Miliona për zyra e rikonstruksione. Vetëm Presidenti 150 mijë dollarë për zyrën

28 Nëntor 2015, 19:37Politika TEMA

Nga 600 milion dollarë që jep buxheti i shtetit për investimet publike, 10% e kësaj shume do të shkojë për blerjen e pajisjeve të zyrave dhe kompjuterëve për administratën.

Në listën e detajuar të shpenzimeve të çdo institucioni, rezulton 58.5 milion dollarë, të cilat llogariten si shpenzime kapitale, në fakt nuk do të jenë për të përmirësuar rrugët dhe shërbimet për qytetarët, por do të jepen për të lehtësuar punën e nëpunësve dhe ministrive, raporton Vizion Plus. Fondet më të mëdha do të janë për rikonstruksione godinash, ku shumë ministri si ajo e Arsimit, Planifikimit Urban dhe me dhjetëra drejtori qe do të ndërtojnë dhe rimodelojnë ambientet ku rrinë.

Në këtë listë të gjatë të shpenzimeve që do të bëjnë të gjithë institucionet shtetërore të administratës në Shqipëri, fjala që është shkruar më shpesh është “blerje zyrash”, më pas vjen “rikonstruksion ndërtesash” e cila pasohet nga fjala “blerje kompjuterësh”.

Asnjë institucion, nuk do të rrijë këtë vit pa shpenzuar për të ribërë zyrat dhe për t’i përshtatur më mirë. Kështu, Presidenti do të marrë 150 mijë dollarë për të rregulluar zyrën e tij dhe për të mobiluar atë të takimit kokë më kokë. Por dhe Kryeministria, nuk mbetet mbrapa, pasi investon 500 mijë dollarë vetëm sistemin e sigurisë dhe jep disa qindra të tjera për rregullimin e ndërtesave.

Vila e shërbimeve qeveritare në Dhërmi, merr 210 mijë dollarë për mobilim dhe konstruksion të plotë të pjesës që ka mbetur. Shërbimi Informativ do të harxhojë 300 mijë dollarë për rregullimin e parkut, ndërsa Kuvendi, jep disa qindra të tjera për sistemin e rrufepritësve dhe kondicionimin me preçizion të lartë.

12 komente në “Miliona për zyra e rikonstruksione. Vetëm Presidenti 150 mijë dollarë për zyrën”

  1. Kris 1 says:

    Ky bir k… Eshte ttamam Ali baba me 40 hajdute. dhurate nga rilindja e Anetes ,rilindja e maskarenjeve.

    1. bakja says:

      Mos u nxitoni ore ju shtataniker!
      Lajme Gazetash eshte.Ju e dini qe ata
      te bejne prostitute edhe pse je e Virgjer!
      Ka nje Kontro0ll te Larte Shteteror qe te
      ve ne dijeni me fakte.Duhet Ligji i ndeshkimit
      per Gazetaret qe per hir te comercializmit
      e bejne Furtune ne Gote.
      Si mund tju shkoje nepermend qe Qeveria do shpenzoje miliona
      per Lux?!Po tekene kaq shume Para,Ata do ulin Taxat,do rrisin Pensionet
      do rregullojne Spitalet,do rimburesojne premtimet e plote
      halle qe per fat tekeq i kemi pa hesap!
      \Nese vertete kaqne bere te atilla llogari
      nuk besoj sejane ne Terezi.Por jemi ne Pritje.

  2. xoni says:

    Si do tja bejme qe ti japim dhe Jarkomunistit ca para per uturakun se te gjithe ministrat po i rregullojne halet sikur do punojne aty.RRACE EPOSHTER PASKEMI QEN secili mendon vetem per halen e tij.

  3. Shqiptari i varfer says:

    Mos i Gezofshi!
    Gjaku i te varferve
    Vdekja e gruas qe vdiq per duke lidhur dritat per ti gatuar buken femijve , dritat qe ju ia prete duke i len ne errsire vocraket e saj, qe i hoqet bashke me jeten e nenes!
    Ju zente dhimbja qe la pas i mjeri qe vrau veten ne burgun e faturave tuaja te dritave…
    Mallkuar qofsh Edi Rama dhe soji i rrugeceve qe ke mbledh rreth vetes..!

  4. real says:

    kush e ka fituar tenderine sistemit te sigurise tek rama o te uruar

  5. Asgje nuk po cone ne shtepine e tij. Keto rikostruksione qe ju behen institucioneve shteterore jane te nevojshme dhe ndoshta pas dy vjetesh do i sheebejne krahut tjeter, te djathteve .

  6. sokol says:

    Kjo eshte rilindja e banditeve e hajduteve!!!!
    Turp per kete popull qe eshte aq i gjunjezuar e dermuar sa nuk proteston as per mbijetese, por coptohen per te ikur rrugeve te botes.

  7. korcari says:

    Keto shpenzime kur njerzit marin buken me liste tregojne se cfare plehrash e qeverisin kete vend.

  8. albshare says:

    ju befshin ilace

  9. Ben says:

    Fondet duhet te shkojne ne spitale per çarçafe dhe batanije.
    Mire thoshte gjyshja ime,” kur ra jevgu ne kos leu edhe b….”
    Shendeti publik eshte mizerabel, keta rregullojne zyrat.
    Kurre s’ ka per tu bere ky vend.
    E zene gomarrin nga bishti.

  10. ramiu says:

    Shum pak ne krahesimin me zyren e nje komunari rastesisht u futa nje dite kalonte shuma 200mije dollarve dhe benzi i komunarit i kalonte 50mije evroshin mu duk qe shkruante me doren e djathte kryekomunari ndersa sekretarja me te majten

  11. futja kot says:

    Ilace i befshi mbase do zoti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje