Lufta e Tretë

26 Nëntor 2015, 19:39Politika TEMA
Lufta e Tretë

“Mami, të lutem, ma thuaj sërish, si nisi Lufta e Parë Botërore?”

“Zemër, ta thashë një herë, ka ndodhur shumë kohë më parë. Një shekull është kohë shumë e gjatë”.

“Por mami, të lutem”.

‘Epo, është e ndërlikuar. A do vërtetë që ta dish?”

“Po, mami”.

“Eshtë një histori e trishtë. Bota ishte organizuar në një mënyrë, dhe ajo mënyrë pësoi kolaps, dhe në proçes u vranë miliona njerëz”.

“Ua. Si ishte organizuar më parë?”

“Kishte gjëra që quheshin perandori. Ato kontrollonin hapësira të mëdha territori, plot me popuj të ndryshëm, dhe disa prej këtyre popujve donin që të vetëqeveriseshin, në vend që të qeveriseshin nga një perandor i largët”.

“Ok”.

“Perandoria Austro-Hungareze ishte një prej tyre. Kishte shumë pallate të mëdhenj në kryeqytetin e saj, Vienën, ku njerëzit vallëzonin në ballo të mrekullueshme. Ajo qeveriste pjesë të një qosheje të varfër të Europës, të quajtur Ballkan, ku sundimin e saj nuk e pëlqenin. Një ditë në vitin 1914, trashëgmitari i perandorisë Austro-hungareze dhe bashkëshortja e tij u vranë në një qytet ballkanik që quhet Sarajevë, nga një djalë i ri, serbo-boshnjak, i cili donte të çlironte sllavët e jugut nga sundimi perandorak”.

“Kjo është e trishtë, mami. Muzika u ndal, ma merr mendja. Po pastaj?”

“Perandoria u zemërua vërtetë shumë. Ajo i kërkoi Serbisë të bënte disa gjëra, ose do të përballej me luftën. Sundimtari në Vienë kishte besim sepse kishte një shok të ngushtë, një fuqi në ngjitje e cila quhej Gjermani. Serbia kishte edhe ajo një shok të mirë, një vend që quhej Rusi, dhe që është i madh. Serbia u spërdrodh disi, siç bën ti me detyrat e shtëpisë, kështu që Austro-Hungaria nisi luftën kundër saj”.

“Po pastaj?”

“Pastaj Gjermania i shpalli luftë Rusisë, e cila kishte mike Francën, të cilës nuk i pëlqente Gjermania, për shumë arsye. Shumë shpejt, Gjermania sulmoi Francën përmes Belgjikës. Kjo gjë zemëroi Britaninë. Ajo hyri në luftë kundër Gjermanisë. Një tjetër perandori – e sëmurë – që quhej Perandoria Otomane u bashkua me Gjermaninë dhe Austro-Hungarinë. Më vonë SHBA, një fuqi në ngjitje, iu bashkua ekipit franko-britanik. Pas pak vitesh, më shumë se 16 milionë njerëz kishin vdekur. Perandoritë austro-hungareze, otomane, gjermane dhe ruse ishin shembur”.

“E gjithë kjo, vetëm se u vra një çift? E çuditshme”.

“Ndonjëherë, gjërat e vogla rriten, njerëzit humbasin durimin dhe perspektivën, ka një shkëndijë dhe pastaj, një rrëmujë e madhe”.

“Mami, mund të ndodhë përsëri, apo jo?”

“Jo”.

“A ka mbetur ndonjë perandori sot?”

“Disa e quajnë Amerikën perandori, edhe pse ajo nuk ka perandor. Eshtë vendi më i fuqishëm mbi tokë, me ushtarë kudo përreth botës dhe popuj të ndryshëm që mbështeten tek ajo, për drejtim dhe mbrojtje. Por Amerika po dobësohet”.

“Pra, mami, mos ka të bëjë me atë që më the, që bota organizohet në një mënyrë, dhe pastaj organizohet në një tjetër mënyrë, dhe në ndërkohë vdesin shumë njerëz?”

“Jo tamam, zemër. Vdesin ku?”

“Në Siri, mami. Çfarë është Siria”.

“Eshtë një vend i vogël, me popuj dhe fe të ndryshme, që u krijua pas shembjes së Perandorisë otomane”.

“Përse luftojnë njerëzit atje?”

“Eshtë e ndërlikuar. A do vërtetë që ta dish?”

“Po, mami”.

“Ishte një tiran brutal, i largët, që vepronte si perandor, dhe disa prej popujve të Sirisë u ngritën kundër tij. Tirani filloi të qëllojë ndaj tyre. Amerika dhe Britania dhe Franca, mes të tjerëve, nuk e pëlqyen këtë, dhe thanë që do të mbështesnin rebelët, por nuk është se i ndihmuan ashtu si duhej”.

“Pse?”

“Sepse siç të thashë, Amerika është e sëmurë. Po dobësohet”.

“Ok, po pastaj?”

“Tirani kishte një shok të madh që quhet Rusi. Kishte dhe një tjetër shok të madh që quhej Iran. Ata të dy donin ta ndihmonin”.

“Atëherë ai fitoi?”

“Jo tamam. Shumë prej atyre që donin ta hiqnin qafe tiranin ishin myslimanë sunitë. Ata kishin mbështetjen e Arabisë Saudite, e cila ka shumicë sunite dhe e urren Iranin dhe ka mbështetur fanatikët sunitë. Turqia, që ishte pasardhësja e Perandorisë Otomane dhe e urren tiranin sirian, u bashkua gjithashtu me rebelët. Por Turqia urren një tjetër popull në Siri, që quhen kurdët, më shumë se sa tiranin – kaq shumë, sa që në fshehtësi ka qenë gati të mbështesë një grup sunitësh të çmendur që presin fytet e njerëzve, vrasin kurdët dhe qëllojnë njerëzit në qytetet në Perëndim”.

“Mami, u ngatërrova”.

“Siria është ndarë, ashtu si Perandoria otomane. Rusia po bombardon disa armiq të tiranit sirian. Amerika po bombardon ata që presin fyte. Edhe Franca. Turqia rrëzoi një avion rus. Rusia është e zemëruar. Kurdët duan shtetin që nuk morën 100 vjet më parë. Arabia Saudite po lufton një luftë mbarërajonale kundër Iranit. Ajo luftë është më e fortë në Siri, ku qindra-mijëra kanë vdekur”.

“E gjitha sepse disa njerëz donin të hiqnin qafe një tiran?”

“Ndonjëherë gjërat e vogla rriten, ka nëj shkëndijë dhe bëhet rrëmujë e madhe”.

“Mami, si do të jetë Lufta e Tretë Botërore?”

“Mos u shqetëso, zemër, çdo gjë është ndryshe tani”.

“Tërësisht?”

“Tërësisht. Ne kemi jetën, lirinë dhe kërkimin e lumturisë. Gëzuar Ditën e Falënderimeve, e dashur”.

The New York Times- Në shqip nga Bota.al

10 komente në “Lufta e Tretë”

  1. okb says:

    Nuk e di se si mund te behen gabime ne histori . Ne Serbi eshte vrare vetem FRANZ JOSEF DHE JO BASHKE ME GRUAN . ELISABETA (SISI) ESHTE VRARE ME 10 SHTATOR 1898 NE GENF TE ZVICRES, NGA NJE ITALIAN DUKE E QELLUAR ME THIKE .

    1. lexues says:

      O mik, ne Sarajeve eshte vrare Franz Ferdinand, nipi dhe pasuesi ne fron i Franz Joseph-it, me te shoqen. Bej nje kerkim gjysmesekondesh ne Wikipedia para se te flasesh

      1. okb says:

        Po mik po, ke te drejte .

    2. JoZoti says:

      Lufta e trete eshte realitet ne pritje te pelcase per sa kohe qe turgofaget qe presin qosheve te erreta te botes qe te gjejne rastin dhe te bejne cfare po bejne ne siri nen pllakaden e isis.

      Logot I kane te ndryshme turgofaget por shpirtin dhe mendjen i kane te njejte. Ata fshehin ne tshpirt te njejten ide dhe llogjike: cdo gje qe nuk ngjan me idealin e tyre te njeriut mbi toke duhet te shnderrohet ne versionin e tyre te erresires qe ata e quajne ferr. Paradoksalisht turgodaget besojne se bnese I shoqerojne viktimat e tyre ne erresire ata vet jane te destinuar per ne driten e parsjses qe e kane gatuar ne koken e tyre dhe se nuk kane asnje llon ideje se si do te jete ne realitet (Difekti kryesor I kesaj qenje eshte se nuk mund te zbertheje dhe kuptoje fjalen realitet)
      Turgofaget e shekullit 21 jane teknikisht antinjeriu qe eshte evoluar mbi siperfaqen e tokes paralele me vet njeriun por qe ndryshon nga vet njeriu vetem nga fakti qe kompjuteri I tyre eshte I pa programuar per te perpunuar fjalen realitet. Dhe problemi I njerezimit eshte se nuk po arrin te kuptoje qe ky problem nuk kerkojne force dhe bomba por thjesht nje perpilim I neurolenguistikes se tyre per perpunimin e kesaj fjale.

      Ne efekt ky difekt I turgofageve eshte thjesht mje virus kompjuterik qe perhapet ne kompjuterat e njerezve dhe sa me shume qe njerezimi vonon duke u marre me forcen si zgjidhje aq me shume kjo lloje qenje po perhapet. Eshte me te vertete e frikshme.

  2. Turqiamerika says:

    Perfundimisht mami babi dhe zemra rini te qet se nuk ka ardhur akoma koha e luftes se trete Boterore.
    Do kete ca ham hume e do shkoje sejcili ne vendin e tij me te medhenj e te vegjel.
    Ne kete kohe do te mesojne vec nje gje; se nuk mund tia shkelin aq serbes hapeserin ajore apo tokesore vendeve te pavaruara, kushdo qofshin ato.
    Sidomos kur behet fjale per vende supermike te Ameries.
    Lufta e trete Zemer, do dhe nja 15 vjet, pasi luften e trete do e nise Kina, pasi keto te jeret vec sa bejne ham ham kot e nuk te hane dote,se i kane rene dhembet.

    Kurse Kina Zemer, ka nevoje qe te forcohet e egersohet dhe pak.

    Zemer duhet te dish nje gje, qe pothuajse ne cdo kohe njerezimi ka pasur nje perandori ne krye.
    Kr perandoria eshte ne kulmin e fuqise te tjeret fshihen si minjte, e ku pas dhjetra e qidra vjetesh perandorite vetvetiu dobesohen, tak ngrene krye e thone, ja e permbysem perandorine dhe u cliruam vete.
    Pordhe me rigon te keqen mami.
    Pas kesaj bien menjeher ne dore te perandorise se radhes.
    Por ne rastin tone, Kina do beje pak gjurulldi ne Bote e do rikthehet shpejt ne vendin e saj.
    Keshtuqe, ti hame dhe keto 1015 vvjet ashtu me ca dallgeza here te vogla here te medha, por pa lufte Boterore

  3. ╡▒sit back and relaks▒╡ says:

    Bota sot duhet pare si nje sistem operativ i virusuar dhe ku virusi shikohet ne dy kendveshtrime. Disa thone qe virusimi eshte pozitiv pasi con ne nje riformatim te sistemit operativ dhe si pasoje sistemi operativ pastrohet njekohesisht edhe nga virusi por edhe nga programe parazitare qe ngadalesojne punen e tij, disa te tjere e shohin kete si proces negativ pasi riformatimi do sillte bashke me pastrimin nga programet e padobishme edhe pastrimin nga programet e dobishme dhe humbjen e nje pune shumevjecare e si rrjedhim keta e shohin me te arsyeshme te perpiqen ta cvirusojne sistemin operativ pa e riformatuar ate por duke perdorur programe c’virusimi dhe njekohesisht te ruajn punen e bere deri tani.
    Sic treguan dy lufterat e kaluara boterore, riformatimi i botes ne ate kohe ishte i dhimbshem por i domosdoshem pasi i tregoi botes se ku te con cmenduria kolektive ne njeren ane por njekohesisht ishin te domosdoshme pasi i solli botes zhvillim te papare tekonologjik. ne 70 vjet pas luftes se dyte boterore njerezimi ka bere hapa perpara qe nuk i ka bere ne 2 mije vjet marre sebashku. Sot mendoj se ndryshe nga ajo kohe bota (sistemi operativ) eshte aq i perparuar sa te arrije te pastroje vetveten dhe te eci perpara pa qene nevoja per nje riformatim te ri, por po ashtu eshte po aq e perparuar dhe e pergatitur per ta kthyer boten ne vitin zero.
    Nuk duhet te behemi si ai qe per nje plesht dogji gjithe jorganin.

  4. Ali Pash Tepelena (.oqet jashte e .ari brenda) says:

    Biro…pyete nganjehere edhe babin se mami nuk i din te gjitha…ajo vetem nje gje e dine mire biro…si te ngrej kembet kur ja kerkon trupi…ok kolopuc..

  5. mosss moreeeeee says:

    Mami i tha qe amerika po lufton isis??????
    Uaaaaaaa. Hahahaha

  6. Kameleoni says:

    I dashur, Kohen, është mirë që fëmijëve t’u thuhen “të vërtetat” siç janë dhe jo siç na pëlqen neve të mëdhenjve “të jenë”…(?!) Kështu i edukojmë keq dhe i bëjmë “kopje” të këqia, tonat…!

  7. funerali says:

    amerika eshte nje perandori pa perandor, tek e cila shume popuj gjejne mbrojtje dhe ide per te ecur perpara.
    ne siri vriten njerez se nje perandor gjakatar po mban nen sundim shume popuj.
    o mero po ku e gjete pikerisht nje cifut per ta botuar.
    pse se permend ky koheni palestinen qe e cfiliten me makinacione e skenare qe ne 1948, plot 67 vjet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje