Ndoshta sot ka shumë njerëz që mendojnë se Albin Kurti e meritonte të shkonte ne burg. Se ai nuk mund të godiste me gaz lotsjellës në sallan e parlamentit të Kosovës. Se ai nuk duhej ti fshihej dhe ta sfidonte policinë dhe prokurorinë që e kërkonin prej më shumë se dhjetë ditësh. Se ai nuk mund të ndalojë me dhunë, një proces të cilin populli nuk e ka mandatuar ta pengojë me votë.
Po, ndoshta sot ka shumë të tjerë, që edhe pse mund të jenë kundër burgosjes, nuk e përkrahin degjenerimin e Vetëvendosjes drejt dhunës. Nuk janë me justifikimin që lëvizja gjen për humbjen e kauzave të saj. Nuk janë për populizmin e ekzagjeruar nacionalist.
Ata nuk e kuptojnë dot se si Albin Kurti do të rrëzojë sot me çdo mjet kryeministrin Isa Mustafa me të cilin deri dje donte të ndante pushtetin.
Nuk e perceptojnë dot se si një puritan si ai, mund të fshihet në strehën e Ramush Haradinajt apo të bëjë kauzë të përbashkët me Fatmir Limajt
Shumëkush mund të jetë kundër këtij revolucionari permanet, pa dyshim liderit më të lexuar të Kosovës së sotme, politikanit më rrezikshmërisht idealist dhe më sfidues ndaj krejt klasës politike kriminale dhe të korruptuar.
Po, për Albin Kurtin, njeriun që këtë 28 nëntor ngriti grushtin lart për folur sërish për bashkimin me Shqipërinë, mund të ketë shumë vërejtje dhe pakënaqësi. Por, gjithësesi, arrestimi barbar në zyrat e partisë së tij dhe më pas dënimi me 30 ditë burg (I treti që këtë radhë i vjen nga policia e shtetit të pavarur të Kosovës, pas prangosjeve që i bëri klika gjakatare e Millosheviçit dhe burokratët endacakë të UMNIK-ut) është një shfaqe e turpshme për Kosovën.
Jo vetëm për “përkimin” se ai u zgjodh të prangosej në të vetmen ditë që simbolizon bashkimin e shqipëtarëve.
As për faktin se një vend që burgos një lider opozite dhe 90 mbështetës të tij i vë një njollë të errër vetes.
Por, për shumë më tepër sesa kaq.
Sepse çdokush që mund të mos ndajë të njëjtat ide dhe parime me Albinin e ka të lehtë të vërë re një fakt të thjeshtë. Se në një vend të udhëhequr nga një klikë që nuk i ndahet pushtetit, në një vend ku gjysma e politikanëve kanë të shkuar kriminale dhe gjysma tjetër të sotme të korruptuar, shkon në burg një i ri që as nuk ka vrarë, as nuk ka vjedhur kurrë.
Se në Kosovë qenka më e lehtë të prangosesh se mbron idetë e tua, sesa ta pësosh këtë fat si trafikant organesh, rrëmbyes pronash, apo fabrikues tenderësh.
Në këtë kuptim “viktimizimi” përmes burgosjes, të cilën me sa duket, ai e ka provokuar në mënyrë të skajshme, i shërben më shumë se shumaçka aksionit politik të Albin Kurtit. Sepse ai luan rolin e një pasqyre për të treguar faqe të gjithë botës që lideri de facto i Vetvendosjes, nuk po bën burgun e tij, por të tjetërkujt. Se ai është në qelinë ku dihej të ishin sot pjesa më e madhe e elitës politike kosovare.
Prandaj këto pranga bëjnë lojën e Albinit. Ato vërtetojnë se Kosova ashtu sikurse thotë ai nuk është as një shtet normal as një shtet i drejtë dhe i besueshëm.
Prandaj burgosja e Albin Kurtit është trofeu që ai kërkoi dhe njëkohësisht turpi i Kosovës.
Lapsi.al
TURP!!!??? Oh,NO! TURP do te ishte po te ndodhte diku ne nje vend DIMOKRATIA-s evropian,flitet shtet sunitesh kshq eshte dicka normale…..tut’ok,kur thone edhe italionet……….
Kerkojme ndihme nga vellezrit dhe motrat nga Shqiperia e me gjere qe te na ndihmojne per ta cliruar krahinen e tyre njeher e pergjithmon nga tradhtaret e kombit tone!
per cilet ‘vellezer”e ke fjalen!!??
birazeret e tu sunite perketej kufirit nder shekuj kane nxjerre vec tradhtare e antishqiptare[bashkpuntore te turqeve]…………
Albin kurti
Shqipfolesi me antiperendimor ne histori krahasuar vetem me haxhi qamilin.
Politikani qe nuk ka thene asnje fjale per terorizmin islamik ne Kosove si rezikun me te madh , jo per sulmet por per vete egzistencen e kosoves.
Albin kurti
Politikani qe sillet si bandit ne sallen e parlamentit.
Albin kurti
Politikani qe i fshihet drejtesise si trafikant prostitutash.
Albin kurti
Politikani i ndershem qe fle me ramushin dhe limajn 2 hajdutet dhe banditet me te medhenj te kosoves.
Albin kurti
Politikani i vetem mbas haxhi qamilit qe organizon demostrate per bythen e tij diten e festes se pamvaresise se Shqiperise.
Albin kurti
Ky islamik antishqiptar.
Me e pakta qe mund ti behet eshte deportimi ne turqi ose arabi.
o more i gjor po ju as qe mundeni me ja shit popullit dushk per arra se gjysmen e popullit e ki jasht trojeve dhe nuk jan te mvarur nga thaqi e isa po jetojn ne ter boten
Ju po doni me fole gjuhen e nenes Serbisht noshta por jo ne Kosov shkoni ku e kenivenin
Ju jeni ata qe deri sot e shitet MITROVICEN E COPZUAT kOSOVEN dhe shitet per hekur Fabrikat qe te jeni milioner
Ju jeni ata qe 30% te teritorit te Kosoves nuk guzoni as frum me marr
Ju jeni ata qe Presheves ja premtuat 50 euro e Graqanices Sali Berisha 400 mij euro ja dha
Preshev e shqiptaret atje nuk kann ABETARE o cung femijet mesoj per car lazarin qe e kenu ne Graqanic ne mes te Kosoves
Si ALBINI na vy 1000 e pak po me duken po si ju edhe 5milon me i pas weq per pleh na vyni
Ju jeni me ideolegji te Sllave edhe rrajen e keni sllav
lexo kush eshte SHPEND MAXHUNI E ISA MUSTAFA
NESE JU KA MET MAREK ME JU DHUNU qakallat DHE tigrat e arkanit shkoni ne Serbi
Une dua Shqip me fol Shqip me mendu se Babe e Nane i kann SHQIPTARE
TURPI ESHTE I PRISHTENES PARA DHE TIRANES MBRAPA SE TERRITORET QE DUAN TI FALIN MALIT TE ZI JANE DHE TONAT PRANDAJ DUHET TE NDERHY SHTETI JONE ME KET KOQE KRYEMINISTER QE KEMI
E kan arrestu Haxhi Qamilin e vitit 2015??
Jo vetem i Prishtines.
Edhe ti Bushat MEGJITHESE DALLON NGA LANGOJTE E MEDIAS nuk shpeton dot nga arbeskat gazetareske.
Nuk eshte fjala per nje lufte elektorale, tender… apo cfare te duash ti.
Eshte fjala per nje ceshtje aq te rendesishm per fatin e Kosoves dhe mos u cudit, ne te ardhmen edhe te Shqiperise, dhe nuk eshte vendi per te bere analiza politike pa bereqet te momentit, ku Albini qenka fshehur tek Limaj apo Haradinaj…Kot fare!!
Perse ju kokat e medha te gazetarise nuk keni shkruar me pare per mareveshjet e pista te qeverise se Kososves dhe qendrimin e tredhur te qeverise shqiptare ?!!
Apo dhe ju beni perllogaritje dhe pazare ne gazetari.
Mero na u be si çun shtepie nga mengjesi ne darke ne Tv ne gazete, kur nuk i la kusur saliut te serbeve per shitjen e detit Greqise! Tani qe shitet Kososva dhe territoret Malit te Zi,i ka ikur gjuha apo…si!?
Nderkombetaret kane probleme te tjera madhore dhe nuk kane kohe te merren me keta. Ata po presin gjykaten speciale dhe te shohin se kush jane ato pordhitikana .
Mos Albini a VV, jo kurr se ska as nje qindark te vjedhur po THaqime Isen, Ramushin e Ftmirine kta te tjeret qe edhe shoferat i kann milioner
Turp per Hashim Thaçoviçin dhe Mustafoviçin..I vune nje damke festes se shqiptareve sipas porosise se armiqve te shqiptareve…Loja e Serbise po ecen njelloj si nen pushtimin Serb ashtu dhe me pas me qeverine kuislinge te dyshes esatpashiste Thaci-Mustafa…
Turp qe e arrestuan por edhe opozita te kete turp qe diten e flamurit proteston. Nuk kishte dite tjeter?pastaj pse nuk u dorzua me pare po pikerisht sot?meduket se kerkon reklame ose te hyje ne histori
Bravo Toni! Keto jane pyetjet qe kerkojne pergjigje. Pse te protestohet ne nje dite qe duhet te na bashkoje? Kujt i vjen mire qe ne te hame njeri-tjetrin edhe ne ditet qe duhet te na bejne te lumtur? Natyrisht serbit. Pse nuk u dorezua vete, nese ishte i pafajshen, Albin Kurti?
Une per cdo mengjes lutem qe Albini ta kete shendetin dhe jetegjatesine, sepse sa me gjate qe ai te jetoje, aq me mire do te jete per fatin dhe mireqenien e ketij populli.
Analize tmerresisht jo konsistente dhe koherente… pergjithesim i nisur jo nga faktet por nga empirizmi…
Moderator frikacak, dhe per nje koment keni frike mendoni per me shume.
Bushat prangat Albinit nuk jane vetem turpi i Prishtines.
Bushat je ndryshe nga lamashet e tjere te medias.
Megjithate po i bie shkurt.Nuk po komentoj analizat per puritanet qe jane kot fare, se dhe une mund te them per ty se si mund te beje kontrata me pronare mediash qe ishin te tejkorruptuar, mafioze, .. e njeqind te zeza..
Por a nuk thua dy fjale ku keni qene ju trimat e medias dhe nuk keni shkruar me pare PER KETO MAREVESHJE TE TURPSHME, ANTIKOMBETARE?
Mbase po te ishit edhe ju ne vijen e dyte ( ju takonte ne vije te pare)per te demaskuar keto pislleqe mbase nuk do vinte puna qe Albini te behej hero dhe ju te merziteshit nga kjo gje
Nuk ka rendesi, nese Albin Kurt humbi ekuilibrin e qendrimit konseguent por te matur te vetvendosjes dhe kreu e demonstroi kete me akt te dhunshem ne parlament, rendesi ka nese Ai nuk cenoi programin e VetVendosjes. Po te jete keshtu, programi , per te cilin ai humbi ekuilibrin, me siguri qe do te vazhdoje me synimin qe te arrihet VetVendosja konforme te Drejtes Nderkombetare per Vetvendosje.
Arrestimi i Kurtit ishte i domosdoshem, shpresojme te marri denimin e merituar nga gjykata.
Ne nje shtet ku mafiozi hajni dhe haraqia nuk arrestohet po opozita atij shteti i thon DIKTATUR
Prangat po e bejne hero Albinin…ndersa per korrupsionin ketu ka plot per burg e litar!
Turp!
Edhe mund ta themi kete, thjeshte per kete dite qe u zgjodh…
Por, a mund te veprohet keshtu ne nje shtet demokratik?!
A mund te dhunohet shumica e deputeteve me fjale e gjeste, me ulerima e gure, me gaz lotsjelles e me arme?!
Jo!
Albin Kurti e te tijet mund te kene plotesisht te drejte, por mjetet e zgjedhura e tejkalojne dukshem te drejten e tyre.
Ata kane ne dore fjalen, vetem fjalen e tyre e jo dhunen ndaj fjales se te tjereve; kane ne dore voten, vetem voten e tyre e jo pengimin e te tjereve te votojne; kane ne dore protesten, por vetem ate paqesore, e jo guret e gazin lotsjelles…
Une e adhuroj veprimin revolucionar, por Albinin me shoke nuk po arrij ta kuptoj…
Nuk behesh dot shumice keshtu, jo, or Albin!
kotkot e ke dhe komentin
koment-ese- per nentvjeçarist.
Te gjitheve qe kapen me bombat me gazlotsjelles dhe nuk i ka bere pershtypje mereveshja tradhetare po u them se eshte njesoj si ne nje shtepi qe digjet disa perpiqen te shpetojne dhe per te shpetuar ate perdorin edhe disa orendi shtepie duke i thyer
Dhe naivet, mendjeshkurterit, dhe, ose kopuket e politikes dhe sherbysit e tyre,gazetare anal-iste bejne sikur u vjen keq per orendite dhe thone se nuk veprohet keshtu.Te shpetohet shtepia, te mos digjet, por jo… te prishen orendite!! vemje idiote.
ku duhet pra mos me gjygj a
qka kann ne dor VV
qetoi ka qeveria ne dor :
gjykaten kushtetuse
policin
pushtetin
shumizen ne Parlament
e ku mu kap VV
veq me i than shkaut hajde sikur ju
e besa jo se nese vendosin per buxhet munen nese vedosin per diqka tjeter mujn e jo per shtet ndarja e shteti duhet mu vet krejt
Nje shembull Greqia per masa ekonomike pyti popullin a
Rugova kur ka qua Delegation ne vjen krejt kann qen i madh e i vogel po ju se dini sepo jav kana pak me fol me vllazen serbisht
Ngrihu more popull Kosovar ,cfare prisni me . Panvarsia e Shqiperise ka humbur tek ju ,klika Serbe po ju merr tokat dhe po burgos zerin e kundershtimit . Tregohuni dhe nje here burra per lirine qe po ju perdhosin politikanet me maska shqipetare.
Poshte qeveria e turpeshme qe eshte e shitur tek Serbet .
Edhe une
jam kunder dhunes,por kerkesat jan legjitime
Perse kur shteti mer pergjegjesine e vet, njerzit
fillojne dhe revoltohen.
A eshte akt demokratik gazi lotsjelles (arme vetembrojtese) ne Parlament ?
Jo, kete nuk mund ta (vet)vendosi Albin Kurti dhe ai si Demokrat duhet te mbaj dhe ai pergjegjesine e vet.
Demokracia eshte dhe do te jete nje barre e rende per ne te gjithe.
Po shkruan si ish komisar i shokut Enver.
Cfare ke ber ti or kerric qe thua demokracia eshte barre e rende?
Ke 25 vjet qe mban ne kurriz kriminele, cuba, tradhetare te interesave te vendit, servile, mashtruese… Cfare ke bere ti pervecse ke ulur kurrizin dhe nga kerric po shndrohesh ne gomar qe te mbash me shume.
Apo thua jam qe jam ketu ne gazete po bej edhe une nje koment…
te gjithe handikapatet merren me bomben se aq e kane tallashin ne tru sa per te pare nje bombe ne parlament.Per te marre vesh me shume se pse u hodh ajo bombe duhet pak me shume tru. Po ku ta gjej i varfri???
a e dini ju qe per marveshjen e bruxseliprill 2013 detri ne ora dy te mesnate i ka lut albini me VVqe moste votojn ateher te kish qit gassot skish marveshje po i lutke kupen mos pashfemijn mos e votoni e sot dilni e hani
nese duhet mu mbrojt shteti me te gjitha mjete edhe me arme pse jo
UQK a e mbrojti edhe prejshqip folseve Amos ka qen gabi a uqka
NGRIHUNI VELLEZER DHE MOTRA NE KOSOVE E KUDO, MOS U GENJENI NGA “MESIMET” E DEMOKRACISE SE UNE QEVERISE DHE DUHET TE QEVERISE PER 4 VJET, I BEJE VARIN KOSOVES DHE PASTAJ MUND TE FLASIM SI DEMOKRATET PA SHARJE DHE PA DHUNE ????????????????????
MOS HARONI FILLIMIN SI U VUNE NE KRYE TE KOSOVES KETA TE SHITURIT TE SERBIA DHE EUROPA, MOS HARONI MBESHTETJEN QE KETA TRADHETARE MOREN NGA EUROPA …
MOS U GENJENI, JU JENI GATI TE HARONI VUAJTJET, VRASJET, SHKATERIMET, VONESAT NE ZHVILLIMET SHOQERORE DHE KULTURORE ????????
BEHUNI ZOT TE SHTEPISE DHE I THONI JOOOOOOOOOOOOOO EUROPES, SERBIT, GREKUT E KUJDO.
Te bashkuar
BASHKOHEM ME THIRRJEN TUAJ DREJTUAR POPULLIT TE KOSOVES.
Zajednica eshte si puna e BETONIT.
Po u be nuk ka kthim prapa. Nga zajednica dhe betoni dalin te humbut vetem populli shqiptar.
Ngrihuni se neser do te jete vone. Po shkelet mbi gjakun e djemve te Kosoves qe dhane jeten per lirine e saj dhe ata nuk do ja u falin kurre kete nenshtrim dhe heshtje.
Kuptohet se jane frikesuar dhe shantazhuar me te gjitha menyrat.Por neser femijet tuaj do i leni me nje lufte te pashmangshme ne oborr te shtepise.
Po nuk e kuptuat ju nuk e kupton kurkush ne bote se kush eshte serbi.
Mjafton te dini qe kete gje po e kerkon me ngulm Serbia?!!
Albin Kurti eshte nje lider i pazevendesueshem i kombit shqiptar…
Poshte klika e hajduterise (Thaq e Mustaf… si dhe krejte halet e tjera qe e rropen Kosoven) dhe qe jane te shitur kembe e krye te Serbia…armiku me gjakatar i shqiptareve ne te gjitha kohrat.
Duam sduam ne kjo eshte rruga drejt pushtetit per disa kujtojme hitlerin …nanon..ku ndihmen ta jep kundershtari po me kte kurtin kot lodhet hashimi se duket dielli qe ne mengjes i thone se nje udheheqes qe ska shtepi per vete (mediat thone e shiti per te ndihmu vv)si do te me beje mua me shtepi e katandi ….per dreq dhe sala pa shtepi eshte rri me qera ke goca
Albini eshte si eshte por mbetet nje shqiptar i vertet, qe e do vendin dhe popullin e tij, padyshim ka plot gabime, por siç thot Bushati nuk meriton te futet mbrenda, turp i madh per Kosoven!!!
Albini ka të drejtë. Kosova duhet të jetë e plotë me të gjitha zonat për të cilat pretendojnë sërbët ( Mitrovicë etj). A janë sërbët pakicë në Kosovë? Janë! Atëhere të trajtohen si pakicë dhe të mos ketë “zajednicë”. Asnjë majë thoi sërbëve më shumë se sa u takon qoftë të drejta, qoftë tokë.
Është një députet i Albin Kurtit qe dajallarët i ka ne Serbi,është nip i serbëve;Ilir Déda emrin i’a thone!
Është një députete tjetër ne radhet e partisë se A.Kurtit,bababi i se cilës i kishte shërbyer regjimit serb me besnikërinë prej qeni ne torturimin e djemve e vajzave qe luftonin per Republikën e Kosovës gjatë viteve te 80_ta…emeri i kesaj deputeteje është ;Shqipe Pantina!
dhe qershi mbi tortën e serbofilizmit te Levizjzs Vetevendosje është; Fisnik Ismaili,babai i te cilit ishte Muharrem Ismaili,se ishte mik shtëpie i Millosheviqit! Po po ,nuk e thash gabim…ishte mik i Slobodanit qe e beri publike edhe vêt ai ne gjyqin e Hages!
Vetvendosja është nje krijese e sherbimit sekret serbe,Albin Kurti është njeriu i UDB_se ne Kosove!
Thelbi nuk eshte ne ishte e ligjeshme apo jo burgosja e Albinit. As ne se ishin legjitime mjetet dhe menyrat qe u perdoren nga ai dhe WW per kauzen kundra Zajednices Me syrin e ligjit e para eshte OK dhe e dyta eshte gabim
Por ligji dhe e drejta nuk jane e njejta gje .Analisti Bushati dhe komentuesit per kete do duhej te shprehen . A eshte e drejte apo jo Zalednica per Kosoven ? Dhe per Shqiperine ? Une mendoj se jo .Eshte leshim qe u eshte bere Serbeve nga qeveria kosovare nen presionine nderkombtareve me shpresse te fitojne dicka ne kembim .Pra nje kompromis .Historia ka deshmuar shume heer qe kompromiset ne ceshtje teritoriale mund qe sjellin ndonje fitim afat shkurter por lene pas nje dem qe e kene te pa mundur ta riparojne brezat me pas .Une mendoj se e drejta eshte me Albinin dhe WW . Ligji aktual nuk eshte me te .Por ne mbrotjen e nje te drejte cdo mjet i perdorur duhet te gjykohet si legjitimashtu sic vrasja per vet mbrotje nuk konsiderohet krim