"Zbutet" Turqia: Do punojmë për uljen e tensioneve me Rusinë

27 Nëntor 2015, 09:07Politika TEMA

Kryeministri turk Ahmet Davutoglu ka thënë se Ankaraja do të punojë me Rusinë dhe aleatët e Turqisë për të ulur tensionin në lidhje me çështjen e rrëzimit të avionit rus nga ana e vendit të tij.

Duke shkruar për gazetën “Times”, Davutoglu nënvizoi se lufta ndaj ISIS-it është prioriteti kryesor, por tha gjithashtu se Turqia ka për detyrë të mbrojë sovranitetin e saj territorial.

“Rrëzimi i një mjeti të paidentifikuar në hapësirën ajrore turke nuk ishte dhe nuk është një akt kundër një vendi të caktuar. Turqia veproi sipas rregullave dhe masat që kemi për mbrojtjen e hapësirës sonë nuk do të ndryshojnë”, shkruan Davutoglu.

Tensionet janë përshkallëzuar ashpër midis Ankarasë dhe Moskës lidhur me incidentin, me paralajmërim e presidentit rus Vladimir Putin, për “pasoja të rënda.”

Të enjten, ai gjithashtu hodhi poshtë pretendimet e Turqisë se ajo nuk e di se aeroplani i rrëzuar ishte rus.

4 komente në ““Zbutet” Turqia: Do punojmë për uljen e tensioneve me Rusinë”

  1. xhikja saukut says:

    Aman o tema , mesoini te shkruajne mire gjuhen shqipe gazetareve tuaj, e shikoni sa gabime bejne ne nje artikull kaq te shkurter

  2. druni says:

    anadollaket e turqise nuk eshte se jan zbutur por po dhin gjak, ca te bej shqipria shkret qe ka qen 500 vjet posht ketyre musteqecive

  3. kuq e zi says:

    Zbutet rusia tjuaj qe pranoi ti bashkohet koalicionit usa (ku ndodhet dhe turqia )sepse ky i bine fyllit te tij po me te njejten melodi

  4. ESSESI... says:

    Tyrqia eshte pjese e se keqes boterore….Shteti ka me shume perparesi perhapjen e islamizmit ne bote se sa mireqenien e popullit te vet…Ata se bashku me sauditet dhe Katarin jane kthyer ne trekendeshin e zi te “Bermudes” ne toke….Enderra neo-otomane e ketyre “sulltaneve” me benevreke, jua ka erreur arsyen shteterore, dhe i ka bere nje kercenim serioz per qyteterimin perendimor dhe boteror…Kufiri turk me Sirine ,eshte kthyer ne treg te zi te kontrabandes shteterore per çdo gje qe konvertohet ne dollare….Identik siç beri fekalja Berisha, gjate luftes ne Bosnje dhe Kosove….Por keto jashteqitje globale nuk duhet te harrojne kurre se ZOTI ne menyre te mistershme e do dhe e mbron popullin e VET…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje