Me Nexhmijen, ashtu si edhe me shumë ish-funksionarë të lartë të kohës, Kiço Kapedanin e ka lidhur puna. Njëherë, në vitin 1981, teksa ishte zv.drejtor në gazetën “Zëri i Popullit”, e ka thirrur për t’u takuar Nexhmije Hoxha, pasi drejtori ishte me pushime.
Ajo e ka pyetur rreth mundësisë që Liljana, nusja e djalit të saj, Sokolit, të bëhej zv.kryeredaktore e “Zërit të Popullit”.
“U përpoqa t’i shpjegoj shoqes Nexhmije, që puna në gazetë kishte orare të vona, shumë tensione, e lodhshme, se ishte e përditshme, ndërsa Liljana si familjare e re ishte e vështirë që ta përballonte. I sugjerova që ta çonte tek ATSH-ja, sepse sipas informacioneve paraprake që kisha, aty do të dilte në pension nëndrejtori. Ajo më falënderoi dhe e mori parasysh sugjerimin tim. Pas pak kohësh, Liljana u emërua nëndrejtoreshë në ATSH”, thotë Kiço Kapedani për gazetën Panorama, duke shtuar: “Por jeta më pas më dha të kuptoj, se e kisha sugjeruar për të zezën time”.
Sipas tij, ajo ishte ambicioze dhe donte t’i tregonte çdokujt se ishte më e zonja, përfshirë edhe Kiçon, i cili ishte transferuar ndërkohë si redaktor pranë shtypit të jashtëm, në ATSH. “Nuk dua të tregoj me detaje, por po e përmbledh shkurt që patëm një përplasje për profesionalizmin në punë dhe Liljana më kërcënoi ‘ta tregoj në mbledhjen e partisë’. Unë nuk isha budalla që të hahesha me të dhe menjëherë kërkova që të lëviz nga ATSH-ja”, rrëfen Kiço ngjarjen që i përket vitit 1988.
Ai ka takuar më pas drejtorin e ATSH-së, Taqo Zoto, dhe i ka treguar incidentin me të renë e Enver Hoxhës. “I thashë që unë murit me kokë nuk i bie dot, do të përpiqem që brenda javës të lëviz nga ATSH-ja, do të jap dorëheqjen vetë. Por ju lutem, mos ma nxini karakteristikën, sepse pastaj kushedi ku më degdisin”, tregon Kiço Kapedani, i cili vërtet brenda javës është larguar “me lezet” nga ATSH-ja, duke nisur punën e re si sekretar kolegjiumi pranë revistës “Pararoja”, që më pas u bën organ i Policisë.
“Rroga ishte më e mirë, por edhe puna më pa stres”, thotë ai, ndërsa historitë nga e kaluara i ka pa fund. Vetëm për miqtë, ama. Dhe këto pak radhë për të gjithë, pas shumë lutjesh…
Doli nje tjeter disident. Ma do mendja qe femijet e ketij jane anetare te PD-se
Po ajo sikur shan Nexhmijen. Ja qe Nexhmija eshte kujdes per ate.
Ajo del edhe si perparimtare. Pseudonimin duhet ta kete pasur “E CMENDURA”.
He moj budallaqe e mjere asnjehere nuk shahen njerzit e tu.
di sigurimi i dreqit…
Je i nderuar z Kico, njeri qe rralle vine ne jete. Por si te gjithe qe do te largohemi nga kjo bote, secilit nga ne i takon te lere kujtimet e tije,sidomos nga persona qe kane qene te lidhur me ralitetin Shqiptar te atyre viteve.
Ky Kiço Kapedani, deri sa dilte “pa lagur” në “përplasjen” me familjen Hoxha, do të thotë se ishte “i besuari” i sistemit dhe mos na shitet si “i përndjekur”…! U ngopëm me të tilla rrefime…!
Shikojeni si eshte bere si nena e Nexhmies .
“Zëri i Popullit” nuk ka patur asnjëherë drejtorë apo zv/drejtorë, por kryeredaktorë dhe zv/kryeredaktorë.Kiço Kapedani nuk ka qenë asnjëherë në ndonje nga këto poste. Ai ka punuar në Drejtorinë e Shtypit pranë Komitetit Qendror të PPSH-së.Megjithëkëtë, nëse thotë një të vërtetë, nuk do të thotë se kërkon të hiqet si disident apo i përndjekur.Nga ana tjetër në diktaturë edhe mjaft nga të besuarit e saj nuk i kanë shpëtuar burgut, internimit etj., gjë që nuk është rasti i Kiço Kapedanit dhe as e thotë ai këtë gjë.Kiço ka mjaft kujtime dhe ka shumë për të thënë, por hesht.Përse?!Kujtimet e tij mund të japin një ndihmesë jo të vogël për të njohur më pranë mekanizmin e diktaturës dhe mafian komuniste në kupolën e saj.
Te “shkuara” o Kico, bo me byth lepires se try nuk ka patur njeri. Kujto ate qe thoshe me thane a di angelisht dhe the qe po ju a dini dogance. Ke te drejte se idiot si puna tende ishin atje larte dhe tani po kerkon te dalesh i presekutuar. Hajde dynja hajde. Epo nuk i thone kote Kico une e Kco ti….
E ti o shoku i presekutuar i Enverit ishe nga te besuarit e tij se te kishte nga ana prandaj leri llapucitet e shiko pleqerine.
Kico Kapetani njihej qe ateher si dallkauk, kurre nuk ka punuar. Ai perkrahej nga Piro Kondi e Vito Kapo qe e sollne ne komitetin qendror te ppsh ne drejtorine shtypit ku nuk linte njeri pa e marre ne goje e duke informuar-dizinformuar shefat per njerzit e shtypit. Cfare mund te thote ai vec sajesave qe i kish ne gjak. Gjynah qe kjo gazete e nderuar merret me te.
AI PO THOTE NJE TE VERTET DHE SPO TREGON MADJE ME SHUME TE LUTURA PER NJE MOMENT TE JETES SE TIJ PA DALE FARE TE TEMA E PERSEKUTIMIT.MOS MENDONI SE PRINDERIT TUAJ NE ATE KOHE NUK KANE QENE BLEPIRES,SE SA DO TE ISHIN TE GUXIMSHEM ISHIT JU QE NA E BENIT TETE ME DY,SE NESER DO NA THONIT PO TI DESHE TE HIQESHE TRIM,MOS KUJTO SE TE MBAJNE PER TE MENCUR .KESHTU DO NA THONIT DJE POR DHE SOT DO THONIT QE BUDALLA KA QENE SE AT NA COJE VITET E RINIS TE DEGISDISUR KUSHEDI KU.MENCURI ISHTE TE DISHE TE MBIJETOJE .ESHTE KOLLAJ PER JU SOT POR KALONI NE SFERAT E POLITIKE SOT DHE ASHTU SIC JANE BERE LIGJET PRAP NDRUHESH TI KUNDERVIHESH TE MADHIT.SA E KANE PSUAR SOT NE VITET E SHKERDHATODEMOKRACIS NGA DREJTUESIT.
BARDI
O Kico nga Zagoria ke filluar te rrjedhesh e te pjerdhesh nga pleqeria.
Hengre ne ate kohe ne disa sahane te vendit e te huaj,u pagove me rubla, leva, dhrami e leke.
Ta ka fajin koka e djali qe te la pa mente e breke.
Kico ,kur ishe ne aparatin e KQ.PPSH ishe tamam dhelper,asnjehre nuk e mbajte fjalen,genjeje pa papike turpi,te tera punet i rregullove,shtepi,TV me ngjyra,pushime ,dreka e darka,ke qene pa karakter dhe nuk besoj qe te kesh ndryshuar.Miti Tona te mbronte shume,eshte i pakapshem ..thoshte.. por nuk ben keq..Kico te mbajne mend per pislliqe dhe puce dhe poshteresiqe beje me gazetaret,asnjehere nuk qene i persekuruar por,i perkedhelur sepse ke ditur ta perdredhesh bukur.Nuk te shkon fare ky lloj qendrimi,jo per Liljanen se ajo dihet ka qene shume e keqe dhe vazhdon njelloj,por ty nuk nuk te falen keto pune kalamajsh,mos do te marresh ndonje gje,sepse ti kot nuk e ben?