Shtyhet Kongresi i PS?

1 Dhjetor 2015, 16:33Politika TEMA

Kryesocialistri Edi Rama paraditen e të martës ia ka dedikuar takimeve organizative në selinë e PS. Për më shumë se 60 minuta Rama u takua me antarët e “grupit për organizimin dhe koordinimin e fushatës elektorale të 2017-tës”.

6 koordinatorët e rajoneve kanë raportuar ecurinë e takimeve dhe problematikën e evidentuar në bazë. Një burim nga kjo mbledhje i tha Top Channel se nuk ka një vendim përfundimtar për mbajtjen e kongresit në janar, siç ka vendosur Asambleja Kombëtare.

Kjo shpjegohet me faktin se nuk kanë përfunduar ende zgjedhjet e kryetarëve të partisë në shumicën e qyteteve. Përfshi rifreskimin e listave të antarësisë nga dublimet dhe shtimin e tyre me anëtarësimet e reja.

Pikërisht këto shqetësime që mund të ndikojnë edhe në mbajtjen e Kongresit, i ngriti në grupin socialist dy javë më parë deputeti Bashkim Fino.

Megjithatë burime nga PS saktësojnë se të gjitha strukturat drejtuese te partisë janë duke pununuar me intensitet të plotë, njësoj sikur zgjedhjet të ishin shumë afër dhe jo në 2017.

I pari që kërkoi shtyrjen e kongresit ishte deputeti Koço Kokëdhima por kjo nisëm mori kundërshtime nga kreu grupit socialist Gramoz Ruçi dhe disa prej koordinatorëve.

3 komente në “Shtyhet Kongresi i PS?”

  1. koli says:

    Duhet qe te vendos Beogradi per kongresin e PK,PP,PS.Atje eshte historia dhe arkiva e kesaj partie.

  2. INFORMAZIONE INCOGNITTO says:

    Kongresi i PS shtyhet per kete arsye:
    -Edi Ram ka vene nje objektiv. Antaresia e PS te arrije ne 150 mije. Deri me sot ne PS flitej se ajo ka rreth 85 mije anetare. Nga rirregjistrimi dhe pranimet e reja qe u bene gjate ketyre tre muajve po rezulton nje gje qe, ne PS nuk e kishin imagjinuar.
    -Jo vetem qe nuk behet fjale per te rritur numrin e anetareve te PS ne 150 mije, por po rezulton se jane shume larg edhe nga shifra 80 mije.
    Kjo ka bere qe Rama i pakenaqur ka kerkuar shtyrjen e kongresit dhe u ka vene detyre deputeteve dhe te zgjedhurve qe te rrisin pranimet e reja.

  3. Kris 1 says:

    Ps do te zgjerohet kur te filloje fushata e pastrimit te kokes se partise.Ps po ecen ne drejtim te qoftelargut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje