Vasili: Përshkallëzimi i konfliktit politik në Kosovë nuk i shërben zgjidhjes së problemeve

29 Nëntor 2015, 12:50Politika TEMA

Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me situatën e tensionuar në Kosovë.

Nëpërmjet një dekaratë për mediat, Vasili, tha se përshkallëzimi i konfliktit politik në Kosovë nuk i shërben zgjidhjes së problemeve dhe se qeveria e opozita duhet të rivendosin dialogun politik ti të vetmin mjet për të zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

“Përshkallëzimi i konfliktit politik në Kosovë nuk i shërben zgjidhjes së problemeve dhe përparimit demokratik të vendit. Qeveria dhe opozita duhet të braktisin çdo forme përjashtuese apo bllokuese të të bërit politikë dhe të rivendosin dialogun politik si të vetmin mjet për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve aktuale duke respektuar gjithmonë ligjin,institucionet dhe kuadrin kushtetues”, – tha Vasili në prononcimin e tij për mediat.

5 komente në “Vasili: Përshkallëzimi i konfliktit politik në Kosovë nuk i shërben zgjidhjes së problemeve”

  1. Profesori says:

    Po ky veshllapushi, Gebelsi i LSI – se famshme. Pasi kane stabilizuar drejtesine, dekriminalizimin, dekomunistizimin, zhdukur korrupsionin, ulur ne minimumin historik papunesine, zhdukur trafikun e droges dhe prostitucionin, etj, etj. tani kane filluar te japin leksione demokracie per te stabilizuar Kosoven, Ballkanin dhe Europen ne pergjithesi.

  2. dibroni says:

    Debil fare,tamam lolo,jep mendimin Partia e Hajduteve qe gjendja ne Kosove duhet te qetesohet.Kete e di edhe Bufi.cdo idiot ne rruge e di kete gje,kush jeni ju qe flisni perralla,me siguri K/hajduti i meson se si ,qysh,atje,ketu,mban ditare jep mesazhe per te treguar rendesine e LSI,po Manjani kushedi se cfare mendimi ka ne ate koken plot me qelbesira,asgje e mire nuk vjen.

  3. valbona says:

    Memcuri te madhe tregon zotrote z. Vasili:qeveria dhe opozita kosovare duhet te vendosin dialogun.Mire e ke po kush duhet te hapi rruge ? Kjo pune eshte si ujku me qengjin,a duhet ujku t’i hape rruge qengjit,apo qengji ujkut.

  4. David says:

    O Profesor, qe Ju keni shume te drejte per akuzat ndaj Petrit Vasilit,ketij palo politikai te ligesive ne familje dhe popull ne vite, te gjithe e dine,por dhe ate qe ky shume shpejt do te jete pjese ne bagen e akuzes si bashkeautore,bashkepuntore apo ndimes ne mijra krime e superkorrupsione deri me sot,dhe kete e din edhe bufi;thote populli.
    Sa per drejtesine ne Kosove shume shpejt do ta vendosen pikat mbi I-ne nga drejtesia kosovare dhe Gjykata e Posacme,ashtu si dhe ne Shqiperi mbas pastrimit te botes se krim-korrupsionit-imoralo-politik ne te tria pushtetet,qe shume shpejt do te filloje, duan apo nuke duan te superkorruptuarit e superkriminalizuarit e Tiranes zyrtare ne vite,ato te marre sebashku do te kene shume shpejt nje fund te turpshem dhe pa kthim,ku flaka e mantelit te “mos nderhyrjes ne punet e brendeshme”do te fiket si nje flake kashte.Besoni.

  5. smile says:

    nuk ju vjen zor….se e ndritet ne Shqiperi ju dhe tani nuk rrini pa futur hundet dhe ne Kosove. zatem modeli juaj e beri lemsh gjithandej.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje