Së fundmi, ish-kryeministri Aleksandër Meksi ka botuar një libër me titullin “Rrugë e vështirë në dy vëllime”.
Në të ai flet edhe për zhvillimet politike, duke përfshirë ‘97-n, vitin 2011 dhe zgjedhjet e 2013-s, ndërsa në pushtet ishte ende PD-ja.
Një pjesë e këtij libri është botuar sot nga Shqiptarja.com
Komenti i Meksit në librin “Rrugë e vështirë”: Nuk bëhet Shqipëria me laro, bythecë e shkërdhatokratë
BYTHEC: djalë a burrë të cilin e merrte me vete një burrë a djalë i ftuar në një dasmë apo në një festë. (Po aty,fq.109). Ka dhe kuptimin që shet veten për një kockë.
SHKËRDHATOKRAT: fjalë e përdorur për herë të parë nga Dritëro Agolli që do të thotë pushtet i shkërdhatave. Në fjalor kjo fjalë mungon (me sa duket si tejmase e pistë). Në të gjehet vetëm Shkërdhec: tundës qumështi
(po aty fq.1859). Tragjedia e përhershme shqiptare qëndron në faktin se qeveris- ja e shtetit apo drejtimi i fisit bëhet me laro, bythecë e shkërdhata, me njerëz të pabesë e të paprinciptë, siç thotë populli : ”pa din e pa iman”. Nga të tillë njerëz nuk mund të presësh veç dhunë e zjarr, vrasje e vjedhje. Dhashë në krye të shkrimit kuptimin që kanë këto fjalë në gjuhën shqipe, mundet që të ketë edhe të tjera.
Pa dyshim se përgjegjësia mbi çfarë po ndodh, bie mbi të gjithë klasën politike shqiptare pa përjashtime, ende e papjekur dhe e paemancipuar për të kuptuar se në një shtet të ekonomisë së tregut të lirë, qytetarët të vlerësojnë me shkallën e lirive që u siguron, e, mbi të gjitha, me faturën, d.m.th. çfarë merr më shumë sot se dje dhe çfarë perspektive i krijon, i siguron për nesër (premtimet kontrollohen dhe mjerë ai që i mashtron). Sigurisht, populli, ata që i shkojnë pas politikanëve, i brohorasin dhe nga zelli i madh djegin për ta, ka përgjegjësinë e vet, por pas 50 vjetësh errësirë, çdo rreze drite është rreze shprese. Në fund të fundit është detyrë po e politikanëve që të ndërgjegjësojnë popullin, dhe për këtë një rol luan dhe inteligjencia.
Këto vite zhvillimesh të vrullshme politike përfshijnë në vijën e parë të jetës politike një numër të madh individësh, të shtyrë nga brenda shpirtit të tyre, të etur për liri, të futur për llogari të të tjerëve, që ndoqën pas shokë e miq, të nxitur, pra, në shumicën e rasteve nga dëshira për një Shqipëri më të mirë, një Shqipëri si gjithë Evropa. Jo të gjithë ata janë të angazhuar sot aktivisht në politikë. Kjo është demokracia dhe shoqëria e lirë. Askush nuk mund të kritikojë ata që janë tërhequr, ata që nuk e përballuan dot, ata që u seleksionuan ( jo si pas kriterit të Dritëroit), ata që u futën sot.
Krahas këtyre njerëzve që duhen respektuar për devocionin, pavarësisht nga rezultati, për fatin e keq të shqiptarëve, në politikë po aktivizohen përherë e më tepër taborre të tëra larosh, bythecësh e shkërdhatokratësh në shërbim të politikave të gabuara (të mbrapshta) dhe politikanëve të pandershëm. Veprimtaria e tyre janë sharjet e shpifjet, kontrabanda, kërcënimet e dhuna, bërrylat dhe stërkëmbëset të ndershmëve. Ky është realiteti i sotëm në politikën shqiptare. Rrugaçëria politike po merr përmasa të pamenduara nga ne shtatë vjet më parë. Atyre u duhet treguar vendi. Këtë detyrë e kanë forcat politike që e meritojnë këtë emër. Në kohën e ekonomisë së tregut të lirë, të nismës së lirë, të nismës së lirë të individëve të lirë, politika nuk duhet të jetë biznes.
Një parantezë: Administrata publike ka një ligj të hartuar nga të huajt sipas modeleve më të mira. Kishte filluar zbatimi i tij. Qeveria e re demokratike duhej ta respektonte: të përcaktonte postet politike e të zbatonte ligjin, i cili ishte mjaft i qartë. Qeveria po zbaton të njëjtën re- formë; le të shkurtonte të paaftët, por jo t’i largonte të gjithë, dhe jo PD- istat, për t’i zëvendësuar çdo tre muaj duke i përzgjedhur sipas kriterit të Dritëroit apo për kallasho kontribut. Ata e dinë se deri sa u emëruan jashtë ligjit, do hiqen të gjithë nesër. Dhe nesër ka gjithnjë. Kjo nuk është aspak e dobishme për Shqipërinë.
Në të tilla rrethana pati një vërshim të tre kategorive të më- sipërme në të gjitha nivelet e shtetit shqiptar. Sigurisht, parapëlqehen vendet për bodigardë (që janë dyfishuar si numër), shef komisariatesh, dogane, pika kufitare, tatime, PMU e PIU e tj. e tj. Siç thoshte Lame Senica, këta të gjithë “…janë gati të bien theror për lakror si arbëror…”. Mjerë Shqipëria e ne shqiptarët që nuk duam të largohemi prej këtej. Me metoda e njerëz të tillë nuk ndërtohet shteti. Shteti i ri po ngrihej, shteti ishte. Ata që lejuan të prishej duke mbajtur peng sektorët mbrojtës të tij, ata që e goditën me metoda antikushtetuese shtetin dhe e prishën, sot bashkërisht e mbajnë peng; arsyen e dinë ata. Kemi të drejtë të themi “deri kur?” e t’i përbuzim. Nuk duhet të jemi indiferentë. Nesër do të jetë vonë.
Larot shpërblehen me poste (kur janë të partive në pushtet), me celularë e radio dore, me drita të kaltra mbi veturat luksoze, krekosen e iu duket vetja trima; nuk e dinë se në demokraci jemi të përkohshëm dhe mund të jepet hesap. Mjaft prej tyre, për meritat sipas kriterit të Dritëroit, janë bërë shkërdhatopolitikanë e deri shkërdhatoliderë.
Bythecët politikë, si të pozitës e të opozitës, i shohim në poste nderi, shoqërues, në konferenca shtypi e në takime “gju me gju“ me popullin, në mitingje e deri në Strasburg e gjetiu. Kanë momentin e tyre të lavdisë që nuk mund të jetë i përjetshëm. Populli thotë: “me kohë çdo gurë zë vendin e vet”.
Kuptohet që më të vlerësuar janë ata që fitojnë më shumë pikë në përzgjedhjen sipas kriterit të Dritëroit. Aferim ju qoftë. Janë këta njerëz që, kur ikin nga postet bëhen mosmirënjohës e deri të pasjellshëm në marrëdhënie me të tjerët, mbase janë të bindur për “vlerat” e tyre dhe harrojnë se një ditë zhvishen nga vlerat e karriges dhe me karrige e pa të, populli, herët a vonë, i vlerëson realisht. Fatkeqësisht jetojnë në kohën e dështakëve politikë, e kufomave politike. Ata dinë vetëm të shajnë ata që nuk përfshihen në tri kategoritë e mësipërme, të shpifin për ta. Në atë kohë të shkurtër që iu shkon fjala e firma, ata lulëzojnë duke prishur gjithçka ose duke mos bërë asgjë. Ata mbajnë fjalime boshe duke shpi- kur terma në gjuhë të huaja që të mos i marri vesh askush; ata mburren për virtyte që nuk i kanë; ata të kujtojnë format e edukimit e mbledhjet e kolektivit. Atyre shpejt iu ikën koha.
“Republika” 3 Maj 1998
Më duhet të shpjegoj rrënjët e fjalës të përdorur nga Dritëroi. Në Fjalorin etimologjik të gjuhës shqipe (1891) të albanologut të shquar Gustav Meyer jepet fjala shkërdhec për tundës qumështi në gegërisht me prejardhje nga italishtja scardasso, që do të thotë: me keqtrajtuar, me rrah, me godit, me nëpërkëmb, me u sjell ashpër. Pra kemi qartë përdorimin në forma të ndryshme të një veprimi, edhe me kuptime të tjera në shqipe, siç vëren dhe Meyer, të huazuar nga italishtja.
Ma ka qejfi të shtoj dhe një kategori tjetër individësh të pado- bishëm për demokracinë Burrecët.
BURREC:
Kur punët shkojnë keq e askush nuk flet, nuk proteston, nuk ankohet, do të thotë që kemi të bëjmë me burrecë. Ndër ta kategori më e ulët janë ata që kanë poste, që paguhen mirë e heshtin, që zbatojnë urdhra sheshit antiligjore, kur duhet ti thonë bosit të politikës jo e t’ia shpjegojnë. Mundet që nesër t’i largojë, por të jeni të sigurt se shumica e tyre janë vetë burrecë dhe do tremben e do ta marrin në konsideratë vërejtjen, në se janë normal.
Veç tyre, ka dhe grupe të tjera si puthadorët, sahanlëpirësit, laramanët, që shquhen si vemje duke lavdëruar bosët e duke ndërruar partitë sa herë që ndryshin qeveria. Për fat të keq ata shpërblehen, por dhe mbulohen me turp. Nuk nuk janë për t’i patur zili.
Edhe ti ke qene nje nga ata
hahahahaha,Meg’Aexandre ke shume te drejte: Nuk behet Shqiperia me ”laro”[sunite]………………
Shumë shqiparë kanë të drejtë të dalin në perfundimin se Shqipëria nuk bëhet, por kur këtë e degjon nga maskarenj si Meksi që ka qenë në krye të vendit të vjen per të qeshur e per të qarë.
Këta ndyresira duhet veç të kerkojne një njdesë të thellë për çfarë I kanë bërë ketij vendi.
Me fal o arkeolog Mexi!
Paske zbuluar fjalorin me Rrugaceror
qe mund te kete existuar ne Paleolit poredhe
ne Lopcaret e pasuruar me Diploma te Blera.
Pse?Apokur plaket njeriu duket i Pjerdhur!
Eshte e pabesueshme qe ne ate vend flasin akoma ata qe e katandisen ne ate derexhe ate popull. Si ske turp e del prape o hajdut, na thuaj pak I kujt eshte Pallati perbri radio televizionit? Ik rri urte e shijo Cke vjedhur se ti je nga te fundit qe duhet te nesh moral
z.Meksi!
Shqiperia esht nje vend qe prodhon politikan te pa f’tyr.
Eksporton kriminel,hajduten,drog,prost.mashtrues.
O zot ruaji shqiptaret e ndershem nga k’ta njerez!
Ka Nard Ndoka 20 vjet ne politike ! Kjo tregon qe nuk ka demokraci dhe nuk sherben as shkolla as prejardhja , as ……. !
ish K/Ministri Meksi ka qene i pari kryeminister i Shqipersie Demokratike, pas ’90, por e di Meksi qe u nis keq kjo demokraci ne Shqiperi qysh kur ai drejtoi, dhe kur shan klasen politike shqiptare duhet patjeter ta filloj nga vetja, Po te ishin nisur punet mire qe ne ate kohe Shqiperia sot do ishte si Zvicer, dhe do ishjim ne BE ndoshta, por me Berishen dhe Meksi punet u ben keq, shume keq, dhe ne jemi ketu ku jemi sot,
shume vone e paska kuptuar…. apo do jete velur e po merret me studime linguistike !?
Ore një pytje kam unë
A mban ndonjë përgjegjësi morale ky njeri për vjedhjen e kursimeve të Shqiptarve dhe katastofën ku e çoi vëndin ky me bythecër burrecër e shkërdhecër gjatë qeverrisjes së tij?!!!
Po ti me Salen xfar kini qene? Kryelaro.
keto e prune shqiperine ne piken zero e kane dhe goje e flasin
verifikoni pasurine,sekustroni ate e pastaj flasim
E kush flet!
Ke te drejte z. Meksi,
Nuk mund ta ve gishtin qe je pergjegjesi kryesor i krizes se 96 – 97
por nuk ta fal qe nuk vure gishtin tek fajtoret, nese vete nuk ishe.
Ndoshta e vure, po e vure tek njerezit e gabuar.
Nese sje nder njerezit qe ky komb duhet te krenohet.
Nuk behet shtet KURRE Shqiperia. ARESYEJA? Myslimet islamike shqiptare. Kjo eshte e VERTETA! Fatkeqesi te jetosh ne te njejtin vend me ta.
Pse merreni me autorin e shkrimit o njerez? Shikoni qe, te gjitha qe ai shkruan jane te verteta…..dhe ka folur pak. Ne se i shikoni, apo ndjeni keto konstatime ne jeten tuaj te perditshme, duhet te solidarizoheni me shkrimin. Eshte teme tjeter konsiderata qe mund te keni per A. Meksin, por kjo nuk ja heq atij te drejten te thote ca te verteta qe ulerijne sot.
Te gjithe ju idiotet e mesiperm nuk ju tha njeri te linit breket ne firmat piramidale. Meksi vazhdimisht eshte prononcuar ne lidhje me firmat piramidale duke i denuar, duke kerkuar mbylljen e tyre. Keni degjuar ndonjehere Meksin te dali ne shtyp e te thote O shqiptare fusni leket ne firmat piramidale se do beheni bosa? Por nuk ka me laro se ai qe nuk do te degjoj e shikoj. Dhe pastaj ja u kishte Meksi fajin qe humbet leshte ju. Kur fituat nuk thate gje se ju pelqeu. Hhahaha sa te trashe.
Firma piramidale ka pasur ne shume vende te botes. I prodhon tregu dhe nuk ishte Shqiperia e para. Dhe fundi ka qene njelloj si ne Shqiperi.
Tani nje pyetje kam une: Kur u largua Meksi deklaroi qe kishte bllokuar nje shume te madhe parash ne banke qe do ti ktheheshin njerezve. A i keni pyetur ndonjehere ato qe erdhen ne pushtet me pas ku shkuan ato pare dhe pse nuk ju kthyen njerezve? Dhe nuk ishin pak…
Pres pergjigje nga ndoje qe ka dy pare tru, jo nga idiotet qe ju flet bytha para gojes.
Stela, ke harruar me duket se si ne kohen e Meksit tend PD-ja doli me parrullen “Me ne fitojne te gjithe”. Meksi ishte K.Minister dhe kishte ne dore mbylljen e firmave piramidale, por nuk e beri kete ne kundershtim me te gjithe keshillat dhe rekomandimet e institucioneve te huaja financiare.
Meksi i kerkoi guvernatorit te bankes se shqiperise te mbyllte firmat piramidale. Ai foli shume here ne lidhje me kete ceshtje dhe cdo here foli per rrezikun e tyre dhe qe duheshin mbyllur. Nuk kishte kompetencat per ti mbyllur ai, gjithashtu edhe baza ligjore mungonte ne ato vite. Per me teper sa here fliste per mbylljen e tyre te gjithe ne qeveri i kishte kunder.
Edhe dicka, Meksi ka vite te tera qe flet per cwshtjen e firmave piramidale, paraqet fakte dhe shpjegon situaten e krijuar atehere. Keni marre ndonjehere mundimin te lexoni e te kuptoni? Mund te permendni nje tek emer tjeter qe ka prekur temen e firmave piramidale ne gjithe keto vite? Asnje! Keni pyetur ndonjehere ato qe erdhen ne pushtet se ku shkuan leket qe ishin ne banke per tju kthyer njerezve mbrapsh? U zhduken dhe asnje nuk mban pergjegjesi, madje nuk jane permendur kurre nga askush.
O stela me mik ke filluar pune ne redaksi?
Po. Ej sa leke ke lene te firmat piramidale?
Ja ca i vogel. Ne 97 isha 10 vjec. Skisha ca te lija.
stela,leni keto pune se me diplomen e kristalit apo shkollen e plepave e ke ndrit fare….
kuptohet qe ti ke lindur nga te shtenat e 97’s dhe sja ke aber ketyre puneve…le mo te kujtoj cekun e bardhe…qe ndoshta do kuptosh mjellin e bardhe….
po ik o k*r se ska lidhje as kur kam lindur une dhe as ca shkolle kam bere. Mos u merr me mua, merru me ate qe kam thene po deshe.
JU z.Profesor,keni qënë një kryeministëer që e shkatërroi me themele burokracinë e shtetit,bile kryeministrinë e ktheve në han pa porta sa dhe makina jote u tentua të vidhej.Të kam bërë unë vetë një letër,sepse 12% i produtit më ndalohej ,ndërsa produktin isha i detyruar ta shisja në mbi 60 ndërmarrje jetike, të cilat nuk kishin para dhe nuk paguanin(kërkesa ishte që 12% të mbahej kur të bëhej pagesa e mallit),bile dhe parat që mund të merreshin nga ndohjë pagues,i merrnin bankat dhe i jepnin me kredi për klientet e tyre me afat të shkurtër dhe lëkët vinin me vonesë 3-4 muaj…Mos ke harruar se dhe drejtorët tu në K/M i shkarkonte dhe i emronte presidenti pa të pyetur fare…Ti solle të tërë hajdutët në K/M. Nën sytë e tu shkatërruan të gjitha ndërrmarrjet, lulëzuan firmat piramidale….mbylle institutet e laboratotët e kontrollit të cilësisë dhe si për ironi u vodhën dhe u shkatërruan e gjithë pasuria muzeale dhe kishat e mbetura, po ushtria ku vajti, po pensionet pse i miratove në vitin 1994 kur ndërmarrjet ishin mbyllur dhe shumica e shqiptarëve mbetën pa pension…Të raftë PIKA.
Meksi!
Po ti qe nxorreVendimin KM per transferimin e Institutit t Historise e Gjuhesise dhe venien e nderteses ne dispozicion te Bashkise, ne c’emertese nga ato qe permend duhet te futesh?
Nuk te erdhi keq, nuk te erdhi turp qe ate ndertese shume te cmuar per atdheun, apo memedheun tone, urdherove qe te perdorej per banesa?
Po! Per banesa.
A ka turp me te madh?
Te kishit qene ju pak me te zgjuar dhe jo kaq injorant deri ne ekstrem nuk do ishim ketu ku jemi sot sepse keto qe kemi ne pushtet jane pasqyrimi i injorances tuaj. Nuk pres dot nga ju te beni diferencen midis Meksit dhe gjithe horrave te tjere sepse nuk keni as dy gram tru. Meksi eshte aset dhe do kishte bere shume per Shqiperine por horrat/hajdutat/kriminelet nuk te lejne te besh pune te ndershme. Ose do vjedhesh e vrasesh perkrah tyre ose duhet te hapesh krahun.
Meksi eshte jashtezakonisht Pergjegjes si Kryeminister i qeverise “demokratike” per shkaterrimin e vendit qysh ne fillimet e demokracise.
Shkaterroi pasurite e vendit dhe i hodhi njerezit ne rruge te madhe.
Pse u shkaterruan fabrikat, uzinat, industrite, kooperativat?
Pse e lejoi shkaterrimin e tyre?
Pse u shkaterrua ushtria dhe u shit fshehurazi gjithe arsenali i armeve ?
Pse u nxoren njerezit nga puna nderkohe qe mund te ishin aksionere ne nderrmarjet e tyre dhe te vazhdonin te punonin ?
Pse u hapen kufijte pa u dhene asnje garanci qytetareve shqiptare se ku do te jetonin e si? A beri ndonje mareveshje me shtetet fqinje ky per emigracion te ligjshem?
Pse u perndoqen njerezit me te famshmet lista te zeza?
Disa prej tyre jane zhdukur dhe sot e kesaj dite nuk dihen ku jane.
Pse u lejua krijimi i firmave piramidale? Pse nuk u kontrollua aktiviteti i tyre? Pse nuk u ndaluan? Pse nuk u njoftua populli qe keto firma jane mashtruese?
Po zgjedhjet e 96 pse u vodhen?
Po kasaphana e 97 c’ishte?
Te gjeje Pse-te e ketyre me pare e pastaj te derdellise se cu be me Shqiperine pas 1997.
Ti ore zoteri qenke nje bole kok e kembe. Uzinat u mbyllen sepse prodhonin me 5 fish te cmimit te shitjes. Ekonomia ishte 0 ne 92 dhe u rrit me hapa galopante.
Ka shkruar nje liber per veten e tij me duket se ky ka qene qendra e fillimit te infeksionit. Ky ishte profesori nga te cilet mesuan te gjithe se si behej korrupsion. Palo burre. Pse harxhoni rrestat apo letrat e shkrimit me kete pacavure.
O Meksi ,po ti ku e fut vehten?Ne kohen e qeverise kur drejtonte padihsha vicidoli u krijuan firmat piramidale
Apo ti ne ate kohe jetoje ne hene?
Je i nderuar te pakten te qepesh gojen dhe te pakten te thuash qe dhe ne muter ishim,por e kishim nga padija dhe nga frika se na pushonte nga puna vicidoli i sheqeres,qe kot sa ndyve vehten sepse ai perseri te pushoi
Z.Meksi, ju flisni per rregulla loje ne qeverrisje?!A ishte ju kryeminister I Shqiperise ne 1996-97?!!!!.Nuk te kujtohet cfare I bete popullit me zgjedhjet dhe firmat piramidale,me kuadrot e pa afte qe futet ne administrat sidomos ne polici? !.Prandaj ti je nje nga ata per te cilet flete dhe bile je kryesori.Tani mere ate liber dhe cohe ne V.C,te pakten bej nje nder te fundit popullit fukara.
Komentoni nxirni Defin……… Me u gjet Kola ne Pune ….kush ju a var mor te Mjere skllever te denuar nga Zoti Keshtu do te Vdisni te Mjeruar se Helmi i komunismit tek shumica e ketij populli eshte kthyer ne Kancer …. Vdekje te sigurt..Gjeni Rug per aratisje te shpetoni nga skllaveria qe ju kane futur duke pritur nga partit politike tju hedhin ndonje kock si te Qenit per te jetuar ….. Nukke eshte jete kjo … Gjeni rugen si te aratiseni se ndrshe per dhjete vjete do Hani njeri tjertin nga Terbimi i Varferise …… vete salistat me shoke jane pasuruar sas aq shume sa te blejne dhe ishuj ne ket Bot
ky ishte nje burrec qe i bente Saliu cirk e se hapte gojen.po te mos ishte ky nje shkerdhatokrat duhet te jept doreheqjen e ti thoshte ik pirdhu sali sulltanit.po ky preferoi te mbushte trasten per vete.nen hunden e ketij lulezuan piramidat qe sollen 97 vitin e zi qe na coi 20 vjet mbrapa.mbylle halen o sandro!
Shkerdhec nuk eshte e huazuar NGA italishtja.
Z. Meksi, ju ende nuk i keni hapur letrat e firmave pirmidale – i beje fresk Salijes se Vicidollit ne ate kohe si kryeminister – per shqiptaret ti je kryeminitri me i papergjegjshem dhe sherbetor besnik i kriminelit aktual Znj Salije.
Kur te shkruash per ate kohe athere te shohim…
O historiani leshit, ka shkruar sa te duash po ti sdi te lexosh.
Kurrgja te re,historia 25 vjeçare vazhdon,si gjithmon ipamorali ben moralin,Aleksander Meksi po ky piç ky eshte byth lepirsi i Hales Berish qe ka qene kryeminister, ka dhe kurajon te tallet me Popullin perseri, i dhjevsha musteqet e tij qe hiqet si burr i urt, ky duhet te vdes ne burg,
Ky me duket se po ben petulla per vete…do t’i hyje perseri politikes!
Futeni ne koke o politikane apo ish politikane,ketij populli veç mos i dalçi ne shteg ndonje dite,se do j’u rrjepi te gjalle nje nga nje!!
Rrini aty ku jeni dhe qepeni,se n’a ka ardhur aty ku nuk mban..plehra!
Hahahahahhaha oh cna kenaqe per zotin. Ky popull te rruan trapin.
E kush po flet per keto gjera, ky qe i ka pasur keto veti qe pa hyre ne politike dhe me pas,,,, kjo bote po cmendet fare.
Meksi ishte kryeminister kur Sali mesjeta ishte president. Mesjeta nuk pirdhte per asnje. Meksi dhe te tjeret (pervec Agron Musarajt) kur shkonin ne paradhomen e Mesjetarit u shpentonte shurra. Tani ky flet e na tregon se kush eshte i tille e kush i ketille. Po ke bythe filloje listen e bytheceve nga vetja jote. Boll tregove perralla. Apo ke ngelur pa leke dhe boton ndonje liber se ka qorra qe do ta blejne mesiguri. Trego se si bente politike mortja Mesjete qe edhe tani si kufome prape leshon ere dhe ndot vendin. Po ti ske bythe.
A ta ka bere dhimitra apo vet librin? Si s’ke cip ne faqe? Turp! Palaco! Pse nuk i the njerit ta mbaje kalin? S’ kishe kohe ti se per nje firme ne ate kohe qe leku qe akoma i forte nuk e hidhje pa 1 milione. Po kur u be 24/1 ku ishe. Sikur luftoni ESSiSin e jo bashkombasit. Turp. Profkaxhi.
ky eshte krye plehra qe do cuar ne burg i pari pasi e carmatosen dhe e vodhen shqiperine gjate qeverisjes se tij …Ti or Meksi sta vershelleu njeri si kryeminister se ste linte Salishkerdhata ,te beje gek
aleksander meksi o GANGESTER,TY TE VJENE BYTHA ERE SI PERHERE.