Kjo është një seancë e pazakontë e këtij parlamenti te cilën dua ta them qysh në fillim, e bën qesharake fakti se teksa jemi bashkuar për të ndaluar baltën që hyn prej vitesh në politikë nga rrugët e paligjshmërisë, pala që kërkoi konsensusin tonë për këtë ligj, vazhdoi të hedhë baltë edhe dje edhe sot, duke këmbëngulur paturpësisht tek i ashtuquajturi testi i drogës.
Kjo farsë njerëzish të droguar nga mllefi është në fakt shembullore për të vërtetën se Partia Demokratike nga shpifjet vjen, drejt shpifjeve shkon, me shpifje rron!
Duke shpifur përditë prej vitesh, pasojë e botkuptimit stalinist që i dikton sjelljet dhe qëndrimet ndaj kundërshtarit, opozita e sotme është kriminalizuesja më e madhe e politikës shqiptare.
Fatkeqësisht edhe ky ligj nuk zgjidh gjë në këtë aspekt.
Kriminalizimi i kundërshtarit me baltosje të përditshme, sic dëgjuam edhe sot në këtë sallë, do të mbetet problemi dhe turpi i politikës sonë. Problemi, por pse jo, edhe turpi i një pjese të shoqërisë sonë, që e voton diku tek pak mbi 30 perqind, këtë politikë të urrejtjes kriminalizuese ndaj kundërshtarit politik!
Problemi dhe turpi i Shqipërisë sonë në sytë dhe në veshët e të huajve!
Ne sot shqyrtuam në parim një ligj, i cili në radhë të parë tenton të mbrojë këtë institucion nga prurje politike të padëshirueshme për standartin e një shoqërie, e cila synon të jetë e lirë, demokratike dhe europiane.
Unë, sidoqoftë kam bindjen se ky ligj ndoshta nuk do të bëhej kurrë i nevojshëm, nëse të humburit nga pushteti, nuk do të gjenin alibinë për ikjen nga pushteti dhe mungesën e shpresës për tu rikthyer, tek deputetë që më shumë u “kriminalizuan” në këtë Kuvend, sesa ishin të inkriminuar përpara se të vinin këtu.
Kryetari i SHQUP-it ka folur, duke tjerrur furkën e shpifjeve, për gjoja 19 kriminelë brenda në këtë sallë, lideri i vërtetë i PD-së ka thënë se janë më shumë.
Por shqiptarët do të shohin dhe do të dëgjojnë pas zbardhjes së këtij ligji se ne fakt ne këtë krah të sallës nuk ka asnjë të dënuar apo gjykuar për krimet e parashikuara nga ky ligj.
Në këtë krahun tjetër, as vete Saliu dhe Luli nuk janë gjykuar dhe dënuar, lëre pastaj tjetërkush.
Por ne punuam me vullnet të plotë për këtë ligj dhe do ta votojmë këtë ligj, sepse ashtu siç njeriu i arsyeshëm sillet me çdo qënie të papërgjegjshme, edhe ne duam t’ia heqim mjetet e rrezikshme nga duart opozitës, të cilës i ka humbur rruga, ideali, vizioni dhe fuqia për tu ringritur. Është e nevojshme t’i heqim nga duart, alibira me të cilat po njollosnin rëndë imazhin e Shqipërisë dhe institucionet e shtetit shqiptar.
Sot duhet të flasim me njëri tjetrin troc dhe të mos shesim më hipokrizinë për sinqeritet.
Ky ligj nuk ka asnjë vlerë pa bërë reformën në drejtësi.
Ne nuk kemi alibi dhe nuk do të kërkojmë alibi. Ne japim llogari vetëm përpara atyre që na kanë votuar për një Shqipëri më të drejtë.
Shqiptarët presin një sistem drejtësie që të dënojë edhe hajdutët pa pushtet, por edhe ofiqarët me imunitet.
Sot në Shqipëri ka një korporatë që duhet dekriminalizuar. Është korporata që shet drejtësinë.Është koorporata e gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar, që lënë të lirë të korruptuarit dhe të inkriminuarit. E vërteta e tmerrshme është se shqiptarët nuk kanë shans ende sot të marrin të drejtën e pronës së tyre pa paguar, nuk kanë shans të marrin drejtësinë për djalin e vrarë apo vajzën e përdhunuar, pasi ri-vriten e ri-përdhunohen në dyert e gjykatave.
Dekriminalizimi i vërtetë mund të bëhet vetëm nga reforma në drejtësi.Bashkimi Europian nuk ka për të na i hapur kurrë dyert e veta, nëse ne nuk do provojmë dy gjëra themelore.
E para, që drejtësia nuk është mall që shitet dhe që blihet dhe e dyta, se përpara ligjit jemi të gjithë të barabartë. Të gjithë të barabartë para ligjit.
Kolege dhe kolegë!
Unë e kam pritur me një lehtësim të madh këtë ditë, sepse personalisht si kryetar i delegacionit shqiptar në Parlamentin Europian, ndjehem i çliruar nga lumenjtë e baltës që hidheshin korridereve të Evropës, nga njerëz të dëshpëruar me popullin dhe vendin e tyre, pse populli nuk i ka votuar dhe pse vendi i tyre nuk i do.
Ata që nuk shpjegojnë dot humbjen, rihumbjen e tyre dhe distancimin e shqiptarëve prej tyre, përpiqen t’i bëjnë terapi vetes, duke njollosur Shqipërinë.
Për këtë arsye jam shuuuuumë më i interesuar sesa opozita që të votohet ky ligj dhe t’i hiqet alibia kësaj opozite, përse nuk e do populli shqiptar.
Por të nderuar deputetë, nuk mund të mos flas sot dhe për një lloj hipokrizie, që na bashkon kur votojmë dhe duartrokasim për një ligj që e kemi shpikur për të mbuluar dobësitë tona.
Një ligj që nuk ka asnjë vlerë, nëse nuk bëjmë reformën në drejtësi.Ne sot diskutuam një ligj, i cili ndëshkon armiq që nuk i njohim, emra që nuk i dimë, krime që nuk janë kryer ende dhe dëshira të cilat nuk e dimë nëse egzistojnë ose jo.
Ne sot diskutuam një ligj, jo për të ndaluar veset e politikës shqiptare, por për të ndaluar njerëzit me vese të hyjnë në politikën shqiptare.
Ne sot diskutuam sot ligj, i cili nuk ka të bëjë me ndokënd prej nesh që ka shkelur ligje apo që ka bërë dhe krime, nuk ka të bëjë me ndokënd prej nesh, që është në këtë sallë dhe që dikush prej nesh ka vrarë për të qëndruar në pushtet, ka vjedhur për të blerë pushtet dhe akoma më keq, i ka shpall luftë shtetit shqiptar, për të mos u ndërshkuar.
Jo! Aspak.
Po nuk bëmë reformën në drejtësi, ligji që diskutuam sot është një ligj që askush të mos të na hyjë më në pjesë në këtë histori, duke e shpallur çdo krim të bërë nga ne deri më sot si të amnistuar dhe të mbrojmë vathën tonë nga hajdutët e xhepave, azilantët e zbuar nga perëndimi si njerëz pa letra, apo qoftë dhe ndonjë individ që është përfshirë në vepra penale ordinere, për të cilat ka vuajtur dënimin.
Ne duhet të kemi guximin t’u themi shqiptarëve, se nëse nuk bëjmë reformën në drejtësi, me ligjin që diskutuam sot nuk po mbrojmë politikën nga krimi, por po mbrojmë disa njerëz të inkriminuar nga konkurenca e krimit.
Ne duhet t’u themi shqiptarëve, se nëse nuk bëjmë reformën në drejtësi, me ligjin që diskutuam sot po bëjmë një ligj, i cili poshtëron dikë, që është arrestuar dhe ka kryer dënimin për një vepër penale ordinere, dhe mbron nga konkurenca me të, një burrë plak në këtë sallë, që i ka shpall luftë shtetit shqiptar, vetëm pse i biri i tij u përfshi në një biznes vdekjeprurës që vrau 26 qytetarë.
Ne kemi në këtë sallë një burë që ka vrarë katër qytetarë të pambrojtur dhe të parrezikshëm në bulevard, duke protestuar dhe ky u mburr me këtë vepër.
Vetëm për t’i shpëtuar dënimit ai shpalli egzistencën e një grushti shteti, që ende nuk e kemi hetuar , shpalli armë të sofistikuara që akoma nuk i kemi gjetur dhe nxorri të pafajshëm edhe gardistët që u vranë për të cilat ka prova shkencore si egzektutues.
Po nuk bëmë reformën në drejtësi, ligji që diskutuam sot është një ligj që ky njeri të mos ketë konkurent asnjë hajdut xhepash apo ndonjë të burgosur për rrahje apo plagosje.
Kjo është hipokrizia jonë para shqiptarëve. Dhe duhet ta pranojmë.
Po nuk bëmë reformën në drejtësi, ligji që diskutuam sot është një ligj, i cili ndalon të hyjë në këtë sallë cdo kush që është dënuar pse ka vjedhur 2 mijë euro e lart, por do të vazhdojmë të kemi në krye të opozitës dikë që është akuzuar për vjedhjen e mbi 230 milionë eurove, nga Prokuroria e Shqipëirsë dhe që iu shmang gjyqit me procedurë, raporte mjekësore, para dhe pushtet.
Ne kolege dhe kolegë deputetë diskutuam sot një ligj që të heqim nga adminsitrata drejtorë apo nëpunës që mund të jenë akuzuar për sherre ordinere dhe do të kemi në parlament ish-ministra që janë mbrojtur me imunitet për të mos shkuar në sallën e gjyqit.
Ne kolege dhe kolegë deputetë do të ndalojmë me këtë ligj të hyjë në parlament cdo emigrant shqiptar që ka qenë në Itali, Zvicër apo Gjermani, që është ndaluar, hetuar apo kontrolluar si spaciator droge, dhe do të kemi në parlament dikë me dy pasaporta.
Kjo është hipokrizia jonë para shqiptarëve.
Pa reformën në drejtësi, ligji që diskutuam mbetet një ligj aspak për të rritur ndëshkueshmërinë, por për të mbrojtur të pandëshkuarit edhe për ca kohë nga ndëshkimi popullor.
Pa reformën në drejtësi, ligji që diskutuam mbetet një ligj i cili tenton të krijojë barriera morale në politikë, për një parlament, i cili është shembulli i mos-ndëshkueshmërisë për cdokënd që ka bërë krime.
Ka në këtë sallë një njeri që ka kapur drejtësinë dhe që ka përdorur pushtetin për të mos u gjykuar dhe ndëshkuar kurrë.
Unë jam i lumtur që do të votoj kur të vijë momenti një ligj që u heq këtyre baltën nga goja, por nuk jam aspak naiv të besoj se po miratojmë një ligj që heq baltën nga parlamenti dhe politika, nëse nuk bëjmë reformën në drejtësi.
Ajo është këtu mes nesh dhe ky ligj është një alibi për pandëshkueshmërinë e tyre deri më sot.
Për të qenë të ndershëm me shqiptarët,
Ne, nuk duhet ta fillonim këtë punë, me ata që pritet të vinin si kriminelë në këtë parlament, por me ata kriminelë të pandëshkuar që janë në këtë sallë, që kanë lyer duart me gjakun e shqiptarëve, dhe që krenohen që nuk mund t’i dënojë askush.
Unë do ta votoj këtë ligj me shpresë se do t’i hapë rrugë pastrimit të thellë të politikës shqiptare, por jo se shpresoj që ata që kishin ndërmend të vinin në këtë Kuvend janë më të këqinj se këta që unë kam përballë. (tregon nga Saliu)
Ne do ta miratojmë këtë ligj dhe cfarëdo ligji tjetër që opozita të kërkojë lidhur me ndëshkimin e krimit. Sepse ndërshkimi i krimit është drejtimi i duhur që ne kemi zgjedhur. Ne mund tu miratojmë këtyre çdo kërkesë për transparencën, për ndëshkimin e krimit dhe pavarësinë e institucioneve, dhe do të ruajmë qetësinë dhe dinjitetin kur ata të kërkojnë ta degradojnë këtë proces, të cilin e kanë frikë, duke kërkuar analizat e urinës për të verifikuar sa i kemi përqindjet e alkoolit, kolesterolit apo diabetit.
Kush ka hyrë në politikë duke mbajtur uturakë, aty e ka plakun dhe mund t’ia mbajë uturakun gjithë jetën. Ne jemi të gatshëm t’u përgjigjemi për kërkesa që Ju i keni si alibi, përse nuk i voton populli shqipar.
Por, shpresoj që në fund, të mos na kërkoni dhe ndërrimin e popullit, meqë nuk i voton.
Këtë nuk ua bëjmë dot.
*Fjala e mbajtur në Kuvend
Pikes I ka rene. Asnje presje si heq fjales se Balles.
Po, por keto kemi dy vjet qe i degjojme dhe jo vetem nga Balla, bile edhe pa na i thene ai i dime vete. Saliu per keto u hoq nga pushteti dhe u hoq qe te ndeshkohej per ato qe ka bere dhe jo vetem ai. Mos valle reforma e drejtesise sapo te miratohet dhe pastaj te hyje ne fuqi do te jete çudiberesja? Jo, dhe jo pa spjegim. Eshte nje reforme e rendesishme po qe do te kerkoje vite per t’u implementuar. Deri atehere Berisha, Mediu, Basha, Ruli dhe kompani do te gezojne te mirat e tyre qe i kane me thes dhe ne do te na nxjerrin gjuhen, ose taulanteve, pa u ndeshkuar. C’rendesi ka se ku do te shkoje Saliu kur te na leje shendetin, ne ferr apo ne parajse. Drejtesia nuk do te jete vendosur dhe ky do te jete nje fund i keq edhe per socialistet ne pushtet (PS+LSI). Kane patur dhe kane ende kohe qe te kopsitin dosjet, t’i cojne ne prokurori dhe ajo le t’i leje t’i zeje pluhuri si shume, por ama qeveria e beri detyren. A ka juriste ajo, apo dhe ekspertize nederkombetare per t’i rihapur proceset. Une them se po, por i druhen nuk di se kujt. Kjo do te jete kosto e madhe per ta, por edhe vendi dhe shoqeria do te kene dite me te veshtira. Drejtesia eshte vertet sherimi yne. O sot o kurre. Nuk do te kete me Shqiperia te kete shans per nje supermaxhorance te tille qe u votua pikerisht se premtoi drejtesi.
Kam besim te plote se reforma ne drejtesi do behet, deri atehere jam ne pritje te degjoj emra dhe mbiemra
Bukur ,respekt Kur do te vij ajo dite Ligjii barabarte per te gjithe
ligji ibarabarte per te gjithe do te vije kur te qethen vicat
mire ua ben… ne vend te kishit rrasur brenda qe ne fillim kur dhe gjyqtaret e kishin humbur fillin (se tani u jep prape zemer ai). Jeni kot fare…
Bravo Balla.Te lumt te pergezoj,te mbeshtes..BRAVO
Bravo i thuhet gomarit.Sic duket dhe ti ke qene pionier I Enverit si xhaxhi Taulanti.Lexo me poshte “Balla” se ta shpjegon shume mire mungesen e trurit te vogel.
Po kelyshet e komunizmit jan kto. Legenat.
eke gabim or tej keta nuk jane kelysha te komunizmit por ky dhe nje takem si ky balla jane jashteqitja e edi rames
Per cfare e mbeshtet, per llafollogji apo per demagogji?
Cfare ka bere Balla per dy vjet? Po te tjeret nga pozita dhe opozita?
Sa hajdute ka akuzuar dhe derguar para gjykates?
E kam fjalen per politikanet e medhej qe permend papushim Europa
dhe Amerika dhe jo per vjedhesit e korentit dhe te kuponit tatimor.
E keqja vjen nga koka. Shteti behet me vepra dhe jo me llafe!
Nuk e di se si mund te ngopet nje popull i tere me lugen e zbrazur..
ju them un juu nuk mdenoni dot muee. pse kush do mdenoj mue Llalla nuk makuzon muee kurrr dhe sa tkemi xhepin plot dhe llogarit tona neper bot nuk na ben dot gje njeri ketu.
ike morree aty tiii u bere tiii tme kundershtosh muueeee, ik se nuk di gje tiii ta bej ftyren tzez si kpuca
O sa kam qesh..i fort je BAXHANAKU…
Ky foli shume dhe nuk tha asgje! Duket qellimisht kesaj radhe, e me fjale “te medha”, ndoshta per te fshehur ndotjen e tij!
Bravo Zoti Balla,qe Po thua nje te vertete.Ligji ne fjale mbase do pastroj institucionet nga kriminelet,hajdutet,apo te korruptuarit,por kur nuk preket Sali Berisha,nuk eshte nje ligj i fort.
Saliu eshte DJALLI i Shqiperise dhe pa u denuar ai ,Ky vend nuk ecen perpara !
Balle mire e ke po a e ke pyt naihere veten se pse nuk jane bere deri tani duke pas parasysh dy krahet pozite-opozite?
Sado e kapme te jete drejtesia, me ligjet qe ke ne fuqi I kishe mbyll ca vrima e I kishe tregu popullit shqiptar se e ke seriozisht jo vetem me berberet po edhe me ata qe vrane e prene dhe e molen ket popull si dele.
Tani ti ose je superhipokrit duke u shit hipokrizi hipokriteve ne parlament ose je koqe kanari e nuk jeton ne kete dynja…Keni pushtetin mer daj…keni ligjet e po ti zbatoni ato qe keni beni goxha per ket popull! Pse nuk jane zbatuar ligjet ne fuqi?? Pse shtyhet kaq shume kjo reforma e drejtesise kur ju ne parlament jeni maxhoranca??
E ke mrena gjarprin daku e nuk po flas vetem per Like floririn.
Po dilni aty e po boni skena “Me mbani se I rashe” vetem se keni hallin tuaj personal. Mendoheni 100 here para se te thoni dicka qe eshte e drejte…mendoheni se ai qe sulmoni mos ka nai detaj te vogel qe ju kompromenton ketu aty…Nejse ja te shohim sa I fuqishem do jete show para zgjedhjeve te 2017 se po ju skadon koha dhe juve..
Cakalli i Rames. Soji dhe sorollopi tij kane zene vendet ne punet e shtetit, ne Librazhd e Tirane, kudo qe jane. Cka i thot Rama, cakalli vrap para.
NE DREJTESI NUK DUHET REFORME.NE DREJTESI DUHET TERMET QE TE RREZOHET 100 PERQIND NGA THEMELET DHE TE NDERTOHET NGA E PARA.KRIMI NE SHQIPERI ESHTE SINONIM I DREJTESISE.
te qifsha motren dhe çfare te mban libri i shtepise o katunari balla… o njeri pa moral,i paturpshem,hajdut…..etj etj.
Bravo Taulant ! Analize e Sakte
Ky eshte turpi i deputetit per sa kohe do votojm si puna Ketij shqiperia sdo behet kurr
Ku e ke len trurin o Miri ???
Para se te gjykohet apo analizohet puna dikujt duhet ndjekur historiku karjeres se tije, apo CV-ja e tije shoqerore-psikologjike. Ne’ jemi mesuar te vemi pas berihajt te votojme pa u ndalur ne nje analize te thethe ndaj njerzve te cilet mund t’naqeverisin nje dite, po te shikoni menyren se si kjo maxhorance ka rekrutuar nenpunes te larte eshte cdo gje “normale” brenda mendesise se drejtuesit te saj, ku mbizotron se; ska nevoje per eksperience per nje drejtues te nivelit te larte apo te mesem ?!, e ka me pasion kete profesion?! smud te xevendesojme te gjithe drejtuesit qe perfaqesojne nje force tjeter, (nuk flitet per specialistet, por postet politike si K/prokurore, Drejtor i SHISH-it etj). ?! Sjam gjykates ?! sjam prokurore?! Po si mund te operosh programin e partise tende me drejtues politik te nje force tjeter?! Atehere, ne cmenyre e morri ky kete parti ?! me makinacionin e karrupsionit brenda rradhve te partise qe drejtone sot. Tani si mund te drejtoje ndryshe nga ajo filozofi qe ka mbritur ne krye te menaxhimit te administrates se Shqiperise. Ketu nuk kam parasysh vetm PS-ne por dhe PD-ne per te cilen nuk ka koment per te si parti, eshte sinonimi i te gjitha poshtersive, gezon cilesit me negativ ne raport me kombin, shteti, ligjin, shoqerin moralin, pra PD-eshte sinonimi i te keqes (nuk flas per elektoratin e respektuar te saj). Dhe tani jemi tek e njeta pike si para 25 vjetesh akuza mbas akuzash, mashtrime mbas mashtrimesh dhe shoqeria vune ekonomikishte, moralishte i mongon integriteti e duhur per para qytetarve te botes se qytetruar per shkake te atyre qe vete zgjedhim. Kjo gje do na ndodhe prap e prap deri sa njerzit te ven gishtin kokes kur te votojne. Me fal per zgjatje zoteri moderator i Temes.
ne se 82 deputete drogohen sipas klosit Balla do dale kriminel potencial se shumica vendos kriminelet e vertete do dalin te paster!Ne kohen e enverit nje polic i plotfuqishem denancoi nje hajdut potencial me detyra te rendesishme dhe bashkepuntor me pseudonim “gaforja”nuk ju moren parasysh faktet qe dukeshin dhe nga te verbrit por e xhveshen te plotfuqishmin keshtu do ndodhe dhe me Ballen prisni kur ta akuzojne per vrasjen e “Santos” dhe ta kalbin ne burg te perjtshem shumica e droguar vendos shpifjet baltosjet akuzat ne ere tash e kan bere punen e vet as nderkombetaret nuk din ke te besojne
Shumë bukur, Balla, por ai “gjatoshi” jot, që “shet pordhë” posht e përp jetë, çfarë bën…???!!! Apo i mban ison Likes, “që lan borxhin” ndaj shpellarit super kriminel të shqiptarëve…???!!!
ehhh popull po perseri do vazhdoni te mashtroheni nga keta tipa ju…????…vazhdoni dhe jepuni edhe 1 milione vota te tjera mandatin tjeter se mire do ju behet..
PD partia e droges
Nuk mundet te jene demokrate,ata persona qe deri me die I kan lyer
duart me gjakun e shqiptareve te vertete ..Taulant Balla,per
mua eshte nje politikan I mirfillt,model klasik-dhe duhet te jete shembull frymzimi per tere rinin shqiptare,qe bejne pjese ne ngjyrat e partive politike..Kushdo qe deshiron te punoi dhe te luftoi per nje demokraci te vertete, eshte e pa pranushme te spekullojn ne emer te
saje, per te bere krime te natyrave Naziste,Fashiste,apo Komuniste..
Demokracia,per njeriun e qytetruar nuk ka ngjyre,por ka prekushtim,per
ti sherbyer popullit te tij pa dallim feje dhe ideje,por ne barazi te plotee..Psikologjia e qytetareve shqiptar,sot eshte plotesiisht e kristalizuar..Forcat e brendeshme dhe ato te jashtmet anti shqiptare,nuk do ta kene ma forcen e dikurshme per te terhequr popullin, drejt humnerave te djallzive dhe trathtive,per te demtuar interesat tona kombetare….