Në kuadër të një vizite pune në Berlin, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta zhvilloi një takim me deputetin e CDU/CSU dhe njëkohësisht zëdhënës për politikën e jashtme të CSU-së, z. Florian Hahn.
Meta theksoi se reformat e rëndësishme që Shqipëria ka ndërmarrë, dhe veçanërisht reforma në drejtësi, do të krijojnë një klimë më të mirë për investimet e huaja dhe se Shqipëria ofron mundësi të mëdha për investitorët e huaj.
Meta dhe Hahn diskutuan edhe për sfidat e integrimit evropian dhe ato të sigurisë, për krizën e refugjatëve dhe për rolin e Shqipërisë në rajon.
Gjithashtu, gjatë qëndrimit të tij në Berlin, Kryetari Meta u prit në një takim nga Sekretari i shtetit në Ministrinë Federale të Punës dhe Çështjeve sociale, z. Jörg Asmussen, me të cilin diskutuan mbi forcimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit profesional dhe në veçanti mbi mundësitë e punësimit të ligjshëm në Gjermani.
Në vijim të takimeve të tij në Berlin, kryeparlamentari u takua me deputetin gjerman, z. Andrej Hunko, Raporter për Shqipërinë në Këshillin e Evropës.
Kryetari i Kuvendit Meta shprehu bindjen se Shqipëria do të përmbushë të gjitha detyrimet që burojnë nga progres-raporti, me qëllim hapjen e negociatave për anëtarësim në BE gjatë vitit të ardhshëm.
“Edhe progres-raporti i fundit i Komisionit Evropian vlerësoi progresin e qëndrueshëm të Shqipërisë. Por çështja kyçe tani mbetet reforma ne drejtësi si një kusht për hapjen e negociatave me BE. Për këtë është bërë punë e madhe, edhe nga ekspertët e Bashkimit Evropian dhe aktualisht jemi në momentin kur një draft propozimesh për ndryshime kushtetuese i është dërguar Komisionit të Venecias. Mendoj se ky do të jetë një moment i rëndësishëm për Bashkimin Evropian për të nxitur hapjen e negociatave me Shqipërisë”, tha ndër të tjera Meta.
Nuk ka reforme ne drejtesi pa te rrasur ty Brenda o kokrra e hajdutit.
KOKELOPA duhej te ishte ne burg tashi. Kryehajduti i vendit
vetem ky moster nuk mund te mashtroje me asnjeri
Kudo qe vete ja fut kot me disa sllogane te mesuara permendsh.Ky kanceroz LSI.Ne e dime shume mire rolin e Kryetarit te Kuvendit se cfare roli luan ne demokraci ne parlament.Ky qe ben dhe punen e Kryeministrit e atij te Jashtem apo ate te Tregetise e cfare jo tjeter, tregon se ska respekt per ligje e rregulla te demokracise. Cne kryetari i kuvendit te dali neper bote dhe llomotise e premtoje per ato qe i takojne qeverise dhe jo parlamentit.
Vetem kur te zhduket ky kancer , do marre fund dhe Salihu e Nishani.