Lufta e Tretë Botërore? Ja kur do nisë, dhe jo për shkak të ISIS

29 Nëntor 2015, 13:37Politika TEMA

Pas përplasjeve mes Turqisë dhe Rusisë po flitet çdo ditë e më shumë se ku mund të nise dhe kush do ta nisë Luftën e Tretë Botërore.

Hipotezat janë të shumta dhe shumë studiues kanë rinisur intepretimin e profecive për të gjetur lidhje me aktualitetin gjeopolitk.

Sipas profesorit Luigi Bonanate, shef i degës së Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin e Torinos, lufta do të nisë për 15 vjet.

Barbaritë e xhihadistëve nuk janë shkaku i nisjes së një lufte të re, por rënia e SHBA-së në arenën ndërkombëtare, kriza financiare, shpërbërja e BE dhe ngritja e shpejtë e Kinës mund të çojnë në një përplasje.

“Të gjithë e shohin ISIS si armikun e madh të njerëzimit. Por natyrisht që ata nuk janë rreziku më i madh. SHBA-të janë në rënie të madhe ndërkohë që rivali i tyre, Kina, po rritet. Rusia gjithashtu po tenton të bëhet një superfuqi botërore duke kërkuar të zërë vendin e SHBA-së. Një situatë që mund të çojë në destabilizim dhe në një përplasje të mundshme”, thotë profesori Bonanate.

Ai ka zhvilluar “teorinë e luftës së shpeshtë” sipas së cilës çdo 70 vjet do të ndodhë një konflikt botëror për të rivendosur ekuilibrat.

”Sot SHBA-të janë gjithmonë e më pak në qendër të vëmendjes. Obama është ndoshta shkaku i kësaj rënie, ai nuk po arrin të qeverisë botën. Nuk kemi një rend ndërkombëtar solid. Është shkatërruar rendi që ekzistonten Menduam se ishte gjë e mirë, por nuk rezultoi i tillë. Jemi futur në një fazë të një anarkie gjithmonë e në rritje. ISIS është një tregues i kaosit gjeopolitik në botë, por jo shkaku i fillimit të një lufte. Lufta mund të fillojë në 2030, dhe sigurisht që s’do të jetë ISIS shkaku”, përfundon Bonanate./ Përgatiti Amarildo Lumani.

24 komente në “Lufta e Tretë Botërore? Ja kur do nisë, dhe jo për shkak të ISIS”

    1. zona a says:

      Profesor i Pjerdhur!
      Na jep parashikime per nje fillim pa kthim
      te nje Lufte dhe nuk eshte ne gjendje te
      tregoje per mundesite e ndalimit te saj!
      Dihet se jetojme ne Epoken e Lulezimit te Njeriut,
      qe do te thote se cdo Shteti i rriten pergjegjesite
      per mire trajtimin e kesaj morie Njerezore.
      Lereni Natyren te beje aktet e veta ku te
      sundojne ligjesite ne drejtim te seleksionimit.
      Keshtu ka ndodhur gjate Historise Gjeologjike,
      Disa qenie e mbyllin ciklin e vet duke ja lene vendin
      nje Lloji te ri.Deri ne Vitin 2030 apo 2050 Proceset
      Gjeologjike do ti shohim ne nje shperthim te pa pare.
      Shume Vullkane,po kaq edhe Termete,Ishuj te rinj do
      Formohen,dhe mjafte Zona do tjetersohen.Temperaturat
      do behen teper shqetesuese dhe plote gjera te tjera,qe
      do te thote se Shtetet duhet te mendojne per ti bere
      Ball ketyre Katastrofave qe do na vijne dhe jo tu shtojne
      atyre nxitje Luftash.Nuk besoj se po na drejtojne te
      Cmendurit!Fundja Katastrofat ne Glob,nuk bejne dallime
      Ato te vene perpara President a Kryetar Shteti qofsh!
      Lejoni Studiuesit te jene te qete dhe te percaktojne
      zonat me te prekshme nga shperthimet e reja.Ne te tjeret
      te lutemi qe mos te ndodhi nje Jurasik i Ri.Ai ishte
      vertete Katastrofik.Pyesni Gjeologet se ju a thone sa i
      Tmerrshem ka qene.Lereni pra idene e Luftrave,por te shohim
      se c,na pret nga Natyra.Te gjithe jemi te Expozuar ndaj
      fenomeneve te saj.

  1. portokalipsi says:

    pra si gjithmon shkaku amerika.nuk e kuptoj pse te mos dalin vende me te forta ekonomikisht dhe ushtarakisht se amerika perderisa i kane kapacitetet pastaj ctet eshte ky qe futen dhjete milione ne vit klandestine,i bie qe ne cdo 10 vjecar ka 100 miljone te huaj kur vete amerika ka vite qe ka ngekur 340 miljon njerez,per mua ka mbaruar me kohe po me sa duket po shtyjne kohen

    1. ╡▒sit back and relaks▒╡ says:

      ashtu te keqen aneja, bjeri fort kapitalizmes.

  2. recep xhahil tahyp erduhani says:

    Lufta e trete ka 14 vjet qe ka filluar me nje pretekst te stisur.
    Lufte me e ashper nese ndodh china- us apo rusia me naton.
    Arabet u sulmuan ne kete lufte te tewte nga krusaiders.
    Isis nje kobure ne dore te perendimit

  3. Jobi says:

    Ik mor se na hapet barkun me njerz te lajthiture japin mendimin e tyre ,sot lufta eshte dhe do te jete midis varferise dhe mashtrimit ,sa me shume rritet teknollogjia aq me e ashper eshte beteja midis varferise e korrupsjonit ku injoranca eshte me e madhe aty korupsioni eshte me i ashper.

    1. titi says:

      kjo duhet te jete lufta, por ato qe i vjedhin njerzit krijojne isise per te thene qe ju duhemi ne per tu ruajtur nga kto te marret

  4. Elona says:

    Barak (Beri) Obama lindur mysliman ne Honolulu e degjeneroj politiken e jashtme amerikane duke fuqizuar Rusine dhe imazhin e Putinit ne bote.
    Para disa kohesh ai po takonte kryeministrin e Japonise dhe Beri Husein Obama u perkul para tij dhe e uli koken me aq respekt sa cuditi dhe vete kryeministrin japonez se pse ky po e respektonte me aq perulje.
    Beri mysliman i Honoluluse ka deshtuar ne krijimin e “pranverave arabe” ku eshte nje rrumuje e pa pare e vrasje makabre dhe po lulezon islamizmi radikaldhe Isis.
    Bota po tallet me shefin e departamentit te mbrojtjes amerikan qe Beri e zgjodhi nje homoseksual te deklaruar.

  5. roland says:

    a me hengershi karin o pithropa

  6. roland says:

    te kristali e ka blere diplomen ky kari???

  7. MEDIA SHKATERRUSE e SHOQERISE says:

    SE LUAN TOPI dhe jo TA LUAJN ATEISTO – KOMUNISTO- NACIONALISTO qe jane KOKRRA E INJORANTEVE dhe DEBILEVE narkoman dhe PSIKOPATE.

    Ndersa ish sekretari i shtetit amerikan Kissinger para dy myajsh analizoi qe fillimi i luftes se TRET BOTERORE do te ndodhi midis KINES dhe Amerikes ne ishujt artificial te Kines dhe ata jane specialist dhe kan njohuri per keto pune dhe ….

    Dhe kur FLASIN SPECIALISTET , HESHTIN IDJOTET, NARKOMANET, PSIKOPATET, INJORANTET dhe te KOTET…..

  8. Plaku says:

    Nga te mocmit kam degjuar se shekullin e XXI do ta sundoje rraca e verdhe!?…

  9. nji uj selite te lutem says:

    Mendoj qe u prish kandari qe ruante ballancen midis kampit kapitalist dhe kampit socialist,ra kandari me forc ne njerin kra per derisa nuk ka me ekulibra jemi te destinuar te shkojm drejt luftes,paraja ne bot ka ren ne disa duar, nje pakic luajn me paran dhe nuk din sa kan dhe kta i bejn karshillik 95 te popullsis ne bot qe sakrifikojn per mbijetes,vet sistemi kapitalist po e mbaron ciklin e vet si iku komunizmi do shkaterrohet dhe kapitalizmi vetem se ndryshimi esht se kur shkaterrohet ky sistem shkaterron xhdo gje dhe ndjek teorin e tokes djegur, mendoj qe po mbyllet dhe cikli kti sistemi vetem lindja e nje sistremi me human e shpeton boten nga lufta asgje tjeter.

  10. Uji i ftohte says:

    Nuk duhet te lejohet nga tre superfuqite(SHBA,Rusia dhe Kina)te dominoje qofte Rusia apo Kina,kjo do te ishte rrezik per paqen dhe stabilitetin boteror,sepse edhe Rusia edhe Kina kane sisteme totalitare komuniste.Ndersa dominimi i metejme i SHBA-ve eshte i dobishem per stabilitetin boteror sepse kane sistemin me te mirfillte demokratik ne Bote.Cila superfuqi do te humb rolin dominues,qofte SHBA-ja apo Rusia do te luaj ne ,letren kineze,-kjo ndikon pozitivisht ne ruajtjen e ekujlibrave ne permasa globale.

    1. Toni KS says:

      Rusia nuk eshte superfuqi por fuqi regjionale. Kina eshte fuqi ne ngritje me tendence qe te behet superfuqi. Vetem Daje Semi eshte superfuqi, sot per sot, sepse mund te projektoj forcen (konvencionale) ne çdo cep te globit, gje qe Rusia dhe Kina nuk munden.

      1. ╡▒sit back and relaks▒╡ says:

        korrekt.

  11. pjatalarsi says:

    Qe ISIS dhe radikalizmi mysliman eshte nje katalizator per mosperplasjen e dy te medhenjve, kete e kane kuptuar ketu e dy dekada me pare edhe kalamajte e kopshtit; ashtu sic kane kuptuar qe gjite konfliktuaret e vegjel ne bote, midis te cilve edhe problemet e pazgjidhura te shqiptarve etj. ne Ballkan, po ashtu jane ne funksion te ekuilibrit shekullor, lindje-perendim, ndryshe: USA-Rusi.

  12. katjusha says:

    Do ish mire qe shkrimet qe pregadit zoteria te mos gjenin hapesire ne asnje gazete,pasi ndikimi i tyre tek njerezit eshte negativ dhe krijon ndjenjen e panikut.
    SH,B.A nuk ka rene ,ajo do te jete edhe per 100 vitet e ardhshme lider i botes. Hapeni librat e lexoni per ta kuptuar kete. Obama thjesht po ben me te miren e mundshme Ai eshte nje udhehqes qe i beson me shume diplomacise se sa luftes.

  13. ╡▒sit back and relaks▒╡ says:

    Kan ngel cik komunist kta italjont, ju ka ngel fëksim qe nuk i perdhunoi muzhiku rus pas luftes se dyte boterore.

    1. pupulli says:

      ja ke gjet simptomen. italianet nga ana socio-politke jane nje lloj grekeqie e shkerdhyer me pak france.
      jane komuniste me prada e me ferragamo. Ju kruhet suma se nuk u qine dot tamam e ju ngeli as brenda as jashte ne uften e dyte.
      italianet jane popull me shije estetike e intuite artistike natyrale, por ne aspektet e tjera jane shume lokal ne mendime. nuk ju shkon fare pozicioni si vend i industrializuar. ju rri si xhakete e madhe

  14. Studjuesi says:

    Studjuesi. Interesant, duket se njerezit, perfshi dhe shume studjues, kerkojne te bejne tifozllek se Lufta e III Boterore duhet te filloje patjeter !

    Duke iu referuar postimit ne vijim, ky profesor- autori studimit duhet te marre ne konsiderate edhe mundesite e shumta te shmangies se Luftes se III sepse shtetet e medha e dijne se do te ishte fundi per te gjithe.

    Gjithashtu, duket nje analize me shume pasaktesi dhe subjektivizma.

    Se pari, nuk eshte provuar gjekund qe konfliktet e medha kane nje cikel 70 vjeçar (p.sh. Lufta I Boterore dhe Lufta II Boterore kane vetem 21 vjet diference- nga 1918 deri ne 1939).
    Se dyti,, Rusia nuk mund te zere vendin e SHBA-ve si superfuqi per shume arsye.
    Se treti, treguesit e SHBA si superfuqi qendrojne prape lart, megjithe ndonje luhatje.
    Se katerti, Bota, Toka jone, ka kaq kercenime te tjera te medha si kercenimet kozmike, ndryshimet e klimes etj, saqe shtetet e medha do te arrijne te gjejne bashkepunimin per keto sfida qe kercenojne gjithe zhdukjen e gjithe njerezimit.
    Se pesti, mbeshtetur edhe ne piken IV, megjithese konkurenca kapitaliste vepron ashtu si para krizave te tjera, dhe ne forma te ndryshuara, globalizmi ka mundesuar forma te bashkepunimit global edhe ne kapercimin e krizave.

  15. Kameleoni says:

    Pse, Bushi, ishte “lider” botëror…???!!! Hahahahahahahaha…!!!!!!!!!!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje