Në kuadër të vizitës zyrtare në Itali, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta u prit në Universitetin “Sapienza” të Romës nga Rektori i këtij universiteti prof. Eudenio Gaudio dhe më pas mbajti një leksion dhe zhvilloi një bashkëbisedim me studentët e Universitetit “Sapienza”.
Në fjalën e mbajtur para studentëve, Meta tha se Italia është një partner strategjik historik dhe i natyrshëm për shqiptarët.
“Italia ka qenë gjithnjë pranë Shqipërisë në kohë të vështira. Mesdheu na bashkon nën moton ‘Dy popuj, Një Det, Një Miqësi’”, – tha kryetari i Kuvendit, teksa i shprehu mirënjohjen e tij “Sapienzës” që ka hapur dyert për studentët shqiptarë.
Gjithashtu, në fjalën e tij Meta theksoi se ndihet krenar për integrimin e Komunitetit shqiptar dhe arritjet e studentëve në Itali.
“Mirëpresim kontributin e studentëve shqiptarë për të arritur objektivat evropianiste në Shqipëri”, shtoi kryetari i Kuvendit.
Ndër të tjera, Meta tha se korrupsioni dhe krimi i organizuar pengojnë investimet dhe zhvillimin ekonomik, në një kohë që Shqipëria po ndërmerr reforma që kërkojnë përgjegjshmëri dhe konsensus ndër-partiak.
“Qytetarët shqiptarë kanë pritshmëri të larta. Bashkimi Europian është një destinacion shumë kompleks. Është model unifikimi, përgjegjësish të përbashkëta, standarde jetese dhe respekti për të drejtat e njeriut, përfshirjeje dhe mbi të gjitha një vizion “Europa e plotë dhe e lirë””, u shpreh Meta.
Në vijim të vizitës së tij zyrtare në Itali, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta zhvilloi takime të veçanta edhe me ish Kryeministrin italian z. Massimo D’Alema, President i Fondacionit të Studimeve Progresive Evropiane (FEPS) dhe me ish Ministrin e Jashtëm z. Franco Frattini, President i Shoqatës Italiane për Organizatat Ndërkombëtare (SIOI).
Gjatë këtyre takimeve, z. Meta shprehu mirënjohjen për kontributin e z. Frattini dhe z. D’Alema në vite në shërbim të forcimit të marrëdhënieve mes Italisë dhe Shqipërisë, dhe për përpjekjet e tyre në interes të qartësimit të perspektivës evropiane të Shqipërisë dhe vendeve të tjera të rajonit.
Z.Meta u shpreh se Shqipëria dhe Italia janë dy partnerë strategjikë të natyrshëm dhe se populli shqiptar e vlerëson maksimalisht përkrahjen e gjithanshme italiane si për aspiratat integruese të Shqipërisë ashtu edhe për mirë-integrimin e një komuniteti domethënës shqiptar në Itali.
Gjatë këtyre takimeve u nda bindja se sfidat e fundit të sigurisë që po përjeton Evropa dhe kriza e refugjatëve shton nevojën e mbrojtjes së projektit evropian i cili duhet përforcuar përmes vlerave të solidaritetit dhe bashkëpunimit në interes të stabilitetit dhe zhvillimit ekonomik e social të të gjithë vendeve të kontinentit. Në këtë kuadër, u konfirmua edhe një herë se Bashkimi Evropian nuk duhet ta ngadalësojë zgjerimin e tij dhe se perspektiva e të gjithë vendeve të Ballkanit është brenda familjes demokratike evropiane, të integruar me të drejta të plota.
Leksioni per drejtesine po mban profesor meta!!
Pika qe si bie Sapienzes mu ne bythe,ti mbaje leksion fshatari nga Çepani,pika ne bythe le ti bjere..
Pika qe si bie Sapienzes mu ne bythe,ti mbaje leksion fshatari nga Çepani,pika ne bythe le ti bjere..te kishte marre me vehte dhe Baba Takun se do na nderonin Shqiperine….
C ‘leksion mund te jap ky qelerpixhi e atavik i i feudeve osmane
Kulmi,,,,,,vetem sapienza nuk mund ti thirret mbas fjalimit te Metes.
Pika qe si bie Sapienzes mu ne bythe,ti mbaje leksion fshatari nga Çepani,pika ne bythe le ti bjere..
Hapu dhe!
Te dy jane hajduta e mafioze.Bejne mira qe ato leksione ti japin neper burgje dhe jo ne universitete.
H a ha ha ha ha ha haaaaaaa barcoleta e dites ishte kjo apo e keni seriozisht mo Mero?