Gafa e PD-së me një listë gjyqtarësh, që nxjerr bllof edhe mediat

27 Nëntor 2015, 15:35Politika TEMA

Në emisionin e së enjtes mbrëma, Blendi Fevziu ka publikuar një letër të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, që i drejtonte presidentit Bujar Nishani.

Në të, Tahiri ankohej për disa dhjetra gjyqtarë, të cilët i përmendte me emra dhe evidentonte edhe shkeljet që bëheshin.

Letra sot është botuar në disa portale online.

Kaq ka mjaftuar që PD të nxjerrë në një konferencë për shtyp, Gent Strazimirin.

Ai akuzoi Tahirin, përse në këtë listë nuk përmendeshin edhe gjyqtari që liroi Arben Frrokun, Prengën etj.

Edhe sikur në këtë vend, Qeveria apo Ministri i Brendshem të ishte autoriteti shtetëror që mbikqyr gjykatat dhe prokurorinë në dhenien e drejtësisë, edhe sikur kjo të mos përbente një skandal kushtetues, ligjor e moral, lista e çështjeve dhe individeve që shqetësojnë qeverinë nuk është aspak ajo që tmerron opinionin publik dhe qytetarët e këtij vendi.

Në listën në fjalë, nuk permenden prokuroret, gjyqtarët dhe oficerët e policisë gjyqësore që çmontuan procesin ndaj deputetit të radhes në listën e “rilindjes”, Arben Frroku;

As gjyqtarët e “lartë”, prokurorët e oficerët e policisë gjyqësore që “bënë mrekullinë” dhe liruan deputetin tjeter “rilindas” Armando Prenga, ndërkohe që mbajnë në burg viktimat e tij me plumbat ende ne trup,” tha Strazimiri.

Nuk përmenden as prokurorët dhe gjyqtarët që ende nuk kanë marrë në përgjegjesi penale individin AA003GB, i cili ka pranuar botërisht të ketë mashtruar për qëllime përfitimi me dashje e qëllim, e që është titullari dhe përdoruesi i mjetit të përfshirë në trafik droge.

Nuk përmenden as gjyqtarët dhe as prokurorët që heshtin për të njejtin individ, i cili rezulton i vetmi përgjegjës për fshehjen në sirtar të mandat arrestit të Interpolit për deputetitn tjeter “rilindas” Mark Frroku, e meqe jemi ketu, edhe për mosndalimin e trafikantit të drogës që ndodhej në makinen  e tij këtu e 2 vjet më parë.

Nuk permenden as prokurorët e gjyqtarët që nuk procedojne penalisht dhe lënë të lirë nëpër rrugët e Tiranes, ministrin që ka për detyrë të mos “lejojë kriminelë të mirënjohur të bredhin lirshem e të paprekshem në Tirane”, siç po e thonë qartazi përfaqësuesit më të rendesishëm të partnereve euro-atlantike.

Për këto arsye, lista e publikuar sot është një listë inkuizitore, jo me gjyqtare e prokurore të korruptuar, por me gjyqtare e prokurore që nuk i pëlqejnë qeverise, sepse me sa duket kane bërë “çudira pa leje”!”, vijoi Strazimiri.

Por, kur bën opozitë vetëm duke lexuar çka shkruhet online, del bllof.

Letra e Tahirit në fakt, daton më 18 prill të vitit 2014, ndërsa rastet që përmend Strazimiri, i cili thotë se letra ështoë botuar sot, kanë ndodhur pas dorëzimit të letrës.

Të paktën të pyeste njëherë Nishanin kur e ka marrë letrën, para se të dilte në konferencë.

Për më tepër që ajo është botuar edhe vjet nga të gjitha mediat dhe mjafton një kërkim në Google dhe mund ta gjesh.

Ndërkohë, me përjashtim të Panoramës, të gjitha mediat kanë publikuar denoncimin e Strazimirit, por pa ditur se për çfarë bëhej fjalë, pra që ishte një gafë nga ana e PD-së.

Kjo është gafa e dytë brenda një kohe të shkurtër nga ana e PD-së.

Vetëm dy ditë më parë, ajo denoncoi zhdukjen e një furgoni me 800 kg hashash, nga ambientet e Policisë së Vlorës.

Furgoni ndërkohë, vazhdon të jetë aty.

13 komente në “Gafa e PD-së me një listë gjyqtarësh, që nxjerr bllof edhe mediat”

  1. kaqi i zi , 100 % antikamunist says:

    Shqupi eshte mbushr me loqe katundi.Sa me teper te flisni aq me mire beni per te majten ,pasi ju njohin njerezit se sa genjeshtare dhe te degraduar jeni.

    1. rrufeja says:

      EDHE STRAZIMIRI ESHTE NJI NGA ATA QE KA PJERDHE SALUSHI

  2. ░╣Sit Back and Relaks░╣ says:

    Quhet opozit me satelit apo saç si i thone ndryshe

  3. vito says:

    Mjaft o ALIEN i PD se Nderuar!

  4. Rezi says:

    Pavaresisht se ata deputetet nuk duhet te silleshin keshtu ne Kuvend, shume gjera do harrohen por ky zavalli do mbahet mend tere jeten, edhe pas 200 vjetesh qe deputetet e rrihnin me rrip sa here shkonte ne banjo, e rrihnin me shpulla, sidomos e qellonin me rrip me pantallona te ulura. Dhe as nuk skuqet, as nuk zverdhet, biles e quan trimeri qe i coi ata ne gjygj.
    Nganjehere me dhimbset sesi per 2 vjet rresht, sa here hynte ne banjo, ata te tjeret e rrihnin me shpulla, me rrip pantallonash dhe ky pas nje jave do shkonte perseri ne banjo, megjithese e dinte qe do e zhdepnin.

    Thuhet se Berisha e ka sikterisur duke i thene po ti mor mut cfar doje qe cdo te enjte futeshe ne banjo kur e dinje se do te rrihnin?

  5. Palle dupi says:

    te papermbajtshem ne shpifje e genjeshtra e diku e dikur do te zbulohen kembet e shkurtera te STRAZIMIREVE. Po ky koketoc, a nuk e tha, pothuajse hapur se Remzi Hoxha (ndjese paste), eshte viktime e veprimeve alla komuniste…E te gjithe e dine se krimin nda Remzi Hoxhes e bene S. Berisha, Gazidede, e 4-5 sigurimsa ish oficere te ushtrise popullore apo ish Sigurimsa e b.punetore te tyre.

  6. Ilirfloriri says:

    O Mero ngele duke i bere opozite opozites o lumadh! Pak gjere ke per te trajtuar po mere me strazimir legenin

  7. Lymi says:

    Or po si s’dul njoni me e rraf persri ket manallin.

  8. . says:

    ——————————————————————-

    ha,ah,ha,ha …

    Qerrosi-burracak, nje frikacak qe ben si i “forte”, i nxitur nga

    krimineli shpellar-verior Sali Bisha,

    gjithmone problematik sikur te jete ne shkolle fillore …

    ———————————————————————-

  9. Spartaku says:

    Me tyrfyç budalla si Gent Strazimiri nuk ka.Del nje deputet qe ma koken si preshi i qe hengri Tritan Shehu ne lushnje,dhe flet si e jema e zeqos ne maj te thanes.Ja çfare deputetesh ka pd-ke qe, e cila do “fitoi” betejat e luftes per te ardhur ne pushtet.Pika qe nuk u bje.Stan me lepuar.

  10. Noli says:

    Nga Strazimiri vetem budalleqe degjon, nuk pritet gje tjeter nga ky karagjoz.

  11. Arber Iliri says:

    Mire PD se ka kohe qe eshte bere zhele per te qare hallin, po media eshte e disata here qe verteton se eshte komplet amatore pa pike profesionalizmi, nuk po flasin per anesi, por profesionalizem., gazetare foshnjarake.Dikur thonin per keta tipa qe me thon fluturon gamori keta thone fkuturon.hahaha.

  12. Dulla says:

    Me falni po te gjithe ju qe shkruanim komente jene injorante dhe mendjengushte!Nuk e kuptoni se tjetri akuzohet dhe ju merreni me si ja tha pse ja tha kur ja tha keto jane metodat komuniste te qelbuta per ti hedhe pluhur akuzave!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje