrë për shkak të shkeljeve të përsëritura të standarteve ruse nga prodhuesit turq, tha ministri./ Ora
Erdogani rrezon avionin kurse Putini merret me kastravecat e domatet! Sa burre trim qe eshte!
Shiko, ç’po i bëjnë shqipes këta gazetashitësit!
(ministri i agrikulturës)
rusi mos haje mut kot, pyetja eshte e shkeli apo jo? te gjithe satelitet dhe radaret e shume shteteve qe monitorojne sirine dhe turqine thone qe e shkeli per rreth 17 sek, dmth e shkeli dhe nuk eshte hera e pare. eshte paralajmeruar qe po e shkeli serish do qellohet dhe mos luaje me durimin e te tjereve. rusia ka qejf te testoje me cic mice si ne ukrahine gjeorgji apo vende te tjera po me turqine nuk duhet ta gerricte dhe kete e dinte por e kerkoi vete dhe turku ja dha pa medyshje. nqs turku do e toleronte kete 17 sek heren tjeter do beheshin 170 sek e keshtu me rradhe. tani rusi e mesoi ta mbaje bythen larg. shkurt dhe qarte rusi e kerkoi vete, putini e kerkoi vete, por pilotet e shkrete ruse nuk e dinin kete. pra putini i coi me vetedije pilotet e tij si mish per top dhe tani ju jep dekorata. nje cope plehre mbi kremlin sic kane qene dhe gjithe plehrat e tjera pararendese ne kremlin.
edhe ne kohën e enverit e shkelnin hapësirën shqiptare dhe anasjelltas por nuk u rrëzua asnjë. Thjesht i shoqëronin të uleshin.
Mos u bëj turk o zotëri, veç nqs je turk ! Dhe besoj se jo të gjithë turqit e miratojnë këtë veprim
cilen hapesire shkelnin ore uahahahahahahaha, hapesiren shqiptare dhe ne nuk i rrezonim? uahahahahahaha. po cte rrezoje o lumemadh uahahahha
O Nardi.
Mos na hap barkun me Enverin.
Ka ligje nderkombetare per kete çeshtje.Rusia pretendon se nuk e ka shkelur hapesiren ajrore te Turqise,sepse eshte e vetdijshme se nese e ka shkelur çeshtja eshte e mbyllur.ligji i jep te drejt Turqise…
Problemi eshte vetem nje:e ka shkele apo jo hapsiren ajrore te Turqise avionj rus?
Sa here e shkel hapesiren ajrore te Greqise Turqia? Mos fol kodra pas bregut. Nese avioni rus hyri per 17 sekonda, atehere ta dokumentojne e te bejne note proteste. Nese turqit jane burra, ta luftonin vete Isis qe e kane “tek dera e shtepise”. Por Turqise i intereson te marre nafte nga Isis dhe i preken interesat (pervec interesit te renies se Asadit).
turq,turkman,turkoshqipfoles,xhami pa qitap e kesisoi bastarde jane mega problem per Evropen……………
Turqit deklarojne se ben 10 paraljmerime ne 5 minuta, per nje avion qe shkeli hapsiren Turke per 17 sekonda (sipas letres se Turqise ne UN)? Telenovela turke ?
paralajmerimet fillojne qe nga momenti qe objekti i afrohet kufirit apo ka kursin e fluturimit drejt kufirit ajror te vendit, prandaj quhen paralajmerime, qe te te paraljmerojne qe po i afrohesh hapesires ajrore te vendit. mos na bej bythen e zgjut kot.
O turkoshaker, e dini sa km mbulon nje avion per 5-10 min, se 10 min thane ne fillim? Nuk paraljmerohesh kur je duke fluturuar ne territorin tend dhe nuk goditesh as kur kalon kufirin e tjetrit per pak (gje qe ska ndodh) – se ndryshe sot vendet e botes do ishin bere kasapane.
Pastaj si thone u godit ne Turqi dhe ra nga an tjeter e kufirit :), ne fluturim e siper.
Jepi dhe bravo te madhe bab Erdoganit se pervec tregetise me ISIS (firma e djalit te vet) ka filluar te arrestoje edhe gazetar qe postojne gjera qe si pelqejne. Tashti per cilen nga keto te dyja e doni me shume ?
O babo kkkk.Hapesira ajrore vezhgohet te pakten 10 km matane kufirit.Paralajmerimi turk i ka shkuar avionit perpara se ta shkelte hapesiren turke duke pare drejtimin e avionit rus.Dhe qe do shkelej hapesira ajrore turke ishte plotesisht e qarte nga ushtaraket turq,sepse avione te tille me shpejtesi mbi 3500 km/ore,nuk mund ta ndrojne drejtimin si biciklete.Dhe ashtu ndodhi.Avioni hyri ne teritorin turk dhe morri ate qe kerkoi.
Te duken pak ty 17 sek?Pse cdo donte Putin putana,qe po vringellin armet ne gjithe ate teritor? qe te fluturonte mbi Stamboll?
Ce di Turqine Putin putana, Gjeorgjine,Ukrainen,apo Osetine e jugut me Dagestanin?Le ta kruje marmiden edhe njehere dhe ta shohe.
Turkoshaker te mjere, mbaheni akoma me perrallat se Turku ka ushtri te madhe e te fuqishme, kur ka 30 vjet qe e sjellin verdalle ca rebele Kurd te armatosur me arme te lehta.
Ato 17 sek, pak jane, se e kane thene dhe te tjere ne Evrope – por me e bukra eshte se s’kan nxjerre asnje prove per kete kohe qe pretendojne.
Avioni nuk fluturon me 3500km/ore, shko shiko shpejtesine max te Su-24 e ke 1200km/ore, por kur eshte ne mision bombardimi e ul shume me teper.
Po pranojeni mor trima se hallin e keni tek ato mjekroshet qe i prisnin pilotet posht, per ata ju qan zemra. S’ka asgje te keqe, keni bere zgjedhjen tuaj
Nuk e di cke me Gjeorjgine dhe Ukrainen qe i beri corap SHBA pert ti ndersyer si qener ndaj Rusise dhe kjo i shtypi koken. Shko shiko “suksesin” e SHBA dhe Natos ndaj rreckamanve Taleban ne Afganistan – me qe ra fjala ?
po qe edhe nese nuk e kan shkele hapsire aurore, mire ja kan bo qe e kan rue, le ta dîné kushe eshte turkishe_forca
Putini deklaroi sot ne konferencen e shtypit me Holland : Kemi dorezuar te pjesemarresit e G20, fotografite e karvaneve pa fund te ngjashem me nje gazsjelles pa fund duke hyre brenda territorit turk me naften e ISIS.Ato karvanen nuk transportonin vetem nafte por edhe gjakun e francezve,ruseve dhe qytetareve te shteteve te tjera te vrare nga ISIS !!!!
i beri gje analizen nga fotot qe kishte nafte?
Vec naftes nuk ka cfare te shesi ISIS se kokat e prera nuk ja blen kerkush !
Pika nente eshte plotesisht e sakte.
Cdo gje ka qene gati. Turqia ka 600 vjet ne fashizwm
Turqia eshte shtet kufitar me Sirine.
Ka nje minoritet turk ne Siri.
Turqia nuk nderhyri per te mbrojtur minoritetin turk ne Ukrahine (Krime).