Deputeti Mark Frroku ka vendosur të heqë dorë nga mandati i deputetit.
Ai i ka dërguar një letër Kuvendit të Shqipërisë, ku i bën me dije vendimin për të lënë mandatin e deputetit. Lajmi është bërë i ditur nga avokati mbrojtës Saimir Vishaj.
“Mark Frroku tërhiqet pa pritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese ku është dërguar çështja e tij për mandatin”, ka deklaruar avokati.
Praktikisht, Frroku është pa mandat pasi kanë kaluar më shumë se 6 muaj pa marrë pjesë në seancat parlamentare.
Ligji parashikon që një deputeti që nuk merr pjesë asnjëherë të vetme në seanca për 6 muaj, i hiqet mandati.
Frroku u arrestua pasi kërkohet nga autoritetet belge për një vrasje në Belgjikë në vitin 1999, ku ai dyshohet të jetë një nga autorët.
Ai krijoi një parti të quajtur Kristian Demokrate, ku edhe fitoi mandatin e deputetit. Tashmë partia është e shkrirë, pasi edhe vëllai i tij, i dyti në listë është arratisur nga Shqipëria për shkak se u akuzua për vrasjen e komisarit Dritan Lamaj, procesi për të cilin nuk është mbyllur ende.
e ka ba si burrat..lum per malsorin trim e shenjteror…kemben zvarre o njeri i zotit….
se di si do ta mbaj mend:
1.deputet pa shkolle
2.deputet rrugac
3.deputet kriminel
4.deputet prej malsie
5.ish deputet mafjoz.