Shkurtimi i personelit në sistemin e shëndetësisë ka qënë në qendër të debateve të forta në komisionin e shëndetësisë mes ministrit Ilir Beqaj, dhe deputetëve.
Akuza të forta janë hedhur ndaj ministrit të Shëndetësisë nga deputetët e opozitës.
Kryetarja e komisionit Albana Vokshi, akuzoi ministrin se po hedh në rrugë 600 familje, me shkurtimet e vendeve të punës, ndërsa e akuzoi për shpërdorim fondesh.
Vokshi e akuzoi ministrin se po shkel ligjin për të marrë tendera.
Ajo e akuzoi Beqajn për ndërtimin e një shtëpie në Peruxhia të Italisë, raporton TCH.
Këto akuza sollën debate mes të majtëve dhe të djathtëve në komision, të cilës i kërkuan zonjës Vokshi që këto akuza t’i çojë në Prokurori.
Më herët ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj tha se bëhet fjalë për shkurtimin e plot 338 vendeve të punës në shërbimin spitalor në rang vendi. Por deputeti i LSI-së Petrit Vasili tha se shëndetësia është sektori më i gabuar për të bërë shkurtime.
“Në të gjitha rastet e historive ku administrata ka pasur nevojë shëndetësia nuk është shkurtuar pasi ka qënë gjithmonë me një personel që i përdorur mirë ka qënë nën nivelin e kërkuar. Shkurtimet që kanë ndodhur kanë qënë traumatike sa herë që kanë ndodhur”, tha Vasili.
Vokshi eshte nje mercenare e peshtire! Si mundet qe keto “BIBA” te jene deputete?! Pa minimumin e kultures per te qene grua?! E droguar?!
sikur kishte nja 10 hidrocentrale kjo dhe Rama tha se do ja anullonin?????
Une jam nje emigrant qe kam 20 vjet ne Amerike. Punojme familjarisht nate e dite dhe nuk kemi patur mundesi te ndertojme nje shtepi ne shtetin me te fuqishem te botes. Si ka mundesi qe nje minister shendetesie ( qe i ka ardhur nami deri ketu per vjedhjet e tija qindra milione eurosh ), nuk kapet nga drejtesia dhe te denohet pameshirshem. Ne te kunderten duhet te ngrihet populli ne revolte dhe t’a gjykoj dhe t’a denoj me menyrat e veta kete kanibal te Enver Hoxhes.
Jam ne krahun e pd edhe pse urrej salen. Ky hajdut duhet cuar ne prokurori por kuvendi nuk ka pse shmanget nga pergjegjesia. Turp per ps