Medalje injorancës

30 Nëntor 2015, 11:18Politika TEMA
Medalje injorancës

Nga Artan Lame

 

Qe ta sqarojme nje here e mire kete punen e medaljeve qe ju qenkeshin dhene krimineleve komuniste dhe hetuesve sigurimsa.

Medaljet perkujtimore jane nje kategori e vecante e dekoratave, qe nuk jepen per arsye merite, por vetem per pjesemarrje ne nje event te caktuar, pavaresisht nga roli qe mund te kete patur personi ne ate ngjarje. Eshte nje prej kategorive me te perhapura te medaljeve ne bote. Pas Luftes II Boterore, te gjitha vendet e botes, fituese apo te mundura, emetuan medalje te tilla per luftetaret e tyre. Ushtari eshte ushtar, dhe i takon te nderohet pavaresisht se eshte e drejte apo e shtrember kauza per te cilen e kane cuar te luftoje dhe te vritet.

Ne kete kuader, edhe Shqiperia qe ne vitin 1946 emetoi Medaljen e Clirimit, e cila ju jepej pa dallim te gjithe partizaneve qe kishin marre pjese me arme ne dore ne Luften per clirim (foto 1). Se c’fat paten pastaj ata qe u dekoruan, mbeten burra te mire apo u bene xhahile, u kalben burgjeve apo cuan te tjeret neper burgje, nuk ka te beje me faktin nese kishin luftuar apo jo ne vitin 1944.

Me tej, me rastin e pervjetoreve, ne te gjithe Evropen vijuan te emetohen medalje te ngjashme, me rastin e 10-vjetorit te mbarimit te Luftes, pastaj te 20-vjetorit, 30-vjetorit e keshtu me rradhe. Keto medalje ju jepeshin si shenje kujtimi atyre ushatarakeve apo luftetareve qe ishin ende gjalle ne momentin e perkujtimit, pra te 10, 20, 30-vjetorit e keshtu me radhe. Shqiperia e vijoi pjeserisht kete tradite vetem me rastin e 10 vjetorit te Ushtrise, ne vitin 1953 dhe me pas medalja nuk u perserit me.

Vitet kaluan, komunizmi ra dhe, ne vitin 1994, bota festoi 50-vjetorin e mbarimit te Luftes. Ngado luftetareve te mbetur gjalle (gjithnje e me pak) ju dha nje medalje perkujtimore. Kesaj radhe edhe Shqiperia ringjalli traditen e harruar dhe ju bashkua vendeve te tjera. Me certifikate te firmosur nga vete Presidenti Sali Berisha, te githe partizaneve ende te gjalle ju dha nje distinktiv i vecante me kete rast (foto 2). Ve bast se, shumica e atyre qe sot me Berishe e Jozefine e Paloke i denoncojne, vete Berisha do i kete dekoruar ne vitin 1994. Sa per sqarim teknik, ne vitin 1994 nuk u prodhua medalje por distinktiv i thjeshte alumini, per shkak te fukarallekut te atyre viteve, por te pakten tradita u ringjall.

Kjo tradite vijoi normalisht me pas edhe ne vitin 2004 me rastin e 60-vjetorit te Luftes (foto 3) dhe tashme se fundi ne vitin 2014, me rastin e 70-vjetorit (foto 4) .

Kjo eshte e gjithe historia. As e shpikem ne, se e ben e gjithe bota, dhe as e shpikem sot se e paskemi bere edhe me pare, madje edhe ne kohen e vete atij Berishe qe sot po e shan me rrenje e dege.

Do kishte mjaftuar qe nje historian i Ushtrise (nese ka ndonje te tille) te bente kete shpjegim qe bera une dhe ndoshta s’do kishte patur vend per gjithe kete zallamahie qe meriton medaljen e injorances.

P.S: Ka te pakten dy arsye qe me bejne te mejtoj se nuk do te kete me te tilla sherre harbute ne vitin 2024, me rastin e 80-vjetorit te Clirimit. E para, se zor te mbijetoje ndonje partizan deri atehere per t’i dhene medaljen e 80-vjetorit; dhe e dyta, se dua te jem optimist e te mendoj se deri atehere mbreteria e injorances ne kete vend do kete marre fund.

1946. Certifikata dhe medalja e Clirimit.

2014. Medalja e 70-vjetorit te Clirimit

2004. Certifikata dhe medalja e 60-vjetorit te Clirimit

1994. Certifikata dhe distinktivi i 50-vjetorit te Clirimit

49 komente në “Medalje injorancës”

  1. Lepurush says:

    Merru me pronat ti i lummadhse ka kushMerret me dekoratat! Apo ske pune aty ku paguhesh!

    1. Tedi says:

      Lepurush, ke plotesisht te drejte.E dyta,ky te ben per budalla:thote qe jepet medalja pavaresisht nga roli qe mund te kete luajur por vetem per faktin qe ke qene pjesemarres….me demek ti japim Hitlerit se ka qene pjesemarres ne luften e dyte boterore???/Se kete po thote opozita,qe ata kane qene kriminela ne kohen e PPSH.

      1. Tedi says:

        Lepurush, ke plotesisht te drejte.E dyta,ky te ben per budalla:thote qe jepet medalja pavaresisht nga roli qe mund te kete luajur por vetem per faktin qe ke qene pjesemarres….me demek ti japim Hitlerit se ka qene pjesemarres ne luften e dyte boterore???/Se kete po thote opozita,qe ata kane qene kriminela ne kohen e PPSH.
        Ose pe shpetove nje njeri por vret 30 pas atij,duhet te marresh medalje qe paske shpetuar nje njeri….hajde llogjike ,hajde

        1. Adriatik says:

          Lame nje turkoshqiptar halldup ordiner ka bere spektakel me korrupsionin te bashkia ne kohen e ed drames.

      2. ren says:

        Tedi, Hitleri ka marre medaljen me te larte Iron First Clas ne luften e I boterore. Dhe ajo nuk e ben me pak diktator apo bastard nga se ishte ne te vertet.
        Po keshtu mund themi qe shume nga keta partizan ne vite qe kane marre medalje nje pjese e mire e meritojne. Nje pjese jane pushkatuar apo internuar dhe pjesa tjeter jane ata qe I kane pushkatuar apo torturuar keta te dytet. Gjithesesi te gjithe kane qene partizan.

        1. Arli says:

          Mos more vertet ? Mos di gje qe nuk ja kane hequr ?

      3. gjergj says:

        u jepet fituesve.jo humbesve.hitleri eshte humbes o ……

    2. Varsja says:

      Dekorimi i oficerëve jugosllavë, pjesë e turpit kombëtar

      Omer Nishani, në cilësinë e kryetarit të Këshillit Antifashist, lexoi vendimin e këtij Këshilli numër 117, datë 5 shtator 1945 :

      Të dekorohen me dekoratat e shënuara për seicilin personat që përmenden në listën që vijon:

      Gjeneral Ivan Milutinoviç me Urdhërin “Heroi Kombëtar”
      Lolo Ribar me urdhërin “Heroi Kombëtar”
      Ramiz Sadiku me Urdhërin “Hero Kombëtar
      Ivan Ribar me Urdhërin e “Flamurit”
      Eduard Kardelj me Urdhërin e “Flamurit”
      Bllazho Jovanoviç me Urdhërin e “Flamurit” dhe me medaljen e “Kujtimit”
      Radovan Zagoviç me Urdhërin e “Flamurit”
      Dëshmori Miladin Popoviç me Urdhërin e “Flamurit” dhe me medaljen e “Kujtimit”
      Dushan Mugosha me Urdhërin e “Flamurit” dhe me medaljen e “Kujtimit”

      Me urdhërin e “Yllit Partizan Klasi i I” dhe me medaljen e Trimërisë Brigadier E. F. Davies

      Me urdhërin e “Yllit Partizan klasi i I “ Gjeneral-Lejtnant Arso Jovanoviç, Aleksander Rankoviç, Milan Gjilas,Petko Dapçeviç, Brigadier T. Churchill, Kolonel Velimir Stoiniç, Lejtnant-Kolonel Palmer, Major Ivanov Konstantin, Kapiten Thomas Stefan.

      Me Urdhërin e “Yllit Partizan i klasit të II” dhe me medaljen e “Kujtimit” Kolonel Vojo Todoroviç.

      Me urdhërin e “Yllit Partizan i klasit të II” dhe me “Medaljen e Trimërisë” Major Savo Stonjou, W. V. G. Smith.

      Me Urdhërin “Partizan i klasit të II” Gjeneral Terziç Velimir, kolonel Kiler Peter, Kolonel Obrat Cicmil, Nenkolonel Mijat Vuletiç, G. W. Seymour, Major J. K. H. Shaw, Major M. J. Fornton, Major V. Robinson, Kapiten Northop, Kapiten J. M. Lyon, Toger John O’Keefe.

      Me Urdhërin “Ylli Partizan i klasit të III” Major Timochek Teodor, Major Viktor Bobol, Kapiten Miazi Dizdareviç, Toger Nick Cooky, Kaporal George Routsis.

      Me Medaljen e “Trimërisë” dhe me Medaljen e “Kujtimit” Bije Vokshi, Dëshmor Hajdar Dushi, Emin Duraku, Xhevdet Doda, Vaso Strugari, Mikel Popoviç”.

    3. Spartaku says:

      Epo ça mutin do Sali Berisha kur kete e ka bere vete ne 2004-tren.Ai po gerthet per te tjeret,kur nje veprim te till e ka bere vete.Ateher,pse kritikon qeverine e soteme?Bastardi.

  2. Moisi Golemi says:

    Vetem Lamja u vjen hakut ketyre halldupeve te historise. Vetem ai flet drejt. Te tjeret jane fluracake.

    1. Arli says:

      Lamja eshte nje lame me zile. Meqe i eshte futur me themel kesaj pune mos te hamendesoje qe Berisha ka dekoruar sigurimsat por te sjelle provat sepse jo te gjithe ish partizanet kane qene sigurimsa apo hetues.

      Se dyti more lame ziu me llogjiken tende i bie qe sot Gjermania kur te dekoroje veteranet e luftes se pare boterore nje medalje ta dergoje per hitlerin meqe edhe ai ka marre pjese si ushtar e patriot ne luften e pare.

      1. arbereshi says:

        Ah more Lame, kot thua qe mbreteria e injorances per 80 vjetorin ne 2024 do kete mare fund, Arli, Clausi do te jene gjalle dhe goxha burra, atehere do te jete kulmi i injorances dhe i llumit

  3. Claus says:

    Ja dhe Lame koleksionisti na doli dhe na dha sqarimin e shumepritur!!!

    Edhe keta po kthehen ne “partizane te Cetes Plake” aq shume e perfolur ne librin “Refeleksione” te shefit te tij Rama, si sinonim i hidhur ndaj Byrose Politike te asaj kohe ku bente pjese dhe daja i tij Spiro Koleka!

    Nuk e di se sa deshmore ka atdheu yne, kete e di ndopak o Lame, se ne ate kohe, andej nga vitet `92 kur ti ishe student i ndertimit, kapedanit te “Cetes se Ripjerdhur” sot, nuk i dilnin llogarite me 28 mije deshmore.

    “I ishte tronditur kolltuku i pergjakur kur llogarite e 28 mije deshmoreve nuk po i dilnin” shkruante perafersisht komandanti i “Cetes se Ripjerdhur” Edi Rama ate kohe tek “Refleksionet” e tij.

    Ka reflektuar vone kapedani i “Cetes se Ripjerdhur”, teper vone. Nuk i bejne me hajer as gjepurat e tua qe hedh ne rrjet.
    Ta ka thene mire njeri me lart.
    Shko e merru me kadastrat se ke pune boll me mbyllje xhamiash xhihadistesh qe po furnizoni IS-in dhe leri luftetaret e asaj kohe rehat se nuk keni tager ju te beni tani respektin ndaj tyre.

  4. dikushi says:

    askush mos te flas me mbas ketij shkrimi shterues.
    P.S pervec atyre qe kane mbi 100 mije dollare, te tjeret nuk kane aftesine te gjykojne vendimet e prijesit dhe stafit te tij ata duhet te hane vetem grosh dhe te pjerdhin 1 here ne dy vjet dhe te votojne

  5. G says:

    Ti je ne krye te injorances. Ty te mungon ndjeshmeria kunder xhelateve se diktatura ishte arritja me e madhe e rraces nga ti vjen. Ambasada amerikane do te reagoje shpejt kunder dekoratave te xhelateve per te te treguar ty se nuk te mbron as “injoranca” si alibi. Kref ato miliona qe t’ i kane bere kismet. Ca per Edin , Ca per partine e ca per vete dhe shut the fuck up .

  6. sokoli says:

    Jepini edhe Enverit atehere!

    1. josephina says:

      Po ta ngjallësh dot pse jo, edhe ai do marrë.
      Ore e kuptoni dot që bëhet fjalë për ata që janë gjallë akoma apo jo?

  7. fieraku NGA ferrasi says:

    Tregetarit pronash te vjedhura.
    Ti si historian duhet ta dish se sa cifligje Kane qene shteterore ne kohen e zogut.
    Sa per keto dekoratat
    Qe Kane nje vit qe Jane dhene
    Dhe opozita flet Tani nok ja nin ma njeriu.
    Shikoni protestuesit para kryemi istrise cdo dite.
    Opozita keshtu si e ka nisur do ti iki dhe ai pak elektorat qe i ka mbetur.

    1. Sha says:

      Tregetar pronash eshte pak ti thuash.
      Idealist fallco, sekser pronash, sekser i Rames kurdohere.
      Madje dhe ish spiun….por spo ma japin pseudonimin qe ka pasur.

  8. spiro janaqi says:

    Mire o Artan po kjo eshte humbje kohe.

  9. Nardi says:

    Lamja dhe Shkreli duhet te dalin dhe te kerkojne serish tani te vene ne vend murin rrethues te Pallatit te Brigadave se eshte bere si shtepi katundi me livadh. Ne kohen kur u prish folen shume per te dhe u tha qe do te kthahej ne identitet dhe me te njejtat material. Tani qe Lamja dhe Shkreli pak me shume jane te zotet e ketyre puneve duhet ti cojne deri ne fund dhe te mos fshihen pas gishtit. Keto punet e medaljeve jane pa bereqet po ajo qe eshte trashegimi dhe pjese e memorjes tone kombetare duhet te mbrohet me cdo kusht.

  10. goni says:

    Po Nexhmije Hoxhes perse nuk ja dhate sipas llogjikes tuaj. Aman o Lame edhe per kete do japesh mend.

    po turp o zoteri . te pakten lereni ne heshtje.

    1. Lili says:

      E pse abaz kupit jo?

  11. Uskania says:

    Pse në Gjermani nuk jepen medalje për hitlerianët?

  12. ..... says:

    Na e shpife si guak, me keto shpjegime te leshta! Le nam, si me punen e pllakes se Sulejmanit ne Lezhe!
    Edhe boll me kete postulatin ” e ka bere dhe berisha” pse na shani neve! Ai iku beri ate qe beri, a je i zoti te besh me mire? Po apo jo?

  13. Profesori says:

    Degjo mor hajdut ordiner. Kur te te vije rradha do te varim nje dekorate aq te madhe sa qe ke per t’u penduar qe ke lindur, ty dhe atij mjekerroshit Shkreli, burrit te Ledi Shammkut, vajzes se anetarit te Komitetit Qendror te partise Komuniste, motres te atij Shamkut ( Drejtorit te Rrugeve qe u kap me 24 kg droge ne makinen e shtetit ne Kukes ). Mire qe i dekoruat gjithe kriminelet mor kelysh, po si harruat te dekoronit kryekriminelin Fecor Shehu, mor mosmirenjohes. Po ae di ti mor fytyrezbehte sa ka bere ky kriminel t’ju pergatiste ju qe te vinit ne pushtet si mjeshtra te hajduterise, poshtersise, kriminalitetit, droges, prosticionit. Edhe nje turp t’ju vije per Fecor Shu. Jo per ndonje gje tjeter, por ditet i keni te numeruara dhe nuk keni me kohe per te rregulluar asgje. Vidhni cfare keni per te vjedhur deri per vit te ri dhe vishni poturet.

  14. vito says:

    O Profesor ke te fala nga baxhanaku pa fotogrfi Fecor Shehu ,me qe e paske merak.

  15. vito says:

    O Profesor ke te fala nga baxhanaku pa fotografi Fecor Shehu ,me qe e paske merak.

  16. Anonim says:

    Po cthoni more Lame, paska veterane akoma ? Po sa kane luftuar ata mo 10 vjec akoma me pelena te bytha mo. Vari karin o Lamush se na cate trapin jo veteranet jo partizane jo ballistet jo legalistet. Shkoni mo pirdhuni

  17. Arian says:

    Pse sflet ndonje fjale pet Lagunen blu mor skuthi keq,plehre frikacake

  18. Arian says:

    Pse sflet ndonje fjale pet Lagunen blu mor skuthi keq,plehre frikacake

  19. krasta says:

    Sa ngjan me ramiz aline
    Nga surrati.

  20. katjusha says:

    O Lame ! E vetjma pasuri e llafazaneve jane fjalet. Ti je nje llafazan asgje s’ke bere aty ku te kane vedosur.Edi Rama duhet te te largoje 1 ore e me pare,pastaj merru me shkrime . Nuk ka me keq se te paditurit, qe hiqen si te ditur. Edi larg nga Artanet se te morren ne qafe.. Ka plot djem ky vend qe punojne mire e bukur,hiq dore nga servilet.

  21. ░╣Sit Back and Relaks░╣ says:

    Po jepi dhe enverit, nexhmijes, mehmetit, fecorit, kocit, ramizit nga nje dekorate o mavri. Po kohe per dekorata te duket o lamekoqe? po njerez per tu dekoruar jane ata o lamekoqe. Niperit qe dekorojne gjysherit. very good.

  22. aleko says:

    Mjere ata mjerane qe edhe gjakun e derdhur per lirin e vendit e gjykojne sipas ngjyres.Ske ci ben gjysma e rraces some qenka debile…

  23. gasper says:

    kokrra e idiotit tani i lames

  24. Erjon Brace says:

    Doli gjithollogu i qeverise, qe bashke me Artanin tjeter nuk te linin te prekje nje tulle se ishte vlere kombetare ama kur e bejne keta eshte moderinizim i kombit.

  25. ii says:

    Si ka mundesi qe jane mbledhur tere injorantet ne kete diskutim. Lame e shpegoi shume drejt, po kujt ia shpegoi? lexojeni edhe njehere…

  26. Arber says:

    KEta kuqaloshet e RILINDJES po pergatisin terrenin per rikthimin eventual dhe shume te deshiruar prej tyre ne kete pjese te Evropes te ndikimit rus. Eshte nje sinjal qe u dergohet ruseve te bejne c’mos te arrijne ne Ballkan dhe u thuhet se \RILINDJA eshte aty ku e krijuan sllavet, por s’po ka takat me shume.Po iu be nje analize nentekstit te ketij veprimi eshte nje ftese e kamufluar per gadishmerine e tyre qe serish t’i bashkohen karvanit rusokomunist. KEte enderrojne dhe deshirojne te gjoret. JAne te papermiresueshem.

  27. SHkodra says:

    I dekoruari shyqyricoku ka vrare e ka masakruar te pafajshem ne burgjet e shkodres, kundra te gjitha ligjeve dhe konventave…ne fillim duhet te gjykohet, pastaj le te dekorohet. Ore Lame kaq e thjeshte asht kjo….

  28. mondi says:

    Po ky debili foli me Na mbush mendjen neve popullit,ky kok shkrete ,ik ore thuthuq ,bir k…do Te na justifikosh ate hamshorin tend ti o kelysh I buqes komuniste!

  29. Synetlliu Sumeperpjete says:

    Urith Efendi Lame hajduti i arkivave. Po cdo o frymor qe merresh vetem me gjera qe as i di as i kupton….Vidh arkiva, vidh dekorata, vidh dokumenta dhe ri merr rrogen tek Aluizmi si eunuk mental qe je. Ndonjehere shkepu me Shkrelin fshehurazi si pabythsa qe jeni dhe kaq. Se kupton qe Mero te boton “halucinacionet shkencore” qe te te beje me qesharak dhe poshteroje me keq se je. Kapaku i shkences tende ishte pllaka arabisht e Sulltanit. Verja gojes dhe qepe o hajvan nentoke

  30. gjeologu says:

    Lame, e ke dhier. Nuk te shkon te lepishe kembet e Rames. E para, Gjermania, lindore dhe perendimore nuk dekoruan ushtaraket e Hitlerit. Mos na merr per budallenj qe te pranojme brockullat e tua. Eshte e vertete qe ne disa jubile u shperndane medalje per ish partizanet. POR JO PER TEGJITHE, sic na genjen ti, POR VETEM PER ATA QE I KISHIN QENDRUAR “BESNIK” ENVERIT DHE PARTISE. Pra edhe sot kjo tradite mund te vazhdonte, por vetem per ata qe luftuan per cirimin e e dit dhe pas cirimit nuk paten funksione te larta partiake apo si vegla (arme) te “diktatures se proletariatit”. Bile do ishte mire qe kjo dekorate mirenjohje tu jepej edhe familjareve te deshmoreve si nderim qe dhane jeten per clirimin e Shqiperise.
    Ndaj mos na caj b… dhe ben sikur i di te gjitha. Sa per certifikatat endara nga S. Berisha (po Jozefinen pse e ermend??!!)na thuaj nje emer te prsonave te nomenglatures apo sigurimsave, hetuesave, prokuroreve apo gjykatesve qe u eshte dhene kjo leter perkujtimore.

  31. Arber Iliri says:

    Ik o Lame me gjithe shpjegimet e tua, me Berishen merreni si Berisha keni mbetur, as na rruhet fare per ato dekoratat e tua dhe te Berishes, keni mbet ne vitin 1944 te dy palet kjo eshte e keqja, po ne qe duan te jetojme shekulin e ri ne kete vend si tia bejme pa ju mire jeni me Kohen e clirimtares.E bukura eshte qe luften e bene te paret tane e neve qe duam te jetojme shekullin e ri, te paret tuj jetonin si minj ne ate kohe.

  32. Los Vjerda says:

    Nuk besoj se bota i jep krimineleve,dekorata. Simbas Lame do te duhej te dekoroheshin edhe Hileri, Musolini etj kriminele si keto tanet ne listen e te dekoruarve. Te me falni,jo te gjithe ishin,por oficeret e sigurimit 100%. Si kane lene gje mangut asaj qe I S I S po bene.

  33. XhimiV says:

    Sa bukur, sa mire e bete. I late qente Te Lenin dhe e bete sqarimin e duhur.
    LE TE HAJNE PRAP! TU BEJE MIRE!

  34. XhimiV says:

    ME FALNI TE LEHIN, JO TE LENIN.

  35. mirdash.agolli says:

    Komunistet i ndreq vetëm varri.Lame si nje i paguar i Rames merret me mbrojtjen e tij dhe ben sikur nuk e di kush i ka urdhëruar këto dekorime.Lame i thjeshton kaq shume gjerat saqë shkruan nje shkrim per tia paraqitur shqiptareve si te vertete.Ja per nje cast le ta besojmë Lamen.Po atëherë pse i fshehën ne kryeministri per gati nje vit?E thjeshte fare.I vinte turp ti ekspozonin ngaqë mbi 90 perqind ishin kriminele,hetues qe kishin thyer kafka njerëzish,dedektive qe kishin spiunuar edhe baballarët e tyre,njerez qe nuk kishin shkrehur pushke as nje dite,por qe kishin vrare nacionaliste shqiptare.Alfred Moisiu u hoq sikur ishte Republikan dhe zuri nje vend pune ne Ministrinë e mbrojtjes.Me maskime dhe servilizma u hoq sikur ishte “flori”i pushteteve deri sa u be president i vendit jo per njohuri politike por si metamofroze komuniste.A nuk mashtruan gjithë komunistet se distancoheshin nga Enveri?!Po tani si shpejgohet qe thërrasin ne skene Enverin.Dhe Alfredin per enverizëm e dekoruan komunistet e rinj qe kane erdhur ne pushtet.Po cishte Alfred Moisiu.Nje Adil carcani i vogël qe mori pushtet si komunist mashtrues qe mbajti nga 92 me dhjetra flamurë partish.nje here u hoq si republikan,nje here si demokrat,nje here si socialist dhe kur u be president si nanoist dhe tani qe luan domino u be enverist.E zura ne goje Moisiun ngaqë ky duhet te jete me naivi dhe me fingjillmbuluari i komunisteve qe po ti zbulosh aktivitetin e tyre janë te gjithë kriminele.Do zoti këta komunistet e rinj nuk kane dekoruar ish “vëllezërit jugosllave,ruse dhe kineze”.nuk po themi qe kete liste dekorimesh e hartoi Edi Rama,ajo liste doli nga arkivat bolshevike qe i ruan Nexhije Hoxha ne Syndyqin e saj familjar qe rruan dekomentat e Enverit dhe te partisë.Rama eshte nje lolo pikërisht ne duart e këtij “thesari”kriminelesh.Dhe ngrihet nje fare Lame te na hedhe hi syve se këto janë dekorime “veteranesh”?!Turp!!!këto janë dekorime qe shprehin hapur themelet qe ka kjo parti e vitit 1941.I mbajtën fshehur këto shporta me karavidhe dhe gjarpërinj se i vinte turp nga populli dhe elektorati i tyre.Tani qe u zbuluan këta gjarpërinj qe e kafshuan popullin 50 vjete justifikohen bolsheviket e rinj se janë thjesht ca letra qe nuk u morën me aktivitetin e individit kriminal,por vetëm se kishin luftuar.Po ku dhe me ke luftuan këta “VETERANE”?!Luftuan kundër nacionalistave ne LUFTEN CIVILE qe e shpallen komunistet mbas MUKJES dhe qe vazhduan ta bëjnë per 50 vjet dhe qe nga 2013 rifilluan ta bëjnë me mënyra te reja.une mendoj qe data 8 dhjetor duhet te shndrohet ne nje revolucion te ashpër demokratik me qellim qe te shkatërrohen dhe te digjen këta plera historike.

  36. noah says:

    Lame, kur u është dhënë medalja e çlirimit për pjesëmarrje në luftë, pse duhej dhënë dhe një për meritë në pjesëmarrje? Ajde logjikë ajde!!! Se paska dhënë Berisha medalje për ata që janë gjallë duhet të jepnit edhe ju? Pse ore, akoma do të bëni si Berisha? Berisha e paska fajin edhe për këtë budallallëk të fundit që bëtë ju më 29 nëntor? Si mbetët te Saliu kështu?! Fajin e ka Saliu!!!!Hoxha thoshte se në luftë morrëm pjesë 70 mijë partizanë, se u vranë 28 mijë! Vuante nga deliri i madhështisë, derziu. Dhe Lamja mendon se vërtet ishin aq me që e paska thënë ai. Lame, që ma heq veten të mënçur, po dëgjove atë që ka thënë Hoxha, atje do të mbetesh. Dekorimi i atyre që janë gjallë ishte një përpjekje për të ruajtur kujtimin e diktatorit. Në luftë ishte komandant edhe E.Hoxha, pse nuk i dha Rama edhe atij një siç u dha të tjerëve?Ishte edhe M. Shehu, edhe Haznedari, edhe Kadri Hazbiu etj. etj…. pse nuk u dhatë edhe atyre medalej? Na ngjallni krupë me arsyetimet tuaja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje