Mjaft më me denoncime, ata askush nuk do i ndëshkojë

1 Dhjetor 2015, 22:39Politika TEMA

Nga Artan Lame      

Erioni dje dhe Taulanti sot, denoncuan një leje skandaloze të firmosur nga paraardhësi i Erionit, Lul Basha. Unë që e njoh mirë atë pallat, ndërtimi i të cilit ka 17-vjet që vjen vërdallë nëpër qytet, mund t’ju dëshmoj që është vërtet një plagë tjetër mbi faqen e Tiranës. Por nuk e kam këtu fjalën.

E kam tek pushtetarët që vazhdojnë të firmosin leje ndërtimi, tendera e koncesione, licenca e favore deri ditën e fundit që janë nëpër zyra. Historikisht në këtë çerek shekulli, pisllëqet më të ndyra nuk janë bërë kur qeveritë dhe kryebashkiakët kanë zënë zyrat, por në javët dhe ditët e fundit përpara se të dorëzojnë vulat.

Është e domosdoshme që të miratohet një ligj që kufizon të drejtën e firmës për pushtetarë të cilët janë në fund të mandatit.

Mjafton një ligj fare i shkurtër, me dy a tri nene, që t’i vërë fre kësaj plaçkitjeje. Pak a shumë kështu:

Projektligj

Kryeministri dhe Ministrat pas ditës së zgjedhjeve të përgjithshme dhe Kryetarët e Bashkive pas ditës së zgjedhjeve vendore, nuk mund të miratojnë më:

Leje ndërtimi, studime urbanistike, plane rregullues, koncesione, licenca, prokurime dhe të tjera të ngjashme.

Akte të tjera, efektet e të cilave shtrihen përtej 6 muajve nga dita e zgjedhjeve.

Firma e tyre, nga dita e zgjedhjeve të përgjithshme apo vendore sipas rastit, kufizohet në akte të administrimit të zakonshëm të institucionit.

Miqtë e mi, Erion, në cilësinë e Kryetarit të Shoqatës së Bashkive, dhe ti Taulant, në cilësinë e ligjvënësit, merreni nismën për një ligj të tillë, mjaft më me denoncime. Ata që ikën shkuan e vanë, të mos gënjejmë veten se do merret drejtësia me ta. Të shohim përpara dhe të japim shembullin e të mirës për nesër.

31 komente në “Mjaft më me denoncime, ata askush nuk do i ndëshkojë”

  1. mir says:

    tani qe e shkerdhyet kete vend, do beni ligj per ndertime, e zaptime……ju qr

    1. Saxhidi says:

      Si ore ato qe shkuam e vane shkuam e vane! Ndaj erdhet ju ne pushtet qe te harroni ata qe iken! Po perse nuk thua kush e ka dhene lejen i pari rama apo basha?! Kaq na thua meqe e njeh mire! Normalisht i bie Rama i pari dhe Basha i dyti! Me kete propozim i bie te mos merret vesh realisht kush e ka firmosur lejen! Le te hetojet kaq e veshtire eshte?! Keni pushtetin dhe dokumentat bejeni pastaj beni edhe ligjin po deshet!

    2. Saxhidi says:

      Si ore ato qe shkuam e vane shkuam e vane! Ndaj erdhet ju ne pushtet qe te harroni ata qe iken! Po perse nuk thua kush e ka dhene lejen i pari rama apo basha?! Kaq na thua meqe e njeh mire! Normalisht i bie Rama i pari dhe Basha i dyti! Me kete propozim i bie te mos merret vesh realisht kush e ka firmosur lejen! Le te hetojet kaq e veshtire eshte?! Keni pushtetin dhe dokumentat bejeni pastaj beni edhe ligjin po deshet!

    3. Gopisti i Madh says:

      Gomar!

  2. Tarrasi says:

    Çfare pune ben ku Lamja? Facebook-ist !?

  3. Ermira says:

    A bravo , asnje mos te denohet per kte shkaterim qe i bene qyteteve tona , e ke pare Saranden e shkrete si eshte katandisur? Te gjithe e dine cfar i beri ai kryebashkiaku i parafundit i PD. sipas teje ajo qe hiku hiku…. Me sa duket ndihesh dhe ti fajtor diku per kte katrahure te tmershme.TURP

    1. Wtf says:

      U be, c’u be
      Vari lesht
      Pirdhi ne te!
      Keshtu zoti Lam? Te bukur mesazh po u jep atyre qe votuan qe te ikurit mos shkonin e venin ashtu si thua ti, por te paguanin harracin per zullumet qe kane bere! Meqenese qenka keshtu puna atehere kisha edhe une nje mesazh per ty, ruani ndonje kove per vete nga ajo “superboja antishurre” te lyeni fytyren tuaj se me siguri, nga ata 1 milionet, trecereku eshte gati tjua beje qe tani mu ne turinj, pa pritur 2017!

  4. i dhjerë por krenar says:

    shumë kollaj është për të thënë iku, iku !
    është shumë e thjeshtë për ta thënë në pozicionin tuaj aktual Artan Lame ! si shumë të ka zënë majmja me legalizimet, atë çerin e vogël e ke pazarxhi talent Artan,bën pazare direkt me emrin tënd apo të atij lames së juvenilies,e di mirë këtë gjë ti RILINDAS!!!!……

  5. tan says:

    ti fol per leje e legalizimi te dhena ne kundershtim me ligjin dhe ti nuk po ben asnje gje ,merru me kete pune qe ke dhe jo me gjera qe ste takojne zoti lam

  6. toni says:

    Sa njerez te papergjegjshem na drejtojne, a thua se Tan Lame dhe Erioni qenkan te zgjuar dhe atdhetare te tjeret qe votohen jane “armiq te popullit” o mentalitet komunistesh, hiqni kete mentalitet idiotesh. Ne qoftese ka zbatuar vendimin e gjykates Luli, ai duhet te pergezohet e rum palle. Nuk mund te vihet ne dyshim nje vendim gjykate ai vetem ekzekutohet po ku njihni ju vendime te gjykatave vec atyre te komunizmit. O “politikane” te pjerdhur. O zot te ikesh nje ore e me pare nga ky vend i qelbur komunist.

  7. ░╣Sit Back and Relaks░╣ says:

    o Lame, kush je ti mor bir qe te flasesh e te falesh ne emer te ligjit. nqs nuk i kap ligji eshte tjeter gje, ama nqs ti e thua kete punen e faljes meqe ligji mund te kapi edhe ramen per keto ndertimet pa dogane eshte tjeter gje, eshte si puna e skandalit te cez-it qe u be tere ajo gurgule e kur te gjitha palet e pane qe e kishin dhjere bashkarisht e harruan dhe tani nuk ekziston me, sic nuk ekziston me as ceshtja e “te fala sandrit” tek laguna blu. nje mut jeni te tere o lame.

  8. Krenarr says:

    hajde fiq… fiq te mire e te lire… blini fiq…

  9. Ola says:

    Me nje fjale shoku Lame na Thote qe te vazhdoje te ndertohet 17 kateshi!!!!!!!Ehhhh more Lame qenke paguar mire nga I zoti i 17 kateshit

  10. luani says:

    Lame pordha drejte e ke,sepse qe kur ka ardhur ne pushtet Rilindja e hajduteve asnje nuk eshte denuar,vetem tym dhe shashka ne ajer.Le te rrjedhe droga dhe vjedhjet ,mamaja e Veliajt po jep me koncesion edhe shurrtoret,Drogmanet bo behen heronj neper rrugete Tiranes dhe prostitutat(oh Bela, thote Kadareja)po legalizohen nga shteti i Rames.E pse te merremi me te kaluaren?mire e ke Lame Pordha,vjedhja nuk mbaron kurre.

  11. Skela says:

    Ketu ska nevoje per ligj te ri. Ka mjaft ligje ekzistuese qe veprime te tilla te denohen si te kundraligjshme. Keta djaj duan ti thone popullit qe ja skemi cbejme se ska ligj prandaj si denojme dot. Qeveria ka te plote evidencen e shkeljeve ligjore, pse nuk ben denoncim zyrtar ne prokurori? Ky majmuni ka bere kerdine per vehte me legalizimet dhe lejet e kundraligjshme dhe tani qe ka mbushur xhepat thote “cfare eshte bere eshte bere”.Ky I di te tera shkeljet dhe ben gam gam ne gazete dhe jo denoncim ne prokurori. Po shkeljet e ligjit denohen pa afat kohor more derdimen. Per cfare u dhame pushtet qe te ankoheni ne gazete?? Zbato ligjin zoteri dhe mos na hidh hi syve. E ke detyre funksionale te denoncosh atje ku duhet pra ne prokurori dhe pasi ta besh kete publikoje dhe ne gazete po deshe. Me keto qe thua ti more palo hajdut po ben rolin e gjykatesit apo avokatit per hajdutet?

  12. sherifi says:

    Z.Lame nuk po thote qe atyre tu vihet kapaku,ato ekzistoin si denoncime dhe dosjet jane ne organet e drejtesise,ai pohon qe nuk ka besim te drejtesia dhe te pakten te hartoet nje projkt ligj per ndalimin e kasapanes se metejeshme.

    1. mavria says:

      Kahsapana e metejshme e Lames do te thote qe Erjon Veliaj te vazhdoje ne rrugen e dudumit dhe karremit te Saliut Basha, qe vazhdoi rrugen qe kishte hapur me pare mafiozi i rilindur Edi Rama. Nga Erjon Veliaj ka frike dallkauku Artan Lame?

  13. petro says:

    Ti Artan je nje idiot.Kerkon te paralizosh punen e pushtetit vendor.Je dyshues.Ate qe ke bere vet , e dyshon edhe per te tjeret.Firma e kryetarit eshte e vlefshme gjer diten qe do te dorezoje celesin e zyres dhe vulen tek pasardhesi i zgjedhur.Aty e keni ate dhe firmen e tij.Kontrolli i shtetit dhe prokuroria te beje punen e vet.Te nxjerr pala ligjit dhe drejtesise cdo shkelje apo krim.Keto qe propozon ti jane vec lodra mafjozesh.Ti je nje nga keta kur ne rolin e zv Minstrit te turizmit ne qeverine Nano i dhe fund shkaterrimit te turizmit ne Golem.Mjafte me propagande.Po te futet prokuroria ,kush e di sa apartamente ke nen pronesi, kush e di sa para fshehur neper banka.Na beni per te vjelle me kete devocjon te genjeshtert qe demaskoni.O gjumtyre e shpures komuniste qe e rrenoi kete vend.

  14. Golemi,por jo ai i shkaterruari says:

    Te drejte ke,se ne fakt,bere c’deshe ne Golem,tani po i amniston ato palo ndertime.Bravo!Nuk ka popull ne bote te vetshkaterroje vehten,dha ja,sikur te solli perendia ty,me Shqiperidashesin,te vendosesh paqen.Bravooooooo!Big up!

  15. Rilindasi Zhgenjyer says:

    Zoti Lame,

    Lajm i mire qe te paska ardhur zeri. Po ku ishe zotrote deri tani…apo ruaje lejen e ndertimit te Aleksander Frangajt tek Laguna. Ate leje nuk ja ka dhene PD..po zyrtaret e Rilindjes…dhe jo ne ditet e fundit, sic thua ti..por ne ditet e bukura te Rilindjes.
    Pse nuk flet edhe per ate leje..? Apo nuk te vjen zeri per shkeljet e sorrollopit Rilindas

  16. mavria says:

    DORREZIMI I RILINDJES SE EDVINIT PERBALLE MAFIES SE SALIUT

    Shikoni o milet se cfare flet dallkauku i Edvinit Rufjanit:

    “ATA QE IKEN SHKUAN DHE VANE, TE MOS GENJEJME VETEN SE DO TE MERRET DREJTESIA ME TA”

    Po si nuk te vjen pak turp more sekseri i Edvinit, Artan Lame ne te gjitha katrahurat e tij qe i beri Tiranes, po pse keshtu doni te qeverisni vendin ju more hajdute me cizme?

  17. B says:

    Te harrojme ata qe iken qe t’ju harrojne ata qe do vine ?
    Kaq i ceket je mo Lame apo vazhon te te hane duart.

  18. Ilirfloriri says:

    Po per ngrehinen e shemtuar ne mes te bllokut (lolypop) pse nuk ndihet njeri apo nuk perben rrezik?!
    Apo thjesht doni te ndihmoni ish kryeministrin se e ka mposhtur bixhozi?!
    Ju jeni ca medioker legene qe gjithmone flisni ate qe do shefi juaj te thoni….

  19. Tare says:

    Kjo qeveri të bëhet mësim për të gjith shqiptarët!!!
    Mos të dalin më rrugëve e gazetave e të bërtasin “Parti e Punës”
    Por të shohin me mosbesim çdo qeveri dhë të ngrën zërin për çdo padrejtsi e batakçillëk.

  20. patrioti says:

    Drdjtesia duhet td merret dhe me ata qe shkuan dhe me ju sot . Te dyja palet jeni te perlyer me te hjitha te zezat . Ju jeni te zgjuar po perfitoni nga rasti qe reforma e drdjtesise akoma nuk ka mbaruar .Derusa reforma te perfundoje ju i keni plotesuar allishverishet e juaja dhe i keni mbushur xhepat e njeri tjetri plot me para nga korrupsioni dhe nga mungesa e drejtesise . Mbasi te jeni ngopur mire do ti thoni Reformes se drejtesi urdhero ne Shqiperi se ne nuk kemi me nevoje .

  21. hari boo says:

    Jo Zoti Lame, per cdo firme qe hidhet duhet te mbahet pergjegjesi. Dei me nje.
    Pa asnje dallim.

  22. Banortirane says:

    E mo Lame! Do ti qetesosh gjakrat se do te vi dhe ty dita!
    Mor legen, si thua vete qe jane bere pislliqe dhe pastaj thua sdo mdodho gje!
    Hajde rilindje hajde!
    Perfundimisht qenkeni 1soj si ata para jush!

  23. sul korriku says:

    Zoti Lame,
    Me gjithe respektin qe kam per inteligjencen tuaj une nuk mund te bie dakord me kete propozim pasi “kodoshet” e pushtetit do te ndryshojne piken e referimit per veprimet e tyre. Zullumet e tyre do ti spostojne 2 muajt e fundit ne pushtet (para zgjedhjeve)
    REFORMA E VERTETE NE DREJTESI ZGJIDH GJITHCKA. Pas kesaj le te provojne po te duan pushtetaret me zullumet e tyre. Vetem ZBATIMI I LIGJIT (ne kuadrin e reformes ne drejtesi) ben te pa rendesishme periudhat para ose pas zgjedhore.

  24. spiro says:

    Cdo gje munde te ndodhe, por qe te kete drejtues te larte te shtetit qe te paralizoje punen dhe investimet e shtetit nuk paskam pare.
    Por ky nuk ka faj se profesioni baze i tij eshte gjeologjia dhe si amator numizmatika. I ka fajet gazeta qe boton ide jo profesionale qe shiten per profesionale. Nuk eshte i zanatit, pra nuk eshte ekonomist dhe skupton nga drejtimi.

  25. oldman says:

    Akoma nuk po e kuptoni qe sharlatanet dhe mercenaret
    e te gjitha kraheve te pushtetit,
    kane si detyre shtepie mbrojtjen e hajduteve te radhes???

  26. Mona says:

    A ju jeni per t’jua shk.., po mjere ne thuaj! Po ne, sepse na thate qe do te ndeshkojme shkelesit e ligjeve dhe abuzimet me taksat tona, prandaj jua dhame voten.
    Hajde se shifemi perseri. Do te vini se po vijne… zgjedhjet/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje