Servet Pëllumbi: Pas 21 qershorit pritej një përplasje mes Blushit dhe Ramës, dhe ndarje e PS-së

1 Dhjetor 2015, 09:15Politika TEMA

Servet Pëllumbi thotë se pas zgjedhjeve të 21 qershorit, Ben Blushi ka pasur kërkesa ultimative ndaj Ramës, për zgjedhjen e kreut të PS-së.

Sipas Pëllumbit, pritej një ndarje e re e PS-së.

Por, ai thotë në librin e tij “Pluralizimi i dytë”, se Blushi nuk i shkoi deri në fund përplasjes.

Sipas Blushit, fituesi në popull qenka humbës në parti dhe, prandaj, E. Rama i dredhon demokracisë në parti, duke shkelur rëndë statutin.

Realisht pritej përplasje midis ‘palëve’ që reduktohej me ‘përplasjen Rama-Blushi’, pra midis “autoritaristëve” (grupi Rama) dhe ‘demokratikëve’ (grupi ende i pashpallur i Blushit).

Ky ishte drejtimi që mori fillimisht mbledhja e Asamblesë dhe pritej nga disa në PS, e sidomos jashtë saj, deri dhe një ndarje e re në PS.

Në të vërtetë një mundësi e tillë u evitua dhe përmes debateve ku në fund u arrit që të miratoheshin me unanimitet të shtatë projektvendimet e paraqitura për reformimin e partisë dhe kapërcimin e ngërçit të krijuar në lidhje me demokracinë e brendshme në PS”, shkruan Pëllumbi në librin e tij, që është zbardhur nga Panorama.

1 komente në “Servet Pëllumbi: Pas 21 qershorit pritej një përplasje mes Blushit dhe Ramës, dhe ndarje e PS-së”

  1. Ilir says:

    blushi ka dhene prova qe te le ne balte.mund te jete dhe taktike e rames per te pastruar partine nga ato qe nuk e duan.te mos harrojme blushi solli ramen ne shqiperi dhe ka hyre garant per te.jane taktika te vjetra komuniste.ndoshta rama do te gjeje armiqte e klasen nepermjet blushit.ska bythe blushi ti shkoje deri ne fund .eshte e lehte te flasesh.puna eshte te veprosh z.blushi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje