Suksesi i ligjit të dekriminalizimit, peng i vullnetit politik

30 Nëntor 2015, 14:13Politika TEMA

Nga Fatjona Mejdini

Një projektligj i hartuar për të pastruar politikën shqiptare nga njerëz me rekorde kriminale ka marrë konsensusin e te gjithë grupeve politike në vend.

Nëse projektligji kalon ai do t’i ndalojë personat që janë dënuar për krime të rënda që të kandidojnë në zgjedhje ose të emërohen në institucione shtetërore.

Të enjten deputeti Mark Frroku, i cili është burgosur për llogari të autoriteteve Belge të cilët e akuzojnë për vrasje, dha dorëheqjen nga parlamenti duke e përshkruar veten si një ‘viktimë të procesit të dekriminalizimit.”

Kreu i komisionit parlamentar të posaçëm të krijuar për dekriminalizimin, Oerd Bylykbashi, i tha BIRN që ky ligj do të kishte një ndikim real në skenën politike shqiptare.

“Ligji…përbën zgjidhjen më të mirë për shqetësimin tonë për kriminalizimin e politikës shqiptare. Ky është ligji më i ashpër në të gjithë Europën dhë përmban mekanizmit për të siguruar zbatimin e tij,” tha ai.

Nëse projektligji kalon, deputetët, politikanët, zyrtarët e qeverisë, politikanët vendorë, si dhe policia dhe ushtria, do të jenë subjekt të kontrolleve për të kaluar kriminale.

Për Bylykbashin ky është një shans për opozitën për të kërkuar kontrolle për disa zyrtarë lokalë të cilët i ka identifikuar se kanë pasur të kaluar kriminale.

Megjithatë, Afrim Krasniqi, Drejtori i Institutit për Studime Politike i tha BIRN që festimet për suksesin e mundshëm të projektligjit ngjajnë të parakohshme.

“Njerëzit me të shkruar kriminale nuk janë rastësisht në politikën shqiptare. Janë aty për shkak të marrëveshjeve joformale me liderët politikë dhe dyshoj që këto të fundit e kanë vullnetin me i dhënë fund këtyre marrëveshjeve,” tha ai.

Sipas Krasniqit një nga pengesat kryesore që pengon ndryshimin janë paratë e “pista” mbi të cilat partitë mbështeten për të financuar aktivitetet e tyre.

“Partitë politike shqiptare financohen kryesisht nga burime private që kanë aktivitetet kriminale dhe korrupsion në thelbin e tyre,” tha ai.

“Pasi ky ligj të kalojë elementet kriminalë thjesht do t’i mbështesin subjektet e tyre nga jashtë parlamentit,” paralajmëroi Krasniqi.

Ekspertët gjithashtu besojnë që iniciativa do të ndëshkojë të ashtuquajturit “peshqit e vegjël” ndërkohë që lojtarët e mëdhenj do të vazhdojnë si më parë.

Mero Baze, drejtori i gazetës Tema, u shpreh që ligji ishte thjeshtë një alibi për klasën politike shqiptare, i bërë për të justifikuar një problem që ato e kanë krijuar.

“Liderët e partive përdorën sistemin e centralizuar elektoral në 2009 për të futur në parlament njerëz me një të kaluar kriminale. Tani po e përdorin këtë iniciativë të re me i hequr qafe, edhe pse nuk kanë vullnet për ta bërë,” tha ai.

Baze u shpreh që problemi real i politikës shqiptare ishte kultura e pandëshkueshmërisë e politikanëve dhe zyrtarëve.

“Ne kemi zyrtarë të lartë që nuk janë përballur kurrë me drejtësinë edhe pse janë përballur më akuza të rënda. Pëndëshkueshmëria është lufta e vërtetë,” tha ai.

Disa të tjerë kërkojnë më shumë prova që politikanët janë seriozë për pastrimin e politikës. Skender Minxhozi, kryeredaktor i portalit JavaNews i tha BIRN që ligji i vetëm nuk do ta ndryshonte ambientin politik.

“Ajo që duhet të ndryshojë është kultura politike. Shqipëria ka ligje të mira por dështimi ka ardhur nga mungesa e vullnetit nga politikanët për t’i implementuar ato. Kam frikë se do të bëjnë të njëjtën gjë më këtë ligj,” tha ai.

Minxhozi u shpreh se ligji mund të jetë efektiv në qoftë se do të funksiononte bashkë me Reformën në Drejtësi, e cila është akoma në fazën parapërgatitore.

“Në qoftë se ata [politikanët] lejojnë që vendi te ketë prokurorë dhe gjyqtarë të pavarur, ligji do të jetë një sukses,” shtoi ai.

3 komente në “Suksesi i ligjit të dekriminalizimit, peng i vullnetit politik”

  1. Moni says:

    Po c’dreq ligji i dekriminalizimit thoni. Politikane idjote. Ligj kot.
    Ne kodin zgjedhor shkruhet se nuk mund te kandidojne per deputete apo kryetar bashkie, shtetasit shqiptar te denuar nga gjykata me vendim te formes se prere.
    Pra ligji ka qene.
    Tani u shtua zhurma. Dhe u be ligj ajo qe ishte ne ligj. Vullneti. ZERO.

    1. aw12 says:

      O Mono! Puna eshte se kodi zgjedhor eshte i shkruar
      dhe si i tille nuk mund te lexohet nga politikanet. Ata kane
      kodin zgjedhor te pa shkruar i cili i ndalon gjykatat ne Shqiperi te marrin vendime te formes se prere per: politikaret me grate dhe femijet e tyre,
      per hajdutet,vrasesit,trafikantet e te gjitha llojeve….etj.

  2. niko says:

    ……si ka mundesi qe te gjithe bytheq…. deputet , te pa bese , budallenje , hajna jane nga veriu ,perjashto Doklen qe nuk levize nga parimet e bindjet e tija dhe Berisha I pa epur e trim I vetem ne cdo beteje…… cuditem se si vijne gjoja ne politike dhe largohen si legena apo kriminel, po te doni merrni qe ne fillimet e pluralizmit ….si atentatori prej kuksi e gjere me sot, me dhjetra jane , e kunderta eshte me jugoret-respekte ndaj tyre, NIKO .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje